Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Pranon të martohet me grekun, i vjedh 3600 euro shkesit VLORË – Ka përfituar nga një njoftim martesor, për të marrë një sasi të konsiderueshme eurosh. “Historia e dashurisë”, duket se ka ndihmuar mjaft mirë për këtë një 21-vjeçare nga Fieri, e cila pasi ka gjetur “gjahun”, ka ditur t’i tërheqë edhe lekët. Gjithçka ka nisur me një njoftim të botuar në një gazetë. Një 30-vjeçar nga Dibra, i cili punonte në Greqi, ka nxjerrë një njoftim ku thuhej se ai kërkonte një nuse për një 40-vjeçar grek (punëdhënës i tij). Së bashku me karakteristikat që duhej të plotësonte e interesuara, njoftimit i ishte bashkangjitur për kontakt edhe një numër telefoni. Mësohet se kishin qenë jo pak të interesuarat për kandidate, ndërkohë që nga lista e thirrjeve është përzgjedhur një 21-vjeçare, e cila kishte dhënë emrin Ornela, ishte jetime dhe lajmëronte se ishte nga Vlora. 30-vjeçari nga Dibra ka kontaktuar me vajzën nga Shqipëria, duke e njohur me faktin se bëhej fjalë për pronarin e tij në një fshat të Greqisë, i cili donte të martohej. Duket se 21-vjeçarja ka pasur që në fillim ide të qarta për lojën e mashtrimit, duke dhënë emër të rremë. Pasi ka marrë miratimin se ishte favorite, ajo fillimisht ka kërkuar një pasaportë. “Nuk kam pasaportë dhe nuk kam mundësi ta nxjerr vetë, pasi jam jetime dhe pa asnjë përkrahje”,- ka shpjeguar ajo pozicionin e saj. Për të përshpejtuar procedurat, sipas saj, duheshin 600 euro. Për numrin e llogarisë bankare, ajo u ka dhënë emrin e hallës së vet, që realisht ishte identiteti i saj i vërtetë. Pasi ka siguruar shumën e parë, nëpërmjet kontakteve telefonike, vajza ka thënë se për të nxjerrë vizën në Greqi, duhej një garanci bankare me një minimum prej tre mijë eurosh. Atëherë 30-vjeçari nga Dibra ka siguruar shumën e parave dhe është nisur nga Greqia. 21-vjeçaren e ka takuar në Vlorë ku i ka dhënë edhe 3000 eurot që i duheshin si garanci bankare. Kaq i ka mjaftuar të resë për t’i dhënë fund lojës, duke mbyllur telefonin. Humbja e kontakteve me “të posafejuarën” e pronarit e ka detyruar 30-vjeçarin të kërkojë ndihmën e policisë së Vlorës. Ditën e martë ai ka depozituar denoncimin duke treguar edhe historinë se si i ishin marrë eurot. Ai ka dhënë emrin e vajzës, i cili ka qenë i rremë, ndërkohë që ka ndihmuar për gjetjen e saj emri që kishte dhënë për llogarinë bankare. Pasi janë kryer të gjitha verifikimet ka rezultuar se 21-vjeçarja jetonte në Fier. Ajo ishte e divorcuar pas një martese të dështuar në Vlorë dhe ishte kthyer te familjarët e saj. Pasi ka marrë shumën e parave prej gjahut, ajo ishte nisur drejt Tiranës, duke u thënë familjarëve se do të vijonte studimet. Mbi të tashmë rëndon “akuza e përfitimit me anë të mashtrimit”./shekulli/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24331. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24331

Meta: LSI do të votojë pro kufirit detar me Greqinë Lëvizja Socialiste për Integrim do të votojë marrëveshjen për ujërat territoriale Shqipëri-Greqi. Kreu i kësaj partie, tanimë ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër, Ilir Meta, deklaroi dje në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla se deri më tani, në maksimumin e informacionit që ka marrë për marrëveshjen, nuk do të hezitojë që të miratojë marrëveshjen. “Ne jemi të hapur dhe të predispozuar për të realizuar transparencën maksimale, me të gjitha institucionet dhe nuk duhet të harrojmë që është Parlamenti ai që do votojë. Nuk shoh asnjë arsye të shëndoshë apo provë se kjo është një marrëveshje që cenon interesat e Shqipërisë dhe mendoj se kjo marrëveshje është në interesat e të dyja palëve”, tha Meta. Nëse sna vjen asnjë fakt apo provë se janë cenuar interesat e vendit, vijoi ai, atëherë nuk ka asnjë arsye të mos votojmë. Meta mbrojti të gjithë veprimet e kryera nga ekipi negociator, për diplomatët dhe ushtarakët që kanë marrë pjesë në hartimin e marrëveshjes dhe përcaktimit të pikave të saj.
