Truri i Njeriut

Darien

Primus registratum
Truri i Njeriut

Megjithëse është organi më i rëndësishëm, kemi ende shumë pak njohuri për të. Nga ana filozofike ka debate nëse është e mundur ta kuptojmë ndonjëherë gjithë kompleksitetin e trurit, sado që të përparojë shkenca. Edhe të jetë e vërtetë, kjo nuk u jep fund përpjekjeve për ta njohur më mirë trurin tonë.

Lexova një artikull sot që më bëri ta hap këtë temë. Flet për hipokampusin e parë artificial që është krijuar pa u kuptuar si funksionon (thjesht duplikim aritificial i sturkturës biologjike). Ata që dinë anglisht e gjejnë këtu: http://www.newscientist.com/news/news.jsp?id=ns99993488

Do vë disa artikuj të tjerë që hedhin pak dritë mbi funskionimin e trurit kur të kem kohë (dhe po nuk harrova /pf/images/graemlins/smile.gif )
 

TranofiljA

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

Gjeja qe me çudit me shume se gjithshka, ne lidhje me trurin vete, eshte se si e proçeson GJUHEN.
Dicka fantastike mund te them. Aftesia e trurit per te reaguar drejt nje stimuli (si tingujt/zerat, fjalet), krijim i nje "fjalori" etj etj. E gjitha kjo behet ne nje zone te vecante, hemisferen e majte. U habita dhe me shume kur mesova qe dhe te shurdherit e kane qendren e gjuhes ne te njejtin vend, megjithse stimuli i tyre nuk eshte auditor, por visual.

..shume i komplikuar si organ.
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

Përpunimi i sinjalit të dëgjimit është kompleks, po në krahasim me atë të shikimit konsiderohet i thjeshtë. Gjithmonë më ka mahnitur shqisa ë shikimit më shumë.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

atman

Forumium maestatis
Re: Truri i Njeriut

Cogito ergo sum -mendoj pra jam (egzistoj)dhe kete force kaq te madhe e ka truri i njeriut.
I perbere nga truri i madh dhe ai i vogel. I madhi ka dy hemisfera dhe pikerisht aty kryhet edhe procesi i arsyetimit. Truri i madh eshte i mbuluar nga materie gri e cila permban nje numer te madh neuronesh, rreth 10 miliard. Keto neurone jane te specializuara ne impluset nervore.
Truri i vogel dominon apo drejton aktivitetin muskulor dhe ekuilibrin. I mbuluar gjithashtu nga lenda gri.
Per kuriozitet po shkruaj diçka nga studimi qe ka bere "babai" i kompiuterit dhe nje nga me te medhenjte e informatikes, Xhon Von Neuman i cli duke e krahasuar trurin me kompiuterin, ose duke perdorur gjuhen e kompiuterit thote: Kujtimet e regjistruara brenda nje jete humane arrine shifrat 300miliard gigabit. Nje kompiuter modern sot arrin deri ne 2-3 gigabit. Kjo mundesohet per shkak te egzistences se 100miliard neuronesh, secili prej tyre eshte i persosur dhe ka aftesine te lidhet e kryeje mijera e qindramijera kontakte nervore me neuronet e tjera. Pra nderton nje rrjet nervor me potence te jashtezakoneshme.
Persa i perket informacionit viziv, truri i njeriut ne nje sekonde mund te perceptoje 50 miliard bit, e perkthyer ne faqe daktilografike do te thote 3milion te tilla.
Te gjitha keto te dhena gjejne hapesire edhe kur ne plakemi.
 

Guest
Re: Truri i Njeriut

Truri eshte varri i njeriut ka then dikush .. mos mendo por ndje
 

Futbollisti

Forumium maestatis
Re: Truri i Njeriut

Ndjenjat genjejne /pf/images/graemlins/smile.gif , pra mendo dhe ndje .

Mua gjeja qe me habit me shume per trurin eshte perdorimi i tij. Nje person punon zakonisht me nja 18% (+ , -) te potencialit te trurit te tij. Mund te shkoj per raste te jashtzakonshme ne 24-25 % por kjo shume rralle (thone Einstein perdorte rreth 22% te potencialit te trurit). Ky organ konsumon me shume energji se cdo pjese tjeter e trupit (kjo tregon pse jam kaq i dobet une /pf/images/graemlins/tongue.gif ), dhe mendohet qe sikur njeriu te perdorte me shume se 25% te trurit ka shume rrezik te vdesi pasi trupi nuk do ishte me ne gjendje ta furnizonte me energji.
Pyetja lind, vetem 18% dhe shi si jemi, po sikur te vepronte me shume , sa do ishim ne gjendje?? Nuk ju duket interesante kjo? Dhe gjithe kjo nga evolucioni??!! pfffffffff, whatever.

