Alergjite!

eM

Paper Moon
Alergjite!

Ne bote cdo dite shume e me shume njerez zgjohen nje mengjes dhe zbulojne se jane alergjik ndaj dickaje.

Pothujse cdo person eshte alergjik ndaj nje gjeje por reaksioni mund te jete aq i pandieshem sa nuk vihet re ose ka shume mundesi qe gjate jetes sone te mos e rastisim kurre shkaktuesin e kesaj alergjie!

Ketu do shkruaj per alergjite me te perhapura, caraktesistikat e tyre, mjekimet qe mund te merni per ti qetesuar etj.
Nese keni deshironi ndonje informacion mund te pyesni pa problem.

Sinqeshit
eM
 

eM

Paper Moon
Re: Alergjite!

Alergji eshte fjala qe zakonisht perdoret per te treguar nje sere simptomash te papelqyeshme dhe te rezikshme qe shume njerez ndiejne nga substanca qe per te tjeret jane te parezikshme. Biles ne ca raste keto substance ne te kaluaren nuk kane shkaktuar asnje reaksion as te personi ne fjale. Ne nuk nisemi me alergji, por ne beheni alergjike ne kontakt me substancen qe e shkakton kete alergji. Ne raste te rralla kjo ndodh edhe para se te lindim. Ashtu sikur asnje njeri nuk eshte i imunizuar ndaj fruthit nese nuk eshte infektuar ose imunizuar me virusin e fruthit, ashtu njerezit nuk mund te kene alergji ndaj pluhurit ose dicka tjeter nese nuk ka rene ne kontakt me kete te fundit.

Me nje fjale: “Allergy is immunity gone wrong” dmth “Alergji eshte nje difekt i sistemit imunitar.”

eM
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Alergjite!

Apçiuuuu!

Kush ka noji shami se nuk ka lezet me i fshi hunet me gishtat dhe me i fshi gishtat ke kjo tema /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

astrit

Primus registratum
Re: Alergjite!

Fillimisht postuar nga Le_Routard:
[qb]Apçiuuuu!

Kush ka noji shami se nuk ka lezet me i fshi hunet me gishtat dhe me i fshi gishtat ke kjo tema /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
nga e keni gjetur kete temen kaq interesorante. :tipsy:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Alergjite!

PaperMoon, Faleminderit per hapjen e kesaj teme.

Desha te pyes ne fakt per qenin tim /pf/images/graemlins/smile.gif . E di, e di qe nuk eshte njeri por nuk thote gje ne teme se eshte vetem per njerez! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Qeni im eshte shume alergjik ne sezonin e pranveres dhe veres ku ka bar. Fillon e kruhet aq shume ne putra dhe i lepin sa pushi fillon ti bleri ne zonen e putrave. Gjithashtu teshtin shume /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kurse ne serzonin e dimrit qe nuk ka bar, i ikin te gjithe simptomat dhe putrat i mbulohen me qime dhe cdo gje eshte mese normale me te. Gjate veres veterineri na tha te perdori steroids dhe ato paten efektin e mire qe u qetesua, por dhe paten efektet negative, njera prej te cilave ishte uria. Gjithe kohes ishte i uritur duke me vene ne shume siklet qe mos ti jepja per te ngrene sepse kalon ne overweight. Mendon se ka ndonje menyre tjeter qe mund te evitohet alergjia gjate sezonit pranvere/vere?
 

eM

Paper Moon
Re: Alergjite!

Ana
fatkeqsisht, te gjitha ilacet si per njerez dhe per kafshe ne kete rast kane ato efektete anesore. Nuk ka gje tjeter per te bere vetese te vazhdosh me mjekimin qe ke. fol me veterinerin, mbase nje doze me e ulet do te qe me mire!

nuk di cfare te them tjeter!

beji te fala qenit nga ana ime! /pf/images/graemlins/smile.gif

eM
 

Di68

Primus registratum
Re: Alergjite!

Une mbaj mend qe ne Shqiperi kur kisha alergji ndaj disa ushqimeve, mami me jepte incidal dhe ndjeja goxha permiresim pas perdorimit te incidalit. Ketu ne SHBA e vetmja gje qe gjendet ne farmaci pa recete eshte benadryl...e kam perdorur shpesh here por nuk me ben ndonje effect. Si shpjegohet qe ketej nuk e perdorin incidalin, apo mos ka ndonje emertim tjeter?
 

eM

Paper Moon
Re: Alergjite!

