Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
SAT+ Ekskluziviteti ne nje... Tre televizione shqiptare TV KLAN, TVA dhe TV KOHA kane ndermarre sebashku iniciativen per te ndertuar stacionin e perbashket satelitor te koduar SAT+. Ne kete televizion te ri satelitor do te transmetohen te gjitha ekskluzivitetet e ketyre tre stacioneve, Champion League, Seria A dhe Primera Division. Transmetimi i ketyre evenimenteve ne rrugen tokesore me sa di une do te nderpritet duke i dhene keshtu fund transmetimit free. Satelitet ne te cilet do te jete i pranishem stacioni i ri televiziv shqiptar (trinia Klan, TVA, TV koha) jane ASTRA dhe HOTBIRD. Abonimi mujor do te jete 1200 leke te reja ne muaj.
Shqiperia me ZIP Code Inagurohet kodi postar ZIP i Shqipërisë 33 rrethe pajisen me numrin katërshifror Edhe Shqipëria ka Kodin e vet postar ZIP. Në një takim, ku merrnin pjesë drejtorët e Postave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe Kryeministri i vendit, Sali Berisha, së bashku me ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, është "prerë shiriti" i kodit postar shqiptar. Shpalljen e këtij kodi e bëri Kryeministri i vendit, i cili u shpreh se, posta do të bëhet institucioni më modern në vend. Kodi ZIP i vendit tonë përbëhet nga 4 shifra, ku dy të parat identifikojnë degën postare, që në Shqipëri janë 34 të tilla, dhe dy shifrat e dyta identifikojnë zonat postare, që kombinimi i tyre do të bëhet nga vet degët e postës në rrethet e ndryshme të vendit tonë. Drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorrea, u shpreh se shpallja e këtij kodi postar është një shenjë integrimi i vendit tonë. Ai sqaroj se do të duhet një vit që të gjithë njerëzit të njihen me kodin postar që i korrespondon banesës së tyre dhe të filloj implementimi i saj nga të gjithë. Ndërsa ministri i Transporteve në fjalën e tij ka shprehur shqetësimin se duhet të identifikohen rrugët dhe lokalitetet që kanë mbetur pa emër, kjo nga pushteti lokal, dhe më pas të zbatohet ky kod që është shenjë e standardeve evropiane. Kodet për 33 rrethet Tirana 1000 Kruja 1500 Durrësi 2000 Kavaja 2500 Elbasani 3000 Gramshi 3300 Librazhdi 3400 Peqini 3500 Shkodra 4000 M.Madhe 4300 Puka 4400 Lezha 4500 Mirdita 4600 Laçi 4700 Berati 5000 Kuçova 5300 Skrapari 5400 Gjirokastra 6000 Tepelena 6300 Përmet 6400 Korça 7000 Pogradeci 7300 Erseka 7400 Mati 8000 Peshkopia 8300 Bulqiza 8400 Kuksi 8500 Hasi 8600 Tropoja 8700 Lushnja 9000 Fieri 9300 Vlora 9400 Saranda 9700 Tranziti 1700 Zyra EMS 1800
Mikpritja ne Shqiperi, ky virtyt i popullit tone. Mikpritja dhe miku si “nenpunes”... Kultura eshte nje term teper i gjere dhe i nje rendesie te vecante, sic edhe perkufizohet rregulluesja e marredhenieve ndermjet njerezve. Çdo popull karakterizohet nga traditat, normat, gjuha, te gjitha keto perbejne kulturen. Nuk mund te konceptohet nje popull pa kulture, sepse do te ishte nje popullsi primitive, pa zhvillim. Vendi jone ashtu si dhe cdo vend tjeter perbehet nga elementet e vet te kultures. Traditat jane pjese e rendesishme e nje vendi, jane tregues te cilesive te nje popullsie. Me rrjedhen e kohesh normalisht qe cdo peson ndryshime, dhe keto ndryshime konsistojne ne zhvillimin e vazhdueshem te popujve. Gjithashtu dhe traditat shoqerohen me ndryshime, ku kane ndikimin e tyre dhe kulturat e vendeve te tjera, kerkesa e popullit per te arritur ne nivelin e vendeve me te avancuara. Mikpritja eshte nje nga vlerat kulturore qe karakterizon vendin tone. Edhe pse ne vende te ndryshme dhe ne kohe te ndryshme nuk ka patur te njejten rendesi. Vendi yne sic dihet ka nje histori te mbushur plot me dhimbje, vuajtje, shqipetareve gjithmone i eshte dashur te luftojne per te pasur ate qe u takonte. Per vazhdimin e nje jetese sa me te mire, vete shqiptaret vendosnin rregulla si te shkruara ashtu dhe te pashkruara qe synonin nje te ardhme me te mire. Sic dihet edhe Brenda territorit te nje vendi zhvillimi nuk eshte i njejte. Ne zonat e largeta te vendit tone ku ligji nuk kishte fuqi veprimi, vete banoret vendosnin rregulla te cilat respektoheshin. Kanunet ishin shkrime te shkruara qe karakterizoheshin me fuqine e ligjit.