Poezi per femije

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Dua me mua te krenohesh

--------------------------------------------------------------------------------

Hero eshte babi im
eshte dhe deshmor,
flete syri plote shkelqim
zemra e vogel ne krahror.

Ne nje fushe te gjelberuar
me peme, e me ara,
shpirti e ka leshuar
nga plaget e marra.

Babi me ty jam krenar
dua qe me mua te jesh ti,
e kalova klasen e pare
ne varreza shkova me kenaqesi.

Mamin ne krah, librezen ne dore
u ula afer,varrin ja lemova,
jam nxenes shembullor
do jem gjithmone i tille i premtova.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Mami im

--------------------------------------------------------------------------------

Mami eshte qershi
mami eshte kajsi,
mami eshte embelsire
prej embelsirave me e mire.

Se te gjitha keto shijoj
me mamin kur bisedoj,
e mbush shpirtin plote
jam me e lumtura ne bote.

Mami kur prek mbi plage
s'mbetet shenje as vrage,
mami largon cdo rrezik
me mamin nga asgje s'kam frike.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Vizatimi ne mur

--------------------------------------------------------------------------------

Bera nje vizatim
zogun ne fluturim,
mami tha - i bukur
- me pelqen kjo pikture.

E vuri ne ram kete vizatim
e beri gati per ekspozim,
pstaj e vari ne mur
te mos humbet kurr.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Ylberi

--------------------------------------------------------------------------------

Ylberi ka ngjyra
numeroi jane shtate,
zbukurohet natyra
kur del mbi shpat.

Eshte i bukur ylberi
duket fantazi,
here dua te prek
here ta qoj ne shtepi.

As njere as tjetra
ide nuk shkon,
qe ne koherat e vjetra
ylberi keshtu rron.

Nuk eshte magji
rrezja neper shi kalon,
ky proqes mbaje mend ti
ylberin e krijon.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Ujvara

--------------------------------------------------------------------------------

Shoqeri ujvara
eshte lum vertete,
mund te kete pjese te ndara
dhe teposhte zbret.

Bie me shpejtesi
dhe fundine kur prek,
uji behet therrmije
miliona fluska syri ndjek.

Si lulja kur qel
fluskat shkojne perpjete
bardhesia qe ne pah del,
eshte fantazi vertete.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Te kesh njohuri

--------------------------------------------------------------------------------

Te kesh njohuri
eshte vlere,
keshtu qe lexo ti
ne cdo kohe, perhere.

Gjithe jeten
dicka do te kuptosh,
veqanerisht te verteten
ta duash ta respektosh.

Dhe po pate fat
kujtesen e fort ta kesh,
i moshuar, megjithate
i ri do te jesh.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Zogez e vogel

--------------------------------------------------------------------------------

Ne kete dite dimri
me bore, e shi,
ti zogez ngrihesh
mbi dege peme rri.

E vogela zogez
te lutem ,te kam moter,
shko tani vrik
atje ku ke voter.

-Te bene keq ftohti
edhe fjolle e bukur,
- ndoshta s'ke shtepi
apo ti ke humbur?


Ne dhome e morra
zogezen e shkrete,
ushqimin nga dora
te goja ja qova vet.

Me deshire i ndihmova
e mbajta mysafire,
por e leshova
kur u be kohe e mire.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Anija

--------------------------------------------------------------------------------

Anija eshte shtepi
rri ne uje gjithmone,
po hyre brenda ti
ke cdo gje qe deshiron.

Rruge ka detin pa kufi
s'ka polic as semafor,
oqeanet ti kaloj
bene udhetim javor.

Stacion i fundit e di
quhet liman,
spiranca ne thellesi
te mos levize e mban.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Dera

--------------------------------------------------------------------------------

Dere ka cdo shtepi
qe te ruaj privati.

dere ka dhoma kuptohet
ngrohtesia te mos largohet.

Dere ka ne kufi cdo shtet
qe nga armiku te mbrohet.

Edhe shpirti im ka dere
aty mund t'hyj leje kush merr.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Kenga

--------------------------------------------------------------------------------

Teksti ka fjale
''pranvera lulezon'',
muzika ngadal,
fjalet i shoqeron.

Fjala shume thote
tek zemra deperton,
muzika edhe nje bote
zemres ja shton.

Fjala dhe muzika
njera tjetren duan,
jane shoqe besnike
kengen na dhuruan.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Fotografia

--------------------------------------------------------------------------------

Fotografia te thote
keshtu ishe mot',
une vertetova
se per nje vit ndryshova.

