Dhoma Letrare!

loaded

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

PO lexoj nja dy libra te Herman Hesse(gjerman),çmim nobel per letersi nga vitet 40-50.Po me pelqen shume deri tani...
 

devolution

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

*.....1.....*

Jo ..., ju nuk mund ta kuptoni..., nje zemer te varferuar!!! ...Ata sy te perkufizuar perreth te shpelare irisesh te tkurrur prej vobektesise se rrjedhes se viteve dhe ..., aspak prej momentaleve caste.
Por ..., jo! ... As une ..., as une ..., nuk mund te gllaberoj kuptimin e ..., Varferise -
(... Po i braktis zbukurimet letrare rrudhave te rrugicta te trurit tim; po e paraqes ... te zhveshur, ... me gjak, ... te mishte.)
Ajo - e prekshme!!!

*.....2.....*

Ata -
... Te ulur se bashku, ... perkrah njeri-tjetrit - babai perbri bijes se tij - ai ..., i zverdhur, porsi gjethe te vjeshtezuara lisash; ajo - rreth 5 vjec - e perskuqur, porsi farat e pjekura te akacieve - te Dy!!!
... Ashtu, te "gjunjezuar" ne te njejtin krah, te perbetuar beqar, te bordurave nga parku ...

*.....3.....*

Dhe ..., ti -
... Mundoheshe te gllaberoje veshtrimet e mekura te syve te mi, te prangosur prej trishtimit.
Ti -
... Me varreshe, porsi nje kotele e perkedhelur, ne qafe.
Ti -
... Me gishtat e thonjtezuar, tek me "krihje" floket.
Ti -
... Tek me "luteshe", duke me peshperitur, ne rreze te veshit: "... Me puth!!!
Ti -

*.....2.....*

Ajo -
... E puthi lehte, ne faqen e vrazhde, me syte i ndriconin porsi ..., verberia e neoneve ne banesat tuaja, ku gjendet sahere "drite!".
- "... babi!!! ... te te bej nje pyetje?"
Dhe ..., gishtat e saj te njomet, ... pastronin me veshtiresi levozhgat tekanjoze te farave te lule-diellit; teksa ajo me bajluket e arta, ... i oshilonin mbi te ullinjte sy, perbimonte lulen, ... sheh perhere nga dielli.
- "... babi! ... a jemi te Varfer ne???"

*.....1.....*

Hej ..., ju nuk ishit prezente, ju ... nuk gjendeshit atje. ... Se si ..., u rrokullis nje e gelltitur e thate perbrenda te shpirtezuarit kraharor te nje Babai; sikurse ..., lartesohej uji i ndenjur i pusit, ne oborrin e shtepise, kur ... gjuaja te errtes thellesise se tij me gurre te te ndryshmeve permasa.
... Me pas, asnje ... te germezuar fjal', ...asnje rrokje,... asnje ... mermerim', ... me teper ...

*.....4.....*

... Per ty -
...Banor i jetes!!!
Per ty -
... Pertyp te hirta fara lule-dielli, perbri trotuaresh te ftoht'-ngurt' fatesh!
Per ty -
... Shtrengon, fort, grushtat perbrenda xhepave te carre te xhaketes, pulla-pulla me arne!

*.....*.....*

Dhe ..., rrane kembanat e "fatkeqesise!"!!! ... U lartesuan te cmendurit tinguj perbrenda teje se bashku me lutjen, ... te perlot syte "e vrare", ku ... pasqyrohen ampulat e fototoksines, sikurse ... te ishin farat e nje "jete!" te re.
... Me rrenqeth ulerima e heshtur e muskulatures se sterlodhur te zemres tende: " ... Zot!!! ... Ne qofte se ..., vertet, ekziston, ... tani, ... une - i vdekur!!!"

*.....*.....*

... Per ty -
... Syte e perflakur te femijes, ... te "godasin" fytyren e cjerre prej thonjve te ndotur te Varferise!
Per ty -
... Syte te jane ngujuar te qielli!
Per ty -
... Mbinjeriu im!!!

*.....3.....*

Dhe ..., ti -
... Tek u stepe, kur te thashe: "... Largohu!!!".
Ti -
... U hutove, kur ... nuk te putha syte me veshtrime.
Ti -
... Besome ..., e dashur, ... duhet te ikesh.
Ti -
... Nuk duhet te degjosh kengen e mjerimit te shekullit te XXI-te.
Ti -
... Nuk duhet te jesh deshmimtare e nje "krimi".
Ti -
... Nuk duhet te shohesh Varferine, tek ... vret!!!

*.....2.....*

Ai -
... Zgjati duart me gishtat e dridheruar, ... ngriti cepin e djathte te xhaketes, ku ... vjetersia ishte ushqyer prej vitesh, ...per te mos ndiere sado pak puhizat, ... lajmeronin nderrimin e stineve.
... Me syte e kthjelluar qelloi qiellin, e i mermeriti: " ... e di, ... Ti ... nuk ekziston!!!"
...Teksa e bija, ... ngriti koken, dhe ..., me ndrojtje, i peshperiti: "... babi!!! ( ... heshtje ...) ... fole gje!!!"
- "... asgje ..., shpirt! ... le te kthehemi ne "shtepi", ... po ben ftoht'!"

*.....1.....*

Dhe ..., ne qofte se ..., nuk arrini ta shihni; ... mos u frikesoni; ... nuk ju emertoj, pergjithesisht, "te verber!".
Varferia nuk kerkohet neper funde te permbysur filxhane kafesh, as ... ne maskat e fotografive dixhitale te albforumit, as ... neper dashurite virtuale - Varferia ... gjendet neper fytyrat e "pushkatuara" te lypesve, neper ... te improvizuar shtreter nen urra, neper ... kolibe te llamarinta te dashuruar me ndryshkun, buze ... qoshesh te mjeruar shtepish tuberkuloze.

Varferia shqiptare e mijevjecarit te II-te -


P.S.: Tani, mund ta "puthni" me llape krenarine shqiptare!!!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

u semur mbreti nje dite. Te gjithe mjeket me te mire u sollen per ta kuruar, por ne vend qe te permiresohej, ai behej me keq dhe askush nuk dinte te shpjegonte pse!
Me ne fund vjen nje plak dhe i thote mbretit se do te sherohej ate dite qe do te vishte kemishen e nje lypesi te lumtur.
Kerkuan ne gjithe mbreteri oborrtaret dhe ne fund gjeten nje lypes qe po ziente ca groshe ne nje nate te ftohte dimri dhe ndersa i gatuante, kendonte nen ze.
-A je i lumtur? - e pyeten.
-Po si jo! - thote ky. - Sot kam per te ngrene, kush e di kur do te kem perseri mundesi ta bej.

U gezuan oborrtaret dhe menjehere i kerkuan t'u falte kemishen e trupit. Lypesi refuzoi. Atehere ata i ofruan shuma te medha dhe i thane se mbreti i tij e urdheronte t'ja jipte kemishen.
-Do t'jua jipja me shume deshire! - tha lypesi. - Por une nuk kam kemishe!

Morali i perralles?

marre nga gurra e pashtershme e populit!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Dhoma Letrare!

Kjo eshte qe mbreti budalla besonte ne magjine e sendeve kur magjia qendorn brenda nesh, tek ajo qe mbartim ne zemer, ne shpirt, tek fakti qe njeriu duhet te lumturohet per ate c'ka e jo te deshperohet per ate qe nuk ka.Ndoshta gaboj e dashur alinos edhe pse perralla me kenaqi /pf/images/graemlins/smile.gif


Nje tjeter fabul nga gurra popullore dhe mbreterit por kesaj here nga nje me i regjur.

....

Nje dite mbreti shpalli nje konkurs; Cili do ndertonte tabllone qe pasqyronte paqen sa me mire.
Tabllote u dorezuan dhe ne nje sallon u rreshtuan njera pas tjetes.Mbreti parakaloi para te gjithave duke vezhguar hollesisht dhe zgjodhi dy me te mirat mes tyre.Njera paraqiste nje liqen te qete ku vete drita pasqyronte thellesite e brishta, ku gjethja lodronte me ujin dhe rrezen e diellit, ku zogjte ne qejf te tyre i kishin marre kenges neper dege te shpenguar, ky qetesia mbreteronte boten perreth dhe paqe e kish emrin cdo gje ne tabllo.

Por jo, ai zgjodhi te dyten qe paraqiste nje gji deti me tallaz, me dallge te furishme qe perplaseshin eger neper shkembinj e lakuriqte aty pari, me ngjyra gri e te zeze shfaqej inatosja e motit dhe veshet nuk perceptonin dot me shume se egersine e syve por ne tone te tjera.Por, mu ne zemer te nje prej shkembinjve, lulezonte nje gemushe ne te cilen kish hedhur folene nje zog dhe mekonte zogjte e vet, i jepte jete vete jetes, duke sfiduar notat e erreta perreth."Kjo eshte paqja e vertet" thote mbreti," aty ku ka humbur shpresa dhe mbizoteron tallazi dhe erresira, nje copez jete eshte nisma e paqes, sinonimi i jetes, vazhdimesise se saj".....dhe shpalli fituesin. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

babi

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

Do te doja te ndaja me ju leximin e ketij tregimi qe po postoj nga Elvira Dones, mua personalisht me ka pelqyer ne te gjitha aspektet, e sidomos ndertimi i fjalive, te thjeshta por me peshe, ka ditur te zgjedhi fjalet, e te vendosi nje titull qe i rri shume mire si koke ketij tregimi.



[qb]Rasti i nje ditë me brirë [/qb]


Mikeli mblodhi kutiçkat shpërndarë mbi sipërfaqen e dollapit të ulët të ilaçeve dhe mallkoi me zë. Lola nga banja tjetër vazhdonte të rënkonte duke thirrur në ndihmë gjithë sojin e saj të madh e të zhurmshëm. Mikeli i hodhi kutiçkat e pomatat kuturu në brendësi të dollapit dhe vuri duart në kokë.
"Oh moj nëne vdiqa, Lili, Marika, oooh babi, sa më dhemb."
Mikeli tërhoqi rrënjët e flokëve me fuqi, por pasi nuk ndjeu pikë dhimbjeje rrëmbeu furçën e dhëmbëve dhe e përplasi në lavaman. Ptu. Pasqyra ish ende gjysmë e mbuluar nga avulli dhe atij iu duk sikur koka i qe bymuar katërfish gjatë atyre pesë minutave.
"Mikeel," u dëgjua nga banja tjetër.
"Erdha, shpirt."
Vrapoi atje. Lola qe mbledhur kutullaç si pikë e stërmadhe në një fund fjalie. Bëmë derman, Mikel. I shkreti unë, ç’të gjeti o gocë kështu. Je gati tani, apo do të të laj unë. Joo. Të t’i kreh flokët? Jo. Çfarë fustani të të sjell? Më ço në dhomën e gjumit. Menjëherë.
E ngriti peshë dhe u drejtua për andej duke ecur si patë me këtë barrë me emrin Lola që i ish rritur papritur jashtë trupit. Lola, shpirt. Oh. E vuri mbi shtratin martesor, mbulesa me jargavanë e të cilit rrinte zhubrosur vetëm në njërën gjysmë të shtratit, kurse në tjetrën prehej madhështor luani prej pelushi, dhuratë që ia kishte bërë Lolës Marika, motra e saj e madhe, përgjegjëse në një magazinë lodrash. Lola u mblodh si fjongo rreth luanit me emrin Xhorxh.
"Oh, moj nëne."
"Hë pra," u lut me nervat copëzuar në qindra thërmije buke Mikeli, "cilin fustan do?"
"Atë me pika."
"Cilin me pika?"
"Atë me pika… oooh moj nëne vdiqa."
"Lola të thashë."
"Prit më çun, se shef se po vdes, e?"
"I shkreti unë i shkreti, do thërras ambulancën, mjaft më."
"Jo, ambulancën jo, atë me pika të kuqe e blu."
Ai kërkoi me vrull shkatërrues në rrobambajtësin prej druri ahu bërë me porosi. Pasi hodhi përtokë gjithë ç’i zuri dora, sytë u ngjitën si ventuza mbi të vetmin send ende varur në skajin më të largët.
"Atë," rënkoi Lola, "sillma."
Ai e ndihmoi të vishej duke rënkuar pas saj, sikur kjo gjë automatikisht ta ndante vuajtjen në dysh.
"I shkreti unë ç’më gjeti, Lola shpirt, ja sikur kemi mbërritur te doktori, në këtë orë s’ka qarkullim të madh dhe për pesë minuta jemi atje. Apo të thërras ambulancën?"
"A ç’më çave kokën," tha Lola.
"Mirë shpirt si të duash, ç'ke që inatosesh?"
Fustani i Lolës krijonte në shpinë një V të shpërveshur si gojë palaçoje.
"Të të sjell sandalet?"
"Mbërthemë fustanin, o rrotë."
Ai e kapi V-në nga skaji i mprehtë dhe ngriti me kujdes zinxhirin deri sa ky i fundit zuri pas qafës qimet e flokëve të prerë shkurt të Lolës.
"Oo," u ankua ajo.
"Më fal, më fal."
"E mirë, tani sandalet."
"Vetëm barku të dhemb apo edhe stomaku?
Bërtiti ai nga dollapi i këpucëve në korridor.
"Ec pra të nisemi e leri fjalët, se nuk duroj dot më."
E mirë, tha Mikeli pa zë, pse sillesh kështu me mua? Ia veshi sandalet dhe i dha të kuqin e buzëve. Lola sikur ta vrisnin s’dilte pa të kuq buzësh. Edhe në arkivol do shtrihem me tualet, kish qeshur një herë gjatë fejesës që kishte zgjatur katër vjet të lodhshëm, tejet rraskapitës, gjarpërisht helmues për Mikelin, derisa ajo kish thënë: epo mirë, meqë ngul këmbë të martohemi, martohemi. Kish ngritur supet me atë gjest aq të bukur e puthjendjellës për Mikelin, diçka midis shpërfilljes dhe joshjes tinzare të fëmijës së vetëm që e di se i ka prindërit nën thembrat e këmbëve tiranisht komanduese.
Dasma kish qënë e madhe, me dyqind e pesëdhjetë të ftuar nga farefisi shumëngjyrësh e shumëgjuhësh i Lolës dhe familjes së vogël e fjalëpakë si të zënë kaps të Mikelit. Kur ajo kishte shqiptuar fjalën po mbas pyetjes së priftit: a dëshiron ti Lola Benc të marrësh këtu të pranishmin… etj. etj… në të mirë e në të keq në gëzim e në… etj etj. për burrë, Lola i kishte hedhur një vështrim aq enigmatik Mikelit, sa ai edhe tani pas një viti e përtypte në mendje pa ia gjetur dot një shpjegim. Po Lola nuk duhej kuptuar.


