1. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Real Madridit Eshtë Lideri I Ri I Renditjes Së UEFA-s. Pas Skuadrës Madridlene Vije Bayern Munchen Dhe Barcelona. Në Pozitën E Katërt Gjendet Chelsea, Edhe Pse Së Fundi Po Kalon Në Një Formë Shumë Të Dobët. Dy Klubet Gjermane Dortmund Dhe Schalke Kanë Rritje Në Renditje.
    5e5189c6bab64c9cc98dfbb6c9aaea87f265661d6ad5dcdfef4c8dae3ba268de_large.jpg
     
    Albo4Ever likes this.
  2. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    UEFA, Villar komandohet në vend të Michel Platini
    14450123325184.jpg
    Angel Maria Villar do të jetë përkohësisht në krye të UEFA-s. Presidenti i Federatës spanjolle të Futbollit do të qëndrojë në vendin e Michel Platinisë, të pezulluar nga ana e FIFA-s.

    Lajmi u zyrtarizua këtë të premte, pas mbledhjes së jashtëzakonshme që u zhvillua në selinë e institucionit më të lartë të futbollit europian.

    Ajo që vlen të theksohet është se, Villar do të jetë vetëm në rolin e administratorit të UEFA-s, duke qenë se Platini e ka apeluar vendimin e marrë kundër tij. Ajo që duhet të bëjë në vazhdim Villar, është konsultimi me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për çdo vendim, që ai do të marrë gjatë periudhës që do të qëndrojë në këtë detyrë.

    Michel Platini u pezullua nga FIFA për 90 ditë, nga të gjitha aktivitetet, për shkak të përfshirjes së tij në skandalin e FIFA-s. Javët e fundit u zbulua se, Sepp Blatter kishte derdhur për llogari të francezit një shifër prej dy milionë frangash zvicerane, ndërsa Platini pretendon se kjo shumë është shpërblim për një punë të kryer në favor të FIFA-s.
     
    Albo4Ever likes this.
  3. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    UEFA Zbarkon Në Tiranë
    1446489045uefaaa.jpg
    Marrëveshjet mes palëve në futbollin shqiptar shpesh kanë përfunduar në gjykata ose në Dhomën e zgjidhjes së Konflikteve për shkak të pagesave të munguara, ose mospërmbushjes së klauzolave të ndryshme.

    Por pikërisht për të luftuar këtë, Sektori i Garave, në FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, organizoi një seminar për të njohur të interesuarit me modelet më të fundit kontinentale.

    Sekretarët dhe juristët e klubeve shqiptare të futbollit si dhe drejtues të tjerë u bënë pjesë e këtij trajnimi në selinë e qeverisë së futbollit shqiptar.

    Qëllimi i seminarit ishte që të sqarojë sa më shumë klubet tona të futbollit, në lidhje me implementimin e kërkesave minimale në kontratat e lojtareve, si dhe rregulloret e reja për marrëdhëniet klub-lojtar.

    Të pranishëm nga ana e UEFA-s ishin përfaqësuesit juridike Julien Zylberstein dhe Wil van Megen i Shoqatës Europiane dhe Diederik Dewaele i FIFPro.
     
    Albo4Ever likes this.
  4. Agjenti_007

    Agjenti_007 Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres Anëtar i Shtabit

    Platini në Apel: Po luftoj kundër padrejtësisë
    1455571074platini.jpg
    Presidenti i pezulluar i UEFA-s, Michel Platini, ka pohuar pas seancës dëgjimore në Komisionin e Apelit se ai nuk po lufton për të ardhmen e tij, por kundër padrejtësisë që i është bërë.

    Dhjetorin e kaluar, Komisioni Etik në FIFA, pezulloi për 8 vjet 60-vjeçarin francez për shkak të një pagese prej 2 milionë frangash të bëra nga ish-presidenti i FIFA-s Sep Blater në llogarinë e tij.

    Të martën do të jetë radha e zviceranit të japë shpjegimet e tij para Komisionit të Apelit.
     
    Albo4Ever likes this.

Shpërndajeni këtë faqe