8 shenja që tregojnë se keni rënë në dashuri

Universal

AnonymouS
Keni rënë ndonjëherë në dashuri? A i keni ndier ndonjëherë “fluturat në bark”?
më poshtë po ju tregojmë shtatë shenja, të cilat ju bëjnë të dalloni nëse keni rënë me të vërtetë në dashuri apo nëse është vetëm një flirtim dhe pëlqim mes jush dhe tjetrit/tjetrës.
Ja cilat janë këto shenja...


- Doni vetëm lumturinë e tjetrit. Për ju, partneri apo partnerja shndërrohet në personin më të rëndësishëm në botë.

- Mendoni se do të mund ti falnit çdo gjë të keqe që ai apo ajo mund t’ju bëjë, me përjashtim të tradhtisë.

- Filloni të mendoni seriozisht për jetën tuaj me atë person, e madje planifikoni edhe fëmijët që mund të bëni bashkë në të ardhmen.

- Nisni të keni koefidencë me miqtë e rij/saj. Dilni bashkë me ta, u dërgoni dhe ju dërgojnë mesazhe dhe përfundoni duke i bërë miqtë e tij/saj, miqtë tuaj.

- Nis të fotografosh gjërat që i pëlqejnë atij/asaj.

- Nisni të flisni gjithmonë e më shpesh për ndjenjat. Dashuria ju bën më të butë dhe pak “llafazanë”.

- I tregon gjithçka për të nënës tënde (ose një miku, mikeshe, vëllait, motrës, pra personit më të afërt) dhe përfshini edhe personat e afërt në historinë tuaj.

- Nis të mësohesh me idenë se në ditë do ta ndani shtratin me dikë tjetër.

/a.s/noa.al -
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
innamorato1.png
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Looool..o liora na le reat o shoqe mjaft halle kemi po te kemi dhe keto puc puc :p
 

Universal

AnonymouS
Dashuria eshte thjesht nje nocion qe merr forme si e perjeton,e bukur,e shemtuar,pasonante,aventureske,e trishte apo zhgenjyese. Eshte thjesht abstrakte,relative,ska asgje absolute ne dashurine e te qenurit i dashuruar. Edhe vete te dashuruarit nje dite e perkufizojne te bukur e te magjishme e ndoshta pa mbaruar dita,pas nje grindjeje te kote apo xhelozi pa kuptim e perkufizojne te trishte e deri diku te urryeshme..
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Dhembjet e dashurisë së Beethoven për “të dashurën e përhershme” (1812)
“Dhe pse jam në shtrat, mendja ime vjen tek ty, e dashura ime e pavdekshme, ji e qetë, më duaj, sot, dje, sa lot të derdhur për ty, ty, ty, jeta ime, gjithçkaja ime, lamtumirë. Oh vazhdo të më duash, mos e gjyko keq zemrën besnike të të dashurit tënd. Përjetësisht yti. Përjetësisht imja. Përjetësisht tanët”.

Johnny Cash gruas së tij June Carter Cash (1994)
“U plakëm dhe u mësuam të rrimë bashkë. Mendojmë njëlloj. Komunikojmë me mendje. E dimë çfarë do tjetri pa qenë nevoja ta kërkojmë. Ndonjëherë njëri e nevrikos tjetrin. Ndoshta ndonjëherë e marrim tjetrin të mirëqenë. Por herë pas here, si sot, mendoj për ne të dy dhe e kuptoj sa me fat jam që ndaj jetën me gruan më fantastike që kam takuar në jetë”

Winston Churchill gruas Clementine Churchill (1935)
“E dashura ime Clemmie, në letrën që më dërgoje nga Madras kishe shkruar gjëra që për mua janë shumë të rëndësishme, që ta kisha bërë jetën më të bukur. Nuk mund ta them çfarë kënaqësie më dha kjo, sepse ndihem gjithmonë tmerrsisht në borxh me ty, nëse lejohet që në dashuri të bëhen të tilla llogari”

John Keats i shpreh dashurinë Fanny Brawne (1819)
“Nuk mund të jetoj pa ty, harroj çdo gjë, por kur të shoh, jeta duket sikur ndalet, nuk shoh asgjë tjetër. Më ke përthithur”.

Ernest Hemingway, Marlene Dietrich (1951)
“Nuk arrij të përshkruaj sesi sa herë që të përqafoj, ndjehem në shtëpi”.

Napoleone Bobaparte, Josephine de Beauharnais (1796)
“Që kur të kam lënë, jam gjithmonë i trishtuar. Lumturia ime është pranë teje. Sjell gjithmonë në kujtesë përkëdheljet e tua, lotët e tu, ngrohtësinë tënde të dashur. Magjepsja e së pakrahasueshmes Josephine Kindle ndez një zjarr dhe një flakë të pashuar në zemrën time”.

Richard Burton, Elizabeth Taylor (1964)
“Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht të të shohin ty. Ti nuk e kupton, natyrisht , EB, sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë dhe sesi ke fituar një vlerë më shumë mirësie të veçantë e të rrezikshme”.
 
Top