Tre arsye qe do rrefuzonit nje lidhje!

Sweety el

Locus omnem
Per mua 3 gjerat me te rendesishme qe mund te refuzoja dike per te bere nje lidhje me te jane:

1) Nuk duroj dot dhe sdo te kisha kurre lidhje me nje njeri KOPRRAC.

2) Nuk me pelqejne meshkujt qe jane k..... ose me sakte qe jane te dhene shume pas femrave, qe e kane ne gjak kurvellekun.

3) Nuk do doja te kisha lidhje edhe me djem qe rrine pas fustanit te mamase, qe bejne ca u thote mamaja.

3 me duken pak
icon_biggrin.gif
po shtoj edhe nje jashte liste

I urrej djemte dembela, me pelqejne punetoret
icon_smile.gif
 
Sonia007

Papirus rex
1)Me nje qe nuk e dua
2)Me nje hipokrit dhe genjeshtar
3)Dhe me nje person qe nuk i vlerson femrat :)
lista vazhdooooon eshte e gjate e gjate po keto jane 3 te parat :p mes 1 milion te tjerave :D
 
joetisti_

Locus omnem
Sqaroje pak se ç'është tepër kërkuese për ty ...

Të pyes pasi tepër kërkuese mund të jetë një cilësi pozitive
Me pelqen te kete sy te thjeshte. Te me kerkoje me teper nga c'mund te jap, me prish rehatine. Dhe une nuk u lidha per te hequr te zinjte e ullirit. :) Nga ana tjeter ka edhe kuptimin ndaj vetes se saj te mos jete shume kerkuese.
 
Kondrapedali

Rehatì në dashuri? Më duket se kërkon shumë. Mendoj se në një lidhje dashurore nuk mund të kërkosh pak nga vetja. Vetvetiu ti e tejkalon atë dhe gjithashtu të pëlqen kur partnerja e tejkalon veten. Ndëra në një lidhje pa të nesërme, tejkalimi i vetes është një mënyrë përftimi maksimal të kënaqësisë.
 
Bie fjala me kerkon te martohemi eh kjo eshte e tepert :D
Por kur them "teper" kam parasysh vertet teper, ate gje te cilen ta ben te veshtire lidhjen. Jeta e dhene nuk eshte teper ne kete rast. Egoistikisht nese pretendon te paqenen dhe nuk kenaqet me shpirtin qe i dhuroj, atehere futet ne loje kartoni i kuq :)
Te fale gabimet e mia do ishte brenda asaj qe kerkoj. Te pranoje clidhjen pa problem nese eshte e nevojshme etj.
Bleta lules i merr vetem pjalmin. Po t'i marre me shume e demton.
 
Kondrapedali

Kondrapedali
Kjo or tei osht dashni me interesa:p.

Ti po flet për dashni me i kah se po t'jet me dy kahe nuk ka nevojë t'arrijë tek teprija. Me i llaf, thirri menies përpara se mrapa nuk bo fajde.
 
joetisti_

Locus omnem
Mbase ke te drejte. Ajo qe kerkoj eshte e paarritshme. Mbase prandaj jam pa te dashur. Mbase s'di te dashuroj.
 
Top