Këtë ia kishte thënë edhe ish i dashuri i saj me të cilin ai kish qenë i detyruar të rrihej paq një herë në mes të tregut të së dielës, por kjo ishte histori e gjatë. Sidoqoftë ai, Marko quhej, i kishte thënë se Lola nuk duhej kuptuar por duhej interpretuar në stil të lirë. Ashtu si të të vijë byrazer, merr vesh? Sa më shumë të përpiqesh ta kuptosh aq më leshelì do të të bëhet kungulli. Kur ajo të thotë fluturon gomari, fluturon thuaj ti, e atëhere i ke punët pikë me Lolën, ndryshe të la targën e s’e kap më as në ëndërr. Ja, merrmë mua, ti e di pse më la? E di. Pa hë. Se… (Mikeli kish kruajtur veshin e mençurisë, të majtin, të cilit i drejtohej kur kish nevojë për ndihmë, dhe kjo ndodhte shpesh) më ka thënë që karakteret tuaja ishin shumë të ndryshme dhe në raste të tilla është më e udhës që fap ( kish bërë në mënyrë domethënëse me duar) secili në punë të vet, apo jo? Ah, domethënë për karaktere të ndryshme, ë? Kështu. Dhe që është somnambule nuk ta ka thënë? Jo. Keni fjetur bashkë ju, në kuptimin që: keni kaluar natën si njerëzia që bashkëjeton, pra me të fjetur, të zgjuar bashkë në mëngjes e më the e të thashë? Po. Sa netë? Kjo s’është puna jote. Tyryfyl, as që më shkon në mendje të fus hundët në gjërat tuaja, të të rrojë Lola e ta mbash me shëndet në jetë të jetëve amin, Marko kish bërë një kryq të madh deri tek gjunjët, por vetëm për të kuptuar se… Kemi fjetur për pesëmbëdhjetë ditë rresht kur shkuam me pushime në det. Dhe ajo nuk u ngrit asnjëherë natën? Jo. Betohu. Betohem. Me mua ngrihej natën nga gjumi. E çë pastaj? Dhe shkonte në apartamentin e fqinjit përballë, një spurdhjak universiteti, studionte biologji e kishte në shtëpi një mikroskop që zmadhonte e bënte mal edhe qimet e hundës së milingonave. E çë pastaj? Shkonte në gjumë te ai tjetri, pra. Por ajo ishte në gjumë, kështu? Në gjumë një mender, pse s’shkonte tek plaka një derë më tutje ajo? I bukur somnambulizëm!
Me një fjalë Lola gjoja shkonte tek ky miku biolog e futej në shtrat të tij, ku i kishte kapur Marko duke u puthur, dhe ku Lola me t’u zgjuar kishte bërë kinse sikur ai ta kishte ofenduar për vdekje. Bilogu i kishte dhënë një shpjegim shkencor asaj që kishte ndodhur, gjë të cilën Marko nuk e kishte kapërdirë e në djall të vente shkenca, somnambulizmi dhe Lola bashkë. Çfarë the, çfarë the, përsërite edhe një herë? Kish bërë kjo me ton mbretëror, sikur të mos ishte punëtore në repartin e salsiçeve të punishtes së mishit. Në djall dhe ti. Mirë. Që nga ky çast nuk dua të të shoh më bojën. As bojën e as shishen, ia pat pritur me mllef të zi Marko. Biologu qe përpjekur t’i ndreqte pipëzat midis tyre por kishte qenë punë që s’bëhej. Lola e kishte patur me gjithë mend, ia kishte dhënë shkelmin pa ia bërë tërr syri.
Marko qe bërë pullë poste para punishtes së Lolës për një muaj rresht. Nga dëshpërimi edhe greva e urisë i kish shkuar në mendje, madje edhe të ngujuarit tek porta prej hekuri me zinxhirë, siç shiheshin nëpër filma, domethënë një lloj Gandi i paqes çiftërore, por çne.
Kur ta vë vulën Lola byrazer, s’ka zot e sapun që të ta shlyejë shenjën, më kuptove? Të kuptova. Si për t’ia lehtësuar traumën që ajo kishte lënë në zemrën e ish të dashurit, Mikeli, shpirt njeriu siç qe, e kishte parë të udhës t’i ofronte fatkeqit një dopjo konjak, që e kishin ëmbëlsuar me një dopjo rum e që i kishin dhënë pastaj një ton përfundimtar me një dopjo uiski, i cili nuk mund të mos pasohej nga një tekila: "Në emër të miqësisë së përjetshme midis meshkujve të vuajtur."
Pse u rrahëm byrazer? Kish dashur të dinte në fund Marko, ulur siç ishin në shkallët e përgjumura të katedrales së qytetit të pëgëra nga pëllumbat. Ora e madhe nga ana tjetër e sheshit thoshte tre e mëngjesit e nja dy thërrime minutash, po ec e t’i zije besë edhe asaj, që ish femër për nga gjinia e emrit, e që me siguri vuante nga somnambulizmi, edhe ajo.
"Ku shkon ora kur e kap delli i somnambulizmit, sipas teje?"
"E ku di unë? Ndoshta tek biologu."
Qenë përqafuar sikur njeri prej të dyve po nisej për në Legjonin e të Huajve nga ku natyrisht nuk do të kish më kthim. Pastaj qenë mbytur në lot, tek përfytyronin orën e qytetit që hynte me sy mbyllur në apartamentin e biologut, duke lënë kështu njerëzinë në mëshirë të fatit, pa njoftim për kohën, pa minuta, pa trokitje këmbane, pa Lolë.
"Po Lola është, e ke ti, të shpëlarë e të shëruar nga sëmundja e somnambulizmit nëpër shtretër," qe përpjekur të bënte një të fundit arsyetim Marko.
"Kush tha, o?" qe habitur Mikeli.
"Unë them, domethënë ti e the, që Lola ka fjetur për pesëmbëdhjetë ditë rresht me orën e qytetit e ti ke fjetur me biologun."
"Unë kam fjetur me Lolën."
"Mos e dridh tani, ti the që ke fjetur me biologun dhe pikë."
"Djalo, mbaje gojën se këtu përfundon keq."
"Pse? Ç’të keqe ka se Lola fle me orën dhe ti me hallatin e biologut?"
"Me ç’hallat o?"
"Me mikroskopin që zmadhon qimet e hundës, pra."
"Nuk më duhen zmadhimet mua, zot na ruaj, sikur s’më mjaftojnë përmasat e kësaj horrje botë."
"Jemi dehur më duket."
"Unë jam dehur pas Lolës."
"Këtë e kemi kuptuar."
"Pse flet në shumës?"
"Ngaqë jam shumë njerëz brenda këtij trupi byrazer. Jam një kamaleont, shumë kamaleontë, tigër i vërtetë dhe shaman."
Qenë përgjumur në këmbët e katedrales. Në zgjim dëgjuan orën e madhe që trokëllinte si e luajtur trush. Pëllumbat kishin zaptuar paturpësisht sheshin në një sulm të ri pëgërës.


Mikeli qeshi me zë. Ua sa i poshtër, u ankua Lola që dukej sikur po i vinte ca çehreja në vend, unë po heq pikën e zezë e ti qesh. Makina kërceu përpjetë në një gropë, oh, ptu ta dhjefsha rracën, rrugë qeni. E ç’hyn qeni këtu? Po ti, pse ma ndreq çdo gjë që them? Se flet kot më kot, ndaj. Mbërritën para një semafori, u ndalën. Përpara kishin një Fiat 500 ngjyrë jargavani. Shih si e kanë katranosur, tha Lola, ç’ngjyrë koti. Po ty të pëlqen kjo ngjyrë. Në fustanet po, por në një makinë duket si e vjellë të dehuri. Të dehurit nuk vjellin ngjyrë jargavani. Po ç’ngyrë vjellin? Pyet tët atë, ai e di mirë ç'ngjyra shohin pijanecët, më mirë se kushdo tjetër. Eej, ki kujdes ë? Zëri i Lolës doli i shtrembëruar nga dhimbja dhe ai u kthye ta shihte, duke i ardhur turp që po grriceshin si goret që prej një ore. Lola zemër, edhe dy semaforë dhe mbërritëm. Ajo u zbut. Sikur t’i kishim njoftuar të mitë më mirë, s’i dihet. Do jetë ndonjë ngatërrim zorrësh shpirt, apo ndonjë gjë grash meqë të është fryrë edhe barku, ç’t’i mërzisim për hiçgjë? Po sikur të jetë ndonjë gjë më e keqe? Mos fillo me fatalizma tani, dje në darkë ishe për bukuri, gjërat e tmerrshme nuk vijnë kështu sa hap e mbyll sytë, qetësohu, hë zemër.
Semafori u kthye në të gjelbër dhe Mikeli ia dha gazit. Lola filloi të ngashërehej me zë të ulët. Kam frikë Miki. Merre mamin në telef.
Mami jot telef ka qenë qëkur ka lindur, shpirt, tha me vete Mikeli, Miki për Lolën. Ajo kish maninë t’i thosh fjalët gjysmë duke lënë fundet e tyre në bark. Kushedi ç’magazinë do t’i qe grumbulluar nëpër zorrë, vazhdoi mendimin ai. Prandaj kur grindeshin ai shpesh mbetej pa fjalë kurse ajo breshëronte pa fund copëra prej tyre mbetur atje brenda nga grindje të mëparshme. Rrezik që kjo dhimbje barku t’i vinte prej kësaj.
"Nxirre onin." I tha të shoqes me ton solemn.
"Si the?"
"Sapo le brenda një copë nga fjala telefon e në gjendjen aktuale kjo s’të bën mirë."
"Mikii, pse tallesh me mua, s’të vjen pak keq?"
Mbërritën në semaforin e fundit. Që aty dallohej spitali, një binà e shpëlarë e pa pikë butësie, sikur ta kishin menduar në krye për burg e të kishin ndërruar mendje në gjysmë të udhës.
"Arritëm zemër. Do shohësh, një hiçmosgjë do jetë. Mjeku do të të bëjë derman sa hap e mbyll sytë dhe ne fap, drejt e nga spitali do të shkojmë në argjendari për unazën që të premtova."
"Vërtet e ke?"
"Pse, jam tallur ndonjë herë për këso gjërash unë?" Lola heshti. "Thuaj, jam tallur?"
"Po me ç’para më Miki?"
"Paratë në mos dalin le të teprojnë, s’jemi keq për aq ne."
U mburr ai, ndonëse kjo mburrje i doli disi e ngrirë. Lola e vështroi me dhembshuri. Ngërçet e barkut sikur po e lironin pak dhe ajo mori frymë e lehtësuar. Mirë të më bëhet, i tha vetes, por pa e shtyrë më tutje këtë mendim ndëshkues.
Mikeli hyri në parkingun e madh të spitalit të mbushur katërcipërisht me makina duke përhedhur nëpër dhëmbë një mallkim vendçe. Miki ishte më i miri, mendoi Lola jo pa krenari, pak kaqol nganjëherë, por kjo s’donte të thoshte asgjë, se çdo njeri e kishte një cep prej kaqoli brenda vetes. Miki e kishte këtë cep disi më në qendër, kjo ishte e gjitha. Të qenit kaqol e Mikit ishte krejt e veçantë e jo e shpjegueshme në fjalë. Kjo veti i jepte kaqolërisë së tij diçka misterioze e tërheqëse, dhe Lolës kjo gjë i pëlqente për vdekje.
Nuk mund të biesh në dashuri për një herë të vetme me një njeri normal, e pyeste me një këmbëngulje prej çekiçi shpeshherë Marika, po do mbledhësh jetë e mot të zhvidhosurit? Lolës ata të rregulltit nuk i ngjallnin aspak kureshtje. Secili ka idetë e veta, përgjigjej prerë, ti vdes për të rregulltit e unë vdes për të zhvidhosurit, motra jemi e shoqe s’jemi apo jo? Le që, po të quhet normal Paolo yt unë mund të bëhem kryeministre e Belgjikës që nesër në mëngjes. E pse e Belgjikës? Ehu, ku merr vesh ti.
Burri i Marikës, me emrin Paolo, ishte një shef a kudiunë në bankë, një nga ata me librezë kursimesh aq të fryrë sa për pushime shkonin në të dalë të qytetit në një kamping, ku Marika lante shpëlante gatuante si zezake më keq se në shtëpi, e në fund të dyjavëshit, kur ktheheshin që andej, kërcënonin që të bënin shkurorëzimin më të shpejtë e të egër mbi faqe të dheut. Vitet e para farefisi u besonte dhe, i tmerruar nga perspektiva e turpshme e një ndarjeje në familje, vraponte të mblidhte këshillin e krizës për ta zgjidhur këtë problem. Në familjen e tyre nuk bënin vaki gjëra të tilla. Plaçkat jetemot i kishin larë mes katër mureve e jo në sheshin e qytetit. Ishin katolikë të devotshëm ata, zoti në qiell dhe zoti i parasë i kishte parë me sy të mirë pikërisht ngaqë nuk e lëshonin lehtë kockën përpara vogëlimave pickuese që jeta të dhuronte me shumicë. Paolo ishte një burrë me cilësi të mëdha. Megjithëse Lola qe e mendimit se cilësia më e madhe e Paolos ish rrethi i pantallonave ekstra të gjera. Por ky ish një mendim estetik i dorës së dytë, thoshin të tjerët, madje i dorës së tretë, e vazhdonin të zbrisnin kështu me radhë, deri sa Paolo na dilte një burrkë i hollkë gati fotomodel për nga përmasat, e ky, i mallëngjyer nga mirënjohja për solidaritetin që i rrëfente familja e asaj të llastuarës, Marikës, i blente kësaj të fundit një fustan të ri të firmosur.
Nuk dua fustan të ri, ulërinte Marika. Dua që vitin e ardhshëm të shkojmë me pushime në një hotel si gjithë shoqet e rangut tim, e jo në kamping si arixhinjtë. Do shkojmë, premtonte Paolo para gjithë farefisit që e vështronte me sy adhurues. Ku ish parë në fis të tyre burrë që të ish i gatshëm t’i hidhte paratë në erë kështu, sikur të ishin lajthi, për ca palo pushime në ca palo hotele mbushur me turistë surretsëzë të ardhur nga qoshet më të panjohura të botës për të tredhur gjuhën dhe zakonet e vendit të tyre? Paratë bëheshin për t’u grumbulluar e jo për t’u shpenzuar. Kjo kishte qënë jetë e mot bindja e patundur e familjes Benc, ndryshe ç’kuptim do kish të rropateshe?
Ndonëse tani ata s’para rropateshin shumë, se kish të tjerë që rropateshin për ta, përfshirë këtu edhe Paolon, që në bankë, në mënyrë të heshtur e me kujdesin e një milongone i zhvendoste, qarkullonte, hidhte e përhidhte, shumonte, degdiste larg, sillte prapë tëhu paratë e fisit Benc, duke bërë një kaçurrel të tillë gjigand sa s’kish zot t'ia zinte fillin. Ishte i zoti Paolo. Burrë për t’u shtrënguar fort, e jo për t’i dërdëllitur në vesh pretendime të kota të tipit pushime e më the e të thashë. Pse, ç’e kish gjetur Marikën që të mos pushonte në shtëpi të saj, goxha vilë, me shërbyese për t’i bërë punët e shtëpisë, një tjetër punëtore që vinte për t’i hekurosur rrobat dhe një gruaje që vinte për t’i shtënë fall dy herë në muaj e përpiktë si orë me qyqe? Le të pushonte sa t’i dilte ***** vendit. Teka grash.
Pra u morëm vesh? Vitin tjetër do më çosh atje e këtu, lart e poshtë, majtas e djathtas. Betohem. Por Paolo midis gjithë këtyre cilësive kishte edhe një difekt të vogël, se njerëz të gjallë jemi e askush s’ka lerë i përsosur: e kishte kujtesën të shkurtër.
Vitin që pasonte niseshin për majtas e djathtas, por për çudi rruga i çonte vetëm në ndonjë kamping, të ri fringo, me ca tenda të bukura, aq të bukura e shumëngjyrëshe sa të bëhej merak të mos ndaleshe. Gënjeshtar me brirë. Të betohem s’është faji im. Jo po është imi. Rruga na çoi këtej, të betohem, e meqë jemi këtu le të ndalemi për këtë përvojë të re. Jo. Grua, mos më çaj kokën tani, nuk të vjen keq të mos e lëshosh veten në gjirin e kësaj natyre kaq… kaq të panjollosur, si një virgjëreshë kohësh antike? E bëre me qëllim që të ndaleshe këtu. Më çoi rruga, ti e pe vetë, rruga na solli drejt e këtu. Kujt ia hedh këto ti, dhjamë i dreqit, unë jam dhjamë e ti je qorre.
Mbas dy javë grindjesh të atilla që do asgjësonin edhe një elefant ktheheshin në shtëpi dhe lajmëronin shkurorëzimin, e sërish fisi shumëgjuhësh e shumëngjyrësh vraponte në kërthizë të problemit.
Deri sa gjithçka u qetua në një rutinë të këndshme e vdekjeprurëse. Si gjithë rutinat. Të gjitha rrugët të çojnë në Bugjejovicë, tha Paolo një ditë për herë të fundit, duke huazuar një shprehje që rëndom thoshte i ndjeri ushtar i mirë Shvejk në librin me të njëjtin titull. Thënie të cilën natyrisht e kish huazuar nga proverbi edhe më i lashtë lidhur me Romën etj. etj, por ishte në natyrën e njeriut të merrte hua, dhe Paolo s’gjente ndonjë të keqe në këtë.
Grindja kish vdekur, i ish dashur ca kohë deri sa të jepte shpirt, por më në fund e kishte dredhur këmbën, e lodhur nga gjithë ato këshille familjarë. Paolo qe i vetëdijshëm se fisi kishte nevojë për akrobacitë e tij monetare. Por edhe fisi nga ana e tij e dinte se Paolon e mbanin shtrënguar fort nga koqet: pa përqindjet e majmura që i jepnin për çdo investim në emër të familjes, ai kurrsesi nuk do të mund të shtonte gjithë ato zero në llogarinë vetjake. Për fatin e keq të Marikës, që ndodhej në mes të këtyre dhënie-marrjeve.
Por një ëndërr që bëri një natë ndërsa rrinte si lugat me sytë çakërritur mbi një gjethe të fikusit pranë qelqnajës së sallonit, ia ndezi trurin si llampë pesëmijëvatëshe. Pse të mos fillonte të punonte? Kur të kish paratë e saj mund të shkonte ku të donte e ta dërgonte Paolon në djall. Me të thënë e me të bërë. T’ia merrte të keqen zgjebja, trashaniku i dreqit e ata horrat, i ati me xhaxhallarët e familjes së lavdishme Benc.
Gjeti punë, me dy rrogat e para bëri një investim të cilin e lakmonte prej kohësh: operoi sytë me lazer dhe tani s’ishte më as miope, kështu që syzet e rënda si fund shisheje i hodhi me duf në koshin e plehrave. Bleu veshje seksi dhe bëri një kurë me baltra në një klinikë të specializuar bukurie. Pas dy javësh, mbasi u zhgërrye në baltra të të gjitha ngjyrave dhe prejardhjeve doli nga klinika me një egërsi ndaj jetës që, o qiell, ku kishte qenë më parë.
Goce, i kishte thënë Lolës, do një këshillë prej meje? Hë ta dëgjojmë, ia kish pritur kjo tek i mbërthente një vath ari të bardhë me mbërtheckë të vështirë, më raftë pika mua për mendtë e Marikës. Derri si derr duhet trajtuar. Jam dakord, ishte pajtuar Lola për herë të parë në jetë me motrën e madhe. I kish hedhur një sy shqyrtues, thua ato baltrat e masazhet shiatsu t’i bënin trurit kaq mirë? Derri. Kishte vënë pikën e pikave Marika. Derri, ashtu. Të m’i hedhë mua ato vickla ai? Tani ta shohë të s’ëmës. Kishin qeshur, ishin dehur me gjashtë kafe të pira pa i lënë filxhanët të binin në tokë dhe ishin nisur në kërkim të meshkujve më pak derra. Lola i dinte ku t’i gjente këta edhe me sy mbyllur, domethënë meshkujt, pa derra a jo derra ajo ishte tjetër punë.
Marikës i ra në pjesë një thatanik me flokët e rrallë dhe zërin si prej të tredhuri. Por po të mos ia vije re dobësinë, tullën e sheshtë me cepa, supet njërin lart e njërin poshtë si peshore katundari, zërin e shpifur dhe ushqimin që i hidhte valle mes dhëmbëve ai mund edhe mos të dukej i papashëm. Si thua? I kish kërkuar një mendje Marika Lolës. Sulu. Ajo ish sulur me aq vrull sa i kishte shpëtuar edhe një orgazmë, e para pas pesë vjet martese.