“Unë mund tju them se edhe për shkak të detyrës, nisur edhe nga disa sensibilitete që u shprehën në atë kohë, jam interesuar dhe kam folur me kryenegociatorin Ferit Hoxha dhe me gjeneralin dhe ekspertë të tjerë. Kemi bërë disa konsultime, kemi parë pretendimet që ngriheshin nga z. Pashaj. Këtu flet një njeri që nuk është specialist për ujërat. Është e qartë që kjo është një marrëveshje që respekton Kushtetutën, konventën ndërkombëtare për detin ku Greqia dhe Shqipëria janë palë dhe asnjëherë nuk ka munguar vullneti për të bërë transparencë”, nënvizoi ai. Meta tha se ka pasur një spekulim të jashtëzakonshëm për marrëveshjen me Greqinë. “Italia dhe Greqia e kanë caktuar kufirin në vitin 1977, Shqipëria me Italinë në vitin 1990. Nevoja për të pasur një marrëveshje me Greqinë ka ardhur nga publikimi i një lajmi se një kompani e njohur do të bënte kërkime në det dhe sipas palës greke, kërkimet do bëheshin në mes të kufirit. Duhej zgjidhur si problem sepse nuk ka pasur kufi dhe bisedimet janë bazuar te konventa e detit ku dy vendet janë anëtarë”, tha Meta. Në rast se Shqipëria sot është në NATO, tha ai, në rast se është në këtë stad ku është, në radhë të parë këtë e ka sepse Shqipëria ka qenë dhe është model i suksesshëm i ndërtimit të fqinjësisë së mirë dhe nuk është kjo rruga për të mbrojtur interesat e vendit tënd që nga diplomatët dhe ushtarakët më të mirë. I pyetur nëse ka mundësi që të marrë rolin e negociatorit mes opozitës dhe mazhorancës për të zgjidhur krizën politike, Meta tha se nuk është e nevojshme, pasi pozicioni i mazhorancës është i qartë. “Kam thënë vetëm që protesta ishte kundër LSI edhe pse bëhej tek Kryeministria. Skam arsye përse të bëj negociatorin dhe qëndrimi im ka qenë i qartë. Qëndrimi ekstrem vjen nga pala tjetër. Pala e mazhorancës thotë se nëse doni të bëni komision hetimor, hajde bëjeni, doni shumicën merreni, doni të hetoni, hetoni”, tha ai. Duke ju përgjigjur akuzave të Ramës për LSI-në dhe pozicionimin e saj pas zgjedhjeve të qershorit, Meta tha se “jam gati kur të dëshironi që të bëjmë një debat televiziv dhe do të ishte shumë e mirë për të gjithë”. Meta shtroi pyetjen se pse ky pazar nuk u bë para zgjedhjeve të vitit 2007 kur LSI dhe Ilir Meta e mbështetën aq fort Ramën për të fituar mandatin e tretë. “LSI bëri një marrëveshje afatgjatë për zgjedhjet lokale, Kodin Elektoral dhe zgjedhjet e përgjithshme, por Rama nuk donte marrëveshje afatgjatë, por donte të kalonte zgjedhjet lokale, të merrte mandatin dhe të ulej e të bënte pazar me Berishën”, nënvizoi Meta.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24627. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24627

Kapitullon Vllaznia, Tirana tani -6 Vllaznia vazhdon të mos gjejë rrugëdalje nga kriza e thellë e rezultateve ku ndodhet. Skuadra shkodrane humbi 1-0 në fushën e saj përballë Tiranës, në atë që cilësohej si sfida që do ti rikthente Kategorisë Superiore një prej emrave më të rëndësishëm. Në “Loro Boriçi”, gjithçka vendoset nga një gol i mesfushorit Gjergji Muzaka, në minutën e 28-të. Tashmë kuqeblutë ndodhen në kaos të plotë. Kjo ishte humbja e gjashtë në nëntë takime të zhvilluara në kampionat dhe e treta në katër ndeshje që Roland Luçi drejton skuadrën. Shifra alarmante, të cilat pasqyrohen edhe në klasifikim: Vllaznia qëndron në vendin e parafundit, me vetëm 7 pikë të grumbulluara, ndërkohë që Dinamo kryesuese është 13 pikë larg. Klubi kërkon kohë të reflektojë për masat që do të merren për të ndryshuar situatën. Burime pranë krerëve thonë me siguri se gjatë janarit do të ketë merkato të fuqishme, ndërsa tekniku Luçi nuk dorëzohet dhe as që e mendon dorëheqjen. Pavarësisht humbjes, në fund të 90-minutëshit ai e vendosi theksin te sinjalet pozitive që mori nga ekipi, duke e cilësuar rezultatin si të pafat. “Kemi luajtur më mirë se herët e tjera. Jemi ndëshkuar vetëm nga një rast, ku Tirana shënoi golin e fitores. Natyrisht që jemi të mërzitur për humbjen, megjithatë kundërshtarët nuk kanë bërë asgjë më shumë se ne, përveç atij goli, ku mbrojtja jonë nuk ishte e rreshtuar mirë”, deklaroi njeriu që vetëm pak javë më parë braktisi jetën në Austri dhe u emërua si shpëtimtari i klubit të kryeqendrës veriore. Asgjë nuk duket se funksionon, duke filluar nga mbrojtja, e cila ka rigjetur lojtarin e Kombëtares, Elvin Beqiri, i kthyer në rolin e tij në qendër. Por, eksperienca e 29-vjeçarit kuqezi nuk mjafton për të përforcuar një repart që nuk jep aspak siguri. Problemet vazhdojnë te mesfusha, e cila nuk arrin të bëjë si duhet lidhjen e reparteve, ndërsa sulmi mbetet “Thembra e Akilit”. Sinani ende nuk është zhbllokuar: për sulmuesin veteran, asgjë nuk funksionon si duhet. Përpara portës ai “ngrin”, dhe golave të munguar u shtohen edhe asistet e shpërdoruar, ashtu si në të 38-ën, kur i vetëm me Nallbanin ka kërkuar të pasojë te Bala, por u neutralizua nga “gardiani” bardheblu. Në anën tjetër, fitorja minimale në Shkodër ishte mjaft e rëndësishme për Tiranën. Me gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit, bardheblutë e drejtuar nga dyshja Tafaj-Dede vazhdojnë ngjitjen në tabelë. Në pritje të ndeshjes ndërmjet Dinamos dhe Gramozit, kampionët në fuqi e shohin veten 6 pikë larg kryesuesve. Kapiteni Muka nuk ishte deciziv ashtu si premtoi, por ajo që funksionoi për bardheblutë ishte loja në grup dhe sakrifica për të marrë rezultatin e dëshiruar. Meritat e fitores i shkojnë të gjitha Ahmatajt dhe Muzakës, i pari për vertikalizimin që gjeti të papërgatitur të gjithë prapavijën kundërshtare, ndërsa i dyti sepse pavarësisht presionit të Doçit e dërgoi topin në rrjetën e Grimës. Por, nuk mund të lihen në hije pritjet e Nallbanit, që të paktën në tri momente ka qenë vendimtar dhe lufta e fortë fizike e Memellit, i cili nuk është kursyer në duelet me kundërshtarët dhe ka kërkuar të mbajë sa më lart skuadrën e tij. Tirana ngjitet në kuotën e 14 pikëve, duke i marrë Teutës vendin e katërt dhe rifutet në garën për titull.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25183. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25183

Leonora Jakupi Ky Eshte Fundi 2009 Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26359. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26359

Perleshje ne Teheran, gaz lotsjelles ndaj manifestuesve Perleshje ne Teheran mes policise dhe manifestuesve ne diten e 30-vjetorit te sulmit ndaj ambasades amerikane, nje prej ngjarjeve me dramatike dhe domethenese te revolucionit islamik.