Ç’do rregull i shkruar ne kanun respektohesh dhe nuk kundershtohesh , sepse kishte denime ne mosrespektimin e ketyre rregullave. Kanuni i Lek Dukagjinit, kanuni me i njohur dhe per ne, permban klauzola te vecanta ne lidhje me rregullat qe duhet te respektohen. Nje klauzole e vecante shkruan per mikpritjen dhe per mikun si “nenpunes”. Mikpritja nje vler kulturore qe vishej me nje cipe hyjnore duke pasur nje rendesi te vecante. Miku respektohet, vleresohet si dhe nderohet ne menyre te vecante, per vete rolin e rendesishem qe mbart. Mikpritja konsistonte ne respektimin , nderimin e cdo njeriu qe trokiste ne dere, qofte ky mik apo armik, nese trokiste ne dere kthehej ne nje njeri te paprekshem. Mikpritja ne keto zona vleresohej shume, dhe kryej nga te gjithe, ne mosrespektimin e mikut kishte perbuzje nga te gjithe, diskriminim, deri ne denim te individidit. Kjo vlere e cila nuk gjendet ne kultura te tjera . ne ditet e sotme shikohet ne zbehje te saj, megjithese ne zonat urbane ka nje ndikim te ndjeshem. Ne zonat te cilat nuk kane pasur ndikim kulturat e tjera, mikpritja eshte me e theksuar. Miku dhe roli i tij i rendesishem ishte i pranishem ne jeten e njerezve, kontradiktat e shumta qe perfshijne krahinen arrinin deri ne stade teper te veshtira. Gjakmarrja, fenomeni me shqetesues ishte dhe vazhdon te jete i pranishem ne keto zona. Miku luante rolin e nje pajtuesi te gjakrave ndermjet familjeve, duke nderhyre tek familjet per daljen e gjakut.. gjithashtu luante edhe role te tjera te cilat kishin rendesi te madhe, miku cilesohej si “nenpunes”, ai qe kishte gjithmone zgjidhjen qe vleresohej, respektohej, nderohej dhe qe nuk vihej ne dyshim fjala e tij. Nese dikush cenonte lirine e mikut, nese shante, apo ofendonte mikun kishte pasoja jo te mira. Autor te huaj gjithashtu dhe shqiptare e konsiderojne mikpritjen si nje vlere kulturore dalluese, miku si “nenpunes” shihet me nje sy te vecante, duke krijuar idene e nje njeriu paqedashes te sigurte ne vetvete, perdorimi i nje zgjuarsie ne lidhje me ndalimin e nje tragjedie. Ne kete menyre dalin ne pah vlerat e shqiptarit duke i bashkangjitur edhe vlera te tjera qe tregojne cilesi qe karakterizojne nje shqiptar, sigurisht dhe kulturen shqiptare. Ne ditet e sotme ne zonat rurale, njerezit kane marredhenie me te ngushta ndermjet tyre, per vete faktin se vendi dhe veprimtaria jetesore e tyre cojne qe keto marredhenie te jene me te aferta e me te forta. Ndryshe nga zonat urbane ku vete jeta intensive, zhvillimi, veprimtaria, mundesite zgjedhese bejne qe keto lidhje te jene me te dobeta dhe me te zbehta. Ne bashkesite fshatare mikpritja per vete rendesine e saj ishte hyjnore. Sic shkruan dhe Ismaik Kadare “Perpjekja per te shnderruar ne nje gjysenhyni njeriun me te zakonshem mjafton qe ai te trokiste ne shtepi”. Edhe Edit Durhem shkruan “Ligjet e mikpritjes jane me te forta se armet”. Vlerat kulturore jane teper te rendesishme per nje popull, jane tregues te kultures , personalitetit, identitetit te nje kombi, Ç’do vend duhet te ruaje , te vleresoje tradita, normat, kulturen e kombit te tij. Karakteristike e shqiptareve dhe me vlere te madhe , vecse te tjerash eshte Mikpritja.
Nene Tereza (1910 - 1997) Ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi Nene Tereza në Shkup, me datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Kola dhe Drania kishin 5 fëmijë, dy u vdiqën në fëmininë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dukej e dobët dhe shëndetligë. Nene Tereza kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali. Kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë. Nene Tereza u largua nga me 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj: “Shkup 12. 09. 28 E dashtuna Tezja Lis! Më 26 t’kti mujit po nisem prej Shkupit. S’po muj mos me ju shkrue dy tri reshta tuj da prej jush. Lamtumir; e dishroj qi Zoti ju nep shka tju dishron zemra. Pritni t’faluna ma t’përzemerta Gonxhja”. Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në “atdhe”, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Moter Tereza u vendos ne Kalkuta (Indi) ku fillimisht u be mesuese dhe shume shpejt drejtore e shkolles se vajzave. Nene Tereza e Kalkutes e quajten kur themeloi urdhrin "Misionaret e Dashurise" (1951) per t'u sherbyer me te varferve dhe me te pashpreseve te Kalkutes, Indise dhe gjithe planetit. Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel per Paqe, e gjithe bota mesoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Por Shqiperia heshte. Republika Popullore Socialiste e Shqiperise nuk i kishte dhene vize nobelistes se ardhshme as sa për të parë nënen e saj qe jetonte në Tirane, as per te marre pjese ne varrimin e saj me 1974, as... për të parë varrin. Nene Tereza Madje kete vize nuk ia dhane as kur fama e saj kishte marre dhene ne te kater anet e botes deri ne fillim te viteve '90. Shqiptarja trupvogel ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Ajo ishte nene kujdestare e 7 500 femijeve ne 60 shkolla, ishte nene qe mjekonte 960 000 te semure ne 213 dispanseri, ishte e vetmja në bote qe trajtonte 47 000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3 400 pleq te braktisur e te lene rrugeve, ne 20 shtepi pleqsh, kishte biresuar 160 femije ilegjitim e bonjake. Keto jane shifrat e mesit te viteve '80. Deri sa Nene Tereza ishte gjalle dhe sot e kesaj dite shifrat kane ndryshuar shumë. Nene Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa.
