Ndihme per mesime

Drane

Primus registratum
Ndihme per mesime

Pershendetje
Me kerkojn ne shkoll te bej historin e nje qyteti qe quhet Waterloo dhe qe ndodhet ne Belgjik.Shpresoj qe dikush nga ju mund te di dicka rreth histris se ketij qyteti.
faleminderit.
 

lil-butterfly

Primus registratum
Re: Ndihme per mesime

une njoh nje stacion treni dhe underground ne Londer me kete emer :tipsy:

ca lloj informacioni do per kete qytet Liza?
 

pippo

Primus registratum
Re: Ndihme per mesime

Studjo napolon buonapartin e ke per te kuptuar shume per ate qytet, kane bere nje nga betejat me te medha te shekullit te kaluar aty :cool:
 

Sweety el

Locus omnem
Ndihme per mesime

Pershendetje
Me kerkojn ne shkoll te bej historin e nje qyteti qe quhet Waterloo dhe qe ndodhet ne Belgjik.Shpresoj qe dikush nga ju mund te di dicka rreth histris se ketij qyteti.
faleminderit.
Beteja e Waterloo u zhvillua me 18 qershor 1815 nga ushtria napoleonike kundër ushtrive te koalicionit te shtate i cili përbehej nga Anglia,Austria, Rusia, Prusia, Suedia, Mbreteria e Sardenjas, Hollandadhe nga disa shtete Gjermane. Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për te fumbjen perfundimtare. Për faktin se merrnin pjese shume shtete dhe per faktin se ishte nje beteje shume e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja me gjakderdhse e shekullit XIX, beteja zjati afërsisht 7-8 ore ne te cilat u vranë afërsisht 50.000 ushtare.
Zhvillimi
Napoleoni donte te sulmonte forcat aleate ne orët e pare te mëngjesit, duke i bombarduar ne artiljerin, por për faktin se ne dy ditët e fundit përpare se tu zhvillonte beteja kishte rene shi ai nuk mundi te levizte topat bombarduse. Dyluftimet u zhvilluan ne fushat dhe ne fermat te një qyteti te Belgjikës, Waterloo, ku duca i Wellington-it kishte vendosur bazat e tij ushtarake. Napoleoni nga ana e tij ishte i bindur se do te fitonte edhe pse nuk kishte ne ndihme MarshallinBerthier, i cili ishte bashkëpunëtori gjenial për strategji ushtarake, sepse kishte vdekur me 1 qershor 1815 dhe Marshalli Davout i cili konsiderohej si heroi i betejës se Auerstedt nuk ishte prezent për faktin se kishte marre urdhrin te mbronte qytetin e Parisit nga një sulm te mundshëm.

Strategjitë Ushtarake

Nga sulmet e pare dukej se ushtria Angleze ishte e pathyeshme dhe vazhdonte rezistencën kundër trupave francezeve te cilët po rrethoheshin nga ushtaret prusiane nga ana e djathte. Strategjia e Napoleonit ishte qe tu ballafaqohej me armikun duke e shpërndare ne fillim pastaj ta ndeshte ne menyre individuale.
Ne fakt Napoleoni i dha urdhër Marshallit Grouchy qe te zbulonte armatën Blucher dhe te mos lejonte qe te bashkohej me anglezet sepse te bashkuar te dy ushtritë do ishin te pamposhtura.
Ne orët e para te mbasdites ushtria franceze u detyrua te dyluftonte me kolonat prusiane te cilat po i afroheshin nga ana e djathte në këtë mënyre ato harxhuan municionet te cilat duhej te përdoreshin kundër dukës Wellington. Nga ana tjetër Blücher po avanconte për faktin se kundërshtari i tij Grouchy nuk kishte zbatuar urdhrat e Napoelonit. Sulmi i fundit i aramtes franceze u krye kundër ushtrisë angleze, por nuk pati fundin e dëshiruar.
Wellington i njihte mirë fushat e Waterloo, nga një udhëtim që kishte bërë kohe me parë. Nga ana tjetër gabimet e shumta te bëra nga Napoleoni ate dite ishin te shumta dhe u treguan vendimtare. Por rezultati ngeli gjithmonë ne fije te perit sepse nuk asedhenje ushtri po jepte shenja fitoreje, te dy ushtritë kundërshtare luftuan me se miri, por rezultati i shkoi ushtrise aleate te cilës ju dedhen shtate koalizione për te mundur perandorin francez.
Në këtë mënyre Napoleoni u mund përfundimisht.
Mbas kësaj beteje historike Napoleoni u çua ne mergim ne ishullin e Shën Elenës, ku e dhe vdiq me 5 maj 1821.
 
Top