Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Turing

Primus registratum
Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Nje teme ku ata qe kane deshire te eliminojne konsumimin e mishit ose qe jane vegjetariane mund te shkruajne per receta qe ata kane provuar dhe keshilla praktike mbi to.

Personalisht pelqej shume recetat asiatike dhe indiane per faktin se jane shume te shpejta, te pasuara me vlera ushqyese dhe ajo qe eshte me e rendesishme pjesa me e madhe jane vegjetariane.

Prandaj kushdo qe ka ndonje recete te ketij lloji mos te nguroje te na e thote dhe neve ...
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Une nuk e ha mishin por ha peshkun pra jam gjysem vegjetarjane /pf/images/graemlins/smile.gif

Te them te drejten nuk kam kurfare pasioni ndaj gatimit kinez apo indian sepse nuk me pelqejne salcat dhe aromat e tyre. Sajoj cdo gje qe me bie ndermend por pa mish. Shume here kur kthehem ne shtepi dhe jam shume e uritur, thjesht skuq cfaredo zarzavatesh kam ne shtepi me karkaleca deti dhe ja hedh siper pilafit apo i perziej me makarona. Bej supe vetem me zarzavate te llojeve te ndryshme pa futur mish dhe del fare mire. Pra nuk di ndonje recete tipike, me shume i sajoj vete /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Turing

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Ah, kuzhina indiane dhe ajo aziatike jane perla te verteta. Por nejse kur thua qe nuk i duron dot erezat dhe aromat e forta te kuptoj fare mire.

Nejse edhe une beje pak a shume te njejten gje si ty vetem me ndryshimin se ne repertorin tim vendin me te gjere e zejne gatimet alla-indianeshe.
1)Perime te skuqura ne zjarre te forte me salce te sajuar ne dy lloj menyrash
- nje perzierje: mjalti ose kikirika te
shtypur(nje luge),vaj soja(dy luge), piper,
nje luge curry,1/2 gote uji.
- si me siper vetem shijen e embel e zevendeson
me nje luge kafeje sheqer dhe hedh gjithashtu
qumesht arash kokosi.

Salcen ia hedh perimeve te skuqura ne zjarr te forte(ju shume qe ti djegesh por sa te zbuten pak).Perpara se te skuqesh perimet keshilla ime eshte te skuqesh ne tigan me zjarr te bute 2 cm "gingimbre", me siguri i gjen aty ku je ti por mbase emri qe kam dhene une nuk eshte i njejti.

Ul zjarrin(tani mund ta ruash te mesem)dhe i le te ziejne perimet keshtu per aq kohe sa uji nuk ka avulluar.

Sherbehet me oriz(nga ai koker-gjati) ose mund te sherbeje si mbushje per "Tacos"(tipe pitesh mexicane) qe duhet ti gjesh gjithashtu pa problem.

E gjithe te merr jo me shume se 30 min kohe dhe resultati le vete per te folur.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Nje anetar me kishte derguan me e-mail kete recete. Mendova ta shkruaj ketu per ato qe jane te interesuar.

Frikadele me kungulleshka (apo squash)

Recea është për katër persona

4 - 500gr kungulleshka
1 kokë qepë
4 lugë majdanoz të grirë
2 - 3 lugë djathë të grirë kackavall
2 ve
1.5 dl miell, kripë, piper
vaj ulliri për fërgim (apo bënë edhe vaji i zakonshëm)

Kungulleshkat i grijmë në rende dhe u shtrydhim lëngun.Pastaj, vendosim
qepën e grirë hollë djathin, vezët, miellin, kripën dhe piperin e zi. E
nxejm vajin në një fertes dhe me një lugë i vendosim aty frikadelet.
Kur ato të skuqen i rrotullojm në anën tjetër.
Këto frikadele mund të përdoren si meze, apo filli mund te përdoret
edhe si mbushje e një byreku.
Kjo ishte e tëra, ju bëfshin mirë
 

tirana

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Bluçke provje dhe kete te pamishen.. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Zje ujin ne nje tenxhere te madhe dhe hidh brenda ca karrota, kunkuj, sedano (sellery), patate, broccoli, qepe,lulelaker e ndonje zarzavat tjeter qe te vjen ne mend. Kur te kene zjere (jo detyrimisht fare fare) hidhi ne frulator dhe griji deri sa te behen ne trajte llaçi po jo shume te imet. Hidhe kete gjene ne nje tas te madh dhe shtoji dy kokrra veze, pak gjalpe, djath te grire (parmigiano mundesisht) dhe nje gjysem gote me panna (cream). Trazoje kete gjene mire e mire me luge dhe hidhe ne nje tave. Fute ne furre jo shume te nxehte dhe leje sa te behet.. Kur fillon e kuqet ne siperfaqe..
T'bofte mir..

