Me sa vua re nga video, ajo macja e kishte inatin kur e ferkoje siper kokes midis syve. Dy here sikur ra ne qetesi dhe te dyja heret ai djali ne video e dinte si duket kete gje dhe e ngacmoi fiks ashtu, dhe atje shpertheu fare pastaj ajo macja dhe u shnderrua ne nje tiger ne miniature. Qesha me te madhe kur ne fund vendosi ta ndiqte dhe kaloi nga dritarja jashte. Te them te drejten s'do doja te isha ne vend te atij ne ato momente.
Para shume vitesh, kam patur edhe une nje mace ne shtepi. Ishte race 'common cat' por me trup shume te vogel ngeli perhere, dhe gjysmen e siperfaqes se kokes e okuponin veshet, trecerekun e pjeses qe ngelej ishin syte, dhe pjesa tjeter ngelej te ishte turiri, qafa, balli, etj. Ne pamjen e saj super-cute, super te mire dhe super per te ardhur gjynah, nuk ekzagjeroj qe fshihej macja me agresive dhe e frikshme qe mua me kane pare syte ndonjehere. S'kam per ta harruar asnjehere perballjen e saj te pare me nje tjeter kafshe te gjalle.
Atehere ishte 3 vjec. Babi solli ne shtepi nje pate te gjalle dhe macja kishte bere zakon qe kur hapej dera e shtepise perhere perhere perhere do ishte ne korridor: per te uruar mirseardhjen apo per te mbikqyrur kush hynte e kush dilte, nuk di ta them.
Nejse, hyn babi me paten ne dore dhe macja qe i zmadhoi syte aq sa ja mbuluan te tere surratin dhe ngriu, s'po levizte fare nga vendi ne mes te korridorit. Babi sapo kishte hyre tek dera dhe se pse mendoi qe do te ishte interesante t'ja zgjaste paten maces. Brenda gjysem sekonde, macja qe u hodh si shigjete, e kapi paten me putrat e para ne koke dhe i nguli dhembet ne qafe, nderkohe qe tere trupin dhe kembet e pasme i kishte te varura ne ajer. Imagjino, nje dore qe mban nje pate nga kembet, dhe poshte ne qafen e pates ishte macja qe e kishte kafshuar ne qafe dhe e mbante me putrat e para, e varur komplet ne qafen e shpendit. Babi qe u llahtaris dhe filloi t'i binte me shqelm maces, por as qe behej fjale qe macja te leshohej. Pas nja 15 sekondash te mira lufte midis babi+pata vs maces, macja u leshua dhe u zhduk, u fsheh poshte mindereve, mbrapa mobiljeve, kudo. Per tre ore rresht degjohej nje hungerrime e keqe "grrrrr.. grrrr" here pas here neper shtepi, kudo neper shtepi dhe ne te njejten kohe nuk mundem ta shohim fare macen se ku ishte. Babin e sulmoi 2 here papritur nga poshte minderit dhe te dyja heret e cau ne kembe dhe i doli gjak aq sa ju desh ta mjekonte dhe te vinte ankerplast. Nuk tallem kur te them ishim ne terror qe te tere nga macja dhe 3 ore kemi qene te gjithe qe s'na e mbante te leviznim nga njera dhome ne tjetren se rrezikoje seriozisht te sulmoheshe me pasoja.
Eh c'kohe.