E para punës, niveli i të shkruarit në forum të një pjese të mirë të antarëve, dhe shumica e moderatorëve kanë një stil shumë herë më të pastër se sa cfarë shkruhet nëpër gazeta. Pa dashur të futem më tepër në detajet që sot faktikisht ne flasim dialektin Enverisht të Shqipes, qysh kur gjuha Gege mbeti e papërfaqësuar, gjithsesi, me atë që kemi nga ana drejtshkrimit dhe përdorimi i gjuhës shqipe, forumi ja kalon gazetave, dhe kjo nuk është ndonjë gjë për tu nderuar ne në forum, se sa për tu ardhur turp atyre palo gazetarëve që e kanë mbushur me italianizma gjuhën tonë.
Se dyti niveli analitik në gazetari tek ne nuk ekziston, megjithatë un jam i mendimit se nuk duhet t'ja kërkojmë gazetave të ndryshojnë metodat, por duhet të jetë vetë iniciativa e lirë që të krijoj kushtet e domosdoshme për lindjen e një gazetarie më cilësore, ku pjestar të jenë njerëz me ideale dhe jo pjestar të parisë dhe interesave partiake. Si rrjedhojë, psh, këtu ke antarë që të thajnë në analiza politike, historike dhe ekonomike por nuk kanë organizimin dhe mediumin e duhur për tu fokusuar në kritikën e tyre(asgjë kundër forumit pra në këtë drejtim). Jam i mendimit, se Shekulli psh, po e marr si shembull se janë tepër banalë për mendimin tim dhe shumë të anshëm dhe joargumentativ në shtjellimin e ideve që kanë, nuk mund të ndryshoj dot qëndrimin e vet, pasi pronari i saj ka interesa shumë të thella në ruajtjen e perandorisë që ka krijuar, po ashtu dhe Balkanweb-i që ka ndikim të theksuar pro-Italian sado e paanshme mundohet të paraqitet, e kështu me radhë të gjitha janë në një kamp të caktuar partiak. Do thoja madje që shtypi sot është më keq se në kohën e Enverit, ku të paktën atëherë i ishin aderuar një ideologjie dhe jo thjeshtë interesave më banale që ka individi pervers dhe manjak për fuqi(pra kishte disa që ishin idealistë në mendimet e tyre, edhe pse kishte plot skutha që i shofim sot përditë përsëri në kampin tjetër duke shërbyer padronët e rinj).
Do thoja nevojitet dicka e re, e paanshme, dhe e paangazhuar me ndonjë parti, ku në qëndër të ketë interesin kombëtar, dhe kur them interesin kombëtar nuk them të bëj thirrje për luftë apo për protesta, ta bëj mision vec të shkruaj për histori psh, por të bëj thirrje për ndërgjegjëzim dhe moderim, pra shkurt për nivel qytetarie, që mundon jashtmase që me ikjen masive të gati 60-70% të klasës qytetare, paaftësimin nga ish-byroja dhe bllokmenët e atyre që kanë mbetur, dhe përdorimi i rëndomtë i instikteteve të të ardhurve për një jetë më të mirë.
Kjo arrihet vec nga populli, jo nga ajo që quhet "establishment". Por kjo nuk është thirrje komuniste për revolucion, por thirrje për ndërgjegjëzim. Një gjë duhet të keni parasysh ama, në krijimin e lëvizjeve patriotike ku si qëndër të tyre kanë ideale filozofike shumë të larta si liria apo prona private dhe nuk do thoja nocioni anti-shtet, por skepticizëm ndaj shtetit, që në doza të sakta është shumë i dobishëm për të mbajtur pushtetin të kontrolluar duke evituar që të na kontrolloj. Mirërpo në lindjen e lëvizjeve të tilla, njerëz shumë të mirë janë korruptu ose janë qeru. Psh, po marr shembujt Martin Luther King apo Ghandi, të cilët u vranë. Sidomos për të parin, lëvizja për integrim e zezakëve u morr peng nga njerëz ultrainteresaxhi që nuk ja vlen të futem në analiza për temën, por që rezultati është që kultura e jashtzakonshme muzikore, dhe revolucioni kulturor zezak në Amerikë ndaloi dhe degjeneroi me vrasjen e MLK-së dhe pas tij ku lindi muzika rap, shpërfytyrimi kulturës afro-amerikane dhe dalja nga binarët kulturorë të Richard Wright apo Toni Morrison etj deri dhe ne paaftësimin e NAACP-së duke e kthyer në një kukull politike. Një shembull tjetër është organizata Greenpeace, themeluesi i të cilës kishte të tjera motive, por organizata u politizua aq shumë saqë ai e la, sepse motivi origjinal u korruptua, deri në atë pikë saqë u përdor si platformë për të ngritur pseudoshkenca mbi kohën etj gjëra akoma të paprovuara por që i shërbejne interesave te grupimeve të caktuara politike me implikime shumë të thella në cdo fushë.
Shkurt, për të krijuar një organizëm të tillë duhen njerëz me kapacitet të jashtzakonshëm mirëkuptimi, kulture moderimi, fonde të garantuara nga një punë që nuk është e lidhur apo ndërvarur nga politika në shqipëri etj etj.
Niveli i gazetarisë nuk ndryshon duke kërkuar ndryshim, por duke i vënë njerëzit aktual përpara terrorit të të qënurit i padobishëm dhe sharlatan. Kjo arrihet me mediume si forume, blogje apo gjëra të tjera që mund të gjenerojnë momentum dhe hedhjen e farës fillestare për një mirëinformim si popull. Pa qenë të informuar nuk do arrijmë kurrë të performojmë sic duhet dhe të mendojmë kthejllët se cfarë duhet të jetë vizioni ynë.