Me t’i ardhur në mend kjo hollësi Lola u skuq. Vështroi Mikelin me bisht të syrit, por ai jepte e merrte me infermieren që sapo kishte regjistruar e futur Lolën në radhën e pritjes.
"Ime shoqe po vdes nga dhimbjet, o ti gruje. S’mund të presë radhën."
Lola bëri ca ngërdheshje që t’i ngjante sa më shumë robit që jep shpirt. Infermierja e pa me mosbesim të hapur.
"Këtu ka të tjerë me halle më të mëdha. Mua nuk më duket edhe aq keq."
"Lola, si je shpirt?" klithi Miki.
"Vdiqa Miki, më dhemb shumë."
"Zonja infermjere, kjo nusja sapo u fut me këmbët e veta në urgjencë."
Protestoi një dinozaur me krahun në allçi.
"Pse plako, me ç’këmbë të hynte, me ato të gjyshes?" iu hakërrua Mikeli.
"Domethënë që s’është aq rëndë sa hiqet."
"Shyqyr që po na tregon ti se si është."
"Shshsht," bëri infermjerja, "nuk shihni që salla e pritjes është plot?"
Në atë çast Lolës i filluan vërtet ca dhimbje prej fryme të fundit. Oh moj nëne, Miki vdiqa, thirre mamin, dua mamin, Miki shpiiiirt. Dhe u plandos në tokë pa e kuptuar as vetë në se dhimbja ish aq e madhe sa ajo të binte në tokë apo nëse ashtu i erdhi, të rrëzohej në tokë e aq. Sidoqoftë, ky akt i siguroi kalimin e të gjitha radhërave dhe hyrjen në dhomën e vizitave.
Zot i madh! Mikeli bëri ngathët një kryq, kthyer me fytyrë nga muri, kur Lola u zhduk pas asaj dere të mallkuar dhe atë e lanë aty si hu gardhi, si qenia më e kotë në botë.
"Të shëndetshmit nuk lejohen në dhomë të mjekut."
"Jam edhe unë për vdekje."
"Atëhere prit radhën."
Bam, porta. Si debil në rrëzë të murit. Ndërsa atje brenda ata po gafrronin me duar trupin e shtrenjtë të Lolës, sikur Lola të ishte një paciente dosido e jo Lola e tij. Ç’ishte ai pa të? Mikeli ç’ishte, ç’kish qënë dhe ç’do të bëhej pa sytë prej ëndrre të Lolës? Doktori nuk e dinte se edhe punën e kishte ndërruar që të afrohej pranë vendit ku punonte Lola. Edhe godinën e punishtes së mishit, sikur të kishte para, do ta blente që të ishte dy hapa larg Lolës, madje edhe qytetin do ta blente që ta linin të rrinte me Lolën, madje do blente edhe gjithë shtetin, do t’ia hiqte emrin pa pikë lezeti e do ta quante: "Lola, shteti më i bukur në botë. Dhe në kllapa me shkronja të vogla do shtonte (e Miki, adhurues deri në vdekje)".
E tija ishte një dashuri e dalë mode, e dalë boje, e dalë rreshtash? E kush po çante kokë? Le të dilte e të kullonte si të donte sipas mendjeve të njerëzve tuafë, nga zemra e tij s’do dilte kurrë. Një herë futur atje s’kish burrë nëne që ta shkulte. Se ai nuk e kish dashur Lolën në çastin kur kishte hedhur sytë mbi të. E kishte dashur vite më parë, dhjetëvjeçarë më parë, madje shekuj e erë të shkuara, kur ai ishte një brontozaur në fazën e zhdukjes e Lola një tiranozaur, më i bukuri tiranozaur i shpikur nga ai syzja, Spilbergu, a si quhej. Zot, sikur bota të arrinte të kuptonte bukurinë e një Lole deri në fund.
"Derr femre". E kishin etiketuar shokët e fabrikës kur ai ua kishte prezantuar. Por Mikeli, shpirt i hollë siç qe, s'e kish honepsur dot kurrë përshtatjen derr me fjalën femër. Lola ishte shpirt femre, apo petal femre, apo ajkë femre, ndërsa derri s’hynte në këtë mes edhe sikur me qiri ta kërkoje.
"Pse meshkujt i krahasojnë ngaherë femrat me diçka mishprodhuese apo mishngrënëse?" Kish dashur të këshillohej një here Miki me Lolën.
"E pse më pyet mua?"
Ngaqë ti i ke të gjitha përgjigjet, pati dëshiruar t’i gjegjej Miki. Por se si iu duk ta thoshte këtë, sikur po i lëshonte si tepër ushkurët e ndjenjave, ndaj me zë i tha:
"Ashtu kot, më erdhi në mend kjo pyetje dhe e thashë me zë të lartë, po i bëja një pyetje vetes, kupton?"
Lola e kishte vështruar sikur të mos e njihte. Ama edhe ju burrat, pat thënë më vonë në mënyrë enigmatike, dhe kishte zënë të qeshte. Pse qesh shpirt? Hiç hiç. Po ti po shqyhesh nofullash. Më erdhi në mend një barcoletë me kanibalë, ajo kish mbajtur ijet me duar një copë herë të mirë gjatë së cilës Miki e kish vështruar si guak.
Kanibali at e kanibali bir, që ishte nja dhjetë vjeç, dalin një ditë për të gjetur ndonjë gjë për të ngrënë se po u binte të fikët nga uria. Hapi sytë mirë, i tha i ati fëmijës. Mirë babi. Ec e ec panë të vinte përballë një grua rreth të gjashtëdhjetave, babi babi, bërtiti gjithë ankth kanibali-djalë, shif babi, gjah. Burri e vështroi gruan që sa vinte e afrohej dhe pa u menduar tha: jooo, kjo është tepër e thatë për ne, s’na shkon ushqimi poshtë, prit të gjejmë ndonjë gjë më të hajrit. I vogli mezi mbajti lotët nga dëshpërimi ngaqë zorrët po i këndonin si mos më keq. Ec e ec, panë një vajzë të vogël në moshën e kanibalit-bir. Shif babi, kjo s’e ka mishin të thatë, babi, po i sulem ta shqyej. Jo, tha babai prerë, është tepër e vogël për të ushqyer gjithë familjen, nuk na del, bëj edhe pak durim. Të voglit i shkuan lotët teposhtë rrëke por s’u ndje. Ec e ec panë t’u vinte përballë një çupkë e kolme rreth të njëzetepesave, baaabi kjo është tamam, me këtë hamë të gjithë ne, si thua? Burri u mendua një çast, u kthye nga i biri dhe i tha: e di ç’bëjmë ne o bir? Marrim këtë, e çojmë në shtëpi dhe hamë mamin.
E fortë Miki ë, uuuh sa e fortë, s’e mblidhte dot veten nga e qeshura Lola. Edhe ai kishte qeshur, ndonëse seç i ishte mbledhur një pyetje e poshtër si gjemb iriqi nën lëkurë, por natyrisht që nuk e kishte bërë atë pyetje.
Atë natë, kur Lolën e kish zënë gjumi si engjëll nën çarçafët e kuq - ajo vdiste për ngjyrën e kuqe, kish shpërndarë nëpër apartament aq shumë sende me këtë ngjyrë sa ky i ngjasonte më shumë një flamuri korride - Mikeli e kishte vështruar adhurueshëm dhe i kishte pëshpëritur: edhe ti kështu do bësh Lola zemër, një ditë do më sjellësh në shtëpi një tjetër kanibal të ri e mua do më hani? E rrojtën të lumtur e u trashëguan, mbaronte përralla.
Pse Mikeli s’e shihte dot veten në fund të kësaj përralle, por i ngatërroheshin personazhet deri sa s’merrte vesh i pari të dytin? Lola zemër. Ajo kishte hapur sytë e kishte lëshuar një buzëqeshje aq të mjaltosu, sa kishte zbehur edhe të kuqin e çarçafëve. Miki, i kishte marrë dorën dhe ia kishte përkëdhelur me buzë, akoma këtu je? Pse s’vjen të flesh? Unë fle kështu Lola, duke të parë. Unë nuk të le Miki, mos ki frikë, jam këtu, fli tani, nuk të le për asnjë arsye në botë, jam jotja. Aq sa Lola mund të ishte e dikujt, aq sa Lola mund të ishte e pranishme në një martesë, në një lidhje a në një kafene. Ajo s’lidhet vëlla, i kishin thënë dikur shokët ziliqarë, s’ka litar ta lidhë Lolën.
Përveç dorës së Mikit, kundërshtonte Lola, dora e tij është e vetmja që di të më mbajë. Në fakt ata ecnin të kapur për dore, gatuanin darkën të kapur për dore, hekurosnin, madje bënin dashuri të kapur për dore, gjë që i ndërlikonte punët mjaft nga ana praktike. Po Lola ishte kështu. Mos e hiq dorën nga imja po nuk deshe që unë të vdes, kupton Miki, jam martuar me dorën tënde dhe me atë dua të vdes. Lola ishte kështu, thoshte gjëra të ekzagjeruara që edhe në një libër do e kishin të vështirë të rrinin. S’kish fjalor që ta kufizonte e s’kish lokal që ta mbante brenda për më shumë se dy orë. Lola ishte kështu dhe s’kish asgjë për të mos kuptuar në atë mes.
Ai i besonte së shoqes më shumë se vetë ekzistencës së vdekjes. Miki ishte i vetmi port i saj. E nga ana tjetër ai e dinte se pa Lolën nuk do ta kapte më dëshira as që të ishte kaqol. Pa Lolën ai do kthehej në një njeri të mërzitshëm që fliste për motin apo për faturat që duheshin paguar në fund të muajit. Miki pa Lolën nuk mund të gjallonte. Lola shpirt shërohu shpejt.


Ajo doli nga dhoma e vizitave e ndjekur nga një mjek plak me një këmbë në varr të cilit i vinte bisht nga pas një tjetër mjek, tejet i ri për stomakun e trembur të Mikit. Thua ta kish prekur Lolën ky zuzar, si e kishte emrin, u përpoq t’ia lexonte këtë të fundit mbi xhepin e majtë të përparëses së bardhë, por emri, edhe më i poshtër se i zoti, për dreq se lexohej. Zelli teutonik i mjekut e kish larë uniformën në temperaturë aq të lartë sa bashkë me plaçkën qe zbardhur edhe kapistalli i qëndisur mbi xhep. Po ta ketë prekur, mendoi turbull Miki, e pagëzoj unë këtë spurdhjak, do t’ia vë Rob emrin dhe Icofur mbiemrin.
"Miki."
"Zemër."
"S’ma gjejnë dot."
"Çfarë s’të gjejnë shpirt?"
"Se çfarë kam."
Mjeku i moshuar u afrua me qetësi, nga afër nuk dukej aq i lashtë, dhe i tha të shoqit të pacientes se kjo e fundit nuk kishte asgjë që të kishte origjinë të jashtme. Pse, iu pickuan edhe më keq nervat Mikelit, dhimbjen e barkut doktori e quante diçka me prejardhje të jashtme? Më falni, tha mjeku duke vënë buzën në gaz, nuk u shpreha qartë, ka qënë një ditë e rëndë pune. E kam fjalën që nuk është diçka që ka të bëjë me organet e tilla si stomaku, zorra e trashë, mëlçia e kështu me radhë. Jam thuajse i bindur që është fjala për diçka gjinekologjike, po ju dërgoj menjëherë tek mjeku përkatës, duhet patjetër të jetë diçka e këtillë…
Miki vështroi Lolën, pastaj doktorin e moshur në një përpjekje të mundimshme për të injoruar praninë e zullapit të ri, në mënyrë që ta mbante përdredhjen e nervave në gjendjen aktuale të kaçurrelit.
"Lola shpirt, si je?"
"Si të jem, më Miki."
"Zoti doktor, nga pjesët jugore të trupit të Lolës," bëri një shenjë të pakuptimtë me duar, "jam gjithmonë delikat si sfungjer."
Dy mjekët qeshën me të madhe. Lola iu var Mikelit në krah dhe u ngërdhesh keq.
"S’e ve në dyshim, djalosh. Pa dyshim do jetë ndonjë infeksion. Grave u ndodhin këto gjëra."
"Miki." Ulëriti Lola nga dhimbja.
Mikeli hodhi sytë për nga tabelat që dëftenin repartet, llomotiti një faleminderit më shumë nga tavani se nga mjeku dhe tërhoqi Lolën drejt ashensorit. Ndërsa ky po mbyllej Mikeli vështroi për herë të fundit dy mjekët që ende po qeshnin. Turimajmun, shau me zë të lartë. Lola e thyer në dysh po vinte të kuqin duke u përpjekur të shihej në pasqyrën e ashensorit. Ai e mbante për beli. Donte zoti që të mos kishte radhë në gjinekologji, ndryshe argjendaria do mbyllej e ai nuk do t’i dhuronte dot unazën Lolës. Ashensori u hap në katin e pestë, JINEKOLO JI, lexoi ai në murin përballë. I erdhi për të qeshur. Shif Lola, G-ja në këtë repart do ketë ikur me pushime. Çfarë, pyeti ajo pa vëmendje, Mikeli e ndaloi para të shkruarës, shih këtu, Lola qeshi. Djathtas. Edhe pak zemër. ëhë. Tani më dukesh më mirë.
Aty s’kishte këmbë njeriu. Një infermiere pesëqindkilëshe plotësoi kartelën e Lolës dhe e mori me vete duke i zgjatur krahun, mëngën e të cilit e kish shpërveshur. E ecura e gruas kishte një delikatesë prej elefanti të përgjumur.
"Ejani zonjë." I dha zemër Lolës. "Mjeku ju viziton menjëherë. Ju djalosh prisni këtu."
Mikeli u plandos në karriken e zezë plastike të sallës së pritjes.
"Miki," u kthye përgjysmë Lola duke i hedhur një të puthur me dorën e majtë. "Merre mamin në telefon, qafsh Lolën."
Vjehrra atë ditë kish sulmin e përjavshëm nëpër dyqanet e modës. Dita e terrorit të shitëseve, e kish mbiquajtur Lola.
"Mirë." pranoi ai me pahir dhe kërkoi telefonin e xhepit pas vithes.
"Miki, më jep një të puthur."
Ai brofi me një të kërcyer prej kanguri dhe i mbolli një të puthur të përvëluar mbi gojë. Infermierja i vështronte gati e mallëngjyer.
"Prej sa kohësh jeni bashkë?" pyeti kur ata u shkëputën nga shoshoqi.
"Pesë vjet," tha krenare Lola. "Katër vjet fejesë e një martesë."
U zhduk sërish mbas një dere të urryer, këtë radhë e përkulur në dysh nga dhimbja. Por kjo u hap pas disa sekondash dhe një burrë rreth të pesëdhjetave, me një pamje prej doktori të larë në flori u duk në prag.
"Ju jeni burri i pacientes që sapo hyri?"
Iu drejtua Mikelit duke i ndarë tingujt me kujdes, sikur të ishin në një institut gjuhësor e jo në spital.
"Unë jam."
"Hmm." Bëri duke e vështruar sikur t’i merrte masat për kostum. "Prisni këtu djalosh."
E në ç’djall të shkoj, mendoi Mikeli duke zgurdulluar sytë drejt mjekut që po hynte sërish në dhomën e vizitave. Uh, të vjehrrën. Nxorri telefonin e formoi numrin. Nga ana tjetër u desh një shekull deri sa të ngrinin folësin.
"Alooo, këtu familja Benc."
"Jam Mikeli," tha pa shumë ceremonira.
"Ç’do?"
"Unë dhe Lola jemi në spital."
"E pse keni shkuar në spital?"
Për gallatë deshi t’ia mbathte përgjigjes por u mbajt, infermjerja me hapin prej elefanti doli nga dhoma e vizitave dhe i bëri një shenjë Mikelit si për t’i thënë mos ki merak. Ky tundi kokën humbshëm, zot ç’ditë e gjatë, krojti kofshën e majtë në brendësi të saj, sipër, fare pranë zonave kritike.
"Ku është Lola?"
"Këtu në spital pra."
"Bëji të fala, atëhere."
"Një minutë."
Mikeli dëgjoi zërin që i doli i hakërruar. (Miki - këshillë e Lolës - kur ta ndjesh që ke dëshirë të thyesh ndonjë objekt, surrat apo send qoftë, numëro nga njëzeta tek njëshi, kupton, njëzet nëntëmbëdhjetë tetëmbëdhjetë…)
"Hë, ç’do?"
"Lola nuk është mirë, ka dhimbje të mëdha në fund të barkut e më tha që t’ju lajmëroja."
"Mikel." Bëri Gracia Benc me tonin e saj prej uturaku të mbushur me para. "Ti je i shoqi e ti duhet të kujdesesh për të. Besoj se ky koncept të është i qartë, apo ajo? Unë tani jam e zënë me punë."
"Në rregull," ai kish arritur tek numri nëntë me mend, "ju telefonova vetëm se ma kërkoi Lola."
"Hajt mirupafshim."
Plaç! Bërtiti pa mllef Mikeli me të mbyllur telefonin. Kur kish të bënte me familjen e Lolës atij i vinte ta fillonte numërimin nga një milionshi, madje edhe më tutje, nga infiniti, po ta dinte ku e kishte fillin ky zuzar. Po infiniti e bënte me qëllim që s’dukej nga këto anë, më keq se perëndia. Ai parapëlqente zymtësinë e vuajtjes së familjes së tij në vend të vetmisë zhurmëmadhe të familjes së Lolës.
Paçka se e ëma e tij një ditë i kish thënë: ik Mikel, ik që këtu, mos e nxi më jetën midis këtyre katër mureve. E ai: jo mama, s’kam ku të shkoj, ky qe fati ynë e nuk të le dot vetëm, ke nevojë për ndihmë E ajo: ik të thashë, që sonte, që tani. Ik, s’kam më fuqi të të shërbej edhe ty. Mama, mos u tall tani. Kish bërë Mikeli me një fije frikë në zë. Ik, të thashë, plaçkat e tua t’i kam bërë gati, ik e mos e sill më kokën. Mama, ç’të gjeti kështu?
Ajo qe ngritur, e kish përqafuar me një gjest ndarës prej opere verdiane dhe i kishte thënë për herë të fundit se nuk kish fuqi të mbante mbi shpatulla edhe atë, mjaft e kish të shoqin që dergjej në shtrat. Ik, u bë një copë herë që je bërë burrë, ik e sillu si burrë në vend që të bësh spurdhjakun. Unë spurdhjak? Kish dashur të ulërinte ai? Po në atë shtëpi kishin harruar prej kohësh si ulërihej, madje edhe si qeshej. Kështu që atij s’i mbeti tjetër veç t’i hidhte një të fundit vështrim të së ëmës. Do më marrë malli për ty, i pluskoi kot në mendjen e turbulluar. Sytë e saj ishin të ashpër, me deriçkat të mbyllura si buzë të mardhura plake, pa mëdyshje, pa mall, veç me detyrë. Qofshi mirë. I uroi ai. Edhe ti. Nuk më pyet ku do fle sonte? Jo, nuk kam më fuqi as të bëhem merak. E shoh, atëhere, po iki, ju vaftë mbarë. Mbarë paç. Mirë. Ashtu.
Më vjen keq. Pat thënë ai me zë të lartë me të dalë nga dera, tek përgjonte zhurmat brenda korridorit. Dera e dhomës ku lëngonte i ati po hapej me gërvishtjen e zakonshme dhe e ëma po hynte atje me të zakonshmin gjest shtatëvjeçar që përsëritej me përpikmëri pa ndërruar as edhe një presje.
Mikeli hyri sërish në shtëpi, u drejtua në majë të gishtave në dhomën e të atit, hapi derën që lëshoi të njëjtën qarje si një çast më parë, e ëma ish përkulur mbi lënguesin.
"Më vjen keq, mama."
Ajo nuk u kthye, as e drejtoi shpinën. Ai priti një çast. Pastaj doli po aq ngadalë. Mori valixhen e vetme dhe zbriti poshtë në rrugë.
Qyteti bërtiste bërtiste bërtiste, i friguar se po të ndalej për një çast, qoftë edhe për një çast, vetmia e pabesë do t’ia zinte frymën e ai, qyteti disamilionësh, do të ndihej i braktisur mes asfaltit, hekurit e qelqit që shkëlqente.
Po tani? Kish pyetur Mikeli veten atë mbrëmje, në trotuarin që e kish rritur e në të cilin kish zbritur çdo mëngjes, ato mëngjese kur ai kish zbritur në rrugë. Kish bërë mirë që kish mundur ta merrte guximin në dy duar e t’ia thoshte mamasë ato tri fjalë të fundit: më vjen keq. Të paktën kaq e kishte bërë, edhe pse e dinte që ky kaq nuk mjaftonte. Por të paktën ia kishte thënë. Shtatë vjet vuajtjeje atje brenda, që thanin edhe lotët më të lagësht, aq sa edhe fjalët paralizoheshin, në vend që të rrëfenin.
Duhej ta ndjente veten burrë, i kish dhënë urdhër Mikeli vetes. Një burrë pa shtëpi e katandi, që kish lënë pas një nënë të plakur një shekull e një baba me një sëmundje aq të pamëshirshme me emrin alchaimer që i kish vjedhur atij burri edhe vetë emrin e tij. I ati nuk dinte më as që kish një grua, e një djalë me emrin Mikel, nuk dinte në gdhihej, në ngrysej, në do vdiste ndonjëherë. Mikeli qe shkundur, qe rrëqethur e qe ngashëryer. Të paktën ato tri fjalë ia kish thënë të ëmës.
Këmbët e kishin çuar vetiu para qelqnajës së librarisë në gjuhë të huaja ku ndalej shpesh, ndonëse rrallëherë kuptonte diçka prej titujve enigmatikë, e ndoshta ishte pikërisht kjo gjë që ia bënte aq të dëshiruar e familjare atë librari. Kish vënë valixhen në tokë e kish bredhur sytë një copë herë mbi kopertinat përtej xhamit të pluhurosur. Gjeti titullin që kërkonte. "Triste, solitario y final." Lexoi pa zë. Solitario, triste y final. Final, solitario y triste. A ç’më çan kokën, i kish thënë vetes duke bërë tutje.
Kish trokitur në portën e Lolës. Ajo e kish pranuar me një përqafim dhe me një kafe të fortë. Kish dashur t’i rrëfente por ajo nuk e kishte lënë.
"Nesër Miki, më mirë kështu, bëre mirë që ike që andej, s’ishte jetë ajo. Po vdisnit të gjithë sëbashku me tët atë."
I kish zënë gjumi nga ora tre e mëngjesit pasi kishin bërë dashuri me babëzinë një të sëmuri me alchaimer që vjen në vete papritur, i kujtohen të gjitha gjërat bashkë, vitet që ka shpërdoruar me atë sëmundje absurde, e kërkon të fitojë kohën e humbur. Atë natë kish qënë Lola që kish pritur derisa ai qe përgjumur. Në zgjim kish gjetur karshi buzëqeshjen e Lolës që i uronte mirëseardhjen me gjithë dhëmbët jashtë nga lumturia.
"Çuno," i tha më vonë tek nxitonte për në punë, në punishten e mishit, "mos kujto se kjo është diçka e sigurt, ë? Rri këtu sa të duash, po kjo është shtëpia ime e unë nuk jam gruaja jote."
"Në rregull," premtoi ai, "mos u mërzit, vetëm për ca ditë, sa të gjej se ku të rregullohem, pastaj iki."
"Në rregull, fjala fjalë?"
"Topi s'e luan."
Por kur ai kish dashur të ikte ajo nuk e kish lënë.
"As që diskutohet. Kur të dua të marr frymë për vete, iki unë."
Ai kish dashur të kundërshtonte, po aty doemos komandonte Lola.
Ajo zhdukej nganjëherë, e ai e kalonte natën në majë të ballkonit deri sa kthehej. Ku ishe Lola? Bëra dy hapa. Gjithë natën? Gjithë natën. Fjalia kishte një mbarim të atillë që ai nuk mundej kurrsesi të bënte një tjetër pyetje. Vazhdoi kështu deri ditën që ajo dha pëlqimin për martesë dhe aty morën fund edhe dy hapat e Lolës nëpër natë.


