Poezi per femije

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Xixellonja

--------------------------------------------------------------------------------

Mbremjes ne ballkon
pash nje aeroplan ,
nga prapa ndricon
shetite ne cdo ane.

I thash babit kur doli
- ka pilot ky aeroplan ?
ai duke qeshur foli
- eshte xixellonje o gjan.

Xixellonja eshte insekt
tani me kuptova,
eshte per respekt
gezohem qe e njoftova.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Zogez , zemra ime

--------------------------------------------------------------------------------

Moj zogez ,dua
me ty te bisedoj,
me intereson mua
si jeton te kuptoj.

A vishesh vete
ne kopesht a shkon,
babi a te bertete
nese ndonjehere gabon.

Kur kendon pa kufi
ne dege ,qe e ke skene ,
spektatore te kesh ti
athua te pelqen?

Koken kur mbeshtet
ne jastek te but,
vjen gjyshja shpejt
te tregon perralle te urte.

Pyetje ende kam
por s'merremi vesh dot,
e deshperuar jam
e shoh se flas kot.

Fjala ciu -ciu ,kuptoj
ka mijera kuptime,
s'mund ti deshifroj
zogez , zemra ime.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Gjilpera

--------------------------------------------------------------------------------

Ti qupez ,ne dore me merr
por te lutem! - mos bene sherr,
perin neper vrime kalo
te qepesh nese do.


Ne cep fustani i shqyer
me mua eshte pune e kryer,
artizanja ne dore kur me merr
gjevahire ne pah nxjerr.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Mesimi Ne Rrokje

--------------------------------------------------------------------------------

Nje fjale mesova sot
mamin kur e zateta,
mesimi te mos me shkoj kot
i thash; TUN-XHAKE-TA.

Si rrezja e diellit qeshi
mami zemra ime,
ma afrua te veshi
por puthi faqen time.

Me tha; - mesohet lehte
kur fjalen e ndan ne pjese,
- TUN-GJAT-JE-TA vertete
e pervetsova lehte.

Tash cdo fjale te veshtire
qe ka shkronja shume,
per ta shqiptuar mire
te ndarre ne rrokje, e bej lum.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Akulli

--------------------------------------------------------------------------------

Shume ftohte kur bene
fjolla ,fjollen e ka zene,
fortesohen behen granit
une akull dal ne drite.

I ftohti minus dhjete
me forcon shpejt,
pastaj vogelushe ju e dini
eshte akull, cdo gje qe shihni.

Dhe ta dini, sot eshte trend
akullin skulptori ta gedhend,
dhe bene figura fantastike
si di dora magjike.

Eshte art dimri ky
une e shoh ne TV ,gjithenje,
eshe pse ne kemi debore
por ndoshta mungon kjo dore?
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Krokodili

--------------------------------------------------------------------------------

Bej pjese ne grupin reptil
si gjarperi rreshqas,
levize me stil
por jam i rrepte, dhe godas.

Goje te madhe kam
dhe dhembet e mprehte,
i frikshem shume ,jam
kur me sheh je ne siklet.

Nga largesia me shikon
kur ne breg dal te ri,
jam i hatashem mendon
per kete jam i bindur e di.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Fati i keq

--------------------------------------------------------------------------------

Edhe sot si dje
Albani bleu dicka,
ti mami me the;
babi te jep ,por s'me dha.

Per neser ka bere plan
cdo te blej shoku im,
por une me se pyeta babane
se nuk ishte ne disponim.

Babi im nuk punon
ne jetojme me social,
cdo cent e kontrollon
per buke me na dal.

Shoku im Albani
cdo deshire ploteson,
mua babi me thote ani
por plani i deshton.

Eshte kjo padrejtesi
apo fat i keq,
per dikend eshte kenaqesi
per dikend femijeri per dreq.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Pellumbi

O njeri i mjer
shpirt paske humb,
kur te shkoi dora
te gjakosesh nje pellumb.

Simbolin e paqes shikoja
ne oborr si perplitej,
se kish deshire te zjarrte
ne qiell prape te ngjitej.

Krahu e tradhtonte
s'kish aspak fuqi,
por bardhoshi nuk ndalej
provonte perseri.

Cdo perpjekje e re
ne zemer me ka therr,
e mora ne dore
e lemova panderprere.

Ledhatimi i sinqert
dashuri reflektoi,
keshtu qe bardhoshin
qetesia e kaploi.

