Ca vargje nga unë,e panjohura!

e panjohura

Valoris scriptorum
E pash të arsyeshme ta hap këtë temë edhe për vogëlsinë tonë, edhe që nuk jemi poetë/e, të japim kontributin tonë me atë çka dijmë!

-------Nese.....----

Nese me shef te perlotur
Mos u qudit
Kjo eshte perditshmeria
Qe e kam cdo dite!

Nese jame e buzqeshur
Mos me beso
Kjo eshte nje genjeshter
Se zemra vajto!

Nese ma degjon zerin
Ky nuk eshte kendim
Eshte denesja ime
Thjesht eshte nje vajtim!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-----Kujtim i hidhur!------

Jam ulur pran nje trungu
E kujtoj kohen e shkuar
Iku sikur kurr mos te ishte
Me la te jetoj e vetmuar!

Me la te re e pa pervoj
Me la mu atehere
Kur asgje nga jeta
S'dija te kuptoj!

Ku more krih qe fluturove
Pse nga une i fshihje vall
Kishe krih po nuk i vereja
Ti ishe Engjull i gjalle!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
------Nuk dija--------

Po ta dija se c'me pret ne jete
Shekspirin s'do e lexoja kurr
Gadi me doli nje lloj tragjedie
Qe nuk e kisha menduar!

Tragjedi pas tragjedie me ndodhen
Por mendjen e ruajta te kthjellur
Nuk lejova askujt te me perul
Te mbetem si nje lecke e hedhur!

Nese dhembjen e shprehu me shkrime
Mendjen e kam te shendosh
Gjithmone mbeta ballehapur
Per kete ja vlen te jetosh!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Ëndërr dhe lot!

Të ëndrrova si dikur
Kur ishe në jetë
U mundoja ngadal
Kokën tek Ti me mbështet!

E ofrova kokën pran
Dhe dashta ta mbështes
Eh, ky gjum ç'më doli
Mbeta duke dënes!

Syri i mbushur lot
Nuk dinte të ndaloj
U zgjova sot e mërzitur
Erdha të të vizitoj!

E mbështeta kokën
Mbi gurin e varrit
Mendova për veten time
Athua mbeta kafshatë e djallit?

Nuk po më flet zemra
As unë zë nuk lëshova
Loti t'i thonte te gjitha
Putha gurin e u largova!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-------S'dua te genjej....----

Po të thoja jam mirë
Do të ishte gënjeshtër
E për rrena të tilla
Duhet të jesh mjeshtër!

Të te them se nuk vuaj
E di që s'do besosh
Kështu shkruaj si ndihem
Që të me kuptosh!

E di që nuk i dëshiron
Lot në sytë e mi
Më thuaj si t'i ndal
Unë s'po kam fuqi!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
---Nëse..------

Nëse do hesht
Apo mërmëris në vehte
I njejt do të jet veprimi
Si bërtite si hesht!

Askush kënd se dëgjon
Askujt nuk i dhemb per ty
Shurdhmemece të isha
Mos të shihja as me sy!

Asgjë të mirë s'dëgjoj
Kam nis edhe mos të flas mirë
Edhe syri më duket hidhërohet
Që t'kqijat na sulen pa mëshirë!!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
---LULJA E KUJTIMIT----

Një herë dashurova me shpirt e me zemër
Nuk do ja uli vlerën, do e ruaj at emër
Ai është emër i shenjt, por pa ardhmëri
Është emër që mbeti në zemër, DASHURI!

E humbur e futur atje thell nën tokë
Dashuri e pangopur e ruajtur me lot
Asgjë nuk më lë prapa përveç mallëngjimit
Dhe një lule të tharë që e quaj,,Lulja e kujtimit''
 

e panjohura

Valoris scriptorum
-------Dritë-terri------

Të shkruaja me dritë të qiriut
Tani edhe ai ngadalë po fiket
Apo nuk don t'mi shoh lotët
Nga unë filloi të mërzitet!

Pse o i bekuar nuk ndriçon?
Pse ma shuan edhe këtë dritë?
Të lutem, mos më le në gjysmë
Shkrimin dikush është duke prit!

Unë do shkruaj edhe në terr
Por kam frig mos po gaboj
Po shkruaj diçka që nuk duhet
Kam frig mos po i lëndoj!

Edhe pak dritë të lutem shumë
Nuk kërkoj të rrish i ndezur gjatë
Vetëm edhe ca fjalë më mbetën
T'ju them: S'e i deshta shuumë!


Ju që më ikët e më lat në këtë botë
Po Ju them të drejtën, prore jam me lot!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
------Kërkim mes yjesh----

Më shkuan sytë në qiellin e lartë
Sytë m'u mbushën me lot
Pse nuk je me mua zemër
Lotin ta ndalivetem sot?!

Në mes yjesh të kerkoja
Asnjë në Ty s'më ngjan
Iu ofrova varrit shpirt
E dija që atu të kam!

Ti ujita lulet mbi varr
Me lot që më shkonin rrëke
Ani që je nën tokë o shpirt
Dije që me mua je!


