Teknologjia, miniaturizimi dhe jeta e njeriut

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga gurax, 21 Apr 2016.

  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Teknologjia, miniaturizimi dhe jeta e njeriut

    [​IMG]
    (Statuja me e vogel njerezore e prodhuar deri me sot, me permasa pak a shume sa nje qelize spermatozoide)

    Nuk mund te mohoet se perparimet ne shkence dhe teknologji, tek cdo njeri, heret apo vone do te zgjojne disa pyetje qe i perkasin botes se endrrave. "A do mund te zgjatet jeta e njeriut? A do mund te behemi te pavdekshem?"

    Nje nga figurat e mirenjohura sot ne shkence dhe teknologji diskuton per keto ceshtje. Ray Kurzveil eshte i mendimit se jeta njerezore do te zgjatet ne menyre te paevitueshme, rezultat pikerisht i avancimeve teknologjike.

    E keqja eshte se kur flitet per te ardhmen, shumica e njerezve kane parasysh ndonje realitet dystopik te ndonje filmi Hollivudian me tematiken klasike te drames emocionale: makinat qe skllaverojne njerezit.

    Por realiteti eshte pothuajse totalisht e kunderta. Te tere jemi deshmitare se cfare ka ndodhur me jeten njerezore, se si eshte zgjatur jeta mesatare dhe eshte permiresuar ne teresi cilesia e jetes si nje rrjedhoje direkte e avancimeve.
    Gjithashtu jemi po aq deshmitare se si rendimenti dhe limitet maksimale te teknologjise se informacionit dyfishohen mesatarisht cdo vit. Kjo do te thote se cmimet per po te njejtat funksionalitete mesatarisht pergjysmohen cdo vit.

    Kjo do te coje ne nje gjendje qe shpejtesia me te cilen leviz dhe perpunohet informacioni ne sistemin nervor do te jete e krahasueshme - dhe menjehere me pas, me e ulet - sesa ajo cfare do kemi realizuar ne ate moment me teknologji.

    Ne krahun tjeter, gjenetika dhe bioteknologjia jane duke bere nje revolucion teknologjik qe mund te quhet i krahasueshem me ate qe dikur beri zbulimi i elektronit dhe venia ne shfrytezim e elektricitetit. Per shume shkencetare sot jemi ne fundin e nje epoke dhe fillimin e nje epoke tjeter te ekzistences njerezore. Pavaresisht se kur saktesisht, kapercimi i ketij kufiri do te ndodhe brenda vitit 2100 - ne rastin me te keq.

    Si lidhet kjo me jetegjatesine e njeriut? Po psh nje menyre eshte aftesia per te ri-programuar pjeset e vjetra te moduleve 'software' qe komandojne jeten e gjalle - ato 23000 miniprograme qe jemi mesuar t'i quajme gjene. Nje proces i tille do te revolucionarizoje mjekesine; brenda 20 vjeteve te ardhshem.

    Nje tjeter menyre eshte qe te influencohet ne ato aktivitete brenda trupit qe cojne drejt proceseve te cilat ne teresi i identifikojme me plakjen. Disa nga keto procese jane psh shkurtimi i vazhdueshem i telomereve neper kromozome; apo efekti i nje receptori per insulinen e yndyrnave qe con ne akumulimin e dhjamit te tepert ne organizem. Ne lidhje me kete te fundit psh, provat laboratorike me kafshe kane treguar qarte se kur frenohet prodhimi i ketij receptori, keto kafshe nuk semuren nga diabeti, kane jetegjatesi 20% me te larte sesa normalja dhe pavaresisht cfare dhe sa hane asnjehere nuk jane mbi peshe.
    Pra, duke i reduktuar keto procese, do te kemi edhe nje renie te efektit te tyre ne organizem, ose e thene ndryshe, gjate se njejtes kohe do te plakemi me pak.

