Kico Blushi: Pergjigjen mund ta japim edhe ne intele.. e www.albforumi.com
E Marte, 24 Qershor 2003
SELANIKU, MIDIS SHKOPIT DHE KARROTES
Nga Kico Blushi
Jo vetem per Shqiperine, po per gjithe ate pellg qe tashme po quhet Ballkan Perendimor, ku, sic po duken bathet, jane perfshire, vec nesh e Kosoves, ende me status te papercaktuar, Maqedonia, Bosnja, Kroacia e Serbi-Mal i Zi, pra, vetem vendet me problematike qe dolen nga lufta e fundit e zhvilluar ne kete copez te rajonit, qenka planifikuar pra nje program specifik ne samitin e Selanikut, i cili do te perfshije edhe keto vende, ne nje te ardhme te larget, ne ate bashkesi multietnike qe quhet BE.
Nga Selaniku, gjeja e pare qe u be e qarte ishte fakti se keto vende qenkan shkeputur politikisht nga teresia e hartes se mirenjohur me emrin Ballkan, kushedi perse, por ndoshta per shkak te shperberjes se ish-Jugosllavise dhe problemeve jo te vogla e te lehta per t'u zgjidhur qe shoqerojne kete proces, e kjo duket se e "detyron" BE-ne te aplikoje nje tjeter platforme, natyrisht me speciale, tamam si per femijet problemore qe cohen e kallen neper kampe riedukimi dhe rehabilitimi.
E thene me shkoqur, kjo lloj "platforme" mund te shqiperohet kesisoj: keta popuj, ndryshe nga bullgaret, rumunet, sllovenet e hungarezet, qe tashme ndjehen me afer Europes, edhe pse jane ballkanike, duhen trajtuar krejt ndryshe, atyre pra mund t'u zgjatet karrota (ndihmat ekonomike dhe nenshkrimi perfundimtar i se famshmes "asoocim-stabilizim"
, por, pa ju hequr nga koka edhe shkopi kercenues qe do t'i detyroje t'u binden, me hir e pahir, standardeve e leksioneve te vezhguesve europiane.
Ky mesazh me se i qarte e kokeforte erdhi se fundmi nga i shumeprituri e i shumeshpresuari Samit i Selanikut, i cili shpalli, per here te pare, nje harte krejt te re ballkanike, politikisht te cilesuar: "Ballkan Perendimor", ku, sic u be e qarte, qenkemi perfshire edhe ne.
Vetem se, pas kesaj, burojne shume pyetje enigme, te cilave nuk po u pergjigjen as politikanet e larte europiane qe drejtuan dhe ideuan "Selanikun", e, aq me pak politikanet lepepeqer ballkanike, gjysme kristiane e gjysme myslimane qe po drejtojne, prej me se dhjete vjetesh, kete copez ballkanike, etnikisht te nakatosur, qe po mbetet e duket se do te mbetet, edhe per nje kohe te gjate, dreqi e di pse, e shenjuar ne harten europiane, si dele e zeze e mbare Europes.
Le te guxojme, jashte cdo hamendjeje per keqkuptim, te pervijojme disa nga keto pyetje me shume se retorike qe sigurisht nuk kane ku e pse mund te marrin pergjigje nga qarqet politike e akademike te rajonit tone folklorik.
Pyetja e pare:-Cilat jane arsyet qe i diferencuan keta popuj nga ballkaniket e tjere?
Pyetja e dyte:-Shkopi dhe karrota, pas sodit, do t'u drejtohen popujve, apo politikaneve te ketyre vendeve qe "nuk po zbatojne, sipas porosive te dhena, reformat e rekomanduara"? Ndeshkohen popujt per faj te politikaneve medioker e konfliktuale, apo eshte e kunderta, politkanet e Ballkanit Perendimor paguajne haracin e popujve pa kulture te mjaftueshme demokratike, gje qe ka cuar edhe ne luftra te pergjakshme?
Pyetja e trete:-Po qe se ne kete "harte" jane perfshire vetem vendet e ish-Jugosllavise qe dolen nga shperberja dhe nga luftrat nderetnike, perse ne te eshte nderkallur edhe Shqiperia, e cila historikisht e as edhe nje here nuk pasur lidhje me asnje nga Jugosllavite, pervec faktit qe i kane marre territore e popullsi?
Pyetja e katert:-E, po qe se ky do te ishte nje kriter i kuptueshem, deridiku edhe i besueshem, pse nuk eshte futur ne kete "harte" edhe Sllovenia e pse mendohet qe edhe Kroacia te nxirret, se shpejti, prej saj?
Pyetja e peste:-Ne qofte se eshte e vertete qe vendet ballkanike qe tashme gjenden jashte kesaj "harte" gri jane me te perparuara ne drejtim te "standardeve", reformave, ekonomise e luftes antikrim e antikorrupsion e per keto arsye po u hapen me shpejt e me kollaj portat e BE-se, pse i ashtuquajturi Ballkan Perendimor gjendet me prapa, kur dihet se te gjitha keto vende dolen thuajse njekohesisht e me te njejten "rrobe" e kosto nga i ashtuquajturi kalvar komunist?