Forcat e sigurise, sipas deshmitareve, kane qelluar me gazlotsjelles per te shperndare manifestuesit, te cilet kane vendosur te zbresin ne shesh kunder qeverise se Mahmoud Ahmadinejad. Shume persona duket se jane arrestuar.
Nje dite me pare, Teherani ka kercenuar se do t’i pergjigjet me force manifestimeve te opozotes reformatore ne nje dite kaq domethenese per republiken islamike.
Ne 4 nentor te vitit 1979, nje grup studentesh integraliste islamike sulmuan ne ambasaden amerikane ne qender te Teheranit, duke mbajtur 52 qytetare amerikane peng per 444 dite.
Cdo vit kjo dite kujtohet nga regjimi iranian me nje seri manifestimesh. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25536. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25536

Hannover, 40 mije persona ne funeralin e Enke Rreth 40 mije persona kane marre pjese ne funeralin e Robert Enke, portieri i kombetares se Gjermanise dhe i Hanoverit i cili vrau veten te marten e shkuar.
Ceremonia e transmetuar drejperdrejt nga disa stacione lokale, u zhvillua ne AWD Arena te Hannoverit.
Mes te tjereve, pjesemarres ishin edhe lojtare te tjere te kombetares gjermane dhe shoket e skuadres se Enke.
Jashte satdiumit ishin qindra persona ne radhe qe prej ores 7:30 te mengjesit.
Burimi : TopChannel
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26778. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26778

Bringeus: Serbia marrëdhënie të mira me Kosovën Serbia duhet të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën, edhe pa i njohur pavarësinë. Kështu u shpreh ambasadori suedez në Beograd, Krister Bringeus, vendi i të cili mban presidencën e rradhës së BE-së. Sipas diplomatit, negociatat e Bashkimit Europian me Kosovën, nuk ngjasojnë me ato të Serbisë, pasi shteti i ri ka specifikat e tij. Bringeus tha nuk bëhet fjalë për zgjidhje afatshkurtër, por, afatgjatë, bazuar në stabilitetin e plotë, paqjen dhe prosperitetin rajonal.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23641. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23641

Rama: Vendi, në krizë ekonomike dhe politike Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, vë alarmin se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq dhe e përfshirë në një krizë ekonomike dhe politike. Një ditë para se të votëbesohet nga anëtarësia e Partisë Socialiste për kreun e partisë, Rama, vuri në dukje nevojën dhe detyrën e kësaj partie që të përballet me këtë krizë që e ka mbërthyer politikën e bazuar mbi interesa personale. Ndaj, sipas Ramës, sot më shumë se kurrë Partia Socialiste ka dhe ndien detyrimin që të përballet me forcën e me inercinë e së vjetrës. “E cila materializohet në aleancën e paskrupullt të Sali Berishës, Ilir Metës e Fatos Nanos për ta kthyer Shqipërinë në skemë të mbyllur interesash ku pushteti të bëjë çtë dojë me votën e popullit dhe opozita të bëhet kukull në prehrin e pushtetit”, tha Rama.
Një ditë pasi ish-kryetari i selisë rozë, Fatos Nano, hodhi akuza të rënda në adresë të kryetarit aktual, Rama paralajmëroi sërish rrezikun që i vjen Shqipërisë nga treshja Meta-Berisha-Nano. “Partia Socialiste ka dhe ndien detyrimin që të vërë alarmin për rrezikun që i kanoset demokracisë, lirive e të drejtave të gjithsecilit, në qoftë se kapitulli dramatik i 28 qershorit mbyllet pa u hapur kutitë e votimit të marra peng nga Sali Berisha bashkë me të vërtetën e kyçur brenda tyre”, këmbënguli Rama.
Lideri opozitar shprehu angazhimin se PS do të luftojë për rivendosjen e ligjit e të drejtësisë në këtë vend ku interesat e një grushti njerëzish në pushtet janë ngritur mbi ligjin, gjykatat, mbi shtetin e së drejtës. Duke iu rikthyer kërkesës për zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit, ai vuri në dukje se pushteti po e ndalon opozitën që të hapë kutitë megjithëse këtë e thotë ligji. Kreu socialist vuri në dukje se qytetarët sgjejnë dot drejtësi as kur pushteti u vret të afërmit si në Gërdec, e jo më kur duhet të zgjidhin një çështje me shtetin në gjykatë. “Kur qeveria është kthyer në strehë njerëzish që kërkohen nga drejtësia e nga populli për vepra penale apo për mashtrime publike”, u shpreh Rama. Ndaj vërejti ai, i takon PS-së që të bëjë gjithçka që ligji e drejtësia të rivendosen duke filluar nga hapja e kutive ku mbahet i ndrydhur në errësirë vullneti i një populli të tërë. Rama u ndal te detyrimi që ndien PS për të vënë përpara përgjegjësisë morale fajtorët e gjendjes së rëndë ekonomike në vend, pasi shqiptarët janë ata që po e vuajnë në kurriz dhe situata bëhet më e rëndë kur shqiptarët nuk mund të lëvizin lirshëm në Europë.
