Çfarë i bën femrat të lumtura?

Universal

AnonymouS
Çfarë i bën femrat të lumtura?
girlfriends.jpg



Lumturia është një ndjenjë që nuk arrihet shumë shpesh dhe zgjat për një kohë shumë të shkurtër.

Ndërkohë që te meshkujt mund të jetë një ndeshje futbolli apo një “mbledhje pije” me miqtë, te femrat është vetëm një gjë që i bën të lumtura: takimi me mikeshat.

Click here to view the original image of 633x347px.

Sipas një studimi të kryer nga Kidspot, më shumë se 84 përqind e femrave kërkojnë mbështetjen e mikeshave dhe varen gjithmonë te këshillat e tyre për gjërat që bëjnë.

Familja dhe mikeshat janë ato që u sjellin më së shumti lumturi femrave në jetë për shkak të dashurisë, mbështetjes, ndjenjës së sigurisë dhe bashkësisë.

Sigurisht, imazhin e prishin shqetësimet për shkak të financave, mungesës së kohës dhe lidhjeve të këqija, por në parim mikeshat janë ato që sjellin dozën e nevojshme të arsyes.

Për të mos diskriminuar, duhet të theksohet që tri të katërtat e femrave lumturinë e gjen tek ushqimi, i cili nga njëra anë u ofron lumturi të madhe, por vetëm katër për qind më pak e tyre pranojnë që ushqimi njëkohësisht është edhe armiku më i madh sepse shkakton probleme me peshën.

Shifra ndoshta më e rëndësishme përbën dy të tretat, d.m.th. përqindjen e femrave që janë optimiste të përhershme dhe besojnë që mundi dhe puna këmbëngulëse do t’u shpaguhet në fund.b expres
 

joetisti_

Locus omnem
teme vetem per vajzat kjo. Ato e dine mire se c'i bene te lumura.
Mashkullin, megjithate, e ben te lumtur edhe gjendja e femres kur ajo eshte e lumtur.
 

Ciarli

Forumium praecox
Penisi e ben nje femer te lumtur dhe kjo dihet gjithandej. Por nese do vazhdonim analogjine e tij do arrinim ne sisen e qumeshtit ne te cilen meshkujt nuk gjejne kuptim kut kthejne koken pas, shendetin apo rehatin ku mashkulli dorezohet ne stermundime gjimnastikore dhe Zotin apo te plotin, vazhdimesine fitimtare pa rrezik.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
kjo pyetje eshte e njejt edhe per meshkujt,nje femre e bene te lumtur nje mashkull ideal dhe nje mashkull e bene te lumtur nje femre sharmante dhe e besueshme.kurse ne jeten bashkeshorttore e nje grua e bene te lumtur nje burre qe sillet si shoke me gruan e tije ...
 

brenatohyseni

Forumium maestatis
Seks sa me shume seks dhe cdo shkon mes miri nje femer mund te kete pathuajse te gjitha kushtet po nuk pati........ eshte e palumture do e kerkoj diku tjr pra sks sa me shume
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Konkretisht:

Per te bere sa me te larmishem festimin e vitit te ri, vendosem, njehere, te benim nje loje te quajtur «shkembim dhurate». Kuota ishte 20 dollare dhe kenaqesia do te ishte ne surprizen e zbulimit te dickaje, zgjedhur nga dikush tjeter. Faza e pare ishte vendosja e dhuratave, te paketuara bukur, ne mes te salles. Faza e dyte: Versulja mbi dhuraten. Faza e trete: Shkembimi i dhurates per hir mosperputhje gjinore ose shije. Une bleva dy shalle te bukur.
Ishim rreth 30 veta rreth e rrotull dhuratave. Me vinte per te qeshur me frymemarrjet e crregullta dhe adrenalinen qe pershkonte gjithe te pranishmit, qofte femra apo meshkuj. Sikur po behej fjale per jete a vdekje! Une po mendoja, 20 dollare nuk ia vlejne qe te versulem si e cmendur mes turmes, te thyej taken e cizmeve apo te shqyej minifundin. Ajo qe do mbetet ne fund do te jete e imja. Pa diskutim. Ndersa te gjithe u hodhen drejt pakove me te medha, me te bukura, me fjongo e kordele, une u veja nga mbrapa te babeziturve dhe mblidhja kutite e bukura rrumbullake apo katrore te hedhura shkujdesshem ne te gjitha anet e salles. Plus kesaj, nuk e fsheh, grumbullova gjithe qeskat me fllucka te medha apo te vogla qe perdoren per amballazhimin e objekteve te kristalte apo te thyeshem. Te pellcas flluckat e bitumit, asfaltit te rrugeve kur temperaturat jane te larta, te pellcas fllucka ne vaske, fllucka qeskash plastike apo cfaredolloj fllucke me ngjall nje kenaqesi shume te madhe dhe me lumturon. Si perfundim, pakua me e vogel, e amballazhuar keq dhe me nje tip gazete ishte ajo qe kishte mbetur per mua. Cdo gje e prisja vecse te zbuloja CD-ne e nje grupi qe kisha degjuar dhe qe me kishte pelqyer, kete nuk e prisja. Surprize e bukur vertete. Nje mikesha ime, qe me mori ne telefon, me vone me tha se ne ate mesele ajo kishte humbur nje veth floriri, kurse nje mik kishte ndrydhur kemben. Une, e qete, me takat e cizmeve intakt, ate nate ndersa po degjoja muziken e bukur dhe ndersa fusja gjera me vlere ne kutite e bukura te zeza, here pas here u kthehesha flluckave dhe i plasja me kenaqesine me te madhe.

