Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Besnik Bleta

Forumium praecox
Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Në një program të quajtur OpenOffice, kam vënë re që për fjalë të cilat janë përdorur njëherë në ndonjë shkrim të mëparshëm, makina tregon fjalën e dikurshme sapo plotësohet rrënja e fjalës apo diçka e ngjashme me të.
A ka mundësi të përdoret kjo pjesë e programit apo moduli përkatës si një ndihmë për krijimin e një fjalori "spellchecker" për Shqipen?
Më tej, a ka dije ndokush nëse ekziston ndonjë variant "spellchecker" për Shqipen diku?
Po tastierë Shqip a ka parë apo dëgjuar njeri?
besnik
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Tastiere (si hardware) shqip une nuk kam pare por ne nje vend nje dite pashe qe nje arab po ngjiste mbi tastieren e vet (me layout anglez) mbi çdo taste letra me shkronjat arabe dhe keshtu e beri tastieren arabike. Letrat nuk ishin te bera vete por ishin apostafat per kete gje dhe tastiera dukej si origjinale. Duhet me prit kur te kujtohet ndonje biznesmen per t'i prodhuar edhe per shqipen.
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

po te shtosh dhe shkronjat dyshe..del tastiere gjigande /pf/images/graemlins/smile.gif (per nje ë dhe nje ç nuk besoj se eshte veshtire)
 

ladio

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

ç = Alt+135
Ç = Alt+128
ë = Alt+137

Ne MS Word shkronjave shqipe mund tu caktosh 'shortcut' /pf/images/graemlins/wink.gif

cheers
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Nuk di te kete nje te tille, por MS Word te lejon te ndertosh nje fjalor tendin. Detyrimisht qe kerkon shume pune, jane shume fjale qe duhen hedhur, por mund te behet. Ne fakt, propozoj qe disa nga ne ketu, ne baze te kohes kuptohet, te shkruajme fjalet e shqipes ne baze te fjalorit e keshtu dalengadale te ndertohet nje spellchecker per shqipen. Si thoni?
 

a-alket

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

ajo do ishte nje perpjekje e ngjashme me llogaritjen e 1,000,000,000! (factorial) me laps e leter. /pf/images/graemlins/tongue.gif programi qe MS perdor per spell-check eshte implementim i kerkimit shkencor qe M$ ben ne NLP (natural language processing). Theory of Computation eshte kursi fillestar ne nje logjike te tille. Turing Machines, URM, Primitive/Recursive Functions, etj jane gjera me te cilat fillohet NLP. Per kete pune ka drejtime shkencore (PhD dmth) qe pak a shume mund te mblidhen nen termin: gjuhesi kompjuterike. Dmth, majaft se nuk ka ngel ky muhabet ne dore te (amatoreve ne kub)(0.01 ne kub = 0.000001 psh /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif )
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

("Letters" përkthehet Gërma).
Unë e kisha fjalën për tastierë Shqip, prodhuar kështu për atë qëllim, jo se si mund të ndryshohej një "English keyboard". Por falemnderit njësoj. Dikush banues në Tiranë do mund të vërtetonte nëse një prodhim i ACER është vërtetë tastierë në Shqip. (99% i sigurt që e pashë diku në Tiranë herën e fundit, afër një bari kanadez (or something) tek ish-blloku, fare afër "Vodakullës"

"... MS Word te lejon te ndertosh nje fjalor tendin. Detyrimisht qe kerkon shume pune, jane shume fjale qe duhen hedhur, por mund te behet. Ne fakt, propozoj qe disa nga ne ketu, ne baze te kohes kuptohet, te shkruajme fjalet e shqipes ne baze te fjalorit e keshtu dalengadale te ndertohet nje spellchecker per shqipen. Si thoni?"