Ka pasur një valë intensive sulmesh ajrore ruse në dy zona të Sirise. Moska këmbëngul se po shënjestron grupe xhihadiste si Shteti Islamik dhe se veprimet i koordinon me qeverinë siriane. Por NATO druhet se, një pjesë e mirë e sulmeve të saj kanë goditur fraksionet rebele, kundërshtare të Presidentit Bashar al-Assad, disa prej të cilave të mbështetura nga Perëndimi. Atëherë, kush lufton kundër kujt në Siri? BBC përpiqet ta shpjegojë përmes një videoje të shkurtër 90 sekondëshe, atë çfarë po ndodh sot në vendin e munduar prej konfliktit të përgjakshëm 4-vjeçar. - Presidenti sirian Bashar al-Assad përballet me një rebelim të armatosur në vendlindjen e tij, kryengritje të cilën është përpjekur ta shtypë me ndihmën e miqve të vetë: Iranit, rusëve dhe Hezbollahut në Liban. - Në krahun tjetër, Shtetet e Bashkuara, Turqia, shtetet arabe të Gjirit dhe një pjesë e mirë e botës perëndimore këmbëngul që Assadi të largohet. Për këtë arsye kanë armatosur e stërvitur shumë nga rebelët, që synojnë rrëzimin e udhëheqësit sirian nga froni i tij. - Problemi është se njëri prej grupeve qendrore kryengritëse është i ashtuquajturi Shtet Islamik, të cilin e urrejnë të gjithë, përfshirë këtu dhe rebelët e tjerë. Ndaj, logjika e thjeshtë dikton që e gjithë bota, praktikisht të jetë e rreshtuar në të njëjtën anë: atë kundër ISIS-it. - Por, ja që nuk ndodh tamam ashtu. Rusët thonë se po bombardojnë ISIS-in, e në fakt kanë goditur pozicionet e kryengritësve të tjerë, atyre që luftojnë Assadin. Disa prej tyre financohen nga vende arabe të Gjirit, si Arabia Saudite dhe Katari, që nga ana e tyre janë rivalë të Iranit. - Turqit, ndërkohë, duan ta shohin Assadin të largohet nga skena politike e vendit, por nuk e kanë bombarduar; të paktën deri më tani. Në vend të kësaj, avionët e tyre luftarakë kanë sulmuar ISIS-in e u hedhin bomba edhe kurdëve; kurdët vetë, të vetmit që luftojnë Shtetin Islamik në terren, mbështeten nga Amerika, që është aleate e Turqisë. Pra, në thelb, këta miq të Uashingtonit luftojnë njëri-tjetrin, ndërsa të dy së bashku luftojnë armikun e përbetuar të Shteteve të Bashkuara, ISIS-in, që nga ana e vet lufton Assadin. Shume e thjeshtë, apo jo? / Top Channel
BREAKING RREMBEHET AVIONI I LINJES TIRANE-STAMBOLL NUK DI NE CRRETHANA POR LAJMI ESHTE I SIGURTE... PRESIM
analiza strategjike dhe gjeopolitike tek kjo temë do shkruaj përmbledhje të situateve dhe marrëdhënive ndërkombëtare duke anuar nga pikëpamja strategjike; me fjalë të tjera çfarë efekti do ketë një ngjarje apo veprim në të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare vendosni vetë nëse është veprim e drejtë apo i gabuar sepse unë e konsideroj dalje jashtë qëllimit të kësaj teme ndonjëherë ajo që shkruaj këtu do jetë pak a shumë përkthim, herë të tjera do jetë përmbledhje disa diskutimeve ose artkujve të tjerë bëfshi qejf
2 Miliard dollar ne dite merr borxh amerika nga gjithe bota !!! 2 Miliard dollar ne dite ha Amerika nga gjithe bota e deri tani kreditimi ndaj amerikes ka shkuar ne 3.000 miliard dollar(tre mije milard!!). sesi do ti paguaj USA gjithe kete borxh veshtire eshte te imagjinohet. leconi letteren e nje profesori per ata qe dine italisht, por mund ta perktheni ne anglisht me http://babelfish.altavista.com/: -------------- Lugano, ottobre 2004 Prof. Francesco Arcucci IL CONVITATO ESTERO Dice giustamente Turani in un articolo comparso su La Repubblica del 19/09/2004: “in un sistema economico ci sono tre soggetti: lo Stato, le imprese e le famiglie. I primi due soggetti hanno una caratteristica particolare: sono sempre alla ricerca di soldi … Rimane il terzo soggetto, le famiglie, che dovrebbero finanziare il tutto con il loro risparmio. Ebbene, negli Stati Uniti… i cittadini sono stati spinti a consumare più che potevano… Il risultato è che oggi l’unico soggetto che dovrebbe finanziare l’Economia è pieno di debiti fino alle orecchie”. A questo punto viene spontanea una domanda: se tutti i macrosettori sono indebitati e