E gjithe kjo per te thene se nuk do filozofi te madhe per te zbuluar se cfare n'a lumturon. Mjafton te na vrojtoni dhe degjoni. Eshte e lehte.

Mbase shoqet e tjera do te ndihen te frymezuara te ndjekin shembullin tim. Konkretisht.

Eléonoré
 

joetisti_

Locus omnem
e sakte do te ishte te shkruaje: 'lumturia', e megjithate jo tamam-tamam. Personalisht, ndonese jo te lumtur, me kenaq lumturia e te tjereve, e per rrjedhoje, jo lumturia ime !
Nuk dihet..., por mendoj se femrat te lumtura i ben lumturia e meshkujve, e ndersa meshkujt... gje tjeter :)
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Një Bmw x6, dhe çdo femer e bind. :D

Njatjeta Linux,

Edhe pse i dua te gjitha gjerat e mia materiale, e vetmja gje qe me shkakton dhimbje dhe me ben te derdh lot eshte kur ndahem me makinen e amortizuar dhe me duhet t'a zevendesoj me nje tjeter. E para makine qe kam ngare eshte Buick, e dyta Ford Focus, e treta Honda Civic dhe aktualja Dodge Avenger. E zeze. BMW, cuditerisht, ishte edhe makina qe e kisha ne listen time te deshirave.

Ne forme Jeep (shume katror) dhe Nuse Pashkja (coccinelle) (shume e rrumbullaket) te te gjitha ngjyrave, jane ato qe me terheqin vemendje. Xhipsi sepse eshte makina e pare qe kam njohur ne jete dhe e dyta sepse me kujton nusen e pashkes e cila se bashku me xixellonjen jane te vetmet insekte qe dashuroj dhe mund t'i mbaj ne dore.

Ngjyra absolutisht e preferuar eshte ajo qe me ngjan me zhiven (merkurin), ndoshta, sepse me kujton varakun me te cilin mami lyente soben e vjeter.

Megjithate asnje makine nuk me bind nese dhuruesi i saj nuk me pelqen. :cool:

Eléonoré
 
Last edited:

Linux

think different
Njatjeta Linux,

Edhe pse i dua te gjitha gjerat e mia materiale, e vetmja gje qe me shkakton dhimbje dhe me ben te derdh lot eshte kur ndahem me makinen e amortizuar dhe me duhet t'a zevendesoj me nje tjeter. E para makine qe kam ngare eshte Buick, e dyta Ford Focus, e treta Honda Civic dhe aktualja Dodge Avenger. E zeze. BMW, cuditerisht, ishte edhe makina qe e kisha ne listen time te deshirave.

Ne forme Jeep (shume katror) dhe Nuse Pashkja (coccinelle) (shume e rrumbullaket) te te gjitha ngjyrave, jane ato qe me terheqin vemendje. Xhipsi sepse eshte makina e pare qe kam njohur ne jete dhe e dyta sepse me kujton nusen e pashkes e cila se bashku me xixellonjen jane te vetmet insekte qe dashuroj dhe mund t'i mbaj ne dore.

Ngjyra absolutisht e preferuar eshte ajo qe me ngjan me zhiven (merkurin), ndoshta, sepse me kujton varakun me te cilin mami lyente soben e vjeter.

Megjithate asnje makine nuk me bind nese dhuruesi i saj nuk me pelqen. :cool:

Eléonoré

Po bëj sikur po e besoj :p por gjithsesi sbesoj se një femer do e refuzonte një x6, vetëm nesë ajo e ka një të tillë :D
 
Top