Televizioni, pushteti i tij dhe ndikimi ne jeten sociale ...

Hektor12

Locus omnem
Kufizimet kulturore të televizionit
------------------------------------------
Megjithatë, shpërndarja e kulturës, artit, informacionit sportiv, politik etj., me anë të televizionit ka kufizimet e veta, të cilat duhen njohur, dhe mbi të gjitha, duhen ndërtuar strategji që përfitojnë nga mundësitë dhe shmangin sa të jetë e mundur anët negative.
Kultura e televizorit në këtë kuptim nuk mund të përputhet me kulturën në përgjithësi dhe kultura e televizorit nuk mund ta lejojë këtë të fundit të bëhet plotësisht televizori i kulturës. Këto dy koncepte, megjithë afërsitë që mund të kenë midis tyre, nuk janë kurrë të barabartë.
Nga njëra anë, individi apo grupi shoqëror në zonat periferike shndërrohet vetëm në një telespektator pasiv të arritjeve kulturore dhe artistike dhe ka gjithnjë e më pak mundësi të jetë edhe bartës i tyre. Pastaj, duhet pranuar se në këtë mënyrë kultura dhe arti autokton lokal pëson një tkurrje të thekshme duke bërë të humbin me shpejtësi thesaret e kulturës vendase në të mirë të një informacioni dhe vlerash kulturore dhe artistike të përbotshme, pikërisht ato që janë mbizotëruese në ekran. Ky proces nuk është i thjeshtë, por tepër themelor dhe me peshë në jetën kombëtare sepse ka të bëjë me identitetin kulturor dhe artistik vendas. Po kështu ulet ndjeshëm komunikimi i kulturës, artit, letërsisë në gjuhën shqipe duke zvogëluar mundësitë praktike që aftësitë dhe shprehitë gjuhësore të popullsisë vendase të përballojnë prodhimin e sotëm artistik dhe kulturor botëror. Nuk mund të lihet pa përmendur se i gjithë ky proces i shpërndarjes së kulturës nëpërmjet një rruge ekskluzivisht televizive dëmton ato prurje që nuk mund të realizohen veçse nëpërmjet mediave të tjera, në radhë të parë nëpërmjet librit artistik dhe shkencor, shtypit të shkruar dhe revistave të specializuara, praktikave pedagogjike të edukimit të dhuntive konkrete artistike, që e kanë braktisur pothuajse fare zonën tonë rurale. Në këtë vorbull, me gjithë anët e veta pozitive, kultura e shpërndarë mbështetet kryesisht mbi figurën (imazhin), mbi tingullin muzikor (muzikën), duke neglizhuar shumë fuqinë transmetuese dhe formuese të fjalës (kryesisht të transmetuar në gjuhë të huaj), ç’a prodhon një informacion sipërfaqësor, të paqëndrueshëm dhe shpesh herë iluziv.
Në fakt, ka lindur një kontradiktë. Mediat televizive të vendit, të specializuara në transmetimin dhe prodhimin e një kulture standard, pa folur për ato të jashtme, funksionojnë me qëllime të tjera dhe ndjekin strategji që kushtëzohen nga logjika që ndonjëherë nuk kanë të bëjnë fare me problemet që flasim. Difuzioni i kulturës shkencore, kulturore, enciklopedike, artistike në zonat rurale dhe urbane periferike në kushtet kur aty është tharë rrjeti i institucioneve kulturore vendase, pothuajse nuk përbën aspak një shqetësim për menaxherët dhe krijuesit e emisioneve televizive. Logjikat ekonomike, financiare dhe estetike të prodhimit televiziv, për më tepër, kanë prirjen e natyrshme ta harrojnë disi telespektatorin e zonave rurale apo të atyre periferike urbane. Aq më tepër, sikurse është thënë dhe stërthënë tashmë shpesh herë, televizioni nuk mund të jetë as një institucion shkollor dhe as një qendër kulture dhe nuk mund t’i zëvendësojë këto të fundit.
Por, nga ana tjetër, krejt duke respektuar lirinë e prodhimit televiziv, madje duke njohur edhe faktin se pjesa më e madhe e kanaleve televizive është sipërmarrje private, ka vend që institucionet dhe dikasteret që merren te ne me arsimin, kulturën, artin, të hartojnë politika të tilla që t’u lejojnë të zënë vend dhe hapësira shumë më të mëdha se deri tani në programet televizive vendase pikërisht për të përmbushur misionin e transmetimit të kulturës në zonat periferike të territorit kombëtar. Kjo praktikë ndiqet edhe në shumë vende të përparuara, ku shteti, nëpërmjet mekanizmave financiarë dhe detyrimit administrativ, krijon hapësira kohore për emisione kulturore, shkencore, mësimore, artistike, enciklopedike të drejtuara përkrah një spektatori të privuar nga mjetet e tjera të shpërndarjes së kulturës. Në këtë drejtim mund të praktikohen blerje emisionesh televizive, pagesa për kohën e transmetimit televiziv në stacionet private, porosi prodhimesh televizive, blerje të drejtash difuzimi nga autorët e spektakleve televizive, subvencionime për njerëzit e shkencës dhe të kulturës me qëllim që ata të konceptojnë dhe animojnë programe televizive që kontribuojnë në shpërndarjen e kulturës në zonat periferike të vendit etj. Në këto rrethana, radiotelevizioni publik duhet të marrë një profil të dallueshëm nga ata privatë pikërisht edhe prej faktit se duke mos ndjekur një logjikë prioritare financiare, i financuar jo pak prej buxhetit të shtetit, ai është i detyruar të shpërndajë një kulturë dhe informacion shkencor dhe artistik pozitiv sidomos për shtresat e popullsisë që nuk kanë mundësi të tjera integrimi socio-kulturor. Ndofta ka ardhur koha që një kanal kulturor të zërë fill brenda strukturës së transmetimit të Radiotelevizionit publik.
Sidoqoftë, cilado analizë sasiore apo cilësore e hapësirave kohore apo e ndërtimit të programeve televizive do të tregonte se në këtë drejtim bëhet jashtëzakonisht pak, duke mbetur disi në bisht të praktikave të sotme moderne të përdorimit të televizionit, për aq sa është e mundur, në interes të transmetimit të kulturës në të gjitha pikat e territorit.
 