Gjithe te mirat
Une
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Truri i Njeriut

Tere keto mistere do te thote qe ka ende shume per per te mesuar. Ajo qe mund te shtoja une eshte se ne nje fare menyre gjendja dormante e pjeses me te madhe te qelizave trunore eshte e tille si nje mase mbrojtese dhe si "motorr" mbeshtetes per aktivitetin e dukshem te atyre aktive, ku psh hyjne furnizimi me oksigjen, ura per trasmetimin e sinjaleve midis qelizave "aktive" larg njera tjetres, magazine informacioni. Asnje informacion qe ne marrim gjate jetes nuk humbet, por ama shumica e tij ngelet i varrosur thelle ne keto qeliza. Te gjithe e dime qe te semuret me skleroze fillojne e kujtojne veprimtari nga me te cuditshmet gjate jetes se tyre te cilat ne kushte normale as qe do te kishin ndonje here shanse per te "dale ne drite". Shembuj ka plot kur nje i semure i tille i rikujton shokut te tij ne menyren me te detajuar per ngjarje te perjetuara nga te dy nderkohe qe shokut, megjithese i kujtohet per cfare behet fjale, nuk mban mend asnje detaj. Dy qeliza qe komunikojne me njera tjetren me impulse elektrike ne trurin e nje te semuri do t'ju duhet te gjejne perhere "rruge" te reja per tejcimin e ketyre sinjaleve, qe nuk kalojne dot me neper zonat me qeliza te vdekura te trurit, ne kete menyre duke ringjallur aktivitetin e pergjumur te qelizave te cilat transportojne kete sinjal. Dhe nje gje e tille eshte shume e komplikuar, per vete faktin se nje neuron ka me qindra neurone fqinje me te cilet lidhet ne menyre te drejtperdrejte.. dhe keshtu me rradhe.
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

ja dhe një artikull tjetër

kombinim i aftësive të prodhimit të objekteve shumë të vogla (aftësi të zhvilluara gjatë prodhimit të kompjuterave) me njohuritë gjithnjë e në shtim mbi kiminë dhe fizikën molekulare në trupin dhe trurin tonë

http://www.newscientist.com/news/news.jsp?id=ns99993523
(ashtu si artikujt e mësipërm, edhe ky është anglisht; nuk kam kohë ta përkthej)
 

Silver Tenshi

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

Per mua zhvillimi i trurit ka ecur gjithmone ne hap me shkencen. Kur ka marre hove shkenca dhe teknologjia, eksperimente te ndryshme tregojne se dhe truri njerzor ka perparuar me te njejtin koeficent. Ajo cka me tmerron me shume eshte se me 20% te trurit ne perdorim, shiko se cfare kemi shpikur dhe sa te rrezikshem jemi. Por kur te arrijme 100%? Gjithmone nese specia jone mbijeton deri sa ta arrije perdorimin 100% te trurit.
 

gfm73

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

Truri i njeriut, nje organ kompleks ky, eshte veshtire t´i zbulohet e gjithe permbajtja e funksionimit te tij. Koha do te ecen e do te evoloje gjithnje por gjithsesi njohurit e pergjithshme per organin e trurit nuk do te ecin kurre ne paralel me njohurite e shkences. Une do te thoja per vete se sa me shume Njeriu te arrije te zbuloje e te avancoje me zhvillimin funksional te organit te trurit aq me teper komplekse do te kete edhe ne vete organin (e trurit). Aq me shume qe te veme trurin ne pune aq me shume edhe arrijme te njohim gjerat materiale e frymore ne Jete, por edhe ne te njejten kohe nuk jemi ne gjendje t´i gjejme pergjigjen pyetjeve qe mund te na lindin; Pse? Si? Kush? Do te kujtoja nje proverb ketu: "DI NJE GJE QE NUK DI ASGJE". Themi qe eshte arritur te zbulohet deri tani ca. 20% e perdorimit te trurit. A ekziston nje krijese e atille qe te kete nje zhvillim me te madh ne krahasim me ate cka kemi ne si krijese njerezore?. Njeriu eshte i njohur si krijesa me e zhvilluar ne shkalle hierarkije, duke u nisur nga shume fakte qe ne i njohim... Por nje shkalle me lart apo 2 a me shume shkalle me lart cila krijese eshte valle qe ne s´e njohim, s´e shohim, apo... Per veten time, eshte e padiskutueshme qe mbi ne e cdo krijese tjeter ne kete bote te vetme qe ne njohim te ekzistoje ne nje forme a nje tjeter nje Krijese e superfuqishme qe na dhuroj ne krijesave te vogla mbi te gjitha Jeten. E brenda kesaj jete ekzistojne te gjitha gjerat, mundesite, realizimet e zhvillimet qe ne si race njerezore kemi arritur, e keto gjithnje me ane te te menduarit, perceptimit, ndijimit, shijimit etj., e te gjitha keto krijohen e realizohen me ane te trurit te njeriut, organ me plote mistere.
 