Dukem me i rritur
eshte ndryshe cdo gje,
por se kam pritur
te mos kem dhemb me.

Caste jete merr
i qete ne karton,
e ketille mbetet gjithmone
si ishe e tregon.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Papagalli

--------------------------------------------------------------------------------

Jam papagall larosh
me shokun mund t'me zavandsosh,
se te bej shoqeri cdo dite
dhe te flas pa u merzite.

Eshte gje e madhe se une
I vetmi flas ne faune,
vartete fjalet tua perseris
por e bukur kjo surprize.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Piktori

--------------------------------------------------------------------------------

Zogun ne fluturim
mollen ne dege,
anijen ne lunderim
njerezite ne treg.

Ngjarje te tjera
si stuhia kur ulerine,
edhe kur bene vape vera
e ngaxmon piktorin.

Kalin ne galop
femiun kur qan,
piktori nuk thote stop
brushen ne dore mban.

Ti flet me goje
e ai te bene pikture,
kjo nuk eshte loj
por art qe rri ne mur.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Rrushi

--------------------------------------------------------------------------------

I bardhe, i kuq, i zi,
jam rrush dhe jam me fat,
se baballaret tuaj me dashuri
kujdesen per mua dite, e nate.

Kam preherine perplote
zemren syrine te qoj peshe,
s'ka njeri ne kete bote
q's'perkulet te marr nje vesh.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Astronauti

--------------------------------------------------------------------------------

Fjala astronaut
rimohet me fjalen hut,
por ti duhet ta dish
ai eshte trim shumefish.

Nga kosmodromi levize
anija kozmike,
per astronautin s'eshte surprize
shkuarja larte ne forme thike.

Bejne ushtrime paraprake
per kete jete speciale,
bejne investigime
per te miren globale.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Prinderit

--------------------------------------------------------------------------------

Si nata pa hene
eshte femiu pa nene,
si pa krah nje shkabe
eshte nje femi pa babe.

Me dy prinder cdo femi
ka force ka mrekulli,
dhe kur rritet eshte me fat
po jetuan gjate.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Zookopshti

--------------------------------------------------------------------------------

Dua shume berr
jo per ti ther,
por ne kopsht me behar
te kullosin bar.

E dua nje mace
te jet tullumbace,
t'kete pedigre s'ka nevoj
une do ta dua njesoj.

E dua nje qen
jo per te ruajtur dhen'
ja bej nje kasolle hata
e ai le te bej sefa.

E dua nje gjok
e dua per koke,
grifen une vete
do ja kref me lezet.

-Kopshtin zologjik
do ta kem o mik!
leje nga babai s'kam kerku
por dua me befasu.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Bebi

--------------------------------------------------------------------------------

Vertete tabula raza jam
por kur qaj hall kam,
pasi qe s'di te flas
une me qarje ju therras.

Pelenen e lagur s'dua ta kem
as i uritur s'dua te jem,
perndryshe jam lezet
me do cdo njeri ne planet.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

Stuhia ne mal

--------------------------------------------------------------------------------

Nje dite ne mal
binte shi, pa u ndal,
ashper me rrembim
per askend s'kish shpetim.


Banoret e malit si:
shpezet shtazet qe ti ,i di,
filluan te kerkojne shpetim
por ishte e kote ,miku im.

Zogut foleja ju prish
por ai, ne dege ishte serish,
se per fat fluturoi
nga fatkeqesia shpetoi.

Se kish lehte as arusha
nga uji ju lag edhe gusha,
ne rrugee siper ishte
se shtepine larg e kishte.

Me keq pesoi si gjithmone
e vogela milingone
uji e perplasi pa meshire
nuk shikoi me dite te mire.

Stuhia pushoi ne mal
por banoret s'kane me ja fal,
se shtepizat ku benin gjume
tash me kane shkuar ne lum.
 

fara

Primus registratum
Re: Poezi per femije

kosova ime

--------------------------------------------------------------------------------

Per shpirtin desert
me arome te deh,
kjo fushe e blerte
perpara qe sheh.

Ky lum i madh
me uje te ftohte,
bukurosh i rradhe
kur mos u shoft.

Bjeshke me freski
mushkerite me i mbush,
plote mrekulli
te tille se ka kush.

Dhe gjera tjera shoh
rreth meje ne toke,
diellin qe na ngroh
qiellin mbi koke.

Banesa ku jetoj
me familjen time,
shtratin ku endrroj
eshte kosova ime.
 
Top