:wave:

se harrova, Hudhi dhe kripe simas deshires kur ta trazosh llaçin..
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Yummy! Muni, kjo qe kishe shkruar ma beri mendjen dhe stomakun pershesh! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

tirana

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Pse mi, eshte fantastike fare. Mos i vej re qe un e thrras llaç se e kam nga fjalori varfer por eshte vertet e mire.. :thumbsup:
 

Ema

Goddes
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Qofte me Verdure:

Per qoftet duhen:
1.300 gr spinaq
2.2 kokrra veze
3.2 karrota
4.Nji kome Sedano(selinoje)
5.100 gr parmiggiano reggiano
6.2 kokrra patate
7.miell - 50 gr
8.Nje qepe e njome

Vaj dhe tenxhere,tasa,tigana /pf/images/graemlins/tongue.gif


Merret spinaqi dhe lahet e grihet holle bashke me qepen e grire me rende dhe hidhet me pak vaj ne tenxhere per t'u zjere duke shtu edhe gjys gote uje.Nderkohe morrim patatet dhe karotat,i qerojme dhe zjejme me tenxhere gllu-gllu fort e fort me gjith komen e selinos.
Masnjen qisim spinaqin dhe e kullojme mire e mire.E grijme serish masen e zjere dhe te ftohur pakez duke shtuar patatet e shtypura dhe karotat e grira ose te shtypura.Mases i shtojme 2 kokrra veze dhe i punojme me dore duke shtu ka icik ka icik djathin e grire(jo djath te bardhe se s'bohen).Shtojme ereza sipas deshires:Rigon,piper,erba cipolina,rozmarine,hudher,etj.Nese masa eshte shume e thate shtohet icik voj ullini.

Ne fund i bojme ne forma te rrumullakta ose pete dhe pasi i lyj me miell i skuqim ne shume vaj(luledielli) dhe shume te nxehte /pf/images/graemlins/smile.gif

Jane shume te mira dhe mund te haen ne dreke sot pershembull bashke me nje sallate me ruccola,domate te vogla(pomodorini) dhe mozzarella /pf/images/graemlins/smile.gif

Ju boft mire ishallah,sidomos Anes! :kiss:
 

vlera

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Fillimisht postuar nga Turing:
[qb] Nje teme ku ata qe kane deshire te eliminojne konsumimin e mishit ose qe jane vegjetariane mund te shkruajne per receta qe ata kane provuar dhe keshilla praktike mbi to.

Personalisht pelqej shume recetat asiatike dhe indiane per faktin se jane shume te shpejta, te pasuara me vlera ushqyese dhe ajo qe eshte me e rendesishme pjesa me e madhe jane vegjetariane.

Prandaj kushdo qe ka ndonje recete te ketij lloji mos te nguroje te na e thote dhe neve ... [/qb]
 

lir

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

kjo o shume e shpejte dhe sdo shume pune...
feta patellxhani, asparagus te bardh dhe jeshil, speca, te kuq te verdhe dhe jeshil, qepe te medha nga te cilat mund te maresh flete te medha..ca feta arugole dhe ca zemra palme(keto zakonisht vine ne kanace)...
Se harrova, duhet grilla, kush ka grille ta perdori... /pf/images/graemlins/laugh.gif
ne fillim hidhni patellxhanet dhe pas nja 5 min rrotullimi tek tuk , vijini ne vaj ulliri udhra cik uthull vere dhe qepe te njoma te grira kripe piper...leri aty ndersa je tu grill te tjerat, ato beji me limon nga fundi dhe icik kripe dhe piper, po deshet dhe piper te kuq..domoten hapeni nga mrena dhe musheni me arugolen dhe zemrat e palmes, dhevaj ulliri me kripe dhe piper...masanej zbukuroni pjaten, domaten si boce ne mes dhe te tjerat anash, lozni me ngyrat...
Nqs po darkoni me mu, mo ma merni per keq po une po e hedh nje fileto mishi aty /pf/images/graemlins/laugh.gif :goofy: se vdes per mish po deshet ju nje fileto salmoni ose tume e bardhe shko per qef gjithashtu...hajt ju bofte mire..
 

vlera

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Frikadele me kungulleshka (squash)

Receta është për katër persona


4 - 500 gr kungulleshka
1 qepë e grirë hollë
3 - 4 lugë majdanoz të grirë
2 - 3 lugë djathë te grirë (kackavall)
2 ve
1.5 dl miell
kripë piper, vaj ulliri për fërgim

Kungulleshkave të grira në rende duhet ty shtrydhet lëngu. Pastaj këto bashkohen me përbërsit e tjerë, pra qepën, vezët, majdanozin, djathin, miellin, kripën dhe piperin. Këtë masë e përzijm pak.
Në një tigan nxejm vajin dhe me anë të një luge vendosim aty frikadelet të cilat i skuqim në të dy anët. Nëse dëshironi që të kulloni yndyrën mund që frikadelet pasi ti skuqni ti vendosni në një copë letre kuzhine, kështu që letra do të thithë vajin.
Frikadelet mund të servohen si meze, apo filli mund të shërbej edhe si mbushje për byrek.