se, per definizione, i debiti di qualcuno devono corrispondere ai crediti di qualcun altro, chi è il creditore :confused: ? La risposta è semplice. Il creditore è il settore estero, il resto del mondo, che sta prestando denaro agli Stati Uniti al ritmo di quasi 2 miliardi di dollari al giorno :eek: , oltre 600miliardi di dollari all’anno e che già vanta un credito di oltre 3000 miliardi di dollari (pari a quasi 6 milioni di miliardi di vecchie lire) :shrug: . Se almeno, in questi ultimi tre anni, la relativa debolezza del dollaro americano verso l’euro e verso lo yen fosse servita a mettere in parte a posto lo squilibrio fra le importazioni e le esportazioni americane, si potrebbe dire che le cose non vanno ancora bene, ma che almeno ci siamo incamminati sulla buona strada. Niente di tutto questo. Stato, imprese e famiglie americani si stanno indebitando verso il resto del mondo, anche con il dollaro più debole, a ritmi crescenti, come si evince dagli ultimi dati della bilancia commerciale e alle partite correnti degli Stati Uniti. Tutti spendono più di quanto non incassino e allora si può ripetere quanto scrisse Dickens in Davide Copperfield: “se le tue spese superano le tue entrate, il risultato è misery :eek: ”. Utilizzando a loro vantaggio il fatto che il dollaro è mezzo di pagamento internazionale e che, quindi, chi detiene giacenze di dollari per pagare beni e servizi internazionali (vedi petrolio) finanzia automaticamente gli Stati Uniti – e cioè approfittando di un privilegio assicurato da un sistema monetario internazionale storto – l’America cerca di sfuggire a questa semplice, ma ineludibile legge economica, trasformando il Paese nel regno del Bengodi. Lo Stato spende, le imprese spendono, le famiglie spendono, nessuno risparmia e il resto del mondo finanzia. E se non dovesse finanziare peggio per lui perché non potrà più esportare negli Stati Uniti ed essere pagato con pezzi di carta. Forse questo funzionerebbe se tutti gli altri Paesi del mondo fossero delle colonie degli Stati Uniti, ma nonostante il terribile esempio dato dagli Stati Uniti al ribelle Iraq (punirne uno per educarne 100? ) non mi sembra che la Cina, il Giappone, la Russia, l’India e anche la purtroppo ancora non realizzata Unione Europea possano essere trattate da colonie. L’area della sterlina e quella del franco francese nel passato erano limitate alle colonie di questi grandi Paesi, ma parlare di un’area del dollaro grande come il mondo non mi sembra il caso. E allora? E allora, prima o poi, lo squilibrio dei conti con l’estero americani dovrà essere riaggiustato: il resto del mondo dovrà essere rimborsato :tipsy: . Pubblica Amministrazione, imprese e famiglie americane dovranno fare dei grandi sacrifici. Mi sembra che anche questa sola ragione ci induca, giustamente, a non essere ottimisti sulla borsa di New York. :shrug:
Pse jemi mbrapa botes ne Shqiptaret. Pershendetje dhe jeni te mirepritur per bashkebisedim. Si teme kam zgjedhur ''Pse jemi mbrapa botes ne Shqipetaret'' Do te deshiroja te dija mendimet tuaja mbi arsyet madhore qe vendi yne mbetet i paralizur. Faleminderit.
Shes një veshkë Kjo eshte nga EXPRESS <span style="font-style: italic">Fëmijëve nuk do t’u them se do të shes veshkën </span> <span style="font-weight: bold"> Rrëfimi i gruas nga Shkodra: Kurrë shteti nuk na dha një çati </span> Nëna fisnike nuk kishte më asnjë dyshim për vendimin që kishte marrë. Ajo do të shiste veshkën, dhe kjo tashmë ishte vendosur. Por këtë gjë kurrë nuk do t’ua thoshte fëmijëve të saj. Ata kurrë nuk do ta lejonin që nëna e tyre të vetësakrifikohej. Ndërkohë që gjatë bisedës me gruan, edhe pse ishte tepër e vështirë, ne diskutuam edhe për çmimin me të. Me zërin e mekur e pyetëm gruan fisnike për çmimin. “Nuk e di sa t’u them, na u përgjigj ajo. Mendoheni vetë, pasi unë jap një organ që mund të më kushtojë edhe jetën”. Lotët vazhdonin t’i rridhin dhe nuk e linin të fliste. Por ja që për një moment bëhet e fortë, si