Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip
("Letters" përkthehet Gërma).
Unë e kisha fjalën për tastierë Shqip, prodhuar kështu për atë qëllim, jo se si mund të ndryshohej një "English keyboard". Por falemnderit njësoj. Dikush banues në Tiranë do mund të vërtetonte nëse një prodhim i ACER është vërtetë tastierë në Shqip. (99% i sigurt që e pashë diku në Tiranë herën e fundit, afër një bari kanadez (or something) tek ish-blloku, fare afër "Vodakullës"
"... MS Word te lejon te ndertosh nje fjalor tendin. Detyrimisht qe kerkon shume pune, jane shume fjale qe duhen hedhur, por mund te behet. Ne fakt, propozoj qe disa nga ne ketu, ne baze te kohes kuptohet, te shkruajme fjalet e shqipes ne baze te fjalorit e keshtu dalengadale te ndertohet nje spellchecker per shqipen. Si thoni?"
Nuk ka arsye pse të përdoret MS Word-i për një qëllim të tillë. E para sepse MS i kemi borxh bojkotimin e Shqipes, e dyta sepse është MS dhe ndërkohë kanë qarkulluar fjalëpërpunuesa "opensource" dhe "freeware" falas, dhe së fundi dhe më kryesorja, duhet të ketë diku një apo më shumë programe të menduar për këtë punë.
"....nje perpjekje e ngjashme me llogaritjen e 1,000,000,000! (factorial) me laps e leter. [Razz] programi qe MS perdor per spell-check eshte implementim i kerkimit shkencor qe M$ ben ne NLP (natural language processing). Theory of Computation eshte kursi fillestar ne nje logjike te tille. Turing Machines, URM, Primitive/Recursive Functions, etj jane gjera me te cilat fillohet NLP. Per kete pune ka drejtime shkencore (PhD dmth) qe pak a shume mund te mblidhen nen termin: gjuhesi kompjuterike. Dmth, majaft se nuk ka ngel ky muhabet ne dore te (amatoreve ne kub)(0.01 ne kub = 0.000001 psh [Razz] [Razz] [Razz] )
Mos e merr me yrysh zotrote se nuk të hoqëm gradat.
Dëgjo këtu mor kaqol, nuk më plas shumë se sa PhD duhen për të llogaritur faktorialët që tregon.
Në dorë të kujt ka ngelur? Duket që zotrote nuk e ke marrë vesh akoma : në dorë të atyre që u intereson dhe që nuk presin nga profesionistët e rremë që nuk duken gjëkundi apo llapin ex-cathedra.
Sa për të shpërndarë mjegullën e panevojshme të shifrave të tua, rikujtoj që Oxford Pocket i 1992 (ai që kam unë) përmban rreth 65 000 përcaktime. Një bërthame vullnetarësh, prej 10 vetësh të themi, zotrote që je i shpejtë në hesape, sa kohë do ti duhej për ti hedhur në HD?
Po nuk të pëlqeu kjo që trajtohet këtu, "get the fuck out of here! Go to
www.msn.com to keep yourself updated..."
Nëse tema nuk të duket e denjë për ndihmë, mos fut shkopinj nën rrota, trim i xha Jahos.
Vazhdo jetën tënde si ishte përpara këtij mesazhi dhe leri ata që interesohen të merren me atë që u intereson, pa etiketa boshe.
besnik