E qova ne shtepi
plagen ja pastrova vrik.
u kujdesa si ta kisha
pellumbin vella, a mik.

Cdo dite nga pak
nje dite tersisht u sherua
nga kujdesi e dashuria
pellumbi u rinua.

Doja ta kem prane
ta mberrthej me dasuri,
por me dhimbsej dashuria
te me shendrohet ne roberi.

E putha ne ball
e urdherova; -tash fluturo
hapsiren qiellore
te teren e pushto.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Ligji i natyres


Nje mace mendjemadhe
ne dege zogun ka diktuar,
ju versul trungut
shpejt, si e llastuar.

Doren ne zemer per tu ngjitur
vetem sekonda numeroi,
por zogut ju desht casti
kah qielli te fluturoj.

Macja e deshperuar
ndejti edhe pak ne dege,
zbriti koke ulur
se i deshtoi nje dreke.

C'me shture te qeshem
moj mace hutaqe,
me marrezine e bere
me te vertete me kenaqe.

- Ku ke par ti?
nje banor qiellor,
me aq lehtesi
ta kapesh, ta vesh ne dore.

Me me qef do te shijoje
mish zogu e di,
por ligji natyror
vetem miun ta fali.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Mjalta

E cuditshme kjo jete
gjene me te embel ne bote,
e bene picirrukja blete
dhe me kete sikur thote;

- Kur beni torte, e recel,
ju duhen dhjetra gjera,
e une shkoj tek lulja qe ka qel
dhe me kete cdo gje bera.

Pune te palodhsme bene
me shoqe ne fushe, e zgjua,
une pa shijur kur s'kam lene
se mjalten shume e dua.

Ne kavanoz kur e shikoj
ngjyra shpirtin ma kenaq,
veq tjerash sa kuptoj
mjalta eshte edhe ilaq.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

FRIKA

Eshte ndjenje shpirti
qe te ndihesh keq te bene,
asnje njeri sa e di
pa futur ne rrjete sa ka lene.

Trimi ndoshta nje sekonde
nje cast pastaj veten e merre,
kurse jeta i shendrrohet ne onde
njerzeve te tjere.

Por ne sy po e shikove
frika zvogelohet me beso ti,
hapin e pare po e perballove
ne vazhdim do kete lehtesi.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Si shkruhet letra

Sot nje leter
shokut tim ja shkrova,
mikut te vjeter
ditelindjen ja urova.

Jane vende te ndara
adresat ku shkruhen ,
ne faqen perpara
te dhenat e mikut duhen.

Pulla eshte lart
kurse ana prapa,
adresen time bart
pastaj merr hapa.

Merr hapin udheton
deri tek miku im,
ditelindjen ja uron
diku ne perendim.

Tani letrat me rradhe shkruhen ,por une mbasi e kusha te shkruar desha ta postoj, te keni si informate femije te dashur.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Zhytesi

Deti ka fund
zhytesi trupin ja prek,
pluhurine ja shkund
anijes qe moti ka vdek.

Duket si bote qe fle
e rrethuar me qetesi,
por cdo hape dicka te re
do zbuloj zhytesi.

Nen uje ka jetese
peshk e peshkaqen,
yllin e detit e pershendes
me te bukur se ai s'gjen.

Eshte nje qytet
s'ka rruge, e kethese,
shkembinje te vegjel ,vertete
per dikend jane banese.

Eshte kjo bote nenujore
une kaq te te them di,
ti mendje femijerore
per me teper ,behu zhytes ti.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Shoket nga ekrani


Enea erdhi vrap
nga dora me ka kap,
serioze pa mase
ja nisi te flas;

Tomi dhe Gjeri
edhe Pink Panteri
argetim na falin
por dua nga andej te dalin.

Se me ta dua te luaj
te lutem kete jua thuaj,
c'kam do tu fal
pa thene asnje fjale.

Zemer e vogel
TV nuk eshte loder,
kenaqesi ne falin
por nga andej s'mund te dalin.

Por mendja i beri hop;
- ta bejme tv cope - cope,
do ti marr nga andej
me ta do luaj e kercej.

Desha mendjen e fjetur
ne endrra te tretur,
butesisht ta zgjoj
realitetin ti tregoj.