Nuk ka arsye pse të përdoret MS Word-i për një qëllim të tillë. E para sepse MS i kemi borxh bojkotimin e Shqipes, e dyta sepse është MS dhe ndërkohë kanë qarkulluar fjalëpërpunuesa "opensource" dhe "freeware" falas, dhe së fundi dhe më kryesorja, duhet të ketë diku një apo më shumë programe të menduar për këtë punë.

"....nje perpjekje e ngjashme me llogaritjen e 1,000,000,000! (factorial) me laps e leter. [Razz] programi qe MS perdor per spell-check eshte implementim i kerkimit shkencor qe M$ ben ne NLP (natural language processing). Theory of Computation eshte kursi fillestar ne nje logjike te tille. Turing Machines, URM, Primitive/Recursive Functions, etj jane gjera me te cilat fillohet NLP. Per kete pune ka drejtime shkencore (PhD dmth) qe pak a shume mund te mblidhen nen termin: gjuhesi kompjuterike. Dmth, majaft se nuk ka ngel ky muhabet ne dore te (amatoreve ne kub)(0.01 ne kub = 0.000001 psh [Razz] [Razz] [Razz] )

Mos e merr me yrysh zotrote se nuk të hoqëm gradat.
Dëgjo këtu mor kaqol, nuk më plas shumë se sa PhD duhen për të llogaritur faktorialët që tregon.
Në dorë të kujt ka ngelur? Duket që zotrote nuk e ke marrë vesh akoma : në dorë të atyre që u intereson dhe që nuk presin nga profesionistët e rremë që nuk duken gjëkundi apo llapin ex-cathedra.
Sa për të shpërndarë mjegullën e panevojshme të shifrave të tua, rikujtoj që Oxford Pocket i 1992 (ai që kam unë) përmban rreth 65 000 përcaktime. Një bërthame vullnetarësh, prej 10 vetësh të themi, zotrote që je i shpejtë në hesape, sa kohë do ti duhej për ti hedhur në HD?

Po nuk të pëlqeu kjo që trajtohet këtu, "get the fuck out of here! Go to www.msn.com to keep yourself updated..."
Nëse tema nuk të duket e denjë për ndihmë, mos fut shkopinj nën rrota, trim i xha Jahos.
Vazhdo jetën tënde si ishte përpara këtij mesazhi dhe leri ata që interesohen të merren me atë që u intereson, pa etiketa boshe.
besnik
 

a-alket

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb]
Mos e merr me yrysh zotrote se nuk të hoqëm gradat.
Dëgjo këtu mor kaqol, nuk më plas shumë se sa PhD duhen për të llogaritur faktorialët që tregon.
Në dorë të kujt ka ngelur? Duket që zotrote nuk e ke marrë vesh akoma : në dorë të atyre që u intereson dhe që nuk presin nga profesionistët e rremë që nuk duken gjëkundi apo llapin ex-cathedra.
Sa për të shpërndarë mjegullën e panevojshme të shifrave të tua, rikujtoj që Oxford Pocket i 1992 (ai që kam unë) përmban rreth 65 000 përcaktime. Një bërthame vullnetarësh, prej 10 vetësh të themi, zotrote që je i shpejtë në hesape, sa kohë do ti duhej për ti hedhur në HD?
[/qb]
para se te besh zzzz, ver trurin ne pune. Nuk ka pse mblidhen 10 kaqole si puna jote dhe te harxhojne jeten e tyre duke shtypur 40, 50 apo 80 mije fjale te shqipes sepse tashme ekziston nje fjalor shqip, i cili ekziston ne format elektronik diku ne Akademine e Shkencave te Shqiperise. Megjithate, nje spellchecker eshte me shume se nje liste e stermadhe fjalesh qe trupeshku jot ka kaq shume qejf. Nje fjale ka shume forma, mbaresa, prapashtesa etj. te cilat nuk e ndryshojne thelbin e fjales po e vene ne kontekst; ja pershtasin struktures se fjalise. Megjithate, ti do jesh nje nga ata idiotet qe mendojne se je gjuhetar nese di nje gjuhe /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

