Hiv-aids

Aki

Paint It Black
Nese del hiv sero-pozitiv sdmth se ke AIDS, semubdja mund te zhvillohet shume me vone, ndoshta dhe asnjehere, mund te jesh thjesht percues pa patur sinptome te semundjes
 

Djali Adoloshent

Forumium maestatis
Kam bere testin e hiv-AID para 2 muajsh dhe shyqyr qe rezultova negativ-hahahahahaha

Nese do dilte pozitiv,do vazhdoja jeten time qete e bute,fiks sikur nuk ka ndodh asgje :)
 

Mirabel

Locus omnem
Nuk e kam bere edhe pse njehere kam dhuruar gjak....por mendoj se do me kishin njoftuar nese do kisha patur ndonje problem . Dike tjeter e njoftuan duke e informuar se ishte mbartes i epatitit B.

Persa i takon si do ndihesha....se di por ajo cka di eshte fakti se e dua jeten shume dhe dua ta shijoj e jetoj ne menyre te shendeshme....
 

Aki

Paint It Black
Ne fakt e kam menduar te hapim nje teme per STDs ketu po ja ka mbetur, do ishte ide e mire ti diskutonim gjitha dhe karakteristikat qe vijne me to :)
 

Mirabel

Locus omnem
Ne fakt e kam menduar te hapim nje teme per STDs ketu po ja ka mbetur, do ishte ide e mire ti diskutonim gjitha dhe karakteristikat qe vijne me to :)
me shqip do qe SST...:)

ne fakt sdo qe keq , personalisht kam info sepse duke qene e fiksuar tek kujdesi intim , kam hulumtuar shume dhe pak a shume di cfare jane e cfare ndodh nese infektohesh.

por mund te kete plot qe se kane idene , bile diku lexova se kohet e fundit eshte rritur ne menyre te ndjeshme Sifilizi...qe kam pershtypjen shume pak dine cfare eshte dhe cfare shkakton!
 
  • Like
Reactions: Aki

Mirabel

Locus omnem
Une them,per efekt sigurije,pa pasur analizat e tjetres/tjetrit ne dore,mos e prek:D
pikerisht per ty duhet hapur kjo teme , qe je gati ti besosh nje cope letreje dhe jo ta parandalosh me mjete mbrojtese ,por duke qene i mireinformuar ...keto lloj semundjesh /infeksionesh jane te dukshme e me sy te lire :)
 

Balahk

Locus omnem
pikerisht per ty duhet hapur kjo teme , qe je gati ti besosh nje cope letreje dhe jo ta parandalosh me mjete mbrojtese ,por duke qene i mireinformuar ...keto lloj semundjesh /infeksionesh jane te dukshme e me sy te lire :)
hahahaha po une jam aq i kujdesshem sa nuk do i anashkaloja kurre masat mbrojtese..

Me tmerron ideja qe mund te infektohem.
ajo copa letres do ishte vetem nje +
 

katsune

cherry blossom
Aty tek B-ja jam e interesuar.

Hepatiti B ndahet ne keto forma: akut, kronik, aktiv dhe inaktiv, ne baze te antitrupave qe zhvillohen, sintomave, demet ne melci dhe komplikacioneve.

Ne momentin kur personi infektohet, dallohen kryesisht dy grupe ne varesi te moshes:
- infeksioni qe merret gjate lindjes (perinatal) krijon ne femijen ne te shumten e rasteve hepatitin kronik me deme te vogla ne melci ne fillim, por me kalimin e kohes rritet mundesia per zhvillimin e cirrozes dhe tumorit ne melci (kuptohet qe terapia e duhur mund t'i parandaloje keto gjera)
- infeksioni qe merret ne moshen madhore, ne me shume se 95% te rasteve zhvillohet si hepatit akut, pra semundja ka nje kohezgjatje te caktuar por pastaj sherohet e keshtu individi fiton imunitet; pra rreziku per zhvillimin e tumorit eshte me i ulet ne krahasim me infeksionin qe femijet marrin gjate lindjes, ama ka nje perqindje me te larte rreziku per degjenerim ne hepatit fulminant, i cili eshte vdekjeprures.

Ne me pak se 5% te rasteve, hepatiti mund te kaloje nga forma akute ne kronike, qe do te thote se semundja zgjat me shume se 6 muaj dhe demet ne melci jane te vazhdueshme me kalimin e kohes. Diagnoza behet nepermjet analizes se simptomave, analizat e gjakut dhe biopsise dhe scanner te melcise nese eshte e nevojshme.

Ne grupin e hepatitit kronik, ekziston nje ndarje ne:
- hepatit aktiv, qe do te thote se semundja vazhdon dhe analizat perkeqesohen, po ashtu edhe demet ne melci dhe komplikacionet si edema (enjtje), ascite (fryrje te barkut), hemorragji, probleme me sistemin nervor, ittero (ngjyrosje e lekures dhe te bardhes se syve ne te verdhe), dhimbje muskolare dhe te kockave, etj etj...
- hepatit inaktiv, qe do te thote se virusi eshte prezent ne qelizat e melcise por nuk replikohet; ne kete rastin e fundit pacienti mbahet nen kontroll, nuk i jepet asnje terapi por duhet te beje analiza vazhdimisht, me qellimin qe nese semundja aktivohet te trajtohet ne kohe per te parandaluar komplikacionet.

Ne rastin e pare, pra ne hepatitin kronik aktiv, pacienti kurohet me terapine antivirale, qe jep rezultate ne pothuajse 50% te rasteve duke e sheruar semundjen (kohezgjatja e terapise varet nga reaktiviteti i cdo pacienti ndaj terapise, dhe stadi fillestar i semundjes, pra eshte individual).
Por ekziston rreziku qe terapia te mos jape rezultat, sidomos ne paciente qe kane dhe semundje te tjera dhe ne te moshuarit, dhe ne kete rast rreziku i shfaqjes se cirrozes dhe tumorit eshte me i larte.
 
Top