Poezi per femije

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Per Enean

Desha te te them je diell
por mu duk pak,
desha te te them je qiell
u frikesova se po te huj ne hak.

Desha te te them ja sa gjithesia
prape mu duk pak,
ja se c'bene dashuria
e ti je nje pellembe, e nje shuplake.

Se ti je nje vajzushe
tre vjete e disa muaj,
me zemer, sy, e gushe,
si cdo femi i huaj.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Pantomima

Eshte mjeshtri
ku femi te dashur,
per te folur nje njeri
gojen se perdore kurre.

Do te thuash ti
me cka po flete?
trup , kembe dhe sy
dhe me keto njejt shprehet.

Por edhe ne ne jete
pa ushtruar asnje grime,
kur nuk na flitet
perdorim pantomime.

Lart - poshte kur tundim
koken tone ,po themi,
nese fut trurin ne mendim
do te shohesh se tjera kemi.
 

bimbumbam

Primus registratum
Re: Poezi per femije

jam i vogel shume i vogel
i kam syte sa nje gogel
kur vjen dimli kam ftoht
dhe pa dashje bej pak pol!


la la la la la
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Kujtimi

Kisha nje macorr
e quaja makush,
qimen e kish te ndritshme
dhe te zeze si rrush.

Gezim te madh
ne cast perjetonte,
kur pjaten me mish
dikush ja ofronte.

Motra ime per shaka
planet ja trazonte,
ne cdo ane te dhomes
me pjate ne dore e qonte.

Por macorri
edhe thonje leshonte,
por nuk hiqte dore
nga ajo qe i takonte.

Kur ngopej mire
dhe uje kur pinte,
gjithe dite ne divan
me kenaqesi rrinte.

Flinte i qete
se asgje se mundonte,
ndonjehere nga kenaqsia
bishtin e dredhonte.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Te drejtat e femijeve

Femijet kane te drejte ne jete
qe kur shohin drite,
te kene pakufi dinjitet
te lumtur me u rrite.

Gjuha ,raca, gjinia,
nuk ka fare rendesi,
as feja, as perkatesia
edhe nese ske pasuri.

Pastaj te kesh shtet
te mos ushtrohet dhune,
emer, mbiemer, te kete
te mos shfrytzohet ne pune.

Nga lufta te mbrohet
falas shkollim tetevjeqar,
nga aftesia nese kufizohet
trajtim special duhet parapare.

Nga keto te drejta
femije te nderuar,
pres pyetje te shpejta
te ritureve duke ju drejtuar.

Ti kuptoni edhe me carte
keto te drejtat qe keni,
ta doni shume kete karte
me te te kenaqur te jeni.

Karta ka qellim kuptoni
te keni gezim ne fytyre,
femijet ndryshe ta respektoni
edhe ju keni detyre.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Lepuroshi i krenar

Me miken lepuroshe
eshte grindur nje lepurush,
andaj gjithe diten i merzitur
ka shetitur neper fushe.

Ecte fushes pa fund
me mendje te turbulluar,
pa pritur e kuptoj
nje qyteti i eshte afruar.

Duke ecur rruges
disponimi filloi ti shtohet,
mendoi haptas njeriu
ska me cka te krenohet.

Gjithe ai trup i gjate
duket shume qesharak,
nje grimce vesh ka
sa ti zesh me nje shuplake.

Tani ta kem prane
lepuroshen shume deshiroj,
t'ju tregoj njerzeve
c'eshte bukuria mendoi.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Per Monin e vogel


Moni eshte i vogel
tre vjete ende si ka,
por sherre te vogela
bene ne dhome pa nda'.

Kur gjen nje send
te loze me te fillon,
e ule koken dhe me ore
askend se shikon.

Qenin e tij loder
Bengji e therrete,
shoqerohen pa ndare
si shok te vertete.

Mamin shume e do
thote se eshte e mire,
por nderon mendim
nese fiton embelsire.

Flet shume pastaj
naten s'bene pak pa qare,
natyrisht gjyshja thote
mesysh e kane marre.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Mjellma

Une jam mjellma
sy kaltroshe,
nuk jetoj ne liqen
por ne dhome katerqoshe.

Me mamin e babin
dhe vellain e madh,
me dashuri pa fund
dhe me ndonje hall.

Ju tregova ne larte,
jam sykalteroshe
ju them te verteten
s'jam kokeboshe.

Ne shkolle perhere
ne ditar kam pesa,
jam me e mira
si mbi trendafilin vesa.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

DALLENDYSHE

Ju dallendyshe
mbretresha qiellore,
menquria juaj
me befason prore.

Udhetoni qiellit
shkoni deri ne jug,
vini ne kohe te caktuar
pa humbur rruge.

Mesazh dashurie
ne cdo vend dergoni,
lirine e keni te shenjt
se pa te nuk mund te jetoni.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Afish i cuditshem

Rruges per ne shkolle
shoket kane diktuar,
nje afish te quditshem
keshtu te perpiluar;

Shoqet dhe shoket
femijet therrase,
ne koncert qe do behet
vetem per ta enkas.

Jo ne salle per koncert
por ne fushe te gjelberuar,
koncerti eshte gratis
s'keni per tu shpenzuar.

S'do kete muzike
disko, rep, as rok,
as muzike popullore
qe te vallezoni tok.

Ne fakt koncerti
do te kete muzike natyrore,
do te kendojne bilbilat
qe kenga u shkon per dore.

Per qetesi absolute
per te gjithe urdheroj,
se bisedaa juaj
do ti dekoncentroj.

Kenaqem kur i degjoj
nese edhe ju deshironi,
- ejani ju lutem
nenshkruar nga Toni.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Era

Sa kenaqesi na jep era
kur bene vape vera,
nje puhize sa do e lehte
na freskon kur kemi nxehte.