....na mbyten tocat!
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

edhe ne forumin e ri do ziheni mer cuna... hajde tani...
Ai fjalor elektronik qe gjendet ne akademine e shkencave ka kerkuar pune, dhe me sa di une nga programimi (pak fare por kam idene e pergjithshme) do ishte e domosdoshme qe tere fjalet e shqipes bashke me parashtesat e prapashtesat e lakimet e zgjedhimet te jene futur nga dikush ne kompjuter. Kjo mund te behet me ane te skanimit te faqeve te fjalorit, qe eshte me e lehta ose nje grup prej 10 "kaqolash" u ulen para tastieres me fjalor ne dore. Ideja ime ishte thjesht per nje spell checker te thjeshte, modest, me rreth 10.000 fjale, baza e gjuhes. Dalengadale ky mund te rritej duke shtuar fjale te tjera. Ndersa kur flet per strukturen e fjalise, atehere po futesh ne gramatike, qe te them te drejten edhe kjo nuk do ishte ide e keqe por eshte shume me time consuming sesa te hapesh fjalorin e te shtypesh ne tastiere cfare te del perpara.

Ja shendet edhe mos u zini
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Fillimisht thotë, zotria jote, se: "...majaft se nuk ka ngel ky muhabet ne dore te (amatoreve ne kub)(0.01 ne kub = 0.000001 psh [Razz] [Razz] [Razz] )"
Për ti dhënë fund diskutimit, për çfarë tjetër?
Më pas na dilka, (diçka e panjohur për mua, e pranoj) që : “... tashme ekziston nje fjalor shqip, i cili ekziston ne format elektronik diku ne Akademine e Shkencave te Shqiperise “.
Padyshim që i mangëti (idioti të pëlqen ty) në këtë mes je ti, që nuk di të thuash atë që duhet atëherë kur duhet.
Po kam frikë se duhet të jesh edhe pis, përderisa turresh pa asnjë shkak drejt diçkaje që kujton se të përket mbase. (Patentat e Akademisë së Shkencave?)
Mund të bëje lehtë një përpjekje për të ndihmuar, qoftë edhe duke dhënë informacionin për Akademinë, pa na vënë kufij të tipit “majaft”. Veç në qofshin në pronat e tua!
Të të dhimbsen shqiptarët që qorrohen me gjuhë të huaja, sepse dembelë të tipit tënd apo më keq, janë ngrohtë me softet në Anglisht, “kanë” krijuar edhe status të tyrin (IT, zotron kompjuterin, di dhe gjuhë 10, 15, 100 gjuhë...buuum, bam, bam-bum, bam-bam), dhe dinë vetëm të qahen se ''nuk bëhet luftë me MS''
Kjo është idiotësia që nuk na duhet, të presim akoma edhe 100 vjet të tërë deri sa të lodhet taborri yt së thëni që kjo s'bëhet, ajo s'bëhet, kjo duhet bërë nga ky dhe kjo nga ai.
Po s'ke se si të mbushësh tetëorarshin, vazhdo me maninë prej adoleshenti të më spiegosh se ç'është një “spellchecker” dhe se si s'duhet asnjëherë të synojmë gjëra që vetëm MS apo Akademia e Shkencave mund ti bëjë. Më mirë, se s'do të të mbetet kohë të helmosh forumin me broçkulla që i sajoke kaq lehtë.
Dhe hiqe nga mendja që gjuha që flas unë është pronë e jotja apo e Akademisë së Shkencave.

....na mbyten Mazllumët!