Dera e dhomës së vizitave u hap dhe mjeku doli që andej me një pamje triumfuese. Mikeli brofi në këmbë. Nga hapësira e derës dalloi në varësen e rrobave xhaketën e Lolës.
"Zoti doktor."
"Djalosh, po ç’ke bërë kështu?" Qeshi mjeku. "Kaq i hutuar qenke?"
Mikeli e vështroi si guak. Lola pas shpinës së këtij vështroi Mikelin e alarmuar.
"Lola shpirt, si je?"
"Tani më mirë, Miki."
"Oh shyqyr."
"E kishe harruar brenda, djalosh, ja nga vinte gjithë ajo vuajtje."
"Çfarë kisha harruar?"
Mjeku vazhdoi të qeshte si hajvan duke tundur kokën. Lola seç bënte një shenjë mohuese duke tundur kokën edhe ajo si tutkune. Ndërkohë një grua me barrë në muajt e fundit e pasuar nga një burrë i ri e dy fëmijë të vegjël po hynte në repart.
"Prezervativin djalosh," tha mjeku duke e ulur lehtë zërin. "Hyjmë brenda më mirë."
"Çfarë?"
Lola u turr në dhomën e vizitave dhe u struk në një qoshe të largët të saj. Mjeku mori me pinceta një objekt ngjyrë rozë nga një qeskë dhe ia tregoi, duke vazhduar të qeshte me vështrimin herë nga Lola e herë nga Mikeli.
"Më kujdes herë tjetër. Harresa të tilla mund të kushtojnë shtrenjtë."
"Prisni një minutë." tha Mikeli me kokën që filloi t’i vinte vërdallë si predhë e çmeritur. "Më rëntë pika në po marr vesh gjë, ma sqaroni edhe një herë këtë punë."
"Prezervativin djalosh, e keni harruar dje në mbrëmje në brendësi të gruas suaj. Ky ishte shkaku i dhimbjeve. Sendi në fjalë kish shkuar më në thellësi seç duhej duke krijuar një gjendje infektive në fazë fillestare."
"Lola."
Bëri mesveti Mikeli i damllosur. Lola. Lola. Lola. Fjala pa frymë shkoi thellë e më thellë, teposhtë grykës që nuk kish mundur ta shqiptonte, në gjoks, në stomak, duke zënë vend përfundimisht në barkun e Mikel Rivës. Lola Benc mbante kokën ulur, por më shumë se me ndonjë lloj ndjenje faji, me hutim a shpërfillje, sikur e gjithë kjo të mos i përkiste a të mos e cekte. Mikeli ktheu kokën kundrejt qelqnajës së madhe që binte mbi oborrin e madh të spitalit. Hija e mjekut lëvizi me padurim përtej cepit të syrit të Mikelit. Këtij iu krijua një si ndjenjë lagështie e papritur. Nuk diti si të bënte, ta linte lagështirën t’ia lagte surratin prej idioti? U gëlltit me një rënkim që iu duk se zgjati një shekull. Zot ç’qarkullim po i rrëmbente zorrët lart e poshtë, emra që binin, lotë që ngjiteshin.
"Lola." tha Mikeli më në fund me zë.
"…"
"Pse, Lola?"
"Nuk kuptoj asgjë," tha mjeku i acaruar, "bashkë mbaruam, recetën ua dhashë juve zonjë, apo jo? Të më falni më presin pacientë të tjerë."
Mjeku i zgjati dorën Mikelit, ky ia mori dhe e vështroi gjatë në sy. Doemos, që në çastin e parë kish patur ndjesinë se ai ishte syfet për t’u urryer. Por si nuk e kuptoi që do kishte qenë kaq i urryer? Lotët më në fund i ranë drejt e mbi këmishën blu. Lëshoi dorën e mjekut dhe fshehu sytë pas pëllëmbëve.
"Ai prezervativ nuk është imi, doktor. Unë…, ne nuk e përdorim, domethënë Lola me mua nuk e duron dot dhe…"
Hoqi duart nga fytyra dhe vështroi Lolën. Kjo tani kishte një pamje më pak shpërfillëse.
"Thuaja që është e vërtetë që unë nuk përdor prezervativ."
E ftoi ai me zë sa më asnjanës që mundi. Ajo kroi faqen e djathtë dhe pa mjekun.
"Kjo s’është punë e doktorit," tha pastaj. "Miki, ikim tani dhe pastaj sqarohemi bashkë."
"Çfarë të sqarojmë?" tha ai me zërin që po i bymohej nga dhimbja.
"Mua të më falni djalosh, më duhet të largohem. Sidoqoftë nëse më lejoni t’ju jap një këshillë, merrini gjërat me qetësi."
Mjeku megjithatë nuk lëvizi vendit. Dy kalamajtë që kishin ardhur me çiftin pjellor po luanin tani me dy mace plastike. Prindërit qenë zhdukur në njërën nga të tjerat dhoma vizitash. Imja është më shumë e bukur se macja jote, tha njëri nga fëmijët që nga prerja e flokëve s’merrej vesh në ishte djalë a vajzë. Imja është më shumë e bukur se në gjithë botën, kokëdru. Pse më thua kokëdru? Atëhere kokëtullë. Dhe ti kokëpilaf.
"Ikim Miki?"
"Mos më thirr Miki." tha aq ngadalë sa mundi ai, por zëri po i nxirrte shkumë.
"Ndoshta ka ndonjë keqkuptim në këtë mes, djalosh."
"Doktor, mos u kruni edhe ju në këtë mender, lereni kështu siç është."
"Sidoqoftë është më me vend të mundoheni t’i sqaroni gjërat më vonë, me qetësi. Ndoshta kishit pirë ndopak e s’mbani mend, ndoshta…"
"Pse ma thatë doktor? Pse nuk nxorët ndonjë gënjeshtër kot? ë, pse?" Ai tani ulëriti. "Po ti mi gocë? Pse s’i the doktorit të ta mbulonte halen që kishe bërë? Pse? Pse ma thatë? Përse?"
"Djalosh, qetësohuni tani. Po bërtisni, e ky është spital."
"Hala s’qenka kishë?"
"Miki," tha Lola tani me zë autoritar, "na e çave kokën tani me gjithë këto skena."
"Çfarë the ti ftyre?"
"Kujt i thua ftyrë ti?"
"Ty të them."
"Djalosh," bëri një përpjekje të fundit doktori, një grup njerëzish që po hynin në repart u ndalën e po këqyrnin me ëndje të hapur, "mblidheni veten tani. Po të doni të grindeni dilni që këtu, ndryshe do të më duhet të thërres rojet."
"Miki, ikim që këtu e sqarohemi bashkë."
"Të sqarohemi, ë? Ti më ve brirët mu në mes të spitalit e kërkon edhe të sqarohesh? Dashke edhe sqarim ti. Të sqaroj unë të sqaroj."
Ajo e vështroi me një pamje thellësisht të fyer dhe u nis drejt derës së daljes së pavionit me hap madhështor. Ai iu sul pas, e kapi për krahu, por ajo e shtyu me një: lermë kaqol. Një nga gratë e grupit të sehirxhinjve bërtiti e alarmuar, infermierja gjithashtu, Lola u kthye nga ai dhe i ra me shpullë në faqen e majtë, një nga dy fëmijët filloi të qante, mjaft tani i bërtiti Lola, mjaft ofruam gallatë gratis për të tjerët, ai kapi faqen me dorë, dora iu lag nga lotët që i paskeshin shkuar rrëke e ai s’i kishte vënë re. Pse Lola? Pse kështu? Ishte një rast e aq, ah ashtu, ndihesha pak vetëm dje, ti kishe turnin e mbasdites dhe…, ishte vetëm një rast dhe…, ah ishte një rast, i bukur rast, ec tani, jo nuk vi. Lajmëroni të vijë policia, bërtiti dikush. Mjeku u largua pas derës prej qelqi të recepsionit,
Lola doli nga reparti nëpër korridorin e gjerë që ishte mbushur me njerëz, disa prej tyre qeshnin. Mikeli u sul dhe e parakaloi Lolën. Kjo shpejtoi hapin. Të paktën të dilte që andej më parë se ajo, të paktën t’i mbetej një fije dinjitet para atyre njerëzve, nxitoi edhe më, ajo gjithashtu. Po marr ashensorin, i tha vetes ai. U kthye me vrik dhe u drejtua andej. Ajo e ndoqi dhe i bërtiti:
"Miki, mos bëj kështu prit të ikim bashkë."
"Ik me zotin prezervativ, shko të të ngushëllojë ai."
"Mikiii, mos bëj kështu të thashë se po nxefem vërtet tani."
"Më plasi mua."
"Mos u bëj vulgar."
"Po ti vulgaritetin e kishe brenda dje në darkë, mi gocë, apo jo, e me mua bëje dërrti mërrti."
"Nuk bëja ashtu."
"Dua të hipi vetëm në ashensor, ik se s’dua të t’i shoh sytë."
"S’është e vërtetë që s’do të më shohësh."
"Miki shpirt sa të dua e dërrti mërrti. Një tufë me rrena me ke thënë, një tufë me rrena me bisht Lola."
Ashensori erdhi, grupi i njerëzve që i kishte ndjekur pas po qeshte edhe më shumë. Shyqyr zotit që do zhdukej nga faqja e dheut, i tha vetes Mikeli, do strukej në dhomën e babait, do t’i merrte hua pak alchaimer dhe do harronte gjithçka, para se zemra t’i pëlciste e bashkë me të edhe truri. Dera e ashensorit u hap e që aty doli si i bukuri shejtan e ëma Lolës.
"Lola." Bërtiti kjo me ton hakërrues.
"Ç'do ti këtu?" Iu hakërrua Lola gruas së ngarkuar në ar deri në thonjtë e këmbëve.
"Yt shoq më thirri."
"Po ju sikur ishit e zënë."
Tha Mikeli me mllef, u përpoq të hynte në ashensor por vjehrra e kish zënë hyrjen me trup.
"Mos e ler," i tha Lola së ëmës. Kjo vështronte me sy të çakërdisur.
"Pse më thirrët," pyeti të bijën.
"Kot."
"E hiqu që këtu," tha Mikeli duke e shtyrë gruan lehtë.
"Ooou," bërtiti kjo, "harbut, ç’më shtyn kështu?"
"Harbut unë," iu hakërrua Mikeli me zë të lartë duke vështruar tufën e njerëzve pas shpinës së gruas, "harbute ti që s’u ke thënë një fjalë të mirë vajzave të tua."
U fut në ashensor, Lola pas tij, ai shtypi butoni që të çonte poshtë.
"Ku po shkoni?" Pyeti Gracia Benc duke kërcyer brenda para se të mbylleshin flegrat e derës.
"Në shtëpi."
U mundua të thoshte me qetësi Lola dhe vështroi Mikin me përgjërim. Ai ia ktheu vështrimin po aq komplotueshëm. Edhe sikur të vdiste nuk do ta tradhtonte Lolën para asaj hjene, Lola nuk e meritonte deri në atë pikë, i tha vetes me mllef.
"Vdeksha unë në po kuptoj gjë. E pse kishit ardhur në spital?"
"Më kishin zënë ca dhimbje barku."
"Çfarë tha doktori?"
"Që ishte një gjendje e lehtë infeksioni."
Tha Mikeli duke parë drejt pasqyrën, e veten e tij pasqyruar në të. Zot, ishte i shëmtuar si shuplakë majmuni.
"Dhe për kaq gjë më ngritët nga shtëpia?"
U hakërrua gruaja. Ashensori u ndal jo me shumë delikatesë. Dera u hap, dy infermiere me një pacient në karrige me rrota prisnin që të hipnin.
Treshja doli nga spitali. Gracia Benc vazhdonte të llomotiste diçka rreth ditës së lodhshme që kish patur dhe dorës së brixhit që do bënte atë mbrëmje në klubin e grave, e që herë tjetër të mos e ngrinin nga shtëpia kot së koti vetëm se ata donin të tallnin prapanicën me tekat e tyre. U kuptuam? U kuptuam. Ti Lola, kur do vish nga shtëpia? Nuk e di, tha ajo me ndërdyshje të dukshme. Si janë të tutë? Pyeti Gracia Benc Mikelin sa për të thënë diçka, në një përpjekje të kotë për t’u dukur disi e njerëzishme. Mirë janë, tha ai. Atëherë mirupafshim, kur të doni dukuni. ëhë. E mos e bëni si radhën e kaluar që shkelët në derë vetëm për Vitin e Ri. Mirë mirë, bëri Lola gati në të qarë, por gruaja nuk e vuri re sepse po ia mbathte nga parkingu i rezervuar për vizitorët.
Ata të dy ndenjën një copë herë të mirë në heshtje të plotë. Mbrëmja po binte si e hutuar, sikur nga qielli i largët bryma t’i rrëzonte natës mbi shpatulla copëra botësh e melankonish të panjohura. Mikeli rrinte si i paralizuar me duart në xhepat e pantallonave, duke ndjerë një dëshirë fizike për t’i nxjerrë që andej e për t’i mbledhur poshtë gjoksit. Por Lola rrinte me fytyrën si struc dylli i trishtuar, pa lëvizur as edhe një qepallë, ndaj Mikeli nuk lëvizi, duke u rrekur ta shihte veten nga përballë me një sy të jashtëm, dhe kështu iu duk vetja edhe më qesharak. Iu duk vetja si një shtyllë shulake neoni pa llampë, si një okllai e stërmadhe që rrihte dyshekët në vend që të bënte byrek, si një tullumbac i mbushur me trishtim në vend të ajrit, si një qenie pa Lolë.
Ajo lëvizi. Ai e vështroi me mpirje në sy. Ajo mori të thoshte diçka. Ai më në fund nxori duart nga xhepat. Ajo u afrua një hap e ai u tërhoq një hap. Ajo vështroi rrotull, e kur u kthye sërish nga ai kish në sy gjithë dhimbjen kaotike të botës.
"Po iki… gjëkund Miki."
Shqiptoi ngadalë. Ai nuk u gjegj. Duart e kryqëzuara poshtë gjoksit sikur i jepnin pak barazpeshim.
"E kotë të të kërkoj falje, kështu?"
"Ashtu."
"Do më… do më marrë malli për dorën tënde Miki… sonte… Dhe një ditë do të të rrëfej."
"Nuk dua të më rrëfesh, nuk dua të di si-në. Po iki unë, shtëpia është jotja e s'ka kuptim të ikësh ti. Po vi të marr vetëm do rraqe e…"
"Shkova vetëm në krevat me atë… Ti as që e njeh fare, shkova vetëm në krevat… e…"
"Pse ku doje të shkoje tjetër, në hënë? Më e shkuar se kaq njeriu vdes."
Ai ngriti supet që po i binin në tokë nga lodhja.
"Nisemi në shtëpi bashkë tani?" iu përgjërua Lola, "po të duash…?"
"Shko ti, unë vi më vonë e marr rraqet e mia, ndoshta kur të kesh rënë për të fjetur."
"Ke frikë se… Ke frikë se po të vish tani do ndërrosh mendje e nuk do më kesh më inat?"
"Lola."
"Po?"
"Vafsh në djall."
"…"
"…"
"Do shkosh tek të tutë?"
"Jo."
"Po ku do flesh?"
"Puna ime."
Ai nxori çelësat e makinës dhe ia zgjati. Ajo i mori duke bërë kujdes që gishtat të mos takoheshin.
"Nuk do të vish në makinë me mua?"
"Jo."
Mikeli ktheu shpinën e zuri të ecë në drejtim të kundërt me parkingun ku kishin lënë makinën.
"Miki."
Ai u ndal e priti pa u kthyer.
"As që më intereson ai njeri, mos kujto se…Isha ca e mërzitur ndaj, dhe… ishte vetëm një shkuarje në krevat."
"Kujtova se ish një kongres me çmimet Nobel."
Lola dihati, pastaj shpërtheu në vaj. Për herë të parë në jetë atij nuk i erdhi keq për të qarën e një njeriu. Sa herë kish parë dikë të qajë, në realitet apo në fiksion, atij i ishte thyer diçka përbrenda, diçka i qe ujëzuar, e mendërisht kish qarë bashkë me vajtuesin. Jo këtë herë për fat, ndryshe do ish treguar ai që ishte në të vërtetë: një burrë prej balte. I kushtoi vëmendje çdo hollësie në shpërthimin e dëshpërimit të Lolës, nga jashtë, sikur të ishte një studjues i vetmisë njerëzore; shënoi në mendje tonalitetet e ndryshme të ngashërimit, rrufitjen e lotëve, tërheqjen e hundës.
Kur ajo reshti së qari, ai nisi të ecte sërish. Dhe fakti që pati këtë ndjesi të menjëhershme ftohtësie ndaj saj, e bëri të ndihej edhe më zi se për çdo gjë që i kish ndodhur atë ditë, ato vite e në atë jetë. Thua po i ftohej zemra? Thua ta dënonte jeta me këtë? Nuk kish, s'mund të kish dënim më të rreptë se tharja e ndjenjave. Po i thaheshin vallë?
Mikel Riva vështroi qytetin që grindej me veten, se atë natë s’kish me kë të grindej tjetër. Thua të ishte kështu vdekja e zemrës? Thua për një të poshtër prezervativ që tinëz qe fshehur në barkun e Lolës, ai të përfundonte me një kufomë zemre në kraharor? Lola, pse u tregove kaq e hutuar dhe e le somnambulizmin të të kapte pa dashur? Ti më pate thënë se ishe shëruar, Lolë.
Eci një copë herë të gjatë pa ditur ku shkonte. Natyrisht gjendej mjaft larg lagjes së tij e nuk mund t’i kërkonte shoqëri titullit të librit të Sorianos në vitrinë. Ndoshta kish ardhur koha ta blente atë libër, i tha vetes, meqë ai titull i qe qepur në kujtesë si mballomë. Ndoshta kish të trishtuar vetëm titullin, ndërsa brënda rrëfente një tufë me gjëra të gëzueshme. Nganjëherë shkrimtarët të kapnin për kapistalli me dinakëri të tilla.
Do ta blente, vendosi, e kështu ta mbyllte atë hesap. E Lola le t’i mbante gjithë hutimet e botës në bark. Edhe gjithë vetmitë, po të donte.
Përsa i përkiste, do t’i duhej të mendohej shumë për të gjetur një arsye për të gjalluar. Deri ditën që t’i vinte radha të mbyllte sytë. Tani që zemra qe mbyllur.
Nuk jam as i trishtuar, as i vetmuar e as final, i pohoi natës me zë. Jam vetëm kaqol!