Megjithëse, kreu socialist nënvizoi se përballë një situate të vështirë ekonomiko-politike dhe të demokracisë në vend shqiptarët nuk mund të gënjehen nga propaganda e shëmtuar e Sali Berishës, Ilir Metës, Fatos Nanos dhe shërbëtorëve të tyre. “Që duan me çdo kusht ta gjunjëzojnë Partinë Socialiste e përditë bëjnë çmos të fajësojnë opozitën për këtë gjendje të padurueshme”, theksoi Rama. Madje, shtoi kreu i PS-së, sipas tyre, opozita i ka fajet që shqiptarët kanë mbetur të fundit pa viza në Ballkan ose opozita paska përgjegjësinë dhe për rënien pikiatë të lekut. Sipas Ramës, është qeveria e politikave shkatërruese dhe e shpenzimeve mashtruese elektorale, që për të ndenjur me çdo kusht në pushtet e bëri gropë arkën e shtetit. “Dhe pa dyshim Kryeministri i papërgjegjshëm, i cili në kulmin e krizës ekonomike botërore i bëri lekët e shqiptarëve shirita elektoralë, njësoj si në kohën e piramidave, ndërsa tani u thotë se do ta zëvendësojë lekun me euron”, vërejti Rama. Deklaratat e Ramës vijnë një ditë pasi paraardhësi i tij në PS, Fatos Nano, vlerësoi se kjo parti i ka humbur zgjedhjet dhe Rama është përgjegjës për rezultatin. Por në kundërpërgjigje, kreu socialist lëshoi një mesazh të qartë. “Partia Socialiste është e hapur për të gjithë ata që duan ta ndryshojnë këtë gjendje të rëndë të demokracisë, shtetit të së drejtës, ekonomisë dhe e gatshme të bashkohet, përtej të majtës e të djathtës, me çdo forcë politike e shoqërore dhe me çdo qytetar e qytetare, që njësoj si ne, dëshiron të mbrojë liritë e të drejtat e veta”, përfundoi Rama.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23025. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23025

Festival i binjakëve në Kinë Pekini gjatë është mbushur me binjakë, trinjakë dhe katërnjakë. Në një nga parqet e Pekinit për të gjashtën herë me radhë po mbahet i ashtuquajturi Festival i binjakëve.
Teksa pjesëmarrësit po kremtojnë për vëllezërit dhe motrat, prindërit e tyre festojnë faktin që kanë qenë të bekuar me shumë fëmijë.Njëri aspekt është politika kombëtare kineze për një fëmijë.
Kuptohet, nëse u lindin binjakë, nuk është shkelje e rregullave dhe ju edhe më tej i gëzoni të gjitha të drejtat. Krahas kësaj, fëmija ka vëlla ose motër, respektivisht shoqëri, gjë që është shumë me rëndësi për zhvillimin e tij social, thotë binjaku Juan Dali.
Për shkak të popullimit shumë të madh, Pekini në vitet 70-të aplikoi rregullën, e cila pothuajse pa përjashtim ndalon që një çift të ketë më shumë se një fëmijë.
Me qëllim të mos e përfillin sistemin, gjithnjë e më shumë gra në Kinë përdorin preparate hormonale për të rritur gjasat që të lindin binjakë, trinjakë apo katërnjakë.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=617. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=617

Berisha: Do vijojmë me rritjen e pagave Unë i kuptoj zotërinjtë e Financave, se tu përmendësh rritje rrogash dhe pensionesh në kohë kolere, jo për Shqipërinë, por për financat botërore që po kalonin recensionin, ia shton shumë barrën e përgjegjësisë, por ne nuk mund të tërhiqemi nga kjo.
Kryeministri shpërfill FMN-në. “Lekun nuk e shpëton as Leka as Skënderbeu”
Kryeministri Berisha shpërfilli dje këshillat e Fondit Monetar Ndërkombëtar për realizëm dhe shpalli se ka në plan të rrisë pagat dhe pensionet edhe në vitin 2010, si dhe të vijojë me investimet publike në shkallë të gjerë. Duke folur në të ashtuquajturin “Komiteti i Planifikimit të Strategjive”, Kryeministri përsëriti edhe një herë se leku nuk është dobësuar, por është forcuar euro. Sipas një njoftimi të qeverisë, komiteti u mblodh për të diskutuar projektbuxhetin e vitit 2010. Afërsisht në të njëjtën kohë, po në të njëjtën godinë, por nga krahu tjetër, përfaqësuesi i FMN-së për Shqipërinë, Gerwin Bell, deklaroi se vendi gjendet në rrezik dhe se hartimi i buxhetit 2010 do të jetë vendimtar. FMN ftoi qeverinë të pranojë realitetin ekonomik të vendit dhe të mos programojë rritje të ardhurash e shpenzimesh me 15 për qind, në një kohë kur është shumë e qartë se diçka e tillë nuk mund të realizohet.
Berisha nuk foli për rritjen e deficitit buxhetor dhe tejkalimin e shpenzimeve dhe deklaroi se qeveria e tij ka kaluar nga një sukses në tjetrin.
“Duhet të theksoj se viti 2009 ishte një vit i vërtetë suksesi, ishte një vit arritjesh të mëdha në fushën buxhetore dhe ekonomike në tërësi. Në këtë vit financat e vendit dhe ekonomia në tërësi përballuan në mënyrën më të mirë, më mirë se të gjitha financat dhe ekonomitë e rajonit, krizën më të madhe që Europa dhe bota kanë njohur që nga vitet 30-të e deri në ditët e sotme. Ky vit jo vetëm që nuk u karakterizua nga rënia e të ardhurave duke u krahasuar me vitin 2009, jo vetëm që nuk imponoi zvogëlim të madh të rrogave dhe pensioneve, siç po ndodh dhe po vazhdon në vendet përreth në masën nga 8 deri në 20 për qind, por e kundërta është e vërtetë”, tha Berisha. Sipas tij, rritja e pagave do ti bëjë me dhimbje koke zotërinjtë e Financave, por kjo nuk është shumë problem.