N.B. 65 000 : 10 = 6500. Provoje edhe me makinë llogaritëse po qe se ke dyshim.

besnik
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Ëndërr,

Nëse diku krijohet një arkiv, bazë të dhënash, ku mund të dërgoheshin kontributet nga të interesuarit, puna përshpejtohet. Unë nuk jam as programues, as gjuhëtar, por që të krijosh një bazë me fjalët shqipe, për sa kohë që e kanë bërë gjuhë të tjera, nuk është e pamundur dhe as duhen shekuj. OpenOffice është free dhe mbase me pak ndihmë nga ata që marrin vesh nga programimi do mundej të zbrazej diku ajo që ruhet në kujtesë dhe aktivizohet sa herë që filloj të rishtyp të njëjtën fjalë, pra embrioni i database-it që kërkoj të përpiqemi ta krijojmë. Nëse kjo kryhet nga shumë vetë, atëherë kemi filluar atë që diskutojmë.
Përmenda OO sepse aty e ndesha dhe për faktin që është freeware. Mund të ketë diçka më të mirë se ky, le të presim për njoftime të mundshme.
Ne edhe mund ti kërkojmë Ash-së hollësi rreth fjalorit që përmend zotria i mësipërm,
(mos duhet të shkruaj: “Ekzistenca e fjalorit në Akademinë e Shkencave – courtesy of BSCDFGFDMSCS – FCYs?) dhe mundësinë e qarkullimit të tij mes nesh.
Fundja edhe kalimi në scanner nuk na lodh.

Nëse makina mund të të saktësojë në rastin të themi “ dlaengadale ==> dalëngadalë apo
shqtsova ==> shqetësova” atëherë diskutimi rreth gramatikës, shtesave, mbaresave dhe fillesave kalon në plan të dytë dhe diku ku nuk kam interes të marr pjesë. Le ta bëjnë ata që paguhen, që të justifikojnë rrogën dhe ofiqet.

OpenOffice mund ta shkarkosh nga www.openoffice.org për të parë konkretisht se për çfarë e kisha fjalën.

besnik
 

a-alket

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Po degjo o i uruar, nuk te them qe gjuha eshte prone e Akademise se Shkencave, prandaj qetesohu se tu ngrit tensioni. Une te them qe pa patur njohurite e duhura dhe pa e studiuar problemin ne thellesi, nuk do qullosesh gje pervecse do i humbasesh kohen vetes dhe 10 tocave qe do te te ndjekin ty. Te qenka ngjitur ne koke ty qe titujt shkencore jane kot, dhe qe linuxi qenka bere nga dudume me te mesme eeee? Ahhhhhhh....
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Faktikisht Linus Torwalds ishte ne universitet kur kodoi Linux-in... dmth i bie qe diploma me recent qe kishte ai ishte e shkolles se mesme /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

neo2002

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

Ne si shqipo qe jemi gjithmone do zihemi e do bejme llafe.
Kush ka bythe per te dhene ndonje zgjidhje apo per te programuar ndonje gje le te flase . Muhabete koti si puna Linux, Linus apo MS mund te besh tere diten .
 

a-alket

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

ok...gabim...undergrad..ne studim e siper..studioz.

ideja qe dua te percoj: e rendesishme eshte te dish dhe jo ti hysh me skanim nje fjalori per te bere spellchecker.
 

enderr e njomet

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

/pf/images/graemlins/smile.gif po mir mo nje ide hodha une... nuk ishte e nevojshme te fillonte lufta e gjirit te vlores ketu /pf/images/graemlins/smile.gif Sidoqofte, mendoj se eshte dicka e vlefshme per tu bere.

Ne kete moment jam duke bere download OpenOffice. Ta shoh se cfare mund te behet...

Ou... tani mu kujtua. Dikur para disa vitesh kam pare ne internet nje procesor dokumentash ne shqip. Nuk kishte spell checker, qe fatkeqesisht ishte mangesi, por dmth cdo menu cdo funksion ishte ne shqip. Sidoqofte...
 

a-alket

Primus registratum
Re: Kontroll drejtshkrimi dhe fjalor për Shqipen. Tastierë Shqip

po degjo or daje, ato jane programe koti..nqs do nje notepad ne shqip..po e bej une e po ta coj..po sa rendesi ka ai program...ja vlen apo jo?..
 
Top