një nënë trime, që vetëm në libra e kemi lexuar. “Dua të ble shtëpinë dhe të laj borxhet. Mbase më duhen nja 70 milionë lekë apo 80 milionë. Nuk e di”, belbëzon ajo. Në fund çdo gjë u vendos për 70 mijë euro, me të cilat 47-vjeçarja mendonte se mund t’u jepte fund halleve të saja. Duke i premtuar se ditën e nesërme do të flisnim përsëri në telefon, pasi të pyesnim prindërit tanë në Greqi, vendosëm të largoheshim. Por fisnikëria e kësaj gruaje nuk do të ngelej me kaq. Edhe pse paratë ishin një luks për të, ajo në ofroi të pinim një kafe në një nga baret aty pranë. Madje na pyeti nëse kishim ngrënë, pasi i kishim thënë se u nisëm urgjent nga Tirana. Gazetarja- Përshendetje, zonjë! Gruaja- Përshëndjetje, ju jeni ata që folëm në telefon? Gazetarja- Po, kemi folur bashkë. Gruaja- Ulemi aty në lulishte ku mund të bisedojmë më rehat. Gazetarja- Patjetër. Gruaja- Që ta dini me kë keni të bëni, nuk jam ndonjë mashtruese, por hallet më kanë mbuluar dhe nuk di se çfarë të bëjë më. Quhem H.S., jam e martuar dhe kam pesë fëmijë. Ja ku kam edhe letërnjoftimin ( na tregon një certifikatë të sajën). Gazetarja- Lexuam në gazetë lajmërimin tuaj, që shisnit një veshkë, por nuk e besuam. Ne kemi një hall të madh, pasi kemi edhe një vëlla tjetër të sëmurë, të cilit i duhet patjetër të bëjë një transplant veshke. Është i shtruar në spital në Greqi dhe ne po bëjmë të pamundurën për të gjetur një dhurues. Por është shumë e vështirë. Gruaja- Unë e kam vendosur. Jam një nënë, kam pesë fëmijë, tri vajza dhe dy djem. Një vajzë e kam në shkollën e lartë dhe dy të tjerat në gjimnaz dhe tëtëvjeçare. Kam edhe dy djem. I madhi është i martuar dhe është më vete, ndërsa tjetri, edhe pse ka tentuar disa herë të emigrojë nuk i ka ecur. Burrin e kam pasur oficer, por ka dalë në lirim që në 1992-in. Gazetarja- E dimë që është e dhimbshme, por çfarë ju detyroi që të shisnit veshkën? Gruaja- Ana ekonomike po më shtyn. Unë për vete e kalova jetën time, e mbylla. Por më duhet të mendoj për ata fëmijë. Gazetarja-Vuani nga ndonjë sëmundje ? Gruaja- Jo, jo, kam bërë analizën e gjakut edhe të veshkave dhe çdo gjë e kam në rregull. Ne mund të shkojmë bashkë ku të doni ju dhe të bëjmë analizat. Unë jam e gatshme. Gazetarja- Ne sot u nisëm ashtu të papërgatitur, pasi nuk e dinim në se ishte e vërtet apo jo lajmërimi në gazetë. Na duhet të konsultohemi me mjekun dhe të fillojmë procedurat tek ambasada greke. Gruaja- Është puna juaj. Ju jeni të rinj dhe nuk e dini, por nëna dhe baba për fëmijën bëjnë çdo gjë. Unë nuk e dua jetën time, por vetëm fëmijët të mund t’i rregulloj. Ta di që fëmija im të paktën të mund të jetojë. Me këtë që po bëjë unë, të paktën mund ta shtyj edhe disa vite. Gazetarja- Jeni e sigurtë për atë që do të bëni? Gruaja- Unë do të hyj në thikë, dhe mbase edhe mund të vdes, por fëmijët e mi do të jetojnë. E di që është dhimshme, e di që është krim, por unë këtë po e bëjë për lumturin e tyre. Të njëjtën gjë do ta bënte edhe burri im, por ai është i sëmurë nga veshkat dhe nuk mundet. Gazetarja- Po burrit i kini thënë? Gruaja- Unë me të kam 30 vjet martuar. Ai do ta bënte vetë një gjë të tillë, por është i sëmurë nga veshkat dhe nga tensioni dhe kështu nuk mundet. Por do ta bisedoj edhe me të. Unë për vete jam e vendosur që do shesë veshkën, pasi atë e bëjë në emër të fëmijëve të mi. Gazetarja- Po fëmijët tuaj a janë në dijeni të veprimit që doni të bëni ? Gruaja- Jo, në asnjë mënyrë, ata nuk dinë gjë, sepse nuk do të më lejonin kurrë që të shisja veshkën. Edhe nëse unë kam për ta bërë një gjë të tillë, nuk kam për t’u treguar kurrë të vërtetën. Nuk mund ta duroj që vajzat e mia të mos kenë mundësi të vazhdojnë shkollën. Gazetarja- Keni njerëz të tjerë këtu ? Gruaja- Ne jemi jabanxhinj. Unë jam nga Puka, por burrin e kam pasur oficer. Kemi qenë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, Berat, Durrës, Lushnje, ku kanë emëruar tim shoq. Por kjo gjë na ka lënë pa shtëpi, pasi kurrë nuk arritëm të kishim një çati