hetem.k.haliti

Primus registratum
dua qe te me kshillon per ndonje literatur ose ndonje veges online per ndikimin medjatik sepse une kam zgjedhur temen e diplomes time (ndikimi i medjas ne epoken e globalizimit) deshiroj te me ndihmoni sadopak duke me dhen ndonje ide per ket teme time , njherit dua te ju pergezoj per kete shkrim dua te them se ju gezoni respekt qe tash e tutje nga un sepse shkrimi juaj isht shum i Kjart ne hapsir dhe ne koh.
 

hetem.k.haliti

Primus registratum
Po un memdoj se ku jeni i mirseardhur qe te vaxhdoni biseden per ket tem qe kam kerkuar te me sygjeroni se un k haber po per ket tem amo per sygjerome kam nevoj i nderuar :D Krimi aksion , un kerkova ndihm nga formuluesi i keti shkrimi (Hektori 12)
 
Last edited:

hareid

Papirus rex
Gjerat qe i degjojme, shofim, lexojme neper mediat e ndryshme ndikojne shume ne trurin ton. Fotografite qe na tregohen, qofshin edhe te manipuluara, menjehere na bejne te mendojme ndryshe, te kemi plot paragjykime per nje grup njerezish.... Ne fakt ata qe i kontrollojne mediat dhe sistemet bankare jane perbindshat me te medhej te cilet me idet e tyre satanike e dergojne boten drejt luftes se trete boterore, drejt shkaterrimit.....
 

Eléonoré

Valoris scriptorum
Televizioni, per mendimin tim, ushtron rol argetues, informativ dhe edukues.

Njerezit te cilet jane ne pune gjate dites e kalojne mbremjen e tyre ne shtepi dhe televizioni ashtu si tavolina e ngrenies krijon nje vater ku familja mblidhet per te mbushur boshlleqet informative krijuar nga izolimi qe nje veprimtari e caktuar krijon.