“Ky vit shënoi rritjen më të madhe të pagave në historinë e vendit; shënoi rritjen e të ardhurave buxhetore me rreth 8 për qind krahasuar me vitin e kaluar; shënoi rritje të madhe të investimeve të huaja, sipas Bankës së Shqipërisë, 59 për qind; shënoi investimet më të mëdha në historinë e vendit në infrastrukturë dhe në të gjitha fushat e punëve publike. Pra, përveç fitores së zgjedhjeve, ne kemi një mijë e një arsye të falënderojmë vitin 2009-të për treguesit e tij ekonomik dhe financiarë, si dhe të falënderojmë administratën shqiptare, e cila me përgjegjësi dhe me kompetencë ia doli të menaxhojë në një mënyrë realisht të suksesshme buxhetin e vendit”, vijoi më tej Kryeministri. Berisha nuk i dha shpjegim dilemës së disa ekonomistëve, të cilët pyesin se ku i gjeti qeveria paratë të rrisë pagat e pensionet me 10 për qind, ndërkohë që të ardhurat iu rritën me vetëm 6 për qind. Një situatë e tillë është tipar i vendeve të pazhvilluara, ku qeveritë rrisin pagat në prag të zgjedhjeve më shumë nga sa munden dhe pastaj e rikuperojnë rritjen përmes zhvlerësimit të monedhës.
Ndryshe nga deklaratat e tjera për ecurinë e ekonomisë, kësaj here Kryeministri iu referua më me besnikëri institucioneve të ndryshme në shifrat që raportoi. “Në Shqipëri, rritja ekonomike në gjashtëmujorin e parë, sipas Institutit të Statistikave, është 5.3 për qind”, tha Berisha, i cili duket se u ngatërrua. INSTAT nuk raporton rritje ekonomike gjashtëmujore, por ecurinë tremujore.
Debat politik
Megjithëse mbledhja e Komitetit të Planifikimit të Strategjive qe mbledhur për të diskutuar buxhetin, Kryeministri u mor më shumë me shkëmbim batutash politike. “Ju rikujtoj thirrjet e shumëllojta dhe shumanshme që vinin për të mos rritur rrogat, por rrogat i rritëm dhe buxheti nuk pësoi as edhe një problem madhor nga këto vendime të domosdoshme të qeverisë”, tha Berisha, i cili sërish nuk iu përgjigj pyetjes se ku i gjen paratë qeveria në mungesë të rritjes së të ardhurave nga taksat.
Një thes me premtime
Sipas Berishës, investimet e buxhetit të shtetit do të vijojnë në vitin 2010, por ai premtoi gjithashtu se do të punojë për të mos rritur deficitin buxhetor.
“Buxheti i vitit 2010-të do të jetë një vazhdim i mëtejshëm i përpjekjeve tona për të konsoliduar stabilitetin makro-ekonomik të vendit. Ne nuk rrisim deficitin buxhetor, ndonëse kjo ndodhi me radhë në pothuajse të gjitha ekonomitë. Ne nuk rrisim borxhin, ndonëse efekti euro ka sjellë rritjen e tij me mbi 1 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm. Ne do të bëjmë çdo gjë që të ecim drejt parametrave më të mirë makroekonomikë gjatë vitit 2010″, tha Berisha
“Duke ruajtur dhe konsoliduar një nivel shumë të lartë investimesh, janë projekte të mëdha të cilat shqiptarët mezi presin ti shohin të zbatuar. Janë Rruga e Arbrit, ëndrra e qytetarëve të Elbasanit për tu lidhur me tunel me qytetin e Tiranës, Boshti i Jugut dhe një seri projektesh të mëdha. Në një mandat katërvjeçar ne do të asfaltojmë 7 mijë kilometra rrugë; autostrada, rrugë kombëtare, rrugë rurale, rrugë dytësore në fshatra dhe qytete. Projekti ynë për një Shqipëri tjetër do të vazhdojë me agresivitetin më të lartë”, tha ai.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/ekonomi/berisha-do-vijojme-me-rritjen-e-pagave.html. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/ekonomi/berisha-do-vijojme-me-rritjen-e-pagave.html

Tuneli, Rama: Hetim Berishes, Bashes e Olldashit Opozita leshon akuza te forta ndaj kryeministrit dhe qeverise lidhur me shembjen e tunelit te Thirres ne Kalimash, pjese e nje prej veprave me te kushtueshme per shqiptaret, asaj te rruges Durres-Kukes. (UPDATE) Kryetari i Partise Socialiste tha se qeveria ka bllokuar informacionin dhe nuk lejon as mediat te futen ne pjesen e bllokuar, ndersa kujtoi se kryeministri Berisha e ka inaguruar dy here tunelin Rreshen-Kalimash ne prag te zgjedhjeve duke e perdorur politikisht.
Qeveria heshti, Ministria e Punes Publike heshti, ashtu sikurse heshti edhe kryeministri, njeriu qe duhet te thirret i pari ne Prokurori per nxitimin e papegjegjshem te punimeve per inaugurime elektorale abuzive, u shpreh Rama.
Kryetari socialist thote se korrupsioni ne kete veper publike te ndertuar me taksat e shqiptareve, ka arritur permasa skandaloze dhe shenon rastin me te rende ne historine e 20 viteve te fundit
Shqiperise po i dalin ne siperfaqe kapjet me monstruoze te shtetit ne keto 20 vjet. I kerkojme prokurorise te hetoje ceshtjen e Kalimashit, si dhe heqjen e imunitetit te ministrit te vjeter te familjes dhe aktualit qe veproi ne gjurmet e parardhesit, u shpreh Rama.
