Mendoni se Ciljeta do behet nje dite deputate e Shqiperise?

Al-Punk

Still here
Mendoni se Ciljeta do behet nje dite deputate e Shqiperise?

Quote:

Çiljeta organizon dhënie ndihmash për të përmbyturit e Shkodrës
Ndërkohë shumë banorë të zonës, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën Shkodër, 10 Janar NOA Anëtarja më e re e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e cila është edhe pjesë e Kryesisë së FRPD, Çiljeta, ishte sot në Shkodër ku u shpërndanë ndihmat e të rinjve demokratë për të përmbyturit e veriut. Nisma erdhi nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike dega Shkoder me praninë e anëtares së Kryesisë së FRPD Çiljeta Xhilaga dhe të Sekretarit të Përgjithshëm të FRPD Keltis Kruja. Ata vizituan sot disa familje të prekura nga përmbytjet të cilat janë strehuar në konviktin e liceut artistik "Prenk Jakova". Të rinjtë e Forumit shpërndanë disa pako me ushqime për këto familje dhe i garantuan ato që, do të jenë përkrah tyre në këtë situatë të vështirë edhe në ditët në vijim. Kryetarja e FRPD Shkodër Gjeorgjeta Hila deklaroi se të rinjtë e këtij forumi janë gjendur çdo ditë pranë familjeve të prekura nga përmbytjet dhe do të vazhdojnë të ndodhen pranë tyre deri në përmirësimin e plotë të situatës. *** Ndërkohë shumë banorë të zonës, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me situatën. Një banor në fshatin Trush u shpreh se këtu ka një metër ujë dhe shtoi se uji nuk largohet. E më tej ka shprehur dënesën: Është turp për politikanët tanë, që kjo thonë se është e Zotit. Ky është uji i tetorit, i nëntorit, i dhjetorit që nuk e ka hap portën një fije. Të ishte hequr ai ujë, nuk do të kishte ardhur ky ujë sot. Është krejt për shkak të paaftësive. Dëshminë për vendqëndrimet e banorëve të evakuuar e dha një tjetër kryefamiljar i cili qëndronte ende në fshatin Trush: Edhe aty ku janë, njerëzit kanë nevojë për ushqime. Hotel Rozafa në Shkodër është vendi, ku pak a shumë kjo zonë kemi çuar shumë nga njerëzit. Aty nuk kanë gjetur kushtet minimale. r.d/e.r/NOA

smile.gif
Nuk ka asgje te keqe te sensibilizoje per ndihma. Bile i them Bravo, por duket qarte qe kjo levizje behet per nje imazh politik.
Cfare mendoni per te ardhmen e Ciljetes si Politikane?

atman

Forumium maestatis
Re: Mendoni se Ciljeta do behet nje dite deputate e Shqiperise?

E kujt i krisi per kete Ciljete dhe te ardhmes se saj si politikane? Ku eshte dalluar dhe perse dallohet ajo? Cfare eshte qe te meritoje, apo pse shkund therrime nga nje sofer per te cilen nuk kane levizur as edhe nje thua, per te qene plot?
Shperndajne ndihma? Tingellon qesharake kur mendon se si PD dhe ithtaret e saj qe ngulin kembe ne ithtarine e tyre me kryeneçesine e gomarit kur nuk leviz nga rruga edhe pse e fshikullon dhe i thua se nuk mund te qendrosh ketu, o koke...gomar, pra, eshte qesharake vajtimi i tyre dhe ndihma e turpeshme e dhene nga njerez pa skrupull qe te vrasin naten e te qajne diten. (Kujtoni Gerdecin).

Te leshojne e ujin, te permbytin dhe pataj i bien gjoksit sepse te shpetuan.
Merrni therrime nga Ciljeta!
Perse nuk shkarkonin ujrat e teperta te liqeneve qe gjate muajit nentor? kur ishte fare e qarte se ku do te ose çoi rritja e tyre? Kjo eshte pergjegjesia qe duhet te dale e jo lemosha.
A nuk e kini vrare pak mendjen perse nuk ndodhi katastrofa? Sepse dikur, ne ate sistem, te "mallkuar" nga çiljeta e sahanlepiresit njerzit punonin me ndergjegje dhe çdo gje behej pikerisht per vete. Krahasoni kete me shembjen e tunelit dhe te rruges ne autostraden e fameshme te VJEDHJES po kaq te fameshme.
Apo duhen fajesuar ata dikur pse i ngriten HC, sepse ja kjo po na rrezikon tani. Ndoshta kane nevoje per uret e pishave te ndriçojne shtepite dhe te lene ne erresire mendjet sepse keshtu mund te vazhdojne te rrjepin shtypin e shfrytezojne sa popullin aq edhe vendin.