tonën mbi kokë. Kur erdhi demokracia, burrin ma nxorën në lirim në vitin 1992, dhe tani merr vetëm asistencë. Shkonim ku na thërriste atdheu, dhe tani shteti na la në mes të katër rrugëve. Llogariteni vetë. Me 20 mijë lekë në muaj më duhet të paguaj qeranë dhe të ushqehem. Edhe vetë jam pa punë se këtu nuk ka punë për të rinjtë e jo për ne. Pastaj këta i duan me minifund. Gazetarja- Pra e keni vendosur? Gruaja- Po, moj bijë, e kam vendosur. Është e vetmja mënyrë për t’iu dhënë fund vuajtjeve dhe halleve të mia. Do të thoni ju pse nuk vini në Tiranë të punoni. Po kam borxhe dhe gjithë ato lekë nuk lahen me rrogë. Njerëzit të falin ditët, por lekë kurrë. Nejse këto janë hallet e mia. Ju shikoni procedurat tuaja si do të veproni. Unë ju thashë që nuk tundem nga vendimi im. Kam bërë edhe pashaportën, ja e kam me vete. Për mua është çdo gjë gati, ju veproni si të bëhet më mirë. Gazetarja- Ju ka marrë njeri tjetër në telefon ? Gruaja- Po, më ka marrë një burrë. Por ai filloi të më bënte moral e të thoshte se nuk duhet ta bëja një gjë të tillë. Duhet të gjesh ndonjë mënyrë tjetër për të zgjidhur problemet, thoshte ai. Një herë i humba shpresat dhe thashë se nuk kam për të gjetur njeri, deri kur më morët ju në telefon. Por unë e kam vendosur, nuk kam çfarë të bëj. Kam shkuar në Ulqin për të gjetur punë. Ishte një vilë trikatëshe për të pastruar dhe jepnin 200 euro në muaj. Nuk e di në se nuk do të mund ta shes veshkën, atëherë do të shkoj atje. Bashkë me burrin do të gjej ndonjë dhomë për të fjetur dhe do bëjmë hall. Por dua nga ju që të më ktheni një përgjigje sa më shpejt? Gazetarja- Sa të kontaktojmë me prindërit që i kemi në Greqi. Gruaja- Unë e kam hallin se duhet t’ju them atyre në Ulqin që në rast se ky muhabet bëhet, të mos ma mbajnë vendin e punës. Gazetarja- Ne do të flasim dhe do t’ju kthejmë përgjigje. Ndërkohë që ju mos hiqni dorë nga puna në Ulqin. Ne do të fillojmë të interesohemi për procedurat dhe pastaj do të komunikojmë sërish bashkë që të bëjmë edhe disa vizita. Gruaja- Si të doni. Unë jam e gatshme për çdo lloj vizite. Të vij me ju në Tiranë apo si të doni ju. Unë ju thashë shqetësimin tim. Ju shpëtoni jetën e vëllait tuaj, por edhe unë rregullohem në një farë mënyre me ato lekë edhe pse e di qe janë me gjak. Vetëm se kam merak, pasi mendoj se më duhet edhe mua një njeri që të më shoqërojë andej. Ju jeni, por keni vëllain tuaj. Mirë do të ishte ta kisha edhe unë një mbështetje, pasi do të hyj në thikë, nuk e di si mund ta bëjmë? Gazetarja- Edhe për këtë do të interesohemi ne, por sot jemi të papërgatitur për t’u dhënë një përgjigje se nuk e mendonim se vërtet do të gjenim një njeri të gatshëm për të na dhënë një veshkë. Gruaja- Ajo tashmë ashtë e vendosur. Gazetarja- E di që është e vështirë edhe për ju. Por edhe ne e kemi mjaft të rëndë për t’u pyetur. A mund të na thoni se sa do të kushtojë e gjitha kjo. Gruaja- Nuk e di sa t’ju them. Mendoheni vetë, pasi unë jap një organ që mund të më kushtojë edhe jetën. Dua të blej shtëpinë dhe të laj borxhet. Mbase më duhen nja 70 milionë lekë apo 80 milionë. Nuk e di. Gazetarja- Jeni dakord për 70 mijë euro? Gruaja- Mirë, kështu mund të blejë një shtëpi dhe të laj ato borxhet, të cilat na kanë mbytur. Gazetarja- Atëhere dakord e lëmë kështu. Gruaja- Në rregull, por tani a keni kohë të vini që të pini një kafe. Nuk e di a keni ngrënë bukë. Unë e kam shtëpinë këtu afër. Mund të vini po të doni sa të hani një kafshatë bukë. Gazetarja- Mbase një herë tjetër, pasi jemi shumë vonë për në Tiranë. Gruaja- Mirë, po pres telefonatën tuaj.
Kapet Sadam Hussein ne Tikrit. Lideri i partite Bat-iste edhe ish-diktatori i Irakut Sadam Hussein eshte kapur ne nje rezidence te tijen ne Tikrit vendlindja e diktatorit. Per kapjen e tij jane deshur forvat speciale Task Force 121 te cileve ju desh kontrolli i dyte i shtepise per te gjetur skuten ku ish fshehur. Ne shtepi i jane gjetur 2 roje personale te armatosur me kallajshnikov edhe trecek milion dollare.