PS ka ngritur tonet ndaj qeverise serish per rrugen Durres-Kukes, duke i shtuar akuzes se saj themelore per abuzime me fondet publike, ne kete veper edhe ate te papergjegjshmerise dhe cilesise se punimeve.(t.ch)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26010. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26010

Vajzat e suksesshme irritojnë meshkujt Siç mund ta keni konstatuar edhe ju gjatë punës tuaj, vajzat shqiptare kanë ecur më shumë se meshkujt si në arsim ashtu edhe në postet apo profesionet që ato kanë. E çuditshmja është se meshkujt shqiptarë shumë shpesh nuk jane rehat në shoqërinë e këtyre vajzave dhe i akuzojnë ato për vajza që shitkan mend dhe mbahen me të madhe, apo vajza që nuk mund të merren në konsideratë për të nderuar familje. Këto shprehje i kam dëgjuar nga mikeshat e mia të cilat kanë pasur momente të vështira me partnerët e tyre mbasi kanë kaluar ndonjë mbrëmje me shoqërinë e vajzës. Me sa kam kuptuar gjatë këtyre mbrëmjeve ku shoqja ime ka qenë me partnerin ne fjalë janë bërë biseda apo janë hapur tema të cilat kërkojnë një farë kulture dhe ajo është ndjerë shumë keq kur partneri i saj ka thënë opinione të cilat ishin të pavenda. Kuptohet që mbas mbrëmjes ajo është munduar më shumë durim tia bëjë të qartë që ai nuk duhej të shprehej në atë mënyrë dhe kjo e ka bërë partnerin e saj të shpërthejë duke e akuzuar për femër e cila do ti kontrollojë opinionet që shpreh. Këto momente kanë qenë të shpeshta mes çiftit dhe ajo ka arritur deri atje sa të mos i kërkojë më partnerit të saj që ta shoqërojë nëpër festa apo evenimente të ndryshme dhe kjo lloj sjellje ka bërë ftohjen e tyre.
Një rast tjetër që më duket e rëndësishme për ta treguar është edhe rasti kur meshkujt ndihen mirë afër një vajze e cila është profesioniste dhe që i bëhet krah atij gjatë ditëve, javëve apo viteve. Në momentet kur midis çiftit vendoset që të finalizohet lidhja djali tërhiqet, pasi familja e tij në Shqipëri nuk e pëlqen një vajzë e cila ka jetuar me vite larg prindërve të saj, pas nuk përputhet me kriteret e vajzës për shtëpi dhe reagimi i prindërve të djalit është i tipit çfarë familje paska ajo që e ka lënë vetëm në Angli? apo ku e di ti se çfarë ka bërë ajo në Angli gjatë viteve që nuk ka qënë me ty?. Mjafton kaq dhe djali fillon e spërdridhet me justifikimin që nuk mund tua thyej zemrën atyre të shtëpisë, pas prindërit i ka në moshë të thyer dhe nuk mund tua shpjegojë situatën. Sa fëmijë duhet të jetë një mashkull që të mos arrij ti bëjë ballë një situate të tillë dhe të jetë i paaftë për të marrë vendime për veten?
Nga rastet më lart (ka edhe shumë të tjera) nuk është e vështirë të arrihet në konkluzionin që meshkujt (në këtë rast flas për meshkujt e komunitetit tonë) gjenden në një pozicion të vështirë përballë femrave të tilla. Arsyeja? Mendoj që ata ndihen inferiorë dhe nuk arrijnë të ecin me të njëjtin hap me partneret e tyre dhe preferojnë më mirë të reagojnë duke shpërthyer apo duke ndërprerë një relacion i cili u ka marrë vite dhe mund për tu krijuar. A e shikoni të mundur që ti shkundni këta meshkuj dhe tu shpjegoni që kohët kanë ndryshuar dhe që ato vajza kanë derdhur djersë e mund për tu bërë të zonjat në punët dhe profesionet e tyre?/albania/
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22738. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22738

Adela: Sinani na ftoi bashkë me Bjordin për një klip Nderkohe qe Sinani ka mohuar cdo komunikim me Adelen dhe cdo propozim per te, vete Adela ka thene dicka tjeter ne nje interviste te saj ne faqet roze te shtypit te perditshem. Ja nje pjese e intervistes se saj te diteve te fundit, publikuar ne te njejten dite qe Sinani fliste rreth perplasjes se heshtur te ketyre dy personazheve te muzikes dhe shout televiziv shqiptar.. :
Pra Adela ke vendosur të këndosh? Duke qenë se unë e dua shumë muzikën, kisha dëshirë të bëja një këngë, thjesht për kënaqësi jo si punë. Gjithsesi është një projekt që është shtyrë në kohë por nuk është anulluar. Do më pëlqente të bëja një këngë që flet për historinë time të dashurisë.
Po projekti me Sinan Hoxhën çfarë ishte? Në fillim të verës Sinani na kishte ftuar së bashku me Bjordin për të qenë protagonist në një klip të tij por ky projekt nuk u realizua.
Pse, pasi sipas informacioneve tona pagesa ishte joshëse? Sepse ne prisnim që të bëheshim pjesë e një spektakli të rëndësishëm dhe donim të përqendroheshim vetëm aty.
E ke fjalën për “E diell”? Po. Në fakt pati një mospërputhje mes asaj që tu premtua dhe asaj që t’u ofrua apo jo? Pikërisht, por duke më ofruar një rol në kërcim, ata përmbushën mesa duket premtimin e tyre. Po tani, a mund të thuhet se Krasta ta mbylli atë rrugë që vetë ai deshi të ta hapte? Nuk mendoj se ma mbylli rrugën, përkundrazi ai ishte shoqëruesi im deri në një pikë të kësaj rruge, deri aty sa ecëm së bashku. Më pas mbase ai u lodh, mbase u mërzit… dhe më la vetëm. Tani unë duhet të rinisem dhe këtë rrugë ta vazhdoj vetëm. “Mbase u mërzit, mbase u lodh”… thoni ju. A keni menduar ndonjëherë se mbase edhe u zhgënjye? Këto që thashë janë thjesht aludime të mia pasi unë akoma nuk e di të vërtetën, por ama di një të vërtetë tjetër shumë të madhe, atë që unë asnjëherë nuk kam bërë asgjë për të zhgënjyer atë apo këdo tjetër.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25270. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25270

PS-Berishës: Në Kuvend, pas hetimit të kutive Partia Socialiste i përgjigjet ftesave të vazhdueshme të kreut të qeverisë për pjesëmarrje ne Kuvend, duke ripërsëritur se do të kthehet vetëm pas plotësimit të kushteve të vendosura prej saj. Në emër të PS-së, deputeti Taulant Balla ka përsëritur edhe njëherë sot vendimin e palëkundur të forcës që përfaqëson se opozita socialiste është e bindur t’i shkojë deri në fund hetimit të kutive të votimit. “Ne nuk po bojkotojmë institucionet demokratike, nuk po bojkotojmë një parlament demokratik, ne jemi në këtë marrëdhënie të kushtëzuar për të mbrojtur themelin e institucioneve demokratike, pra zgjedhjet dhe votën e lirë. Nuk mund të kthehemi në atë parlament, nëse nuk na respektohet e drejta jonë, e shkruar në Kushtetutë dhe në ligj, për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit”- tha ai, sot gjatë një konference për shtyp. PS-ja, ka theksuar Balla, i ripërsërit Sali Berishës kushtet legjitime, realizimi i të cilave është themelor, jo vetëm për forcën tonë politike, por për vendosjen e demokracisë në këtë vend. Sipas tij, socialistët do të jenë në Parlament vetëm atëherë kur të na garantohet hetimi i kutive të votimit, rikthimi në punë i opozitarëve, ndëshkimi me ligj i urdhëruesve të lirimit nga burgjet të kriminelëve që bënë fushatë dhe presion për të votuar pushtetin. “Qytetarët shqiptarë na kanë dhënë përgjegjësinë e madhe për të mbrojtur demokracinë dhe demokracia mbrohet duke respektuar votën. As Sali Berisha dhe as ndonjë mjeran tjetër që vrapon pas karriges dhe interesave nuk mund të na ndalë ne nga angazhimi ynë historik për t’i rikthyer institucioneve demokratike legjitimitetin e munguar”- tha më tej ai. Balla ka deklaruar se PS do të përdorë çdo mjet veprim që mbron demokracinë.