marre nga "I love Tom Hanks
(përralla moderne)":

:book:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Per BESIN, ne kujtim te atij mengjesi kur ende nuk kishte zbardhur, te atij mengjesi te ftohte dhjetori kur ajo tha: - Kaq pak fle ti?
- Jam perpelitur gjithe naten, jam pa gjume - i thashe.
- Mos u merzit zemer, - tha ajo.
Fjalet e saj hyne si nje rreze drite qe zbardhi erresiren, si nje rreze dielli qe ngrohu ate dite te ftohte dimri.

Ky eshte kapitulli i pare i nje novele, qe per arsye te cilat kuptohen, nuk do ta shkruaj te gjithe ne forum.
-Si krijim i mirefillte letrar, te gjitha te drejtat mbeten te autorit.


KLIENTET E BAR "Titanik"


- Pse nuk kthehen te vdekurit nga bota tjeter?
- E? The gje?...Ah...po,po...
Tomaso S shqipton gjithçka neper dhembe, rrufit nje gllenjke te vogel uiski dhe kur pyetja perhumb sebashku me avujt e alkoolit, fytyra dhe veshtrimi i tij orbiton rreth hapesires se lokalit per te gjetur nje pike referimi midis klienteve te pakte. Kudo natyre indiferente, asnje reagim dhe ky eshte nje verifikim i mjaftueshem per t'u bindur qe pyetja i kishte shpetuar forces terheqese te lokalit dhe tashme endet diku ne hapesiren e ftohte e te lagesht qe mbulon qytetin ate fund janari.
Njelloj heshtje e njohur kjo...asgjesuese, - mendon...
...- Bizzzz!...Biiiiz!....Bi....zzzzz...zzz...
Kthehet dhe shikon fytyrat e tyre te ngrira. Humbasin shpejt si nje tufe portretesh te skicuar ne uje. Arrin te kape vetem bebezat, thjesht ngaqe ne qender te tyre ndodhet nje pikez e bardhe, ndoshta i njejti burim drite qe i mban te palevizur, ndersa buzeqeshja eshte balcamosur ne momentin e shpelarjes, fytyra qe ruajne perjetesisht te pandryshuar ate shprehje hipnoze qe i ben te duken si persedytje e njera tjetres. Ne teresi skena eshte pak defryese dhe per kete shkak Tomaso S ndjen gjithaq trishtim, sepse syte e gozhduar jane nje element qe i tejkalojne caqet e vdekjes. Shikojne nje bote me rrjedhe te kundert, ku vdekja trembet nga jeta.
E pershkojne te ngjethura.
(Oh, syte...asnjehere nuk qene te vizatuar mire...ndersa fytyrat te bardha, deri ne akullsi)
E rreshqet veshtrimin mbi buzet, te vetmet qe levizin, puqen nje çast dhe pastaj nga hapesira e vogel, midis, zvarritet ai tingull i gjate, i zhurmshem, gati sharrues qe dridhet ne ajer dhe ngre fluturim tufen e mushkonjave qe njollosin sfondin perreth. Duket se nje dore e padukeshme zhyt furcen ne ujrat e ndenjura e te patrazuara ku pasqyrohen tiparet e tyre, per te sprucuar me pas ate re te murretyer gjakthithese. Per nje çast deshiron te vrapoje, por pastaj imagjinon te tallurat, valen e ngojosjes qe do te perhapet dhe sefundi ndeshkimin; i perjashtuar nga shoqeria njehere e pergjithmone.
Nuk leviz vendit.
Veshtrimet jane teper te perhumbura. Dikush e godet fort dhe Tomaso S mundohet te dalloje doren duke risjelle ndermend çdo detaj te mundshem, prekjen, lekuren, djersen, butesine, ashpersine, e mbi te gjitha duke rijetuar pambarimisht dhimbjen, por mundi i tij kerkon kohe dhe koha mungon gjithmone ne nje loje.
Duhet te jete ndryshe nga te tjerat, - mendon, - ndryshe nga te tjerat...nje dore qe godet...- Giovani! - thote i pasigurt.
- Jo!
- Kush ishte? - pyet.
- Angelo! - pergjigjen.
- Angelo?! - perserit Tomaso S, - Angelo?!
Qe te verifikoje, duhet te shikoje fytyrat nje per nje, e parasegjithash duhet te vare mosbesimin ne nje hapesire te krijuar midis tyre, qofte edhe nje e çare çfardo, mjafton qe ngulmimi i tij te mos keqkuptohet.
Angelo nuk reagon edhe veshtrimi i tij eshte i venitur, mbetet njesoj, i ngrire brenda atij lengu qe mbush retinen e syrit.
Veshtrimet na bejne rober te syve, e syte na shndrojne ne vasale te njeri tjetrit, - thuajse njeheresh me kete mendim, zbulon pamundesine per te kuptuar persene e nje egzistence te ndervarur ne nje menyre kaq te shemtuar dhe te paargumentuar. Kjo lloj lidhjeje ia ngath trupin dhe ngadaleson ritmin e mendjes se tij deri ne minimum. I pafuqishem dhe i ploget per te shpieguar, leshon nje buzeqeshje te permbajtur, teper transparente dhe qe jep shpirt ngadale, si nje linje horizonti qe tretet ne mjegull.
- Dhe ti gjithmone keshtu! - thote befas Kristian, - kur do te mesohesh te besosh?!
Tomaso S ben sikur nuk degjon dhe end veshtrimin mbi fytyrat e shokeve te femijerise duke u munduar te shquaje midis tyre pikerisht ate qe goditi... - Nuk eshte as Mateo, - thote me vete.
Gabon dhe eshte i detyruar te pesoje ndeshkime te metejeshme. Para se te ktheje shpinen dhe te nxjerre pellemben lakuriq mbrapa sqetulles, perhumb edhe njehere veshtrimin mbi ate galeri portretesh qe çuditerisht duken antike. Edhe vete e kupton se ka diçka te ndryshme ne sjelljen e tij, diçka qe po fytyrezohet dhe po konturohet dalngadale si nje linje, jo aq ndarese, se sa izoluese, midis tyre. Eshte thuajse nje klithme deshperimi qe nuk arrin te shpertheje jashte grykes dhe perqendrohet si nje lemsh diku ne gjoks. I trembet atij muskuli te vogel me shume se gjithçkaje, e jo pse eshte jashte kontrollit te tij. Pamundesia per te pare egzistencen e diçkaje brenda vetes, jo vetem e mban pezull, por edhe e intrigon, sepse i jep formen e nje misteri te ngahershem. Rastet kur dhimbja ngurtesohet dhe merr formen e sferes, tashme nuk jane me nje rrallesi. Gjoksi rendohet nga pesha e dy sferave te deformuara, njera zien gjakun dhe kur behet pervelues, permbyt gjithe qenien, (pafundesi gjilperash qe ia mizerojne trupin) ndersa tjetra e ngritur peshe nga avujt e helmet te deshperimit, vertitet brenda hapesires se ngushte duke u perplasur pas brinjeve pa mundur kurre te shpertheje jashte tyre dhe leshohet ne kerkim si nje dem i terbuar nga ngjyra e kuqe e gjakut. E kupton kur ndodh, sepse ndjen dritherimen brenda gjoksit, ndersa frymemarrja behet e ankthshme, e kupton, sepse midis tyre fillon nje çokitje qe dalngadale shndrohet ne perplasje, por pa arritur ne kacafytje, ndoshta per shkak te formes. Sidoqofte, pas çdo perplasjeje ai ndjen damare dhimbjeje t'i perhapen brenda qenies. Plasaritet sikur te jete nje cope argjile qe terret nen nje diell te forte e pervelues. Trupi i mornicohet ngaqe midis te çarave deperton tinez nje ere e thate, mbytese, qe e xhvesh nga zmalti dhe nxjerr ne pah porozitetin e shemtuar te qenies humane, te mbuluar nga cipa e holle e lekures, duke bere te dukeshme larven e huaj qe rritet me shpejtesi, tej permasave dhe thermon mbartesin e vet.
Duhet te kuptojne se ç'po bejne, - mendon.
Nje hop matet te thote se Angelo s'mund te godase aq fort. Pastaj heq dore duke menduar se nuk eshte argument bindes...sepse ai e ka doren te bute si nje pupel...e ndjej, - thote me vete... - e ndjej. Angelo...oh, jo! Eshte e pamundur te godase aq fort...- ne momentin e fundit veshtrimi kryqezohet me ate te Kristianit dhe çdo deshire tretet, ndersa ne fytyre zbehet. Kthehet ngadale dhe provon ta fshehe ate ndjenje te mjere kenaqesie te nxitur nga idea se ai eshte i detyruar te pranoje nje ndeshkim.
Ata s'mund ta kuptojne kurre, - thote me vete, - s'mund ta kuptojne kurre psene.
E vetmja lutje e tij eshte qe te vazhdoje serine e gabimeve, per te vazhduar serine e ndeshkimeve...Kristian do te kenaqet sigurisht, por ai s'ka per te kuptuar pse...Te pranosh te ndeshkohesh, nuk do te thote te heqesh dore nga mendimi tend...
- Perkundrazi, - perserit neper dhembe.
- The gje?
- Jo! Tani jo, pak me pare...- pohon Tomaso S mendueshem.
...E çdo dite, e çdo nate,
vajton e do vajtoje,
Mellenjen e tij te ngrate...
Zeri eshte i flashket, thuajse zvarrites. Megjithe ngadalesine e plogeshtine e vet, arrin ta ngjyrose me limonti gjithe hapesiren e bar Titanik, aty ne viale Monte Nero. Ndoshta per shkak te ndonje kryqezimi te padeshiruar me ate moment intermexoje, pyetja e Tomaso S behet çuditerisht e dukeshme. Ate çast i habitur mendon se ndoshta nuk ishte ngritur ne fluturim. Mundohet ta shikoje pa terhequr vemendjen e te tjereve. Pyetja, ashtu e pluhurosur dhe e baltosur, duket si nje relike arkeologjie, ndoshta po aq e vjeter sa njeriu, e sapo dale nga nendheu...nese eshte keshtu, nuk me perket mua...pse? Thuajse njeheresh ndjen keqardhje...- oh, jo,jo, e bera une, - kurrizi i mbushet me mornica ne çastin qe ve re shperfytyrimin e ndodhur...Ndoshta u zvarrit midis kembeve dhe keshtu...keshtu, ne njefare menyre perligjet perbaltja...eshte zhgrryer, - i thote vetes. -S'ka mundesi te vije nje pyetje nga nje bote tjeter dhe ne ate forme. Te vdekurit nuk flasin, por edhe sikur, ata ia ndrrojne patjeter kahun pyetjes, - i thote vetes.
Nderkaq e kupton ndryshimin e befte qe peson humori i tij brenda nje hopi. Tashme i vjen per te qeshur. Gjithçka e ben kot, nisur nga deshira per t'u kapur pas nje arsyeje qe ndoshta mund t'i ndihmoje te shpetojne te dy, ai dhe pyetja.
Shtrengimi i kthetrave qe e kane mberthyer behet frymemarres dhe ai fillon e perpelitet njesoj si nje salmon ne thonjte e ariut.
Baristi nuk kthen pergjigje menjehere. Ato pak sekonda vonese, jane nje domosdoshmeri per te kapur domethenien e fjaleve dhe per te shperndare ate hije hutimi qe mbulon serish qetesine e barit, pas vargjeve qe u kenduan ne nje menyre prozaike nga nje ze femre, me tone te thate nga koha, te helmuar nga nikotina e tepert dhe te grryer nga vjetersia...
- Vjetersia...ah...vjetersia, - peshperit Bambolona sikur te behet fjale per diçka teper te njohur per te, po aq familjare sa edhe brendesia e xhepave te qyrkut tashme te vjeteruar.
Mundohet me kot te shpelaje shprehjen e frikes nga fytyra, - mendon ai dhe shoqeron me veshtrim gjestet qe tashme jane bere nje rit i njohur prej te gjitheve. Pershtypja se ajo i trembet diçkaje te padukeshme, senderzohet.
Ndoshta eshte nje enigme, - thote me vete.
E kllapon papritur nje plogeshti e thelle qe e xhvesh nga deshira per te folur, po aq shpejt sa nje fundvjeshte katandis ne lakuriqesine e vet, pemet. - Ajo dhe enigma, - pertypet me vete dhe rrotullon gjuhen ne gjithe hapesiren e gojes sikur ato tre fjale te jene therrime mendimesh te mbetura neper dhembe, - si hije te alternuara, ndjekin pas njera tjetren dhe e mbajne te burgosur brenda morise se pafund te fjaleve...zot, - thote, - heshtja e saj eshte dialog i padeshiruar me dike. Perbindesh qe e pergjon i fshehur brenda xhungles se fjaleve... - mundohet ta zbertheje ate fytyre duke gjykuar nga gjestet qe ben, dhe pas tentatives e kupton qe nuk eshte faji i plogeshtise...e pershkojne te ngjethura...edhe ai ka frike. Ndoshta eshte i njejti perbindesh qe mund ta shqyeje edhe ate... - sepse...vetem jashte mendimeve perballesh me intimitetin tend, brenda fjaleve gjendet kurdohere nje tjeter, - thote me vete, dhe ne jemi te detyruar te flasim.
Tashme eshte penduar, sepse padrejtesisht e ngjyrosi gjithe qendrimin e saj me nje tis te lehte faji. Ndoshta edhe ai do te vepronte njesoj, per te shmangur nje jashteqenesor te padeshiruar.
I shpeton nje pshertime e thelle nga gjoksi, por nuk eshte ne gjendje te dije pse. Ndoshta ngaqe deshiron aq shume t'i shprehe me ze te gjitha mendimet qe i pershkojne trurin ate çast. E kupton se po ecen si nje ekuilibrist mbi hapesiren e dy humnerave, nga njera ane gezimi dhe nga tjetra hidherimi, te baraslarguara nga ai. Lartesia eshte marramendese dhe pikerisht shkopi i paradokseve eshte shpetimi i tij. Tek veçanesia fshihet edhe ngushellimi aq i nevojshem. - Ndoshta kjo eshte arsyeja qe ajo flet kaq pak, - thote me ze dhe rrudh ballin. - Zot, te gjithe jetojme ne shoqerine frikes tone!
- Eshte korozioni me i forte qe egziston, - mermerit ajo dhe Tomaso S shtrydh nje copez here trurin per te kuptuar mirefilltesine e mendimit.
Vlen si per vjetersine ashtu edhe per friken, - mendon dhe e shikon me admirim shtrigen prostitute...apo prostituten shtrige...ne djall, nuk shkon asnje nga keto! Nxjerr gjithmone nga goja mendime dykuptimeshe, - megjithate pelqen te mos e pengoje rrjedhen e saj.
- Nuk ben dallim, grryen njesoj, si ata qe lodhen tere jeten duke u kalbur ne pune edhe ata qe i prishin parate e trasheguara, mbi shale femrash. Askush nuk i shpeton kafshimit te saj...eshte keshtu, besome...hi hi hi! Kam pasur kliente qe e rreshqiten trenin e tyre mbi keta binare tere jeten, - ajo godet me pellembe kofshet, por tingulli qe perhapet ne ajrin e ngrohte te lokalit eshte i flashket, gati si nje peshperime qe nuk arrin te formohet e tera sepse ia keputin koken pa meshire...ndersa Tomaso S perfytyron perplasje hekurash...dhe midis tyre trupi i cunguar perpelitet gjithandej sikur kerkon koken e shkeputur e te flakur diku prane e qe ndjek me sy te shuar gjithe skene. Perpelitjet vazhdojne derisa ngerçi i tendos muskujt dalngadale dhe e shtrin ne qetesine e perjeteshme te vdekjes. - Ndodhte derisa nuk kishin me fuqi, eshte keshtu at Desiderio? - ajo kthehet nga ish prelati i ulur ne qoshen e tij te perhereshme e qe duket i perhumbur ne mjegullen qe krijojne syte e tij te shpelare. Kur degjon qe i drejtohen, perdellon fytyren dhe ben gjestet e njeriut qe i vriten veshet nga fjale te tilla. - Mjaft me ate fytyre, hipokrit i mutit! Besimin tek zoti nuk e humbe kur u shtrive mbi mua, por shume me pare...- ajo kthehet nga ata, - E di edhe at Desiderio, - thote ashper ngaqe nuk e gelltit dot ate mungese sinqeriteti. Pastaj kthehet serish nga ai, - ta kam treguar! Jo?! Nuk me besohet! Shko ne djall!Kisha nje klient te vjeter, i vjeter sa gjithe karriera ime. Nuk e di a rron akoma, e nese po, mund ta zgjidhe problemin me viagra. Ate dite erdhi dhe kerkoi te bente seks si gjithmone. Futi doren ne breke dhe...prit e prit, e shikoja qe levizte doren, biles e zhyti deri ne brryl, por asgje. Eeeej! I thashe, nuk e kupton çfare ka ndodhur me ty? Dikur te çante breket, tani nuk e gjen dot...veç te shikonit ndryshimet qe pesoi pas fjaleve te mia. Nuk e donte veten. Ne fillim fytyra iu ngridh, pastaj humbi çdo tipar dhe sefundi u steros...iku, iku duke qare...hi hi hi...Nuk kisha pare kurre nje burre te qante, o zot falma mekatin, ishte teper e dhimbeshme, sidomos per mua qe kisha provuar vetem arrogancen, dhunen e mashkullit...- ajo ferkon me ngulm parakrahun e rreshkur nga mosha dhe le pershtypjen se me ate veprim mekanik kerkon te fshije nga lekura mornicat, gjest qe e shkeput Tomaso S nga persiatja ku e kishin futur fjalet e saj, biles provon edhe njelloj nervozizmi.
Behet gati te therrese mjaft, ka dore teper te bute, duhet nje lime, por i mban fjalet ne gryke dhe nje çast me vone i perciell posht duke i mbytur edhe me nje gllenjke uiski.
Zeri i Bambolones kurmezohet dalngadale derisa arrin nje pike pas te ciles mund te shuhet perfundimisht brenda pikellimit te vet, por ajo ngre koken befas dhe ndersa shikon perreth, syte i shkendijojne nga djallezia:
- Ju meshkujt e identifikoni veten me organin tuaj seksual, - shqipton qetaz ajo duke i dhene gjithçkaje nje kthese te papritur, - hi hi hi...h...i... - e qeshura ngardhet brenda vjetersise se vet.
Ai perfiton nga rasti per te pare dhembet ende te rregullt, e te zverdhur nga duhani.