Ne daten 18 maj eshte hapur nje teme e vjeter seksuale e rende dhe flitet per skandalin seksual qe bene 2 nxenes ne shkollen Petro Nini Luarasi.Dim qe ne kete shkolle ne vitin 2006 ndodhi nje skandal seksual gojor midis 2 nxenesve dhe eshte turp i madh per kete shkolle. Me poshte keni disa te dhena per kete shkolle dhe intervisten e nje 17 vjecare per kete shkolle. Rrëfimi i 17-vjeçares: Seks e hashash në shkollë? Normale Video ketu: http://zoneelire.servik.com/petro2.html TIRANË-E.R. është 17 vjeç, nxënëse në vit të tretë në një nga gjimnazet e Tiranës. Ajo pranoi dje një ftesë për të ardhur në redaksinë e “Shekullit” dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme…Kërkon që të mos e identifikojmë shkollën ku mëson e për arsye etike nuk mund të japim as identitetin e plotë të vajzës, por biseda e regjistruar dhe të dhënat për shkollën ku ajo studion ndodhen në redaksinë e “Shekullit”. Theksojmë se dëshmia e vajzës vlen vetëm për shkollën ku ajo studion. E ke në celularin tënd këtë videon që qarkullon? Jo Ke parë video të tilla të ngjashme të regjistruara? Jo fiks të ngjashme, por video me të zëna ka sa të duash Ti ke video të tilla në celular? Jo, nuk kam tani.. Na përshkruaj një nga këto filmime? Po ja, kam një me dy vajza që u zunë aty te shkolla… Ajo e kap për flokësh atë tjetrën dhe e zhdëp në dru, t’u i bërtit: Unë të zhvesh…gjëra të tilla… ndërkohë që vjen zysha për t’i ndarë dhe më pas drejtori… Ka raste të shumta grindjesh në shkollën tuaj? Çdo tre ditë ndodh ndonjë gjë.. Si reagojnë mësuesit? Si reagojnë… çfarë do bëjnë ata… Me çfarë zihen, thjesht me grushta? Grushta, karrige, libra, ndonjëherë çunat kanë dhe ndonjë thikë Ke dëgjuar të bëhet seks në ambientet e shkollës? Normale… Normale… Ke parë vetë skena të tilla? Me futje duarsh po…por për të tjera ata nuk do t’i bëjnë para meje, apo jo… Po çfarë skenash ke parë? Po ja me futje duarsh … shtrirje në bankë…masazhe Mos gënje… Ta rrasa me celular kokës… nuk po gënjej.. Këto skenat që the janë të përditshme? Po normale, si do shtyhet dita… Po mësuesit i shikojnë këto? Ndonjëherë… normale… Ndodhin në orë të mësimit, apo në pushim? Ndodhin dhe në orë të mësimit.. Si reagojnë mësuesit? Ka që flasin, ka që nuk reagojnë fare… Pihet duhan në klasë? Ouuu me llullë.. (qesh) Brenda në klasë? Po normale, brenda jashtë, te furgonat e shkollës… E dinë mësuesit? Po ku e di unë… ata aty janë… Po raste të përdorimit të drogës në shkollë di? Normale.. Çfarë lloj droge? Hashashi Në çfarë forme? Cigare Pinë më shumë djemtë apo vajzat? Djemtë Ti vetë ke pirë? Jo Po kush pi? Pinë çunat Ku e gjejnë drogën? Me anë të njëri tjetrit… shoku- shokut.. Ke dëgjuar ku e marrin? E gjejnë çunat… nuk e di… e blejnë ku ta gjejnë tjetër… Po mësuesit i shohin këto skena të drogës? Po nuk e di unë a shofin ata… Çunat pijnë… edhe në pushim… vjen erë aty…normal që mësuesit duhet të dinë… Nuk reagojnë mësuesit për erën e hashashit…? Po ja dje ishte zysha, hyri tha… hapni ato dritaret, çfarë ere vjen kështu këtu… Po alkool pini? Çunat pinë, edhe ne kemi pirë ndonjëherë Çfarë lloj alkooli? Birra kam pi unë, konjak, një ditë pimë një shishe martini… një shoqja ime volli në klasë pastaj.. Ku e pitë, në klasë? Jo, jo në klasë…ishte një ditë që shkuam me vonesë në shkollë… pastaj kur shkuam në shkollë, ajo shoqja volli.. Po bashkëmoshatarë që mbajnë armë në shkollë ke parë? Thikë kam parë Ka patur ndonjë sherr me thikë brenda shkollës? Kërcënime… duke e nxjerrë thikën, por kaq.. Na pershkruaj një orë mësimi… Mësim… Mësim normal domethënë? Po ndonjëherë hapim ndonjë temë bisede me zyshat… dëgjojmë muzikë po jo të gjitha orët janë kështu në fakt.. Dëgjoni muzikë? Kjo është në plan të parë.. Si e dëgjoni muzikën? Po ja.. hapim celularin, ngrejmë pak zërin Ti ke celular ? Kam E mban me vete në mësim? Po normal Ke celular me kamerë? Si të duket ty… Ku e ke gjetur? Ma ka dhuruar i dashuri Ke të dashur ? Kam Sa? Si sa mo? Një Ke patur të dashur të tjerë? Kam patur Sa? Prit t’i numëroj… s’e mbaj mend Më shumë se 4? Po Sa vjeç je? 17 Në çfarë moshe ke patur të dashurin tënd të parë? 15 Ishte shok i klasës? Jo, jo… nuk ka lidhje Si e ke takuar? Një shoqja ime ma ka prezantuar… boll tani se u trasha…
 