Fillimisht postuar nga Di68:
[qb]Une mbaj mend qe ne Shqiperi kur kisha alergji ndaj disa ushqimeve, mami me jepte incidal dhe ndjeja goxha permiresim pas perdorimit te incidalit. Ketu ne SHBA e vetmja gje qe gjendet ne farmaci pa recete eshte benadryl...e kam perdorur shpesh here por nuk me ben ndonje effect. Si shpjegohet qe ketej nuk e perdorin incidalin, apo mos ka ndonje emertim tjeter?[/qb]
Oh keta e perdorin incidalin por nuk eshte over the counter. Pra po te shkosh tek nje doktor dhe ai mund te te japi nje recete qe te maresh nje nga icacet e shumeta qe kane pothujse te njejten perberje si dhe incidali qe thua ti! /pf/images/graemlins/smile.gif

eM
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Alergjite!

Faleminderit eM! /pf/images/graemlins/smile.gif

Di68, ilacet e forta qe bejne efekt jepen me recete dhe nuk mund ti blesh over the counter. Megjithate, une jam kunder ilaceve dhe mendoj me mire te evitosh ushqimet qe te bejne alergji sesa te mbushesh barkun me kimikate.
 

Di68

Primus registratum
Re: Alergjite!

A e dini gje si quhet ne terminologjine mjeksore, ndonjehere kane emertime te ndryshme....?
Faleminderit per pergjigjet...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Alergjite!

Vetem fjala alergji me ben alergji.....incidaliu eshte nje nga ilacet qe nuk mungon kurre ne portofolin tim.

Alergjia me vjen si pershkallezim i nje rrufe ose gjendje te ftohuri.....bajamet, pak fare temperature, nje kolle e lehte, pastaj me kalon tek sinuset dhe rrezikoj te shtrihem per jave te tera nga dhimbja e kokes, nese nuk marr incidalin mund te vuaj me dite nga dhimbja e kokes.

Ilacet tek une kane nje ndikim edhe shume psikologjik, nuk mund te rri pa to.

Me sa di une, alergjite jane me mijera madje edhe me miliona ne mos gaboj.Nuk ekziston
 

eM

Paper Moon
Re: Alergjite!

Une kam shume kohe qe nuk i ka vajtur afer nje incidali keshtu qe nuk kam asnje ide se cfare ka si perberes. Kur une kam filluar te merem me mjeksi kam qene shume larg Shqiperise dhe jam krejtesisht ne padituri ne disa emertimeve qe perdoren aty. Nese ti di se cfare ka si perberes une mund te te ndihmoj me nje ilac te njejte.

kordele sa me shume ilace te maresh aq me shume varesh prej tyre. Behen me kalimin e kohes si droge. Nuk te keshilloj ti thuash vetes se ke nevoje per ilace.

eM
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Alergjite!

Kordele, dhe une kur jetoja ne Tirane kam pasur alergji, por jo kaq te forte sa jotja... vetem teshtima dhe nuk dilja dot jashte pa pasur disa shami me vehte. Nuk e di si dhe pse mu largua pothuaj plotesisht pas largimit nga Tirana. Shkova nje dite tek mjeku per alergji dhe me beri nje test, me pickoj lekuren tek krahu me 27 komponente qe jane tipike per alergji tek njerezit dhe reagova ndaj dust mites (qe jane mikro organizma qe gjenden ne jasteqet, dysheket dhe jorganet sidomos prej puplash) dhe pak alergjike nga zbokthi i maceve. Nejse, une perdor jorgan e jastek puplash por nuk kam me asnje shenje alergjie tani. Sido te jete, ne Tirane nuk kam perdorur ilace fare dhe pse kur me kapnin te teshtiturat, hajde te pushonin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Alergjite!

Tirana; hem harrova t'ju them qe kur largohem, qofte edhe per nje jave te vetme, pastrohem e vij e bardhe bore ne shtepi.Mos ma kujtoni hic atmosferen ketu, Tirana, nje nga qytetet me te ndotura ne bote (fatkeqesisht).

Ilacet---> s'jetoj dot pa to, e kam provuar por nuk ia arrij. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Alergjite!