Per arsye lodhjeje, eshte mesnate, me duhet te shkeputem ne kete pike. Vazhdimin neser. Naten e mire te gjitheve kudo qe jini.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Vazhdim i pjeses se pare te noveles "Klientet e bar Titanik"


- Nuk eshte e vertete! E pastaj ç'argument...!
- Kujt ja thua? Ju nuk e beni kurre shurren ne syte e njeri tjetrit dhe arsyeja eshte vetem nje, nuk doni te zbuloni identitetin tuaj!
- Zot, fale per filozofine e saj, - degjohet peshperima e at Desiderios.
- Eshte hera e pare qe thua kaq shume fjale, - mermerit Tomaso S dhe xhvesh fytyren nga ajo vemese pakenaqesie qe i lene gjithmone ndryshimet e papritura.
Cuditerisht ndjen njelloj trishtimi qe ia mjegullson çdo gje perreth, e ndoshta ky eshte shkaku qe ia zbeh deshiren per te qeshur mbas historise qe tregon prostituta. Derdh nje veshtrim kalimthi ne pasqyren perballe dhe trembet.
Per fat dyshimi zgjat vetem nje fragment sekonde. I duket qenie tjeter, fytyre e huaj, pastaj merr zemer dhe rikthehet per ta pare me me nge...ah, eshte ai tjetri qe beri pyetjen. Fytyra ka mbetur e stampuar ne pasqyre duke ruajtur te paprekur imazhin; e suvatuar nga nje shprehje thuajse e plote moskokeçarjeje. Ndoshta nuk i behet vone nese arrin nje pergjigje edhe pse ne te vertete nuk pret kushedi çfare, jo ngaqe tha diçka te jashtezakoneshme, por pikerisht ngaqe e shqiptoi gjithçka mbytur dhe ne nje menyre monotone, sikur te behej fjale per nje gje teper te rendomte si: - mbushe edhe nje...!
Ne fund te fundit ai e ka pergjigjen...
Une e kam pergjigjen, - i thote vetes dhe zgjeron paksa veshtrimin, duke ruajtur te pandryshuar ate shprehje te ndermjetme midis dinakerise dhe gezimit te ngjyer ne nje solucion dhimbjeje te permbajtur...
Gjithe pamja e tij eshte nje perpjekje per te zhytur ne mister diçka qe...- oh, jo, jo...duhet lene ne erresire vete misteri. Nuk ka nevoje per drite, - mendon, - e kam pergjigjen, - perserit, por kete rradhe nga goja e tij del nje pshertime e thelle, ndersa deshiron aq shume nje gogesime. Eshte teper e pelqyer per ate, jo vetem sepse zgjerohet hapesira ne stomak, por sepse avujt e alkoolit dalin jashte.
Eshte me mire keshtu, - mendon, - nuk duhet te ngjiten lart per t'u nderur mbi hapesiren e labirintit te Atlantides si nje tufe resh te hirta. Zakonisht, pas kondesimit e permbytin rreshje mendimesh te perçartura. Dhe ai deshiron aq shume te pije kete nate fund janari...- njezet e nente, - mermerit i nervozuar sepse ndjen rreshqitjen ne thellesi te zhgenjimit, ku e terheq rryma tinzare e nostalgjise. Mundohet ta permbaje veten per te evituar ndrydhjen qe pason shtrengimi i nofullave te saj.
- E çdo dite , e çdo nate...
- Mjaft Bambolona, te lutem!
Tomaso S afrohet me hapa te ngadalshem dhe ulet ne tavoline, perballe me te.
- Edhe koha vdes, - thote ajo ndersa syte i njomen.
- Koha iken, - mundohet te korigjoje Tomaso S ende i zhytur ne mjegullnajen e hutimit qe mbulojne mendime te tilla.
- E ku perfundon?
- Nuk e di, por jam i sigurt qe nuk vdes, - pergjigjet bute ai ngaqe e kupton se padashur gervisht qetesine qe fshihet nen lekuren e rreshkur te Bambolones. Eshte thuajse nje deshire ne kufijte e marrezise qe e shtyn ne ngasje dhe mendon se ndoshta nuk do te kete nje mundesi te dyte.
- Gjepura! - ia kthen ajo e nervozuar. - Sikur te mos vdiste, ne do te ishim te perjetshem dhe do te kishim kurdohere ate shansin e dyte qe e kerkojme ne jete e qe nuk vjen kurre! Pse? Sepse koha vdes! Qarte?!
- Qarte!
- Nuk kam patur kohe te krijoj familje, - thote befas ajo dhe e shikon ngultas ne bebez te syrit. Zeri i saj tashme nuk eshte vetem mbartes dhimbjeje, por edhe dozator, sepse e çliron pak e nga pak.
Tomaso S e pershkojne drithma dhe s'mund ta perballoje gjate veshtrimin e saj te gatuar nga ajo perzierje fatkeqesie e urrejtjeje qe fshihet me aq marifet brenda fjaleve.
- Pse? - pyet ai.
- Cfare pse? - ajo derdh nje veshtrim te turbullt mbi te.
- Pse nuk hoqe dore sa ishe ne kohe?
Tomaso S merr fryme thelle dhe mendon se eshte nje pyetje qe e kishte ngacmuar gjithe ato kater vjet te njohjes se tyre ne bar.
- Hi hi hi! - qesh ajo dhe ai serish shikon dhembet e rregullt.
Nuk ndjehet i fyer. E pranon te qeshuren si nje menyre per te pastruar brendesine e qenies.
- Nuk kishte te dashuruar pas teje? Ke qene e bukur dhe me trup te pelqyeshem. Me siguri edhe emri i artit, Bambolona, aty e ka origjinen. E di qe kam lexuar nje reportazh per Milanon e vjeter ku shkruhej edhe per ty? Ke qene personazh i spikatur, e?
Dera e lokalit hapet dhe hyn Gota e Trete.
(dikush propozoi qe t'i therrisnin dopio G - i, sepse...sepse eshte fjala dopio dhe ai nuk pi kurre nje teke, e ç'eshte me e rendesishmja jane brenda te dy germat fillestare, te emrit dhe mbiemrit te tij; Giacomo Giacomelli...)
Natyrisht Tomaso S, kundershtoi duke thene se Gota e Trete i permbledh te gjitha, perfshi edhe dy inicialet, karakterin, pastaj shprehja e tij: - vetem pas gotes se trete ndjehem brenda meje...perputhet me nofken, e mbi te gjitha simbolizon menyren e te ecurit qe eshte kaq origjinale...ne tre kohe...
- Keshtuqe nuk eshte i nevojshem ndryshimi, - tha dhe heshtja pasoi si nje pohim. Vazhduan ta therresin si me pare, Gota e Trete.
Giacomo ecen ne nje menyre te çuditeshme. Lekundet majtas djathtas dhe gjithe kjo levizje i nxit fantazine, i krijon pershtypjen sikur papritur kembet shkurtohen, por here njera dhe here tjetra, kurre ne te njejten kohe. Dhe keshtu imagjinata e tij fillon e nderton sepse kerkon jo vetem shpiegime te ndryshme, por eshte edhe nje nevoje per rrugedalje...imagjinata...hem...
- Edhe imagjinata vdes brenda ujrave te saj, - i tha ne seancen e katert pacientes se tij, Eda Di.
E çudit sjellja e saj.
Bukuria e jashtezakoneshme duket teper e turbulluar, por jo e prishur, shpalos vetem nje faqe tjeter, si petalet shumengjyreshe te luleve.
Eda Di sapo hyn ne studio, ndalon per nje moment dhe pasi mberthen veshtrimin mbi Tomaso S, thote me nje ton te deshperuar:
- Dikush duhet te beje atentat! Mjaft, jam e lodhur nga nje njeri i tille! - ajo leshohet mbi poltrone, mbulon fytyren me pellembe dhe qan e deshperuar.
- Cfare ka ndodhur? - pyet ai.
- Oh doktor, jam ne nje krize te rende.
- E di, - pergjigjet Tomaso S.
Ajo ngre koken e çuditur.
- E di?!
- Natyrisht, tashme u bene disa seanca psikoterapie dhe mua me mjaftojne per te kuptuar gjendjen tende.
- Jo, jo, ti nuk e di. Kriza e sotme eshte ndryshe nga te tjerat, eshte me e renda qe po kaloj dhe ti nuk me ndihmon dot.
- Patjeter qe te ndihmoj...- pertyp neper dhembe ai nje fraze shterpe.
Jo rralle, para asaj pacienteje, ndjehet i pafuqishem. Fajeson paaftesine e tij per te zbuluar piken e dobet, pas te ciles ai mund te perpunoje nje sulm te detajuar. Dhe kur mendon se eshte momenti i pershtatshem, pengohet. E lidh gjithçka me bukurine e saj qe sherben si nje mburoje, sepse nuk e lejon te depertoje ne thellesi te qenies. Veshtrimi i tij ndalet aty, i magjepsur, ndersa mendimi edhe kur xhvishet nga shpergejte, mbetet i bllokuar diku ne thellesi te trurit dhe vertitet brenda labirintit pa mundur t'i shpetoje nomatisjes. Gjithmone kishte menduar se Cirçe, Medea dhe Dafina, jane nje femer e vetme...Penelopa...ah, Penelopa...ka vdekur, - i thote vetes, - nuk mundi t'i ndjeke te tjerat...Sidoqofte Eda Di, prezantohet çdo seance ndryshe nga heret e tjera. Kjo e veshtireson gjendjen e tij, ndersa ajo mbetet ne piken e nisjes.
Ai, kur e ndjen qe ndodhet ne udhekryq, perdor pikerisht stereotipe qe e lejojne te fitoje kohe.
- Oh jo, kete rradhe vertet jo...- ajo qan nje copez here qetas, me fytyre te zbuluar, ndersa ai e shikon dhe pret qe lotet e saj te ngurtesohen mbi pentagramin e heshtjes, sepse pas kesaj shterrin, veshtrimi kthjellohet dhe ai ka mundesine te shqyrtoje perberjen e atyre ruazave te tejdukeshme. Deri ato çaste kishte kuptuar vetem nje gje; ajo femer me bukuri te veçante, eshte viktime e vetes dhe po jep shpirt e dermuar nen peshen e tipareve. Por s'mund te shprehe keqardhje sepse eshte nje thike me dy presa, eshte edhe pohim i pamundesise se tij. Sidoqofte ai dyshon, ngaqe Eda Di, si metode mbrojtjeje kishte gjetur kundershtimin. Shprehja e saj: - nuk me sheron dot...! pasohet nga nje varg mohimesh te tjera qe perbejne nje zinxhir ku hallka e dobet ose i kalon para syve, ose nuk egziston.
- Duhej te takohesha me te si zakonisht, ai erdhi me nje tjeter...i poshtri! Degjo doktor, dikush duhet te hedhe nje bombe...dikush...dhe une deshiroj te jem aty, ate moment...
Ai shikon se si tiparet vishen nga nje trishtim teper i thelle, per te lene dukshem lakuriqesine e shpirtit te saj te brishte. Eshte i bindur se ajo i ka ngritur nje kurth tjeter nga ata te zakoneshmit, per te arritur tek mohimi i psikoterapise dhe pastaj kur ai ta pyese pse vjen, ajo t'i pergjigjet: - sepse kam nevoje per nje sup ku te mbeshtetem.
Ndaj pelqen nje duel heshtjeje.
- Dua te vdes, te vras veten, te hidhem ne shinat e trenit te metrose, te mbytem ne Naviglio, dua te vetvritem. Me ndihmo te lutem, - zeri i saj ne fillim rrjedh i mbytur, i paqarte dhe pengohet midis denesave e loteve, siç pengohet uji kur rrjedh midis guresh, por keputet befas, pikerisht ne çastin e kthjellimit. Ai qendron nje grime pezull ne pritje te riperseritjes se ciklit.
- Eda Di...kupton ç'po thua?
- Jo!
- Pse thua jo per gjithçka?
- Nuk e di... - ajo e veshtron ne bebez te syrit dhe Tomaso S mendon se ndoshta e gjen fillin e atij lemshi te ngaterruar qe shfaqet para syve te tij si nje nyje gordiane.
- Ti e ke ngushtuar fantazine tende, imagjinaten e ke lidhur me prangat e mohimit...- thote ai, - dhe imagjinata vdes kur eshte roberuar...
...E ndersa kerkon brenda vetes shkakun e ringjalljes se atyre momenteve, hedh nje veshtrim shkarazi mbi fytyren e Gotes se Trete pa e fshehur habine per lidhjen e pazakonte qe ben truri pikerisht me ate figure. Sefundi qeteson veten duke peshperitur...- eshte vetem nje lajthitje...- e pikerisht thuajse njeheresh mendimi i tij dhe Gota e Trete ndalojne ne vend.
Zot! - behet gati te klithe nga tmerri, nje çast para se Gota e Trete te therrese:
- Ej, filloi te bjere debore, nuk e kini vene re?
Ai shkund kapelen.
- Debore?!
- Po bie debore? Debore ne Milano...oh, ç'mrekulli, e kishim harruar...oh!
- Per mua eshte njesoj, s'mund te shijoj me asnje bukuri, - degjohet zeri i pikelluar i konteshes Maria di Belgioioso. Qendron gjithe kohen gojekyçur ne te njejten qoshe dhe rrufit ne heshtje çajin e nxehte te shoqeruar me biskota. Natyrisht te gjithe jane mesuar me zakonin e saj per te folur rralle, shume rralle. Tavolina ku rri eshte afer me deren e banjes sepse shkon thuajse çdo gjysem ore per te urinuar. E verbuar vite me pare, vjen ne lokal e shoqeruar nga nje djalosh filipinas. - Cdo aristokrat duhet te kete pazhin e vet, - thote.
Por te gjithe e dine qe per ate eshte njelloj bastoni me sy te terhequr, keshtu e kishte quajtur nje dite kur filipinasi u largua pasi e sistemoi ne vendin e zakonshem.
- E megjithate te kane mbajtur me hater kur te verbuan, - ia kthen neper dhembe Bambolona.
Ne lokal heshtja thellohet, aq sa per nje çast duket sikur jane te gjithe brenda nje ambienti pa ajer. Tere marrdheniet midis Bambolones dhe konteshes, qendrojne mbi kunja te ngulura aty ketu, ne intervale bisedash. Megjithese nuk perciellin kurre ere te ngrohte ne drejtim te njera tjetres, serish eshte e çuditeshme ajo lloj bashkjetese asimetrike qe shtrihet si nje rrjete merimangash ku mbeten gjithfare fjalesh. Duket se nuk mund te bejne pa pickimet,pa ate doze helmi qe derdhin thumbat e tyre.
Tomaso S pret te degjoje zukatjen e grenxave.
- Favorizuar, hem, do te desha qe zoti te ta bente ty kete favor!
- Mjaft! Eshte nje favor dhe pike! Madame, Ti, - ajo e thekson ate peremer qellimisht, - ke privilegjin ta shikosh diellin pa derdhur nje pike lot! Kupton, jo çdo denim behet per te ndeshkuar! - thote Bambolona duke e fshehur ironine brenda mllefit te saj.
- Ky nuk eshte denim nga zoti!
Tomaso S shtang i tmerruar.
Gjithe sa ndodh edhe dialogu duken te rijetuara, biles thuajse ne te njejten kohe me konteshen perseriti me mend edhe ate fraze.
Gjate dites ra shi i holle, i padukshem, por qe qulloste brenda pak sekondave. Nuk i bene pershtypje perpelitjet e dites se dimrit, as edhe shpirtdhenia e drites qe po zvetenohej. E kuriozoi veshtrimin jashte xhameve te barit disa here, vetem per te pare kalimtaret. Provoi njelloj keqardhje enigmatike; i dukeshin si peshq te trullosur qe leviznin kaotikisht, ndersa tramet, peshkaqene gjigande qe gelltitin pa e platosur kurre grykesine e tyre. Cuditerisht te dy palet qendrojne ne te njejten rryme duke pranuar me perulje ate fat te ndersjellte. Verifikimi i hengri mjaft kohe, thuajse gjithe diten dhe kur mendoi se e gjeti shpiegimin, iu desh te notonte brenda hutimit per pjesen tjeter te kohes, sefundi permendet dhe i tronditur, duke pshertire, i thote vetes: - kur ecen me shpejt se koha, ti je me kete qoshe dhe shikon shpatullat e tua ne qoshen tjeter...keshtu i dashur, je gjahtar dhe viktime njeheresh. Je ti qe ndjek vetveten perjetesisht...
Dhe kur pershtypja u be tmerresisht reale, ai u shtrengua brenda vetes per ta shtrydhur mekanikisht mbresen dhe lageshtine e trupit. Vetem pas ketij veprimi instiktiv, mundi te rifitoje permasat, ndersa qetesine e leshoi te lire ne ujrat dhe avujt e uiskit te mbetur ne gote.
Ata jashte jane brenda nje akuariumi te madh.
Gjithe trupin e ka te paralizuar.-
Ngrihet ngadale si nje sonambul dhe çapitet drejt banakut, ndersa shikon me sy te zgurdulluar nga dera, fergellon i teri sikur te jete lakuriq.
Jo, zot jo...eshte njesoj si kater vjet me pare...Nuk mund te jete nje shajni...Ajo duhet te hyje nga çasti ne çast...- nuk ngopet me fryme...- ajo Eda Di!
- C'dite eshte, ne cilin vit jemi? - pyet.
- Ke pire shume per sonte, miku im, - thote banakieri.
Por Tomaso S nuk degjon, e mban veshtrimin te mberthyer fort mbi dere sikur kerkon te pengoje hapjen e saj.
Jane ne pritje te Eda Di.