Besniku i Berishes, Lulzim Basha hartuesi i dosjeve kunder luftetareve te UÇK Besniku I fushatës elektorale të PD është Lulzime Basha. Djali që vjen prej Kosove drejt e në PD dhe që zgjidhet me urdhër të Berishës anëtar I kryesisë së PD. Vetëm për një muaj. Dhe vetëm e vetëm se plotëson dy kushte: është antishqiptar dhe shërbëtor I zellshëm I serbëve kudo që ndodhen, me dhe pa Miloshevicin dhe kushti I dytë është miku I ngushtë I vajzës së Sali Berishës. Ku kanë ndarë të njejtin qëndrim gjatë qëndrimit, punës dhe militimit në Kosovë dhe më saktë në Mitrovicën veriore, ku pa ju hyrë asnjë xhëmb në këmbë kanë shërbyer në misionin faktmbledhës, atje dhe në të gjithë Kosovën, për të vertetuar pretendimin serb për gjoja krimet që shqiptarët e Kosovës kanë kryer ndaj popullsisë serbe dhe ndaj popullsisë rome, si edhe ndaj popullsisë shqiptare që nuk ishte me UCK. Ky është pra Lulzime Basha, cili rend sa në një television në tjetrin, duke u përpjekur të tregojë se është fytyra e re e PD. Në të vërtetë është fytyra e Sali Berishës. Si në rastin e miqësisë dhe shërbimit ndaj miqve të tij sertbë, Berisha ka qënë dhe ëëshët mik I ngushtë I kasapit të Ballkanit dhe të shqiptarëve të Kosovës Sllobodan Miloshevic, të cilin e furnizoi me naftë dhe armë gjatë luftreave që zhvilloi në ballkan. Kështu edhe Lulzime Basha I ka shërbyer me devotshmëri serbëve duke kopsitur dosjet me akuza ndaj Fatmir Limajt, ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe një sërë veprimtarësh të tjerë që janë aktivizuar gjërësisht në luftën për clirimin e Kosovës. Pikërisht këtyre njerëzve ua ka ngopur dosjen Lulzime Basha, ku një kopje e ka dërguar në UNMIK dhe më pas pas një përpunimi ka kaluar në Hagë, ndërsa kopjen tjetër bruto e ka kaluar tek njerëzit e Miloshevicit, ët cilët e kanë përdorur dhe po e përdorin për mbrojtjen e tyre. Në sajë të Lulzim Bashës Në Hagë jam më shumë shqiptarë se sa serbë dhe ku gjithkush po të bëjë një llogari të thjeshtë për nga numri I të akuzuarve, do t'I dalë sikur kanë qënë shqiptarët ata q ëkanë ushtruar genocid ndaj serbë dhe jo serbët ndaj shqiptarëve, sikur amerikanet dhe NATO ka ndërhyrë kundër shqiptarëve dhe jo kundër Miloshevicit. Dhe gjithshka ka ndodhur, ka qënë fryt I mendjes së mbrapshtë të Lulzim Bashës dhe Vajzës së Berishës, të cilët nën urdhërin direkt të Berishës së Madh në Tiranë kanë bërë atë që nuk ua ka marë mendja shqiptarëve, kanë deformuar tërë historinë e luftës në Kosovë, duke akuzuar shqiptarët e Kosovës, pasojë e të cilës është arrestimi nga Haga I ish-kryeministrit Haradinaj, Fatmir Limajt dhe shumë ish-komandatësh të tjerë të UCK. Ky ka qënë misioni I Lulzime Bashës në Kosovë dhe nuk është e vërtetë se ai ka ikur me dorëheqje, por është dëbuar apo më saktë ëshët ëprcjellë në kufi me ushtarë të UNMIK-ut për ta ruajtur nga ndonjë të pabërë, për shkak të irritimit të kosovarëve ndaj tij. Në të njejtën kohë mësohet se Basha ka treguar vetëm një burrëri: ka marrë përsipër të gjitha fajet për këtë akt antishqiptar, duke liruar nga përgjegjësia vajzën e Sali Berishës e cila vijon aktivitetin në mbrojtje të serbëve, në mënyrë të kamufluar në Kosovë. Dhe Berisha si shpërblim për këtë e gradon anëtar KK, anëtar kryesie dhe zëdhënës të fushatës elektorale. Ky është aktiviteti I Lulzim Bashës, besnikut të Berishës në fushatë, njeriu më antishqiptar I momentit që ka hapur doesjet e krimit kudnër shqiptarëve më të shquar të Kosovës, që bënë luftën clirimtare të Kosovës dhe ka ndihmuar Sllobodan Miloshevicin. Berisha, dhëndëri I Serbisë, I ndaluar me ushtarë për të shkelur në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të zi, atje ku ka shqiptarë dhe që ndjehen të tradhëtuar prej tij, Ka marrë zëdhënës të tij pikërisht këtë njeri, pra Lulzim Bashën. <span style="font-style: italic">KUJDES! - Ky eshte Lulzim Basha pro-serb!</span>
Cfare mendoni tani per Francezet Anglezet kane luftuar dy here per Francen. Djemte Angleze kane dhene jeten per Francen. Deshmoret Angleze te luftes se pare boterore jane varrosur ne Varrezen Kalais. Dje monumenti i tyre ne Kalais u perdhos me boje te kuqe. Disa nga mesazhet e shkruara ishin: "Sadami do te fitoje dhe do te derdhe gjakun tuaj" "Merrni prapa mbeturinat tuaja na ndotin token tone" "Koketula shkoni ne shtepite tuaja" Kush do ta shikoje drejt perdrejt mund te shkoje tek site poshte: http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/2915245.stm Cfare poshtersie dhe ndyresie Franceze. Pas te gjithave qe u thane per Angline dhe Ameriken erdhi edhe kjo. Kjo eshte njesoj si te ngresh nga toka dhe te vrasesh te vdekurit. Miqte e mi a u mbushet mendja tani qe Evropa e vjeter eshte e mbaruar??? Me jepni mendimet tuaja per kete........
Amerika Nuk friksohet nga Terrorizmi Islamik Rasti edhe i fundit i Paul Johnson Jr. tregoi se Amerika nuk do gjunjezohet perpara terrorizmit islamik. Per neve qe jetojme ne kete vend(US) na jep krenari edhe force per burrerine qe ka. God bless the soul of Paul Johnson. Prehu i qete se do ta marrim haken.
Top