19 shtator Kryeministri vijon me inaugurime rrugësh
MAMURRAS- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje kreut të socialistëve Edi Rama për të kthyer deputetet në sallën e parlamentit.
Deklaratën ai e ka bërë sot gjatë inaugurimit të rrugës Fushë-Mamurras, gjatë fjalës përshëndetëse për të cilën u ndal te ftesa e përsëritur për opozitën.
“Ftoj zotin Rama të mos pengojë partinë e tij të hyjë në parlament, aty është vendi i debatit konstruktiv, është vendi i vendimeve, por, mbi të gjitha, është vendi i reformave që prekin çdo qytetar dhe familje shqiptare, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të tyre dhe të fëmijëve të tyre”- tha Berisha.
Rruga e inauguruar është me gjatësi 9 kilometra dhe investim të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 65 milion lekë.
dt 18 shtator Rama nga Gjirokastra: Jo në kuvend pa transparencën e kutive
GJIROKASTËR- Lideri i socialistëve, Edi Rama ka ritheksuar nga Gjirokastra qëndrimin e prerë të PS-së për të mos hyrë në atë që ai e ka quajtur kuvendi i atyre që i mohuan Shqipërisë dhe shqiptarëve zgjedhje të lira. Ndërkohë që situatën aktuale e ka quajtur si një lojë të organizuar nga Fatos Nano, Sali Berisha e Ilir Meta në kurriz të shqiptarëve. Deklaratat e kryesocialistit u bënë në Gjirokastër, gjatë takimit me anëtarët e degës lokale të Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike. Rama ka deklaruar se forca politike që i drejton është fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit, por rezultati real u është mohuar nga shteti në shërbim të pushtetit, ndërsa ka rikërkuar edhe njëherë hapje të të gjitha kutive të dyshuara të votimit. “Mos hapja e dhjetëra kutive të dyshuara dhe duke e detyruar këtë refuzim nëpërmjet Kolegjit Zgjedhor është një arsye që ne sot të refuzojmë legjitimitetin e parlamentit, të refuzojmë të drejtën e pakushtëzuar të parlamentit dhe qeverisë për të udhëhequr këtë vend në katër vitet e ardhshme”- tha ai. Sipas Ramës, PS është e detyruar përpara atyre që e kanë votuar në 28 qershor dhe Kushtetutës të mbajë qëndrim të prerë, të vendosur dhe që ka të bëjë drejtpërdrejtë me legjitimitetin. “Nëse raporti i arbitrit thotë që 30 për qind e procesit të numërimit u krye keq dhe shumë keq, kjo konfirmon ilegjitimitetin e tyre. Ne duam hapjen e të gjitha kutive të votimit për t’i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve elektorale”, ka deklaruar Rama. Ai ka akuzuar madje edhe kreun e LSI- së Ilir Meta, që sipas Ramës mori votat e 83 mijë të majtëve me premtimin për të larguar përfundimisht Berishën nga pushteti dhe po i përdor ato për ta mbajtur në pushtet.
Reagimi, PS: S’hyjmë në kuvendin e rezultateve të deformuara
TIRANË- Partia Socialiste ka përsëritur sërish sot qëndrimin e saj të palëkundur për të mos qenë pjesë e parlamentit, që ajo e konsideron prodhim të rezultateve të deformuara dhe të kutive të mbyllura.
Gjatë një konferencë për shtyp, deputeti socialist, Blendi Klosi ka deklaruar se forca që përfaqëson nuk kërkon të marrë pushtetin në tavolinë, por kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit. “Nuk mund të ketë mision më legjitim për një opozitë demokratike sesa mbrojtja e votës, ligjit e Kushtetutës”- tha ai, duke e quajtur betimin e djeshëm të qeverisë shfaqje hipokrite të degradimit të tejskajshëm, jo vetëm për shqiptarët që votuan përsëri në shumicë që Sali Berisha të mos e qeveriste më këtë vend, dhe të shkonte në pension politik, por dhe për të gjithë ata njerëz të ndershëm që kërkojnë që ky vend të qeveriset nëpërmjet votës së lirë.
“Sali Berisha me ministra të kërkuar nga drejtësia dhe me ministra që mashtruan popullin opozitar nuk mund të qeverisë dot në mënyrë demokratike vendin dhe prandaj Partia Socialiste është çdo ditë dhe më e vendosur të vazhdojë misionin e saj historik, atë të rezistencës demokratike në plotësim të standardeve të munguara”- tha ai, duke shtuar se .