Fletet e pemeve i lekund
si ne djep femiun i perkund,
si per shaka punon pa ndare
ketu e ne kufirin polar.

Por s'di kush e hidheron
ndonjehere ja nis e tepron,
sillet si tamam si e terbuar
s'le kend pa torturuar.

Fuqia e saj s'njeh kufi
shkul peme rrezon shtepi,
njerzite pa shtepi i le
edhe zogjet pa fole.

Hidherimi shume si zgjate
me minuta pastaj shukat,
me siguri ndihet e turperuar
per dem qe ka mbaruar.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Aeroplani

Aeroplani s'ka nevoj per asfalt
as s'ka ndermend te shkel ne balte,
hapsira e pafund qiellore
eshte per te rruge prore.

Kur arrine ne qiell ndihet si mbret
si pengon kush shtegton si do vete,
s'ka police, semafor,as tollovi ne trafike
si del kush para fluturon pa frike.

Atje larte banoret qiellor takon
pa pertese dite te mire ju deshiron,
diten eshte dielli rreze nxehte
kur eshte vranet i takon dhe rrete.

Kurse naten takon bukuri perrallore
yjet rreth henes vallezojne dore per dore,
ndonjehere takon ndonje shtrrengate
dhasht zoti ta kaloj me fat.

Keto takime ndodhin perdite
dhe miqesia e tyre shume eshte rrite,
sa qe pa qiell , diell e pa yje
mendoj aeroplanit si ka hije.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Karamela

Karamela te kem
te embla mjalte,
s'do te me mjaftonte
them nje tonelate.

Keshtu qe nje fabrike
te jete e ime dua,
te me vijne karamelat
si uji ne perrua.

I kisha ngrene
me shume kenaqesi,
do ti kisha dhene
te haj cdo femi.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

STILOLAPSI

Stilolapsin morra
te shkruaj fillova,
me gaboi dora
shume keq shkrova.

Gomen atehere
e morra me shpejtesi,
i rash shume here
por shkrimi nuk u fshi.

Me treguan eshte ngjyre
me te s'mund te luaj,
me kujdes mire
duhet te shkruaj.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

LULJA

Lulja eshte e bukur
edhe s'eshte si fluture,
veshur me fustan
vendi se mban.

Kur dua ta shikoj
ulem prane saj,
aromen ja shijoj
i flas pastaj.

Me te mire butesisht
je zemer te dua,
ju them sinqerisht
ajo me ketheu mua.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

KETO TE VOGELA DUAR

Shtratin rregulloi
si gjithenje,
bizhamat i paloj
me lehtesi.

Rrobat i vesh vet
pa merzi,
floket i kreh shpejt
me kenaqesi.

Fytyren e dhembet laj
me kujdes,
thonjet si mbaj
por i pres.

Me gjalp e recel
lyer,
dy risqe buke me del
cdo here.

Qumesht nje gote
kombinuar,
te gjitha keto sot
kam punuar.

Keto te vogela duar
me dashuri,
ende kam per te mesuar
nuk dua te rri.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

KOPESHTI

Ne kopeshtin tone
ka peme e perime,
mua me befason
kur ndodhin ndryshimet.

Del lulja e bardhe
pema kur lulezon,
behet e verdhe nje dardhe
vjeshta kur ofron.

Domatja e kuqe shok
karota ngjyr poratokall,
nuk me futet ne koke
kush i ngjyros vall.

Kopeshti s'ka magji
se rritjen e kam percjell,
eshte kombinim thote babi
dhe, uje dhe diell.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Nje ninulle

Nina nana flij o gjan
lumi djepi qe te mban,
dora e zemres kap per djep
dashuri pa fund te jep.

Nina nana kendoj lehte
e therrase gjumin te vij i qete
edhe djepin perkund me butesi
tash gjan i mamit flij.

Nina nana gjume i mire
eja tek quni me zemer dlire,
zbukuroja endrrat si di ti
te zgjohet plote kthjellesi.

Nina nana jam plote shprese
se gjumi do te kete kujdes,
ka me ardhe tek ti perdite
djalin e mamit me e rrite.

Nina nana qun te them
kur te zgjohesh pran do jem,
kam me te marre ne krah
zemra afer zemres te rrah.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Himni

Eshte kenge himni
i bere me krijimin e nje shteti,
me te identifikohemi
na njeh i tere planeti.

Zakonisht ne tekst
tregohet dashuria per atdhe,
kur e degjojme ne shenje respekti
ngritemi ne kembe ne.

Ne raste te vecanta
evente sportive nderkombetare,
kendohet himni gjithmone
ne na rreh fort zemra krenare.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

DINI SI PITER PANI

Gjyshe ina pula ka
na i mban per sefa,
jo shume gjashte cope
i bene te majme pastaj i rrop.

Ne kotec gjithmone
harmonia mbretron,
kur shkon Dini mysafire
s'kane me dite te mire.

Njehere deshiren realizoj
i hipi njeres te fluturoj,
nen kembe e ka vene
per dy krah e ka zene.

Bertiste Dini gja - gja,
fluturo shpejt ne hava,
pula sikur u fut ne flake
kakariste kra - kra - krak.

Doli gjyshja ine
pyeti - cka ka pula o Din?
kur e kuptoi se cka po bene
shpejt per dore e ka zene.

Gjithe familja eshte afruar
pulen per ta shpetuar,
dhe prisnin se c'do te thote
cka e gjeti Dinin sot.

Fluturon kush ka krah
une nuk kam, pula ka,
desha ne krahet e saj te fluturoj
si Piter Pani njesoj.
 
Top