Me bomba e vrane.
Me uje e shpelajne.
Me ajer...?

Nuk e kuptoj perse e ke hapur kete teme?
C'vlere ka per forumin dhe per shqiptaret ne teresi.

Al-Punk

Still here
Re: Mendoni se Ciljeta do behet nje dite deputate e Shqiperise?

@atman, nuk ka vlere, po shihja nje tjeter artikull qe thoshte qe Berisha afron nje nga ish Big-Brothersitat ne Forumin Rinor.

Duket sikur politikanet e te ardhmes nuk do jene me intelektuale, profesioniste, njerez qe kane investuar ne shkolle e ne arsimim, por njerez qe kane investuar ne Look, ne Show Biznes e te ngjashme.

gurax

Pan ignoramus
Re: Mendoni se Ciljeta do behet nje dite deputate e Shqiperise?

Dhe keta pacavure po promovohen qe te drejtojne tere vendin.
Ahhh, sa ka **** e mire!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mendoni se Ciljeta do behet nje dite deputate e Shqiperise?

Originally Posted By: StillM

@atman, nuk ka vlere, po shihja nje tjeter artikull qe thoshte qe Berisha afron nje nga ish Big-Brothersitat ne Forumin Rinor.

Duket sikur politikanet e te ardhmes nuk do jene me intelektuale, profesioniste, njerez qe kane investuar ne shkolle e ne arsimim, por njerez qe kane investuar ne Look, ne Show Biznes e te ngjashme.

Fatkeqësisht në Shqipëri më rëndësi ka Look-u se barku. Sa shqiptare (edhe djem ka gjithashtu) njihni të cilat lenë një vakt pa ngrënë, e kjo jo për të qenë më të dobta por që të kursejnë para që të blejnë një veshje të cilën do kenë rastin ta veshin tepër rrallë?

Atman, problemi nuk qëndron as tek vjedhja e famshme, as tek plasja e famshme e as tek përmbytja e famshme. Fillon shuuumë përpara.

The më lart se në kohë të xhaxhit punohej me ndërgjegje! Shpresoj të ketë qenë vonë kur e ke shkruar ...

atman

Forumium maestatis
Re: Mendoni se Ciljeta do behet nje dite deputate e Shqiperise?

Sikur te ishe treguar me i vemendshem do te kishe kuptuar se ç'vlere kane dy shembujt; ndertimi i HC dhe autostrada e fameshme e veçanerisht tuneli.
Koha tregon se çfare pune eshte bere te njera veper dhe çfare pune te tjetra.
Apo ndoshta duhet pranuar qe dikur ishin specialistet me te zote? Me inteligjente? Mundet. Por une them se prishja e tabanit te autostrades ne nje kohe rekord(qeveritaret perkates u perligjen duke thene se kalojne kamiona te rende. Ndoshta prisnin te kalonin flutura. Kushedi çfare perfytyronin te kalonin ne nje autostrade?) dhe veçanerisht renia e tunelit, perse deshmojne? Mostjeter per punen e pandergjegjeshme qe behet.
(nje miku i shtepise sime dhe zyrtar ne qeveri pardokohe erdhi ne keto ane dhe ne nje udhetim ne Svizcer kur u fut ne tunelet andej nuk u permbajt e thirri: Berisha te kam dhjere mu ne tunelin tend!)

Vjedhja e fondeve. Jane vjedhur miliona e miliona euro.
Sikur ne ndertimet e digave dikur(sepse ende jane ato vepra qe po e mbajne me kembe kete vend) te ishte punuar me kete moral te kalbur qe karakterizon sot si qeveritaret dhe specialistet, Shkodra do te ishte fshire nga faqja e dheut. Do ta kishte bere uji ate qe nuk e beri historia ne mijera vjet. (Ne fakt Berisha e mbajti fjalen - sikunder thane ata te fiks fare, - u dha uje 24 ore banoreve te veriperendimit)Ndaj mundohu te jesh me i thelle ne gjykim. Cdo gje qe kryhet nga njeriu, perveç punes e kuptuar si sendezim (trajtesim - materializim)permban ne menyre te pashmangeshme si atribut te sajin edhe ngarkesen morale.

Persa i perket temes. Une nuk e dija se cila ishte kjo vajze, por tashme po mendoj se Shqiperia pak e nga pak më shumë se sa po shndërohet po shnderohet si vend.

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mendoni se Ciljeta do behet nje dite deputate e Shqiperise?