* * *

Cfare thote Eda Di, ne nje moment çfardo:
- Ky nuk eshte shi, jane rrenjet e qiellit ne toke...Jo! Nuk shkon...Shiu qe bie eshte kaq i dendur, sa duket sikur qielli po hedh rrenjet e tij ne toke, - mermerit ajo dhe shikon pertej xhamit, nderkaq e pershkon nje vale kenaqesie qe e pushton dalngadale, e detyron te shtriqet duke bere disa perdredhje shperdredhje te trupit te shoqeruar me levizjen kaotike te kraheve dhe vetem pasi e shtrydh tepricen e kenaqesise, mbi fytyre i nderet nje tis i holle purpuri. Pastaj, ashtu nudo siç eshte çapitet drejt krevatit dhe merr bllokun e ditarit per te hedhur ate mendim qe i pelqeu aq shume...


Per arsye qe kuptohen nuk mund ta shkruaj te gjithe novelen ketu, sepse ben pjese ne nje liber qe deshiroj ta botoj.
Si krijimtari e mirefillte letrare, te gjitha te drejtat mbeten te autorit.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

Atman,shume e bukur pjesa e pare e noveles qe po shkruan.Je nje njohes i sakte i shpirtrave, sidomos i shpirtrave te shqetesuar e te lenduar,i shpirtrave qe lundrojne mbi ujra te turbullta..
vetem te lutem .. mos i ler te mbyten keto shpirtera, nuk e kam fjalen ketu per happy end.
Flmn qe e solle ne forum kete pjese e botim sa me te shpejte te kesaj novele qe te kemi mundesine te lexojme vazhdmin e saj /pf/images/graemlins/smile.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Kaprolle, flm per fjalet qe mendon dhe shkruan. Nese personazhet kane zgjedhur traget te gabuar, une nuk mund t'i shpetoj dot.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Mundesisht shfrytezoni Erosin per keto lloj shkrimesh.
Shkrimin e kam transefuar ne teme
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Kam per ta shkruajtur serish ketu, mos ki merak.
Kultura ka vendin e vet dhe njerez qe nuk e kuptojne kane vendin e vet.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Zhgenjim, mashtrim apo fatalitet i jetes?

Une them eshte pamundesi per te pranuar deshtimin, eshte pamundesi per te pranuar vete veten bashk me te metat e saj! Idealizimi i nje ane ndihmon anen tjeter te rendoj mbi peshore. Perfundimi eshte vuajtje, eshte perbuzje!
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

- MOBY **** -

Kuintesenca misterioze e tmerrit dhe e se keqes.

Starbuck - oficeri i pare i PEQUOD. Diten e dyte te gjuetise.
- Zot i madh! Qofte edhe per nje sekonde te shfaqeshe, - ulurin Starbuck, - Kurre, kurre, nuk ke per ta zene plak. Ne emer te Krishtit mjaft, kjo eshte me keq se nje çmenduri djallezore. Dy dite qe e ndjek, dy here bere cope...hieja tende e keqe e zhdukur...te gjithe engjejt e mire te rrine rrotull e duan te te ndalojne: çfare deshiron me shume?
Achab - ose Ahab, kapiteni i anijes ( e kam hasur ne dy variante) pergjigjet:
- Starbuck, kohet e fundit une jam ndjere çuditerisht me prane teje, qekurse te dy kemi pare...Ti e di çfare, ne syte e njeri tjetrit...Achab mbetet pergjithnje Achab. Kjo drame eshte e pandryshueshme. Provat? Une dhe ti e kemi bere nje miliard vjet me pare, para se ky oqean te levizte. I pamend! ...Veproj sepse kam urdhera!...
Vini re fjalet e fundit: - VEPROJ SEPSE KAM URDHERA...pikerisht ketu tek keto fjale gjendet kyçi i kesaj vepre gjigande qe lejon te kuptojme simbolizmin e perdorur ne gjithe strukturen e saj. Dhe kjo veper eshte e mbushur ose e ndertuar pikerisht mbi simbolizmin biblik. ( e çuditeshme, por dialogu i mesiperm tek libri im perkon pikerisht me faqen 666. Tre numra kaq te njohur)
Kur Melville (Henri)shkruajti kete veper do t'i thoshte njeriut qe ia kushtoi Hawthorne: kam shkruar nje liber te keq...Dhe nga keto fjale kuptohet se çfare ka provuar autori gjate gjithe kohes qe punoi per realizimin e vepres. Dhe nuk duhen kuptuar si fjale qe lidhen me cilesine e vepres, por me ate qe provoi brenda shpirtit te tij, torturen, luften e brendeshme, qe e kishte shpene deri ne ekstremin e egzistences se tij fizike sepse ishte thuajse nje lufte qe beri kunder djallit qe fshihej brenda shpirtit te tij. Sidoqofte nga Moby **** , Melville do te shpetonte vetem ne momentin qe do te mbyllte syte. Dhe eshte e kuptueshme. Te shkruash nje liber i cili nuk eshte nje veper e thjeshte, ose gjueti e thjeshte balenash edhe pse nga kritika eshte vleresuar mjaft duke e quajtur edhe njelloj enciklopedie ne kete drejtim, pra te shkruash nje liber me keto permasa ku ajo qe paraqitet nuk eshte ajo qe thuhet, por ajo qe duhet nenkuptuar, kerkon nje super UNE, nje krijues djallezor por qe lufton djallezine sepse e njeh nga brenda. Ne kete liber konflikti ngrihet midis se mires dhe se keqes, konflikt i perbotshem dhe i perjetshem sepse pershkon tejet gjithe historine e njerezimit. Vete balena e bardhe, Moby **** simbolizon zotin dhe kapiteni i anijes simbol i Djallit. Ne fund te fundit asnje nga figurat apo personazhet e librit nuk eshte njepaleshe, jane te gjitha dyvalenteshe, e ndoshta edhe me shume, mbeten ne shume raste misterioze siç eshte pershembull djaloshi qe tregon historine i cili prezantohet ne kete menyre: nese deshironi me quani Ismail... Dhe ketu na vjen ndermend nje emer tjeter biblik, historine e te cilit ne e njohim qofte nga dhjata, qofte nga filmat e xhiruar. Pikerisht mbi keto dy ekstreme varet ngjarja e librit dhe ne hapesiren midis, jane njerzit qe mbushin ngjarjen, por edhe qe do te ndjekin kete duel midis Achabit dhe Balenes me tmerr dhe me frymen e mbajtur pezull, njesoj si dikur njerzit ndiqnin luftrat midis perendive, duke e ditur se pasojat do te binin gjithmone mbi ata.
Forca e se keqes, Djalli paraqitet me te gjithe kompleksitetin e tij, krijues dhe shkaterrues. Tok toku i kembes se fildishte te kapitenit mbi dyshemene e kabines se tij, nuk eshte veç nje dialog i pakuptueshem per marinaret qe nuk e shohin kapitenin e tyre per muaj me rradhe. E natyrisht do ta shohin vetem diten kur do te festoje meshen e zeze. Meshe pas te ciles te gjithe do te lidhin nje pakt. Eshte pakti qe djalli u afron atyre ne luften kunder zotit Marinaret ngrene dolli dhe betohen se do ta ndjekin kapitenin e tyre deri ne fund. Sidoqfte mbetet te vihet ne dukje nje finese, qe jo gjithmone kjo urrejtje qe ushqen Achabi kunder balenes eshte urrejte patologjike. Eshte e thelle sa e shtyn te kerkoje shkaterrimin, te kerkoje vdekjen e saj, por i pare ne nje prizem tjeter eshte edhe nje menyre per te treguar se urrejtja e madhe eshte ekstrem dhe se pikerisht kjo i krijon mundesine per t'u bashkuar me ekstremin tjeter dhe per t'u shndruar ne te. Pra urrejtje qe shndrohet ne nje pasion po aq i forte dhe kur bashkohen te dyja perbejne ate perzierje qe me shperthimin e vet zbuklon gjithçka sa fshihet brenda, pra na çon drejt njohjes. Duket paradoksale por urrejtja qe ushqen deshiren per shkaterrim, nga ana tjeter te ndihmon te njohesh ate qe shkaterron. Dy anet e nje veprimi.
Kur shkruajti librin Melville, amerika po kalonte nje periudhe e cila ishte pak te quhej e trazuar. Ishte nje periudhe qe la gjurmet e saj ne te gjitha anet e jetes, sikurse la edhe ne krijuesit. Pikerisht nje nga problemet me kryesore mbetej feja, qendrimi i saj i mbyllur, i erret dhe shpesh here i eger, aq sa u quajt edhe e keqja e shekullit. Kjo ndoshta kushtezoi autorin qe emrin e anijes ta vinte PEQUOD, duke perjetesuar nje fis krenar indian te çfarosur ne emer te fese, dhe te idealeve e kultures qe çuan invazoret europiane. Tere rrethanat ishin te disfavoreshme dhe ishte koha kur amerika po vuante krizen e rende te racizmit dhe plaget e tij. Flasim per periudhen e mesme te shekullit te XIX, aty rreth 1850 -es. E tere kjo bote reale qe rrethonte Melville ne ate kohe do te tregohej indiferente ndaj autorit dhe vepres se tij. Aq sa ne vitin 1863 ne dhjete muaj u shiten vetem 3oo kopie te librit. Vetem ne vitin 1892, nje vit pas vdekjes se autorit, (libri u botua se pari ne Angli me 1851, ne muajin Tetor, me daten 18 dhe me 14 Nentor, po 1851, ne amerike)kur Stevenson, ( me duket se kam shkruajtur nje koment per te, ketu ne AF)pra, vetem kur ai shkruajti me entuziazem per Moby **** , duke e ngritur lart si nje kryeveper, libri hyri ne rrugen e rrjedhen e njohjes se perboteshme e te suksesit. Sepse vleresimi nxiti kurreshtjen e admiruesve te tij,(Stevensonit) te cilet e lexuan. Ishin pikerisht ata qe shenuan njehere e pergjithmone fatin e nje autori pa fat, jeta e te cilit ishte nje tragjedi me vete. Sepse balena e bardhe do ta sugjestiononte edhe vete krijuesin e saj dhe lufta qe u be brenda tij, brenda mendjes e shpirtit te tij vullkanik do te merrte fund me dy fakte, me fjalet qe tha: "me duket vetja si nje femije i sapolindur" dhe kjo tregon lehtesimin qe ndjeu kur shkarkoi nje barre aq te madhe, dhe fakti tjeter vdekja e tij. Sidoqofte Melville eshte nga ata te pakte njerez te cilet kuptuan se Iluminizmi nuk ndriçoi sa duhej pikerisht sepse i mungonte Djalli.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Ishmael- sipas Bibles ishte i destinuar te mbijetonte. Zgjedhje e qellimshme e autorit per t'i treguar lexuesit se kush mbijetonte ne fund te historise dhe se do te kishte nje permbysjete madhe.
Anija- ishte e gjithe bota, gjithe njerezimi. Aty gjeje nga te gjitha racat dhe llojet e personazheve e karaktereve. Ashtu si njerezimi, edhe anija varet plotesisht nga natyra. Fakti qe quhet Pequod i tregon lexuesit se populli i anijes, ashtu si fisi indigjen i Amerikes ne fund fare do te shkaterrohet.
Ahab - njeriu qe sfidoi natyren (perfaqesuar nga balena e bardhe), sa do i fuqishem, ai perseri u mund sepse natyra asht ma e fuqishme dhe me legjitime se njeriu! Personazh i cmendur me momente kthjelltesie ne te cilat pranonte se nuk kishte asnje mundesi te fitonte ndaj Balenes se Bardhe, por ashtu si Sizifi vazhdon betejen e tij deri ne diten e fundit. Ne fakt, Ahab vdes duke u lidhur pas balenes.
Fedallah - personifikimi i te keqes ne liber. Pjesa e erret, e fshehur, e keqe.
Moby D-i-c-k - simbolizon natyren dhe madheshtine e saj. Njeriu mund ta shkaterroje natyren sa te doje, ajo perseri mbetet me e fuqishme se ai.