“Sali Berisha i trembet së vërtetës së kutive të votimit të cilat i mban peng në mënyrë të kundraligjshme”. Sipas Klosit PS është vendosur në rrugën e saj legjitime për të mos lejuar që ligjit të kthehet në një letër pa vlerë, që zgjedhjet të kthehen në një proces të korruptuar që tufat e kriminelëve të lejohen të dalin nga burgjet për fushatë elektorale, që drejtuesit e shtetit të përdorin postet dhe fondet publike për fushatë elektorale; që njerëzit të largohen nga puna pse nuk rreshtohen me pushtetin.
‘Mendimi ndryshe’ i PS-së, kërkon hyrjen në Parlament
TIRANË- Deputetët e PS-së, ‘Lëvizja për mendim ndryshe’ kanë kërkuar sot që kolegët e tyre ti kthehen jetës parlamentare. Ben Blushi u shpreh se “bojkoti cënon rëndë imazhin e PS-së duke e kthyer atë në qëndrime të vjetra e të tejkaluara”.
Ai tha se kjo lëvizje është e bindur se bojkoti i parlamentit po imponohet nga zgjedhjet brenda PS-së ndërsa vendi ka nevojë për një opozitë në parlament për tu vënë përballë një qeverie që nuk garanton reforma dhe proces të shpejtë të integrimit të vendit.
“Ne i kërkojmë grupit parlamentar të PS-së të lexojnë me qetësi e realizëm të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet, dhe kërkesën e tyre unike për praninë opozitare në Kuvend”, u shpreh Blushi në një konferencë për shtyp.
Më tej ai shtoi se nuk i trembet lëvizjes përjashtuese brenda PS për atë dhe deputetët mbështetës të tij. Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani, janë disa nga deputetët e PS-së që janë grupuar në këtë lëvizje dhe kundërshtojnë politikën që ndjek lideri i tyre Rama.(Shekulli)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22770. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22770

Ministri Prifti: Tregu i karburanteve, skandaloz Sulm kritikash ndaj Inspektoratit Qendror Teknik, sa i takon punës së bërë me tregun e karburanteve. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i revoltuar, ka kritikuar drejtuesit e IQT-së, për neglizhencën e krijuar në vitet e fundit, duke i shkaktuar një dëm të madh, si tregut, ashtu dhe shëndetit të konsumatorit, për shkak të cilësisë së dobët të naftës. Gjatë takimit të zhvilluar dje me përfaqësues të IQT-së, ministri Prifti prezantoi drejtorin e ri, Virgjil Joti, i cili zëvendëson Ilir Kurtin, ndaj të cilit ranë disa kritika për punën jo të mirë në krye të Inspektoratit të Naftës dhe Gazit. “Gjendja është shumë shqetësuese. Cilësia e naftës që shitet në treg, jo vetëm që ndot ambientin, por shkatërron jetën e njerëzve dhe dëmton automjetet. Në tërësi them se situata e konstatuar është tepër skandaloze. Për këtë shkak bëra dhe shkarkimin”, tha ministri. Akuzat e Priftit shkuan më tej, kur tha se keqmenaxhimi dhe korrupsioni, penguan zhvillimin normal të IQT-së.
Reformë të thellë
Pas “Albpetrolit” dhe KESH-it, kreu i METE-s, ka paralajmëruar reformë të thellë për strukturat e Inspektoratit Qendror Teknik. “Kërkoj që gjendja aktuale me cilësinë e karburantit të ndryshojë brenda tre muajve. Do bëj kontrollet e duhura dhe nëse nuk gjej ndryshime, do të nis reformën”, iu drejtua ministri administratës së IQT-së. Më tej, Prifti tha se, kishte folur me importuesit e naftës, dhe problemi del me karburantin që shitet në pikat e pakicës. “Unë për vete kam blerë një makinë të re para dy vjetësh dhe e kam çuar për ta riparuar për shkak të cilësisë së karburantit. Për këtë shkak kam larguar dhe drejtorin”, theksoi ministri. Vlerësohet se përzierja me lëndë të ndryshme, ka dëmtuar standardet në treg dhe ka prishur konkurrencën. Nga të dhënat zyrtare mësohet se brenda vitit 2009, janë vendosur rreth 60 gjoba ndaj shkelësve të ligjit për naftën dhe gazin. “Edhe kjo është skandaloze. Me gjithë abuzimet që shikohen në treg, IQT-ja ka vendosur vetëm 60 gjoba. Dhe më e rënda është se nuk ka vlejtur gjoba. Kërkoj zbatimin me forcë të ligjit. Në rast se nuk paguhet gjoba dhe tregtari vijon me abuzimin, atëherë ti mbyllet menjëherë aktiviteti”, deklaroi kreu i METE-s. Tjetër problem që pengon funksionimin normal të inspektoratit është vjelja e gjobave të vendosura ndaj tregtarëve abuzues me cilësinë e naftës. Mësohet se janë rreth 27 milionë lekë gjoba të vendosura dhe të pavjela. Në këtë pikë, ministri akuzoi strukturat e IQT-së për korrupsion, dhe kërkoi marrjen e menjëhershme të masave. “Do të krijoj një strukturë të posaçme brenda Ministrisë së Ekonomisë për të kontrolluar punën tuaj. Brenda tre muajsh do ta kontrolloj vetë situatën dhe nëse do të shoh që sikur vetëm një karburant i vetëm nuk i zbaton rregullat sipas ligjit, problemin do ta kem me ju dhe inspektorët që merren me këtë lloj kontrolli”, paralajmëroi ministri.
Masat
Për ti bërë objektivat më të mundur, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të kërkojë më shumë fonde në projektbuxhetin e vitit 2010. Plani është për ngritjen e disa laboratorëve të rinj, përfshi edhe ato të lëvizshmet, në mënyrë që jo të gjitha analizat të bëhen në Tiranë. “Më sugjeroni se çfarë ndryshimesh kërkon ligji, në mënyrë që ta kthejmë më të fortë gjatë zbatimit të tij”, iu drejtua ministri punonjësve të Inspektoratit Qendror Teknik.(Shqip)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24799. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24799
Top