Raif

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

Teme interesante.
Vazhdoni te sillni artikuj (ju lutem shqip) ne lidhje me trurin.

Une mirrem me kurimin e trurit, dhe kete per cdo dite.
 

gfm73

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

i postuar ne fillim nga futbollisti:
__________________

Mund te shkoj per raste te jashtzakonshme ne 24-25 % por kjo shume rralle (thone Einstein perdorte rreth 22% te potencialit te trurit). Ky organ konsumon me shume energji se cdo pjese tjeter e trupit (kjo tregon pse jam kaq i dobet une ), dhe mendohet qe sikur njeriu te perdorte me shume se 25% te trurit ka shume rrezik te vdesi pasi trupi nuk do ishte me ne gjendje ta furnizonte me energji. Pyetja lind, vetem 18% dhe shi si jemi, po sikur te vepronte me shume , sa do ishim ne gjendje?? Nuk ju duket interesante kjo? Dhe gjithe kjo nga evolucioni??!! pfffffffff, whatever.

>Eshte pikerisht zhvillimi trunor i Einsteinit qe e coj kete bote ne kete kasaphane duke te kercenuar tjetri me armen atomike. Mos e thashte Zoti qe perqindja te lartesohet mbi 25 se atehere kjo bote s´do kete as edhe nje qenie frymore, cilado qofte kjo qenie; njerezore, shtazore, apo... Nejse, une e dhashe kete si shembull e mos te trembet asnjeri, se cdo gje qe leviz e ndodh ne kete bote behet vetem ne emer te Krijuesit te kesaj bote.

=======================
ISHALLAH, ZHVILLIMI I TRUNOR CON NE RREGULLIMIN E GJENDJES SE JETES DHE JO NE VAZHDIMIN E SHKATERRIMIT TE SAJ
 

Odea

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

Hmmm....i lexova te gjithe artikujt dhe te them te drejten nuk e di se si tek postimi i fundit punimi i trurit kishte te bente me zotin....nuk e mora vesh kete. Me ler te te kujtoj gfm73 qe pikerisht ky zhvillim truror i njeriut ka bere te mundur shpetimin e mijera njerezve nga semundje pathologjike. Nejse, jam e sigurte qe do me japesh nje pergjigje per kete.

Tani, per sa i perket temes. Darien, ate artikullin e pare e lexova dhe ishte me verte shume interesant per vete faktin qe mu duk e pabesueshme qe shkencetaret te kene arritur te krijojne nje model aq te nderlikuar si hipokampusi. Me vjen keq qe se gjeta dot kete artikull me pare pasi me verte do me kishte ndihmuar shume per projektin tim persa i perket amnezise :rolleyes:

Kurse per punen e trurit gjeja qe me ka mahnitur me shume eshte menyra se si njeriu arrin te mesoje kaq shume gjera dhe sic e shprehu edhe tranofilja, cudija me aftesine e kompleksitetit te komunikimit dhe procesit mendor.

Nuk dua te jap nje raport mjekesor te anatomise se trurit tani pasi do ishte pak si shume, mgjth mund te them qe sistemi limbik eshte dhurata me e bukur qe natyra i ka falur njeriut.
Sistemi limbik permban hipokampusin dhe amigdalen, ku i pari merret me rezervimin e memorieve dhe i dyti me procesin e ndjenjave, sidomos atonegative si psh merzitja.

Odea
 

gfm73

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

I / E nderuar/a Odea!

Me fjalet e mija "Mos e thashte Zoti qe perqindja te lartesohet mbi 25..." une nuk kam dashur te bej lidhjen mes pranise se emrit te Zotit dhe te punimit te trurit. Une i kam permendur ato pak rreshta vetem si shprehi dhe aspak per te treguar se "punimi i trurit ka te beje me Zotin..." apo ndonje qellim tjeter ne lidhje me kete.

_________________________
Pershendetje
gfm
 

Darien

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

një mendim për këto përqindjet

trurin tonë, dhe në përgjithësi sistemin nervor të shumicës së kafshëve, e njohim aq pak sa çdo përqindje që japim në lidhje me përodrimin e kapacitetit të tij të plotë është hamendësi

nuk e kuptojmë aq sa duhet; ndoshta ajo pjesë që ne e fusim tek ato që nuk përdoren po kryen një detyrë që nuk e kuptojmë; puna kërkimore vazhdon me hapa të mira të paktën
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Psikologu

Primus registratum
Re: Truri i Njeriut

TRURI: ORGAN I HABITSHEM

Te nderuar zonja dhe zoterinj. Gezohem qe disa prej nesh po tregojne nje itneresim mbi trurin e njeriut.

