Aty tek B-ja jam e interesuar.
Hepatiti B ndahet ne keto forma: akut, kronik, aktiv dhe inaktiv, ne baze te antitrupave qe zhvillohen, sintomave, demet ne melci dhe komplikacioneve.
Ne momentin kur personi infektohet, dallohen kryesisht dy grupe ne varesi te moshes:
- infeksioni qe merret gjate lindjes (perinatal) krijon ne femijen ne te shumten e rasteve hepatitin kronik me deme te vogla ne melci ne fillim, por me kalimin e kohes rritet mundesia per zhvillimin e cirrozes dhe tumorit ne melci (kuptohet qe terapia e duhur mund t'i parandaloje keto gjera)
- infeksioni qe merret ne moshen madhore, ne me shume se 95% te rasteve zhvillohet si hepatit akut, pra semundja ka nje kohezgjatje te caktuar por pastaj sherohet e keshtu individi fiton imunitet; pra rreziku per zhvillimin e tumorit eshte me i ulet ne krahasim me infeksionin qe femijet marrin gjate lindjes, ama ka nje perqindje me te larte rreziku per degjenerim ne hepatit fulminant, i cili eshte vdekjeprures.
Ne me pak se 5% te rasteve, hepatiti mund te kaloje nga forma akute ne kronike, qe do te thote se semundja zgjat me shume se 6 muaj dhe demet ne melci jane te vazhdueshme me kalimin e kohes. Diagnoza behet nepermjet analizes se simptomave, analizat e gjakut dhe biopsise dhe scanner te melcise nese eshte e nevojshme.
Ne grupin e hepatitit kronik, ekziston nje ndarje ne:
- hepatit aktiv, qe do te thote se semundja vazhdon dhe analizat perkeqesohen, po ashtu edhe demet ne melci dhe komplikacionet si edema (enjtje), ascite (fryrje te barkut), hemorragji, probleme me sistemin nervor, ittero (ngjyrosje e lekures dhe te bardhes se syve ne te verdhe), dhimbje muskolare dhe te kockave, etj etj...
- hepatit inaktiv, qe do te thote se virusi eshte prezent ne qelizat e melcise por nuk replikohet; ne kete rastin e fundit pacienti mbahet nen kontroll, nuk i jepet asnje terapi por duhet te beje analiza vazhdimisht, me qellimin qe nese semundja aktivohet te trajtohet ne kohe per te parandaluar komplikacionet.
Ne rastin e pare, pra ne hepatitin kronik aktiv, pacienti kurohet me terapine antivirale, qe jep rezultate ne pothuajse 50% te rasteve duke e sheruar semundjen (kohezgjatja e terapise varet nga reaktiviteti i cdo pacienti ndaj terapise, dhe stadi fillestar i semundjes, pra eshte individual).
Por ekziston rreziku qe terapia te mos jape rezultat, sidomos ne paciente qe kane dhe semundje te tjera dhe ne te moshuarit, dhe ne kete rast rreziku i shfaqjes se cirrozes dhe tumorit eshte me i larte.