Kaq :smash: . Ju bëfshin mirë /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Turing

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Te dyja keto recetat e tjera (frikadelet dhe "tava me llac") te leshojne gojen leng.

Frikadele eshte ajo perzierja e kungulleshkave te grira me qepe,djathe etj apo eshte ndonje perime e vecante ?
 

vlera

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Fillimisht postuar nga Turing:
[qb] Te dyja keto recetat e tjera (frikadelet dhe "tava me llac") te leshojne gojen leng.

Frikadele eshte ajo perzierja e kungulleshkave te grira me qepe,djathe etj apo eshte ndonje perime e vecante ? [/qb]
Jo ore, s'është as përzierja e as ndonjë perime e vecantë, por frikadele bëhet filli apo përzierja pasi që të fërgohet /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Turing

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Ahaaaaaaaaaaaaaaa!

E nga e ka origjinen kjo shprehje apo fjale se ne shqip nuk e kam hasur ndonjehere!
 

vlera

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Fillimisht postuar nga Turing:
[qb] Ahaaaaaaaaaaaaaaa!

E nga e ka origjinen kjo shprehje apo fjale se ne shqip nuk e kam hasur ndonjehere! [/qb]
Ishte pyetje me vend, më shtyre të shikoj fjalorin :lol: , pra larg barbarizmat nga gjuha jonë e bukur. Frikadele do të thotë në shqip qofte ( nëse edhe kjo fjalë është fjalë e gj.shqipe)
 

Turing

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Ishte pyetje me vend, më shtyre të shikoj fjalorin [lol] ,
Po pse mi u lodhe ti kaq shume mund ti kishte rene shume shkurt. Me thuaj fjalorin ku po kerkon. Edhe une pastaj e perkthej ne gjuhen tone te bukur shqipe.

pra larg barbarizmat nga gjuha jonë e bukur. Frikadele do të thotë në shqip qofte ( nëse edhe kjo fjalë është fjalë e gj.shqipe)
Pse cfare kujton ti pse kot i shkuar syte per lesh Naimit, Samiut dhe kompanise qe neve te flasim me terma te huaja.

Joooooooooo Betina, po neve kemi fjalen tone te bukur shqipe kernacke(apo qofte nqs je nga jugu ti).

Po mari mendja qe behesh fjale per qofte se jam djale i zgjuar!
 

vlera

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Lazanja ( lasange) me spinaq

Receta është për katër persona
Përbërsit:
250 gr fileta - lazanja, 150 gr spinaq, 250 ml ujë, 250 ml kos (creme fraiche), 4-5 lugë ajkë, 1 qepë, 150 gr djathë, kripë.

Në një tigan me vaj, skuqet qepa e grirë hollë, pastaj aty vendosim edhe spinaqin per 2-3 min.
Në një enë vendosim spinaqin e zier pak dhe përbërsit tjerë, pra ujin kosin djathin ajkën dhe kripën, dhe kështu filli do të jetë i gatshëm.
Marrin një tavë mundësisht katrore dhe e lyejm me vaj, pastaj aty vendosim një rend fileta - lazanja dhe u hidhet ca nga filli i punuar më parë, dhe kështu vendosim një rend fileta një rend fill derisa të mbarohen. Rendi i fundit duhet të jetë me fill. Nxejm furrën në 200*C dhe i pjekim për 25 minuta.

mmmmmm besoj se do ju pëlqejn shumë. Ju bëfshin mirë :wave:
 

Turing

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

C'do me thene fill ?

Nuk du me u be i merzitshem dhe te bezdis(Jo per gje por kush rri e ha llac me kungulleshka dhe qofte cdo dite pastaj, dhe kjo na duhet), por thjesht jam kurioz te kuptoj sa me shume terma shqip ne fushen e gastronomise ! Kete "fill" nuk e kisha ndegjuar ndonjehere!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Kam mendimin se fill eshte mbushja, po ajke cfare eshte? Gjalpi? :confused:
 

Turing

Primus registratum
Re: Kuzhina vegjetariane: receta, keshilla dhe eksperienca personale

Ajke
Kjo eshte e thjeshte ne kuptimin e mirefillte por me siguri ne recete ka te beje me ndonje lloj qumeshti special a ku ta di une.Po me te vertete qe eshte goxha e veshtire ti japesh nje kuptim ne lidhje me receten ???
 
Top