Ne shkolle, kur ishim femije, cdo te hene e kishim te rezervuar per kontroll te higjienes personale dhe per informim nga arena kombetare dhe nderkombetare. Mesuesja kujdestare kontrollonte thonjte dhe shamine e xhepit. Gjithashtu ajo me nje laps ne dore kontrollonte edhe floket e nxenesve per te pare ne se ata ishin te lare dhe ne se kishin parazite. Kjo procedure ndiqej nga leximi i lajmeve te brendshme dhe te jashtme. Te gjithe nxenesit pergatitnin, nga gazetat, informacione te asaj qe kishte ndodhur gjate javes.

Kjo mund te duket si perralle e se kaluares por vlera qe ajo mbart ne vetvete eshte nje lloj metodologjie pune per te qendruar i angazhuar dhe i informuar me gjithcka qe ndodh.

Kur shtypim butonin e stacioneve televizive dhe ndalojme ne nje stacion te vecante tregon interesin qe ai stacion ngjall tek shikuesi. Eshte nje lloj njohje e vetvetes. Ti mund te kishe zgjedhur nje kanal ne 100 kanale. Fakti qe zgjodhe pikerisht kete kanal tregon kush je, cfare predispozitash ke dhe ku e sheh rolin dhe vendin tend ne shoqeri.

Shume pak minuta u kam kushtuar dhjetra e dhjetra kanaleve per arsye te cektesise se emisioneve te tyre por si e ka treguar edhe koha disa prej tyre edhe pse irrituese nga natyra kane patur rol pozitiv tek kategori te caktuara njerezish.

Hareid eshte nje nga postuesit me te mire qe kam lexuar ndonjehere. Ai eshte nje njeri qe kerkon te jetoje ne nje bote pa mekate. E kuptoj qendrimin e tij ndaj disa programeve dhe deshiroj t'i kundervihem duke thene se natyra e njeriut nuk ndryshon. Ajo vepron ne menyre te tille qe t'i rezistoje reklamimit te nje fenomeni duke iu kundervene atij me sjellje diametralisht te kundert.

Psh nje emision lidhur me shtatezanine e adoleshenteve nga 13-19 vjec, edhe pse irritues, krijoi nje sjellje kundervenese nga adoleshentet meshkuj dhe femra. Ai emision nuk ka rol edukues. Perkundrazi ne pamje te pare te duket sikur po te fton te besh dicka te tille. Ajo qe duhet theksuar eshte se kjo "keqesi" ne menyre te natyrshme krijoi nje sjellje te kundert me te. Duke perbuzur nje program perbuzet edhe fenomeni qe ai reklamon.

Ndaj shpeshhere ku serviret vetem e "mira" e kunderta mund te ndodhe.

Femijet do te bejne pikerisht te kunderten e asaj qe thua. Kjo eshte NATYRA.

Duke ditur kete une personalisht mbaj mbi banak shume kolacione te cilat presupozohen te jene te keqia ne menyre qe ata te kerkojne te fshehuren, ato te mirat, te cilat lihen hapur nga mamate e "mira".

Eshte mire qe dicka e keqe te nxirret nga sistemi qe ne vogeli. Sa me teper i ruajme femijet nga ato aq me teper ata do t'i kerkojne ne nje kohe te mevonshme.


El
 

Airbourne

Papirus rex
Oops! Ne hasem disa probleme.

You have been banned. Your ban will be lifted on Mar 29, 2020 në 12:00 AM.

Ky MAMI qiri....nderron ETAPAT.

Ose me qarte...KSHU jeni dhe JUVE(me do perjashtime).


Me falni.

Naten e mire.
 

Airbourne

Papirus rex
Qeka smur ne kryeminstrja e jone jermane...
Hmmmmmmmmm...Zoti na rujte dhe perse?

Nuk duhet të harrojmë se statistikat nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht procesin e vërtetë të infeksionit. Mund të supozohet se shumë raste të covid-19 hupin të pazbuluara, pasi sëmundja është e butë apo edhe plotësisht pa simptoma, të paktën në fazën fillestare. Këto raste mund të zbulohen dhe izolohen vetëm me anë të testeve laboratorike , dhe laboratorët tani nuk janë në gjendje të vazhdojnë me testimet.

PS....pra jermanet nuk jane ne vremena per testime!!!!
Mandi eshte nje IDIOT covjece,lere me DARIN ka Berlini.
Imagjino ate VRROMEN ka korqa apo si quhet ai KARI land.

Tungi.
 
Top