Melville transhendentalist /pf/images/graemlins/wink.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

- Veshtrim me ne thellesi per Moby D-i-c-k

- Normalisht kur diskutohet per nje liber, eshte mire qe te jete lexuar, sepse keshtu mund te provokohet nje debat interesant dhe i frytshem, e per me teper ndihmon qe te zgjerojme horizontin sepse seicili sjell menyren e tij te pervetesimit dhe interpretimit te librit e fabules qe shtrihet ne te.
Sidoqofte, ne pjesen e shkruajtur me siper, une nuk mora persiper te sjell tere panoramen e librit, e per me teper te thellohem ne personazhet kryesore, sepse kjo eshte thuajse e pamundur, ose me sakte kerkon nje impenjim qe merr permasat e nje studimi, sidomos kur ketu kemi te bejme me nje veper enciklopedike ne permbajtje e dimensione. Per kete arsye eshte i domosdoshem diskutimi. (per fat te keq ne shqip mungojne ende nje sere kryeveprash boterore, boshllek qe shpresoj se do te mbushet me kohen)
Pa pretenduar qe te kete lexues, do te mundohem te qartesoj diçka mbi personazhin kryesor duke shpresuar edhe te nxit kurreshtjen e atyre qe deshirojne ta lexojne.
Pa hyre ne polemike, po i rikthehem personazhit kryesor Achab, ose Ahab,(une po e shkruaj Ahab sepse ajo germa C me duket si nje gjemb) me qellim qe te mundohem te argumentoj perse shikoj tek ky personazh te simbolizuar Djallin. E natyrisht do te kaloj vetem neper disa fakte edhe pse ato jane te shumta dhe te shtrira ne gjithe vepren.
Po shkeput diçjka nga kapitulli 113, e natyrisht nuk gjej arsye te ruaj kronologjine e ngjarjeve. Mendoj se ky kapitull merr vlere te madhe sepse tregon fare qarte se cili eshte Ahabi i vertete, jo ai i pamjes njerezore, por ai i brendeshme.
- Jo, jo; jo uje per kete. (eshte momenti kur Ahab po pergatiste me doren e tij armet, ose majat e ushtave per te goditur Balenen e Bardhe)Dua nje kalitje te posaçme vdekesore. Olà Tashtego, Queequeg, Daggo! Si thoni pagane, (e kujt mund ti drejtohet djalli per besnikeri) do te me jepni aq gjak sa te mbuloj kete maje?...
pergjigja qe: - Po!
Tre te prera u bene ne mish paganesh dhe majat per Balenen e Bardhe u kaliten keshtu.
- Ego non baptizo te in nomine Patris, sed in nomine diaboli! - uluriu Ahab i pushtuar nga deliri. ( nuk te pagezoj ty ne emer te Atit, por ne emer te Djallit!) Dhe per ata qe kane ndopak njohuri per meshat e zeza ose satanike, duhet ta dine se vetem ne to perdoret gjaku per te pagezuar. Ketu pergatiten armet nga Djalli ne luften kunder Zotit. Pra siç shikojme lidhja eshte fare e dukeshme ose me sakte zbulojme keshtu natyren e vertete te Ahabit.
Duke kaluar ne nje episod tjeter per te zbuluar akoma me shume kete figure malinje, episod qe mbetet nje nga me te bukurit dhe qe i perket kapitullit 108.
Ahabi pyet:
- Cfare ben Prometeu atje poshte? ( me "poshte" duhet nenkuptuar jo thjesht posht ne hambarin e anijes ku punonte farketari, por Ferri, sepse ne kete rast Ahab pyet duke cilesuar emrin Promete, si nje nga Titanet qe Zoti e denoi ngaqe u sherbeu njerzve) per te vazhduar me pas me nje konkluzion: - Cfare eshte bere nga zjarri, i perket zjarrit! Kjo justifikon Ferrin! ( me duket shume e qarte gjuha e Djallit qe justifikon, ndoshta nga e keqja, por e justifikon egzistencen e mbreterise se tij)
...- Prit! Meqe Prometeu po punon, do ta urdheroj...(e kush mund ta urdheronte Prometeun? Zoti jo, sepse Zotit ai nuk iu bind, logjikisht mbetet Djalli)...do ta urdheroj te beje nje njeri komplet...(veti ose atribut vetem i Zotit dhe i Djallit, e ndoshta edhe i njerzve ne ditet e sotme sepse po shkojme drejt klonimit te njeriut, pra te atij lloj riprodhimi qe benin dikur perendite per t'u argetuar me ne, e qe çuditerisht ne memorien e njerezimit ka mbetur e misheruar ne mitologji. Cfare ka te vertete? Ndoshta gjithçka dhe kjo provon se eshte nje fakt i njohur dikur)...- Ky njeri te jete(shenimi im) 50 kembe i larte, gjoksin e modeluar ne Galerine e Tamizit, (ne kohen e autorit aty ishte pazari i kafsheve) me KEMBET e RRENJEZUARA, (shenja e dyte e Djallit, -RRENJET simbol i botes se nendheshme) PA ZEMER, ne kete rast kontrasti me Zotin eshte mese i dukshem. Zoti e beri njeriun me shpirt e ndjenja por e la te paditur, ndersa Djalli shikoni ç'kerkon: - ME TRU...Prit! te kete edhe sy per te pare perreth! JO! (Vini re ndryshimin e menjehereshem, sikur te pranonte ta bente njeriun me sy, do te binte ne te njejtin gabim qe ra Zoti, por Djalli mbetet Djall dhe eshte shume veshtire qe te beje suicid). - Jo, do ti ve vetem nje llambe(ose kandil) ne koke per t'u ndriçuar brenda...
Mireseerdhem ne boten e Djallit! Dora vete si krijues dhe mbartes i diturise. Ky fakt fare thjesht mund te lidhet me biblen, sepse ishte pikerisht djalli qe e shtyu ne ngasje njeriun i cili duke ngrene frutin e ndaluar u be i ditur. Deri atehere kishte qene thjesht nje vegjetant, nuk ndryshonte nga bota e kafsheve sepse i mungonte arsyeja. Kishte vetem sy per te pare, por jo mendje per te gjykuar. Ja perse Ahab ndryshoi mendim dhe ne vend te syve i vuri llamben ne koke per tu ndriçuar brenda.
Nese ecim ne vije te drejte deri ne fund, eshte mjaft kuptim plote nje fraze ku autori mbytjen e anijes e krahason pikerisht me fundin e Djallit, dhe thote: - ... SI SATANA QE NUK DESH TE SHKONTE NE FERR DHE TERHOQI PAS NJE PJESE TE QIELLIT...
Ishte e shkruajtur, ndaj na shkon mendja direkt dhe shohim nje Sodome dhe Gomorre ne miniature, te denuar nga zoti per imoralitetin e qytetareve, sikurse Pequod e denuar per ate qe mbartete ne barkun e saj dhe qe natyrisht s'mund te ishin perfaqesues te gjithe njerezimit, per shume arsye te tjera, ose edhe qofte duke marre si shkas ngjarjen e Xhiones, te Ismailit e te balenires tjeter "Rakele".
-Persa i perket Balenes se Bardhe, nuk po zgjatem shume vetem do te citoj pak gjera per te pasur ndoshta nje vizion tjeter, nje kendveshtrim tjeter, pra duke e konsideruar si simbol te Zotit me shume se sa te natyres. Logjikisht kur nga njera ane kemi si personazh Djallin, nga ana tjeter do te kemi detyrimisht Zotin. Dhe ne kete rast Balena e Bardhe eshte simbol i tij.
- Do te me shikosh bishtin, - thote balena, - por kurre fytyren time!
Me duket se jane fjale biblike, sepse Zoti nuk i eshte shfaqur kurre njeriut me fytyren e tij, ose per te qene me i sakte, kane qene te pakte ata qe e kane pare segjalli, por jo ne fytyre, sigurisht te shfaqur ne forma te ndryshme, (ne te tjeret kemi vetem nje rruge, pasi te kaperxejme porten e vdekjes). Kjo fraze e futur ne "gojen" e balenes, behet pasi ne nje kapitull te meparshem , autori do te pershkruaje me mjeshteri dhe zgjuarsi, pese menyrat e perdorimit te bishtit nga Balena. Dhe ndoshta duhet nenkuptuar edhe si parathenie e fundit qe e pret anijen dhe ekuipazhin. Duket ironi tragjike, por edhe Zoti deri me sot eshte shfaqur vetem per te ndeshkuar.
E ndersa...- Balena zbret duke folur per ne, deri ne burimin e perjetesise...(burimet e perjetesise jane ne parajse dhe te destinuara vetem per perendite, pra Balena e gezon kete privilegj)...faktikisht jo vetem qe nuk kane ndryshuar, por edhe jane me superiore...(natyrisht duke pire uje ne burimin e perjetesise ato jane edhe te pavdekeshme. Siç dihet keto burime i kerkoi edhe Gilgameshi, si dhe Aleksandri i madh, i cili nuk i beri fushatat e tij per pushtime, por sepse kerkonte pikerisht kete uje.)
Pra me duket e mjafte per te kuptuar se çfare simbolizon Balena e Bardhe. Ne roman ka edhe shume elemente te tjere qe lene te nenkuptohet qarte.
Persa i perket Fedallah, me duket se autori nuk e pershkruan si sinonim i se keqes se sa si nje mister dhe çdo mister ne vetvete sjell edhe frike. Dhe njeriu kur diçka i shkakton frike, natyrisht qe nuk gjen fjale te bukura per ta shprehur. Thelbin e ketij personazhi e jep shume bukur ne kapitullin 50...
-Ishte nje qenie qe njerzit e qyteteruar mund ta shikojne ne endra, te erret dhe te ngjashmit me te, gjenden ne bashkesite aziatike...biles edhe ne kete kohe ruajne hijen primitive te njeriut parak, atehere kur prania e te parit njeri ishte ende nje kujtim i sakte dhe te gjithe pasardhesit e tij duke e injoruar prejardhjen, shikonin njeri tjetrin si fantazma te verteta, duke i kerkuar diellit dhe henes perse ishin krijuar, me ç'qellim...Ky eshte sipas meje pershkrimi me i bukur qe behet per kete personazh, duke dhene natyren e tij siç thashe me shume misterioze se sa te keqe...sepse me pas thuhet...- megjithate mbeti nje mister deri ne fund...
Tani dua te them dy fjale qe lidhen me simbolizmin ne pergjithesi. I jep bukuri te jashtezakoneshme nje vepre sepse nuk lejon te besh percaktime kategorike te vepres. Eshte e pamjaftueshme gjetja e nje simboli, ai duhet interpretuar dhe zberthyer.
"Simbolizmi, - thote Gete,- transformon DUKJEN ne IDE dhe IDENE ne IMAGJINATE, ne ate menyre qe PERMBAJTJA E IDESE qe misherohet ne IMAGJINATE te mbetet pambarimisht AKTIVE dhe e PAKAPESHME, edhe sikur te shprehet ne te gjitha gjuhet te mbetet e tille".
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Dhoma Letrare!

Une librin jo vetem qe e kam lexuar zoti atman, por e kam lexuar me shume se nje here dhe ne gjuhen e vete Mellville, dmth ne anglisht!

I rashe shkurt sa per te percaktuar disa gjera qe sipas mendjes time (eshte e imja!!!) ishin gabim ne analizen tuaj.
Megjithate si gjithnje vetem ju keni te drejte, dhe pjesa tjeter e botes e ka gabim! Me kaq e mbyll dhe diskutimin me ju per kete teme.
Sa per informacion: me ligj lejohet pluralizmi i mendimeve. Nuk jemi ne Aeropolisin e George Orwell-it.
 

zemraime

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

Lexova tregimin tend Atman.


ME PELQEN SHUME MENYRA SE SI E ZGJEDH FJALEN, SE SI E ORGANIZON,ME PELQEN DIKSIONI, RITMI DHE ORGANIZIMI I VECANTE,SINTAKTIK, NE MENYRE QE TE NXJERRESH NE PAH EDHE IMTESITE, QE PO TI VEZHGOSH ME SYRIN E ZAKONSHEM, NUK I SHEH.
ME PELQEN FAKTI QE TI, I NGATERRON QELLIMSHEM KOHET, DHE KESHTU U JEP ME SHUME VLERE.
NUK ESHTE E RENDESISHME AJO QE EKZISTON JASHTE NESH. DUAM APO S’DUAM NE, TOKA RROTULLOHET. REALITETI I BRENDSHEM, ESHTE AI QE NA MBAN PENG POR EDHE NA CLIRON…KY REALITET QE NA BEN TE PERJETOJME SHQETESIME EKSTREME DERI NE KUFIJTE E TE PAIMAGJINUESHMES.
E GJITHE AJO LOJE MENDORE QE PERJETON PERSONAZHI, ESHTE NJE FICTION SEPSE PERBEN NJE MATERIAL ME FORME POR, QE SE BRENDSHMI, NUK KA FORME. FICTIONI, ESHTE BERE NJE OMBRELLE DUKE STRHUAR TE GJITHA PERSIATJET E AKTIVITETIT TE TIJ MENDOR.
TE PERGEZOJ!!! KE NDERTUAR NJE TIP PER TU PASUR ZILI!!!

Je pena e arte e ketij forumi.
Do doja te lexoja edhe dicka tjeter nga ti.
 

zemraime

Primus registratum
Re: Dhoma Letrare!

Te pershendes ATMAN!
Lexova romanin tend “MONICA DE’FLOR”. Te them me pelqeu, eshte pak.Te them me pelqeu shume, eshte perseri pak. Te them ishte nje mrekulli…PO!!! Vertet nje mrekulli!
Po e nis me rrefimin qe ishte jashte shablloneve gjuhesore.
Ti levron nje forme te re rrefimi qe nuk e kam ndeshur askund. Ne disa caste, gjuha rrjedh aq natyrshem, bashkebisedimi me unin eshte kaq brilant sa mu duk sikur fola me veten per here te pare dhe u tremba nga fjalet qe me peshperiti…!
Ti je anatomist i psikikes njerezore ATMAN. Ti zhbiron pertej asaj qe duket, per te zbuluar ate qe mendojme e ndjejme vertet e jo ate qe shfaqim-si dy te kunderta qe nuk afrojne ne asnje pike por qe cuditerisht bashkejetojne brenda nesh per te na karakterizuar.
Depertimet e tua psikologjike tek personazhet, me trembin aq sa kam ndjesine se po te te njoh, do me zhveshesh mendimet dhe lakuriqesia e tyre do me tmerroje. Eshte makabre, te shohesh ne pasqyre, lakuriqesine e botes se erret qe uleret e gricet brenda nesh.
Personazhet e tu, vijne nga erresira. Sapo ne rrugen e tyre ndizet nje qiri i venitur, tremben dhe i rikthehen me deshire se shkuares qe megjithese e erret i qeteson…
Ata, here duke u endur ne humnerat e unit, e here duke u zvarritur drejt daljes se shpelles per pakez drite, ndihen me te qete ne kete amulli persiatjesh, perversiteti, tendencash per te rigjetur pjesen e humbur te vetvetes dhe mendoj se kur ndeshin rrezen e pare te drites, e injorojne duke bere sikur se shohin sepse si gjithnje, ajo qe shkelqen rralle, shume rralle mund te jete ar…!!!
Pasi mbarova se lexuari romanin, ndjeva nje deshire per te pare edhe nje here pikturate surrealistit te madh SALVADOR DALI. Pra, nje piktor i madh perballe nje shkrimtari te madh si ti ATMAN. E perbashketa juaj? Ti rrefen dhe germon ne disa dimensione dhe rrafshe. Edhe ai ne pikture vizaton ne disa dimensione dhe rrafshe. Nje e perbashket tjeter eshte subjektiviteti i perceptimit te realitetit.
Per mua ti ATMAN, je surrealist ne thelb por edhe ekzistencialist.
Kur lexuesi mendon se ka zbuluar njerin dimension, konstaton me frike se qenka futur shume here me thelle dhe eshte pleksur me fijet e padukshme te subkoshiences se personazheve te tu.Dhe ne kete cast, lexuesi(une), ndjen se po sheh veten e cila i ngerdheshet paturpesisht para syve, me e shemtuar dhe me e hallakatur se kurre.
Fjalen, ti e ke shnderruar ne nje material plastik, me te cilen mund te besh gjithshka.
Ti nuk flet per fjalet.Ti flet me fjalet. Te flasesh me fjalen do te thote ta shenjterosh ate.
Qe te analizosh personazhet e tu, duhet thirrur per ndihme psikoanaliza e Frojdit.
Gjuha e personazheve te tu, si tek JOYCE, merr karakter magjik.
Ka ne kete roman nje shkarje nga realiteti me qellim arritjen e nje realiteti mbinatyror.
Frika, ajo qe endet para, mbrapa, rreth personazheve te tu, me kaploi edhe mua, por, jo per tilene gjerat qe kam nisur ne mes por per ti mbaruar sa me pare.
Faleminderit qe me bere te ndihem e plote, e zbrazet, me leng, pa fryme, te ndiej parajsen e ferrin brenda nje casti te vetem!!!
Te kisha nje shkop magjik, do terhiqja vemendjen e kritikes duke iu thirrur:
Pse lodheni me kot duke kerkuar me qiri? Ja ku eshte GJENIU, para jush!!!
 
Top