Feja eshte nje sistem kolektiv besimi i cili bashkon nje grumbull te pergjithshem apo te vecante praktikuesish te cilet i bashkon nje grumbull pikepamjesh spirituale te bazuara "shkrime te shenjta" nga ku rrjedhin nje sere vlerash shoqerore dhe morale, simbole te vecanta, festa dhe ceremoni me te cilat preferojne dhe te dallohen nga nje grup tjeter shoqeror me ide te ndryshme.
Ne aspektin e pergjithshem, ky sistem vlerash dhe besimesh te bazuara ne skripturat e shenjta si Torah, Bibla, Kurani (Per fete abrahamike) pretendon te jape nje shpjegim spiritual te Krijimit dhe Origjines se Njeriut dhe Kozmosit si vepra te Zotit, ky i fundit qenie omni-potente dhe shkak-krijues i ekzistences apo asaj qe mund te pershkruhet sot si "Realitet".
Ne dallim nga "besimi" i cili eshte teresisht privat, feja eshte publike, ku nje grup shoqeror praktikon besimin ne nje vend publik se bashku, nepermjet riteve dhe ceremonive te ndryshme fetare.
Ne kohet e hershme (jo rralle edhe ne kohet e sotme) Feja sherbente dhe si sistem drejtesie AD HOC, ku klergjia si zedhenese dhe regjente e pushtetit te Zotit ne Toke jepte verdiktin e "pakundershtueshem" ne lidhje me objektin e gjykimit. I gjith kuadri ligjor Religjioz rrjedh nga doktrintat fetare e qe bazohen ne ate qe quhet "Morali Absolut" i cili pershkruhet si "Morali me te cilin vepron dhe Zoti", fuqi me te cilen abuzohej pa mase e me rezultate te themi "Te admirueshme" ku kokat priteshin pa as me te voglin dyshim a thua se je duke shkelur ndonje insekt.
Nese do flisja hapur, Feja eshte nje sistem primitiv "vlerash" me te cilat rregullohet nje shoqeri te "Mendoje Kolektivisht". Eshte pak a shume e njejte me "sistemin kolektiv" qe ndertojne milingonat ku nese i cenon duke i vrare thjeshte nuk ju behet vone, por ama po jua preke folene apo "Mbretereshen nene" e pesove keq.
Deri me sot, me aq sa kam mundur ti njoh me rezulton se:
Per nje fetar, eshte me e rendesishme nje Objekt fetar sesa nje Shkolle.
Per nje fetar, eshte me e rendesishme nje lutje e thene sesa nje veper e bere.
Sigurisht, dy pazashet do ju lutesha te mos i merrni si pergjithsim por si nje pershkrim tipik i kendveshtrimit te nje fetari pak me pak sesa fanatik .