Faqet me te mira shqiptare

Al-Punk

Still here
Po e hap kete teme per te drejtuar tek nje sherbim qe ben nje krahasim te faqeve shqiptare ne internet. Krahasimi eshte mekanik, jo manual dhe eshte i kategorizuar.

Per te pare pershembull kush eshte faqja me e mire Blog shqiptare, mund te klikohet adresa:
http://www.shqiperia.com/webmaster/ranku/kategoria/Faqe+Personale+(Blogs) dhe aty renditen ne rend zbrites faqet.
Mund te jete nje pikereferimi e mire per cdo webmaster qe deshiron te "konkurroje" ne nje kategori te caktuar me faqe te tjera shqiptare dhe te jete me e mira.

URL kryesore eshte: http://www.shqiperia.com/webmaster/renditjadomaineveshqiptar/ - Duhet thene qe llogaritja e pikeve nuk eshte perfekte dhe vazhdimisht punojme per ta permiresuar.
 

MrDen

Primus registratum
Mandi. Mendoj se akoma nuk eshte bere nje direktori/liste e mirfillte me faqet Shqiptare. Me vjen keq, sepse sot kjo gje eshte e domosdoshme dhe nevoje e kohes. Ka shume direktori por akoma nuk kam gjetur nje qe te kete ne sasi faqe Shqip (KosDir ka bere nje pune te mire, por as ajo jo ne nje nivel te larte) ...

Pasi te jete bere kjo direktori athere do ishte me vlere edhe nje listim i plote dhe vleresim faqesh (Nuk e di a mund ta realizosh, por edhe nje vleresim nga vizitoret do ishte me vlere, psh me YJE ...)

Megjithate, edhe pse e kam pare me kohe kete faqe, mbetet nje inisiative shume e mire :)

Suksese!
 

Al-Punk

Still here
Ne e kemi pasur nje direktori qe ne vitin 2001 per kete pune MrDen. Kemi dhe tek Shqiperia nje direktori, por nuk popullohet nga ne, por nga webmasterat kur kane interes. Sdq direktorite jane pak te vjetra dhe kerkimi i ka nxjerre disi jashte loje.

Nga ana tjeter, scripti per renditjen e faqeve shqiptare, tenton te tregoje nje renditje te faqeve me te mira shqiptare sipas kritereve te makinave te kerkimit. Nese navigohet ne kategori te caktuara vihet re qe funksionon.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Se di pse por sme lejon te hap nje llogari tek faqja e domaineve! Praktikisht nuk del kodi ne fund per te plotesuar regjistrimin! Boh!
 

Al-Punk

Still here
Nemesis te flm per njoftimin. Kishte nje problem qe u rregullua dhe qe nuk e kishim vene re!
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
no prob :) ne fakt e shoh qe u rregullua sepse arrita te regjistrohem :)
 

MrDen

Primus registratum
Ne e kemi pasur nje direktori qe ne vitin 2001 per kete pune MrDen. Kemi dhe tek Shqiperia nje direktori, por nuk popullohet nga ne, por nga webmasterat kur kane interes. Sdq direktorite jane pak te vjetra dhe kerkimi i ka nxjerre disi jashte loje.

Nga ana tjeter, scripti per renditjen e faqeve shqiptare, tenton te tregoje nje renditje te faqeve me te mira shqiptare sipas kritereve te makinave te kerkimit. Nese navigohet ne kategori te caktuara vihet re qe funksionon.

E di direktorine tuaj, por nuk e kisha per nje direktori te atij tipi. E kuptoj qe kan dal jasht mode, por ama faqet e reja shqiptare qe do kapen ne google shume vone, duhet te prezantohen diku. Aty ne listat tuaja keni vetem faqe te medha e te njohura, por ka shume faqe te reja qe duhet pune per ti gjetur. Edhe forumet jane te vjetra e jasht mode, po ja qe nganjehere jane te pazevendesueshem :)

Mendoj qe ate shqiperia.com/faqe ta updatoni me nje skritp te ri e modern qe te futen faqe pa nevoj regjistrimi, dhe pastaj aty per cdo faqe te jepen te gjitha statistikat automatikisht si tek lista e faqeve shqiptare qe ke vene ketu. Dhe kaloje tek faqe.shqiperia.com :) ...

Kot tesh edhe une po jap nje mendim :) Gjithesesi si ta shikosh te arsyeshme.

Gjithe te mirat
 
Top