Eshte nje organ i habitshem. Menyra e funksionimit te tij nuk mund te krahasohet kurre me ate te nje kompjuteri. Nje komputer ka nje 'processor'; truri ka miliona te tille--neuronet.

Kerkimet me te reja shkencore ne neuroshkence dhe neuropsikologji po hedhin drite mbi perpunimin e informacionit, qofte ky vizual, degjimor, etj.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Truri i Njeriut

Ne mund te mendojme me trurin tone se eshte organ i habitshem dhe i komplikuar, sepse kaq na asimilon truri. Megjithate, mendoj se nuk eshte perfekt!
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Truri i Njeriut

Memorja e trurit.


Ne 1885 filozofi gjerman Hermann Ebbinghaus beri eksperimentin e pare, mbi memorjen
duke vendos si objekt veten. Provoi ne 31 dite sa do te kujtonte. Zbuloi se ne 6 ore humbi 20%.
9 ore mbante mend me teper se (60%) ..me pas gati 20% duke kaluar ditet filloj te zbrese dalendale.

Si mund te kujtojme disa gjera?

Ne psikologji dallohen 4 modele te funksionit te memorjes.


"Renditja...Thirrja...njohja....rithirrja "

Renditja eshte perberja e gjerave baze e stimujt e pamjeve te jashteme,
qe hyjne ne shenimin e nje kujtimi.

Thirrja kujtimi i castit qe del vete pa menduar , e infomazionet e shkuara.

Njohja eshte kapaciteti i njohjes sic familjaret e elementet e njohur gjate periudhes etj etj.

Rithirrja eshte nje efekt i thjeshte i memorjes, qe te jep lehtesi e nje menyre me te lehte per te kujtuar gjerat.
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Truri i Njeriut

Njeriu është përbindësh, është qenie fantastike dhe e mrekullueshme! Ky
konkludim është i pashmangshëm pas renditjes së disa fakteve të panjohura
për trupin dhe trurin e njeriut, të cilat jo vetëm që nuk i di opinioni i
gjerë, por këto as që mësohen gjatë studimeve në fakultetet e mjekësisë.
Ta zëmë rrallëkush e di që truri i njeriut ka rreth 100 miliardë neuronë
(qeliza nervore), nëpër të cilat pandërprerë qarkullojnë impulset elektrikë
me shpejtësinë prej 300 km. në orë.
Truri ynë mund të akceptojë aq shumë informata , aq sa ta zëmë janë të
përmbledhura në 20 mijë leksikone.
Një prift budist në Burmë ka paasur kujtesë të tillë sa që ka qenë në
gjendje të recitojë përmendësh tekstin prej 16 mijë faqeve. Në anën tjetër ,
pianistja Barbara Mur ka qenë në gjendje të interpretoj 1.852 shansona në
piano pa kurrfarë gabimi. Edhe trupi i njeriut është një makinë njëmend e
përsosur. Gjatësia e damarëve të njeriut është e tillë sa që do të mund të
rrethohej rruzulli tokësor rrafsh pesë herë!
Teshja e njeriut ka shpejtësi prej 170 km. në orë, ndërsa kollitja ka
shpejtësinë e zërit!

Truri i njeriut... përpunon njëkohësisht një sasi mahnitëse informacioni. Truri merr të gjitha ngjyrat dhe objektet që shihni, temperaturën rreth nesh, presionin e këmbëve mbi dysheme, tingujt rreth nesh, thatësinë e gojës , madje edhe tekstin e këtij materiali në dorën ton. Truri regjistron përgjigjet emocionale, mendimet dhe kujtimet. Në të njëjtën kohë, truri kujdeset për funksionët bazë të trupit tënd si frymëmarrje, lëvizja e qepallëve dhe lëvizja e muskujve në duart tuaja.

Truri i njeriut përpunon më shumë se një milionë mesazhe në sekondë. Truri vlerëson rëndësinë e këtyre të dhënave, duke filtruar dhe larguar ato që janë relativisht të parëndësishme. Ky funksion kontrolli ju lejon të përqëndroheni dhe të veproni me efektshmëri në botën ton. Për një tru që trajton më shumë se një milionë pjesëza informacioni çdo sekondë, ndërkohë që vlerëson rëndësinë e tyre dhe që ju mundëson të veproni me informacionin më të rëndësishëm… a mund të themi se thjesht rastësi e solli një organ kaq të jashtëzakonshëm?
 
Top