Edhe rrjedha e diskutimeve por dhe qeni alergjik tregojnë se Bledi që tështin gjithandej në këtë rast e ka tështimë fallco.
Alergjitë janë në të gjitha stinët, nuk i bashkojnë me gripin shkaqet, edhe kurimi e parandalimi dallojnë shumë. Një grip i gjendet vaksina e bën para sezonit (10-15USD) dhe rri i qetë deri nga pranvera. Edhe po mos e bëre e kanë bërë të tjerët dhe nuk ka epidemi allashqiptarçe.
Një alergji mendoje ta kesh nga poleni, e në çdo qoshe rruge dyqanet ku ble sendet e përditëshme i kanë lulet shumëlloji. Mendo ta kesh nga pluhuri, qe gjendet gjithandej, apo nga kafshët, tju ruhesh jo kafshimit po tështimit.
E keqja nuk mbaron këtu, përveç organeve të frymëmarrjes pjesët e zbulura të trupit janë viktimë e alergjive. Nëse ju vjen për tu kruar pa e kuptuar përsenë, mendoni përsëri, jeni alergjikë, e kështu jeni edhe nëse ju bezdisin etiketat e bluzave (t-shirt) mbrapa kurrizit. Në këto raste lëkura përskuqet, sistemi nervor lajmërohet për një rrezik (që në fakt nuk është i tillë se poleni nuk bën asgjë), trupi prodhon HISTAMINË, që popullorçe siç e do tema është perzier me atë lëngun e bardhë kur pritemi a çahemi, dhe e dërgon atje ku vjen rreziku. Kjo histaminë e dërguar rrejtshëm, mbetet në organizëm, e sa herë që lëkura ha e skuqet aq herë prodhohet. Lëkura në ato vende mund të bëhet me puçra të vogla, që mund të hanë ose jo të zotin, por që nëse nuk ka kundërveprim me mjekim puçrat çahen dhe sa më e zhvilluar sëmundja aq më vështirë është që ato të mbyllen. Ekstremi i këtij rasti është ekzema, dermatiti nga alergjia gjithatollojsh. Organizmit i është prishur ekuilibri, ai kërkon mjekim. Në rastin e një alergjie të organeve të frymëmarrjes Benadryli, i përmendur e ndër më të lirët, meqë ai është emërtim allamerikançe do tju duhet ANTI - HISTAMINË HCL, me kokrra, ose dhe lloj lloj sprajesh e pikash që të kenë këtë fjalën sipër. Në rast se është alergji që ka prekur lëkurën, (ke qejf të përkëdhelësh macen e komshiut psh) përsëri pomada ka atë përbërës. Në asnjë rast nuk duhet përdorur kremi dhe kokrrat me të njëjtën përmbajtje. Efekte anësore, nuk ju rekomandohet atyre me probleme të rrugëve të frymëmarrjes (azma) dhe të jep gjumë për kokën e gjumit, mos ngaj makinë. Rezultati, të funtësh hundën në testet e mjekut sdel gjë. 100 kokrra janë midis 6-10 USD nëpër farmaci pa recetë. Javën që iku një prej ilaçeve më të mira të kësaj fushe CLARITIN doli pa recetë në farmaci. Çmimi shkoi nga rreth 20 USD muaj për 30 kokrra në 30 USD për 30 kokrra apo për dozën tuaj të muajit (një në ditë, në krahasim me deri në 12 të Antihistaminave). Klaritinit reklamën ja bënte Mike Piazza i New York Mets të bejsbollit, e puna ishte për të pasur sytë absolutisht të kthejllët në ndeshje. Ju skuqen sytë? Amerikanët shpenzojnë në vit 3 miliard dollarë antialergjikë, e po ti shtosh këtu dhe sapunët dhe shampot dhe detergjentët që lexojnë se janë për këtë punë biznesi është i madh. Një në pesë meshkuj (e di se di) është alergjik. Për lloje alergjie ka dhe vaksina ( nuk e di si e qysh e tek).
Mjekësia kërkimore sot po punon jo për të gjetur parandalues të prodhimit të Histaminës, por për të gjetur bllokues të mesazhit të gabuar që i dërgohet sistemit. Janë në triale apo prova që bëhen tek njerëz në kushte të ndryshme e ndoshta zgjatin një dy vjet.
Incidali, incidali është një armë e fundit, që përdoret kur të tjerat (kujdesi apo shmangia e para) nuk bëjnë efekt. Në Shqipëri për fat të keq ta fusin dhe kur je kaps e djersin nga zorri. Edhe antibiotikët nuk kanë ndonjë rol në këtë histori, ndonse po u alergjikose rëndë në Shqipëri të pret Senatoriumi.
Banjat e Diellit apo rrezet ultraviolet si gjithmonë janë dobiprurëse. Kujdes puçrat, nëse janë në duar dhe me to lani pa kujdes e nuk i fshini mirë, atëhere do të keni alergjinë më të rëndë të botës ujin. Kimikatet që thonë provoji për alergji, provojini.
Një shkaktar kryesor i botës moderne janë gazrat e makinave, vaji apo lyra e rëndë e të cilave i ngjitet si organeve të frymëmarjes dhe lëkurës.
Alergjia është e trashëgueshme.

