Facebook do të prezantojë 5 ndryshime të mëdha në profilet e përdoruesve, të cilët shikohen 4 miliardë herë në ditë.
Këto ndryshime janë:
1. Opsioni për t’i ‘gozhduar’ fotografitë në krye të profilit
2. Fotografitë e përkohshme të profilit
3. Mundësi më të lehta për të kontrolluar informacionet tek About, duke përfshirë një fushë të re të biografisë
4. Një dizajn më të mirë të profilit me seksione të mëdha për fotot dhe miqtë
5. Dhe një mundësi për të përdorur video 7 sekondëshe si fotografi të profilit.
Këto veçori tashmë janë lansuar për disa përdorues në formë testimi, transmeton lajmi.net.
Të gjitha këto së bashku, bëjnë një ndryshim të madh dhe mahnitës në Facebook. Kush nuk do t’i pëlqejë fotografitë e profilit qe levizin si foto GIF?