Originally Posted By: atman

Koha tregon se çfare pune eshte bere te njera veper dhe çfare pune te tjetra.
Apo ndoshta duhet pranuar qe dikur ishin specialistet me te zote? Me inteligjente? Mundet. ...

Jo Atman jo. Në kohën e xhaxhit, inxhinierët, duke patur frikë se u ikte koka, i fusnin koefiçientë sigurie mbi 50% llogarive të tyre. Po ashtu zbatuesit, edhe këta duke dashur ta ruajnë kokën përmbi supe, çimenton e hekurin e hidhnin pa kursim (për më tepër që nuk dilte nga xhepi i tyre).

Tani të bëjmë krahasimin. A është më mirë të bëjmë gjithçka me shpresën që do të ruajmë kokën apo të mos bëjmë asgjë, apo pothuajse, me mendimin se shteti nuk është i yni por është për ne?

Shqiptari nuk e ka quajtur asnjë herë shtetin si krijesë të tijën por vetëm si një entitet që duhet ti shërbejë atij (dhe kjo sipas mendësisë së secilit shqiptar, qoftë inteligjent e qoftë gomar).

Në krahun tjetër, shteti shqiptar nuk e ka marrë ndonjëherë mundimin ta sigurojë shqiptarin që ky i fundit mund të gjejë mbështetje tek shteti.

Pra cila është zgjidhja?

Për mendimin tim, edhe pse mund të mos jetë e drejtë, i takon qytetarit ta bëjë hapin e parë e ta konsiderojë shtetin të vetin e ta mbajë si të vetin e ta dënojë si të vetin ... .

Vijmë tek mungesa e kulturës së pronës ...
shrug.gif

Al-Punk

Still here
Re: Mendoni se Ciljeta do behet nje dite deputate e Shqiperise?

Dmth nga Ciljeta kaluam tek Kultura e Prones
smile.gif

Problemi eshte se Kultura e Prones vjen me Kulture (duke perfshire edukate, etike shoqerore dhe inteligjence per te kuptuar cfare eshte e mira kolektive dhe si i sherben vazhdimesise).

Ne mire qe po shohim fshatare ne pune shteti, por tani po pergatitemi te shohim nje "injorim" te njerezve inteligjente e profesionste nga politikat e shtetit, per te afruar njerez me nje look dhe pak gjera te tjera.

P.S Edhe njehere, shkrimi nuk ka qellim te fyeje Ciljeten dhe askend te ngjashem, por te tregoje nje shmangie nga teoria qe duhen njerez te afte te promovohen per te drejtuar nje shtet, dhe jo fustane te bukura

Megg

Carpe Diem
Une mendoj se cdo person te krijoje nje kariere qofte edhe ndryshe nga ajo qe njihet se ben me mire,,,mbase ajo e ka pare veten me te forte ne kete fushe pra ne politike dhe i ka hyre kesaj rruge,,,persa i perket lookut
mendoj se kjo nuk ka lidhje sepse ciljeta apo kushdo qofte qe vazhdon rrugen e politikes se eshte e bukur do te thote se i ka hyre politikes per tu ekspozuar,pra per te treguar se eshte e bukur????JO ,,,Ciljeta e kishte dhe e ka nje kariere prej kengetareje te suksesshme ne shqiperi dhe mendoj se nuk ka nevoje per reputacion te pamjes fizike,,,,,,,pra mendoj se ka te drejte te filloje nje kariere pre deputeteje dhe te mos gjykohet negativisht nga askush....Ajo femer ka pasur fatin te kete dy kariera dhe te sukseshme uroj ,,,,,prandaj ketu une nuk shoh dicka negative ose nje anne te Ciljetes qe se ben dot,,,Per mendimin tim cdo kush ka aftesine te specializohet per cdo gje dhe ky nuk eshte nje profesion i paarritshem.....

gene

Forumium praecox
nuk ka pse te fajesoje askush cilin e as ata qe e vene ne liste. Fajin e kane ata qe e votojne.

plato

Primus registratum
Epo e tille eshte kthyer politika shqiptare. Demokracia ka vdekur ne epoken e Mediave! Tani popullaritetin e kane showmenet dhe jo intelektualet!

Daku

Forumium praecox
Po pse mos te behet mos i kemi me te mire Deputetet qe kemi , cyrv per cyrv better CILI :p
Sepse ktu deputetet nuk kane integritet jane thjesht vegla/zara/megafone te Kryetarit te Partise dhe asnje ide/mendim/sugjerim i tyre nuk merret parasysh , si pyt njeri , ne kete menyre ata perdhosin te gjitha vlerat qe kane patur , dhe jane thjesht ca Numra me imunitet qe perdoren per nevoja te kryetarit.

Top