Pyetja e gjashte:-A nuk eshte racizem i kulluar, sipas standardeve te sotme e te gjithepranuara europiane, po qe se paragjykohet e mendohet apriori se ca popuj te Ballkanit kane me shume kulture e tradite demokratike e ca me pak, gje qe do te thote se ca ballkanike jane te lindur me europiane e ca me aziatike, gje qe te con te perfundimi se ende keta popuj mund te quhen te prapambetur, anadallake, te pacivilizuar, ngaqe prej shekujsh e vazhdimisht po mbeten te nderkryer e te mberthyer ne sherre te ndersjellta, ne atavizma te se kaluares e ne keqkuptime te lesharapta nderetnike?
Kush e njeh sadopak historine e vjeter e te re te Ballkanit, kaq te veshtire e paska pasur te kuptoje e te mesoje se popujt e Ballkanit nuk kane diferenca te tilla, po jane perfshire gjithnje ne te njejtat luftera e keqkuptime te ndersjellta, jo dhe aq per shkak fqinjesie, se sa per mendesi e histori te njejte?
Pyetja e shtate:-Po qe se pergjigjja e pyetjes se mesiperme, sigurisht per gjykime e analiza diplomatike qe nuk varen dhe aq prej nesh anon nga po-ja, atehere, vec arsyeve te pranuara si "gjenetike" qe prodhojne nder ne, sipas tyre, nje pellg te llumte prapambetjeje te vazhdueshme, a nuk kemi te drejte, si "zezake" inferiore te Ballkanit qe qenkemi, te pyesim: a kane ndonje pergjegjesi per padobishmerine e asistences europiane, pra, pse kane deshtuar gjate trembedhjete vjeteve gjithe strukturat e shumta e te specializuara europiane te asistences fuqiplote politike, diplomatike, ekonomike, doganore, policore, gjyqesore e kulturoro-demokratike qe jane zbatuar nga BE, pa asnje pengese ne kete rajon?
Pyetja e tete:-Pra, pse kane deshtuar kaq keq investimet shumeplaneshe e jo te pakta ne Ballkanin Perendimor e pse paskan pasur sukses ne pjesen tjeter?
Edhe sikur ky rajon te jete i pafavorte, ku eshte potenca intelektuale dhe monetare e BE-se? A mos valle ndihmat kane shkuar ne drejtim te gabuar, duke u ndare, haperdare e shperndare, "gabimisht", mes mafiozeve europiane e ballkanike, gje qe ka ndihmuar instalimin e nje klase te re politike ogursjellese e te pashkulshme nga froni pushteteror?
Pyetja e nent-:-A mos valle diplomatet e specialistet jo te pakte te Europes te instaluar ketu jane me se te interesuar, edhe per arsye "monetar", te vazhdoje kjo ndarje e thikte e absurde e Ballkanit, jo vetem per shkak te dietave speciale qe jepen per kete "zone me rrezik te madh"?
Pyetja e dhjete:-I gjithe ky pellg, i etiketuar kesisoj per arsye diferencimi me emrin tashme te njohur: Ballkan Perendimor, nuk perben si sasi popullsie me shume se 15 milione banore, po a mund te rrezikojne keta popuj kaq te vegjel e te drobitur, ndonese edhe "te pakulturuar", stabilitetin, mireqenien e prosperitetin e BE-se se stermadhe, te fuqishme e te sterkulturuar, edhe sikur vertet qeverite e ketyre vendeve te jene te korruptuara, edhe sikur mafia e krimi i organizuar te jene instaluar rrezikshem ne kete pellg?
Sigurisht qe jo, madje nje mendje e shendoshe mund te vije lehte te perfundimi se te keqiat qe i vijne Europes nga keto vende te varfera, si emigracioni, prostitucioni, krimi, droga, etj, mund te eliminohem me kollaj, po qe se do te hapen dyert, gje qe do te thote: po qe se do te vihen nen kontrollin e specializuar te strukturave europiane edhe keto minishtete me probleme te njohura e jo dhe aq te veshtira per t'u zgjidhur nga nje superpotence, si BE-ja e sotme.
Duke i lene jashte e larg e per nje kohe te pakufizuar keto vende e keta popuj, sigurisht qe mund e do te behen edhe me rreziksjelles. Po, a i intereson kjo ndarje Europes? Dhe po qe se po, perse? Pa qene e panevojshme te shtojme edhe me pyetje te tjera, duhet te pohojme, si perfundim, se as kriteri gjeografik, as ai politik, as ai historik, as ai kulturor, nuk duhet te kete cuar te kjo ndarje absurde e Ballkanit te sotem ne samitin e Selanikut. Edhe kriteri ekonomik, i cili duket me i besueshmi, pasi keto vende vertet jane shume larg standardeve ekonomike te Europes, duket jo dhe aq kokeforte per t'u besuar, pasi keta popuj do te sjellin ne BE jo vetem krahe te bollshem e te lire pune (te cilet, edhe keshtu, i shfrytezon*, per te cilat bashkesia e plakur ne moshe europiane ka aq nevoje, po edhe mjaft resurse natyrore. Atehere, cili eshte kriteri qe e ndau Ballkanin dhe, per cudi, na futi ne, shqiptaret, ne gjeopolitiken e ish-Jugosllavise?
Sigurisht, keto pyetje retorike, nuk mund te mbeten per nje kohe te gjate pa pergjigje.