Por per pergjegje te tjera
i duhen edhe shume pranvera,
e morra ne perqafim
se me mbushi me gezim.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Lumturi pa kufi

Rastesisht u ndodha
ku ipeshin dhurata,
emocione qe mblodha
jane, pafundsisht te gjata.

Baba dimri me kostum
ngjyre bardhe e kuq,
cdo femi eshte fatlum
shikonte thesin mbushur duq.

Cdo femi levize duar
se pret me padurim,
te marre dhuraten e deshiruar
baba dimrit ti hidhet ne perqafim.

Femiu qe merrte dhurate
e rrotullonte andej - kendej,
deri ne shtepi rruge e gjate
me qapkeni fundin ja shqej.

Ketu dhurata nuk ndahej
por lumturia pa kufi,
rrethi ku cdo shpirt shpelahej
dilte me rreze dielli ne sy.

Thjesht ,ishte bukur
zemrat perplote ndjesi,
mendova po sikur
te ishte keshtu ne perjetesi.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Deshira e vitit te ri

Ti shpirt i gezuar
se c'eshte skamja nuk e di,
mamit ja ke kerkuar
tavolinen plote per vitin e ri.

E ngushtove shume
nje genjeshter sajoi,
por zemra ju be shkrume
se deshiren s'ta plotesoi.

Por shpirt i vogel die ti
akrepat e ores kur bashkohen,
do te nise viti i ri
deshirat kerkohen.

Ne token, planet
ky rregull eshte tradite,
perveq deshires per shendet
edhe realizimin e te tjerave prite.

Shpirt i gezuar, deshiro
edhe zemra jote le te pret,
te te plotesohet ajo qe do
te shijosh si duhet kete jete.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Talenti

Femi te dashur talenti
eshte dhurate ne shpirt,
atij i mjafton momenti
qe ta qete iden ne drite.

Por pikenisja eshte talenti
dhe qe te behet i arire,
duhet bere pune prej s'verteti
te shendrohet ne eliksir.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Mbaresi per te gjithe

Viti eshte nje teresi
dhe brenda vetes bart,
per boten fatkeqesi
apo fatin e art.

Ne Janar lind
dhe cdo dite ne vazhdim,
neve njerezite na bind
a do jete bujar deri ne mbarim.

Se do te kesh degjuar
gjyshin duke thene;
vit fatkeq ka qelluar
pa buke na ka lene.

Se permbytje po te kete
ose e kunderta thatesire,
fusha behet e shkrete
nuk jep asnje te mire.

Vitet e luftes poashtu
vulosen ne histori,
nga kjo e keqe kane pesu
te gjithe ne pergjithesi.

Besoj tani e kupton
ne kete rrjet qe quhet vit,
eshte cdo gje qe na rrethon
keshtu qe kerko personalisht.

Me shume te mira
dhe c'te do tjeter shpirti,
me miliona deshira
per vitin qe do te vij.

Zemren hape ne vazhdim
deshiro per boten mbare,
paqe ,miresi pa mbarim
se nga fati boteror s'je i ndare.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Nje kartoline dergova

E dergova nje kartoline
per zemren dhe shpirtine,
qe eshte ne cilin do cep
te tokes qe jete na jep.

Shkrova vetem nje fjali
e lehte te mbash ne mend ti,
viti i ri te jete diell
tek njerezite ngrohtesi te mbjelle.

Zemra me diell e ushqyer
uroj te jete e pakursyer,
te fal vetem begati
te behet i pasur planeti.

Kartolina pa adrese
nga mali, ne qytet te zbres,
rruzullin tokesor ta mberrthej
lumturia te shperrthej.

Nje planet kesisoj
une shume e deshiroj,
uroj qe viti 2010
ditet e ketilla ti kete.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

1 Janar 2010

Eshte dite e njejt si dje
por teresisht ndryshoj,
se eshte dite e re
e vitit qe sapo filloi.

Koncertin e Vienes degjoj
perkryerje ne cdo aspekt,
tek zemra qe di te enderroj
bene shume efekt.

Jam plote mbresa
femije te dashur shqiptar,
do me mbaj shpresa
se do jemi me boten barabar.

Ju qe jeni ardhemeria
uroj endrren ta jetesoni,
te lulezoi shqiptaria
deshironi, dhe per kete punoni.

Te ushqeheni qe sot
me ushqim, lojera, e ideale,
te vij patjeter ai mot
bukuria te kete prezence reale.
 
Top