fermeri popllor
 

Nila

Primus registratum
Re: Alergjite!

Une nuk kam pasur alergji asnjehere por vjet me zuri nje grib me teshtime. E pata per 3 jave. Tani mbas nje viti, kam teshtime sa here qe cohem ne mengjes nga gjumi. E keqa eshte se jane 6-7 teshtime rrjesht. Kam provuar benadryl po nuk me beri gje. Ika ke doktorri i familjes dhe me beri x-ray ke hunded dhe s'kisha alergji. Me dha ilace po s'me ben derman. Nuk kam qene me per vizite.
Any suggestion? C'fare mendoni te kem? Virus? Bakteria? as vet se di...uff
 

katsune

cherry blossom
pershendes bashkevuajtesit ne alergjine ndaj polenit. akoma nuk ka ardhur marsi dhe une qe tani fillova me teshtimat e para :mad: vjet isha me mire, sivjet u rikthkyen heret simptomat mesa duket.

une vazhdoj te perdor kete gel-in "allergie block" per te evituar antihistaminiket te pakten ne fillim te sezonit...

91960.jpg
 

Dreamer

Under the Dome
Edhe vuaj nga kjo gje qe nga mosha 20 vjec dicka e tille.
Ne fillim merrja antistaminik ama me bente shume dem. Me jepte gjume dhe isha si gjysem i trullosur.Ne mengjes ngrihesha i derrmuar sikur skisha fjetur fare.. Arrita ne nje pike qe si duroja dot me dhe i lash fare edhe si per cudi me kaloi shume alergjia (se kam nja 7/8).
Tani ne shkurt eshte Cipresso ajo me e renda pastaj kaluar kjo ndonje teshtime tek tuk per fat.
Antistaminiket jane shume te rrezikshem me sa kam pare une sidomos kur nget makinen etj..
Une them te provoni te duroni pa ta mbase edhe ju trupin mesohet me alergjine e "ben paqe" me e te.
 
Last edited:

katsune

cherry blossom
te besoj Dreamer, edhe une nuk i kam raportet e mira me antihistaminiket, megjithese ne vitet e para kur m'u shfaq alergjia (tashme u bene nja 10 vjet qe e kam) i kam perdorur sepse nuk mund te beja dot pa to. me kujtohet akoma sot dita e pare kur m'u shfaq, ishte mengjes sapo u zgjova nga gjumi pashe veten te fryre ne fytyre sikur me kishte pickuar grereza. apo nuk kisha dhe provim ate dite :D pra ne fillim m'u shfaq me simptoma te renda dhe perdorja ilace, edhe une kam verejtur se duke marre ilace ndihesha me e trullosur por edhe te teshtish 100 here ne dite te lodh dhe te trullosh ne nje fare menyre, keshtu qe si me ilace si pa ilace po njesoj do ishte, te pakten me ilace nuk kisha me ate ndjesine e bezdisshme te kruajtjes ne gryke dhe te syte. e ne fakt antihistaminiket nuk i duroja sepse me shkaktonin tharje te gojes me shume sesa trullosje.
alergjia eshte vertet e cuditshme, shfaqet dhe zhduket papritur pa e kuptuar ndonjehere arsyen e vertete. ne rastin tim une besoj se me eshte shfaqur me shume per shkak te ajrit te ndotur te milanos, sepse ne femijeri nuk kam pasur ndonjehere probleme me alergjine, dhe me vone kam jetuar per disa vite ne sanremo qe eshte qyteti i luleve dhe po ashtu nuk kam pasur probleme. sapo erdha ne milano m'u shfaq alergjia :( gjithsesi une vazhdoj te frekuentoj parqet dhe lulishtet, besoj se eshte edhe nje menyre e mire per te desensibilizuar dalengadale sistemin imunitar.
 
Top