Asnjëerë nuk u mundova
Nga vetja të të largoj
Se te dashta shumë
Gjithmon do të dashuroj!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Dreamer Flm. :)

-----Lotsyri----

Jam pak e mërzitur
E me lot ne sy
S'di a më dehu vera
A më dehe Ti!

I mora dy gota
Dhe i mbusha plot
Njërën e piva verë
Tjetra ishte me lot!

A thua cila më dehu
Vera apo loti?
S'di të përcaktohem
Mundohem kot se koti!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
Dhembje!


Pse më ndjek hap pas hapi
Ti dhembje e shëmtuar
Asgjë borgj nuk të pata
Që në shpirt m'ke përvëluar!

Pse nuk ndalon hapin?
Pse nuk më le të qetë?
Më lesho nga ato kthetra
Të jetoj këtë që më ka mbet!

Pse nuk e ndal rrugëtimin?
Pse udhëton bashkë me mua?
Më le vetëm një moment
Dua një çast me të harrua!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
------,,S'ka vend per ty''

Ditët s'i numërova fare
Mendova te Ti të vij
Por më kthyen moj zemër
Thanë:,,ska vend per ty''

Dhembje kisha shumë
Por fare si hetoja
Mendoja sa më shumë dhembje
Me shpejt Ty t'u ofroja!

Syt m'u mbyllën ngadal
Një djersë m'a mbuloj ballin
Athua ky çenka dhe fundi
Që të m'a shuaj mallin?!

Por prap hapa syt
Dhe për rreth shikoja
E dija që në agoni isha
Vetem Ty të kërkoja!

Prap s'më dashti toka
Më ktheu në këtë botë
Në vend të buzqeshjes
U ktheva me lot.....
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----Ah ky diell!----

Ky diell i prandverës
Ngroh me rrezet e tij
Por në zemren time
Akullin s'mund ta shkrij!

As Ty moj zemër
Ne tokë t'zezë s'te ngroh
Lulet mbi varr çenkan rritur
Nga lotët mezi i shoh!

Mbi gur të varrit tënd
Ta lash një kujtim
E di që s'mund ta marrësh
Por është loti im!

Do të rrëshqet ngadalë
Loti im mbi fytyrë
Të afrohem më afër
S'po gjej tjetër menyrë!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
MË MUNGON....
-----------------------

Sa e shkurtër ishte femijëria
Kur na mbaje fort për dore
A thua ne u rritem shpejt
A po nga ne ike pse u lodhe?

Na le me mall të pa shuar
Mbetëm të afërt plot dashuri
Unë me vëllaun pe rdore
Njashtu si na mesove Ti!

Kur na kaplon malli o nënë
Shpalosim kujtimet per Ty
Ruhemi nga njëri-tjetri
Lot mos t'na duken në sy!

Nuk ishte e lehtë jeta
U dasht me e përballuar
Ashtu vepruam si na mësove
Pasi të kemi premtuar!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
------Dashuria ime!

Dashuria ime kishte sy
Pse ia verbuat?
Dashuria ime kishte vesh
Pse ia shurdhuat?
Dashuria ime kishte ardhmëri
Pse ia ndaluat?
Dashuria ime ishte e shëndosh
Pse e lënduat?
Dashuria ime ishte e pastër
Pse e njollosët?
Dashuria ime ishte e lirë
Pse e burgosët?
Dashuria ime nuk kishte lot
Pse ia sollët?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje
Pse ja mbollët?
Dashuria ime donte të jetoj
Se lejuat, do ju mallkoj


TË MALLKUAR QOFSHI PËR JETË
QË VRAT NJË DASHURI TË VËRTET!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
----------- NËNË....------

Një dasëm është këto ditë
Të martohet nipi o nënë
Nuk është dasma ime
Unë mbetem si më ke lënë!

Lot nuk do të derdhi
Të betohem o nënë
Por në heshtje do të lutem
Shpejt të të vij pran!

Atje tek Ti moj nënë
Kam dritën e syrit
Kam gjysmën e zemrës
Kam gjysmën e shpirtit

Do t'i lus dasmorët
Këngën mos ta ndalin
Kam frikë nga lot
Me tradhëtojnë, dalin

As tek varri Juaj
S'do të vij këto ditë
Të lutem nëna ime
Shumë mos u mërzit!

Nënë të lutem shumë
Afrohu bijës sime
Përkëdhelja flokun e artë
TI KE AROMEN TIME!
 

e panjohura

Valoris scriptorum
---Errësira!----

Në këtë natë të errët
Pa yje e pa hënë
Më duk që dëgjova
Një thirrje o nënë!

Dola e përlotur
Rrugën e vështroja
Asgjë nuk vërejta
Asgjë më s'degjoja!

U ula ngadal e mërzitur
Pritja të dëgjoj edhe një herë
Kot mbeta duke pritur
Ai zëri më s'më erdhë!

Hyra ne dhomen time
E perlotur mbeta ne vetmi
Nuk do me vijsh Ti
Po une tek Ti do vij..
 
Top