    Nje tjeter menyre eshte zhvillimi i makinerive ne miniature, nanoteknologjia. Kjo, kur kombinohet me bioteknologjine, sjell ne nanomakineri te cilat ndihmojne organizmin qe te luftoje semundjet dhe te riparoje deme te ndryshme qe hasen gjate jetes. Sistem imunitar qe ndihmohet ne pune nga nanomakineri. Nanomakineri qe 'ushqehen' me inde kanceroze apo me retroviruse. Nanomakineri qe ri-ndertojne retinen e syrit - apo veshin e mesem - dhe rikthejne shikimin tek te verbrit - apo sensin e orientimit tek te traumatizuarit. Keto nuk jane aq fantazi, disa nga keto gjera pritet te behen realitet rreth 2030. Si fakt mund te permendim qe sot eshte arritur te sherohet diabeti tip-1 tek minjte me nje nanopajisje te madhesise sa nje qelize e kuqe gjaku.

    Jetojme ne kohe shume interesante, apo jo? Afatet e perafert te treguara ketu me lart vijne ne pjesen me te madhe nga Kurzveil dhe te them te drejten disa nga keto me duken te ekzagjeruara (ok, Kurzveil mund te dije dicka me shume se une ne kete drejtim, e pranoj :p ) por ne thelb edhe une jam i te njejtit mendim. Eshte pikerisht ky mendim i perbashket qe ndaj me Kurzveil dhe shume shkencetare te tjere, qe solli ne kete shkrim permbledhes shume te shkurter mbi pershkrimin e nje horizonti te pafund. Duhet te pergatitemi, te pakten menderisht, per mbrritjen shume shpejt te nje specie te re. Homo Sapiens 2.0.
     
    Solaris likes this.
  2. Eléonoré

    Eléonoré Valoris scriptorum

    Do te ishte me te vertete nje humbje e madhe e hapesires se pafundme ne qofte se ne kete hapesire nuk do te kishte njerez per t'a mbushur ate me jete.

    Vetem nje qenie e ulet mund te imagjinoje njeriun si qelize apo si dicka te pavlere. Vetem nje qenie e ulet i jep nje njeriu nje numer ne vend te emrit. Vetem nje qenie e ulet e sheh njeriun si statistike apo si collateral damage.

    Hapesira eshte atje per t'u mbushur me njerez dhe per te gumezhuar nga zerat e tyre te lumtur e gazmore. Teknologjia eshte aty per te krijuar kushte per NJERIUN te punoje sa me pak dhe te argetohet sa me shume.

    Miniaturizimi eshte nje metode pune e cila bazohet ne parimin e paraqitjes se modelit miniature per te zgjidhur probleme te nivelit maksimal.

    Kenaqesia e Krijuesit eshte te shohe krijesat e veta edhe pse pak prej tyre do te gezojne te drejten e njohjes se Krijuesit.

    Ne qofte se ne do te binim ne lakun e vetetrajtimit si qeliza apo qenie pa vlere atehere lejome te te jap nje shembull i cili do te bente nje qenie te seksit femeror t'i ikte tepeleku i kokes.

    Imagjino qe te gjithe njerezit ekzistojne ne koqet e nje njeriu GJIGAND.

    Secili prej tyre do te ishte nje sperme dhe synimi i tyre do te ishte pllenimi i nje veze.

    Veza eshte shume here me e madhe se spermat te cilat jane me miliona dhe ne momentin e exhakulimit udhetojne drejt vezes me shpejtesi te madhe per t'a pllenuar ate. Vetem nje njeri mbijeton duke u nisur nga fakti se te gjitha spermat vdesin ne kete gare shpejtesie dhe vitaliteti. Ai qe mberrin tek veza eshte edhe mbijetuesi i cili e pllenon dhe futet ne veze. Veza e pllenuar eshte bashkim mashkullor-femeror.

    Tani imagjino nje milion burra te hidhen ne nje lume dhe te udhetojne ne drejtim te nje femre e cila eshte duke pritur per t'u pllenuar. Tek ajo vetem nje njeri do te mberrije. Te tjeret kane lene kokat ne kete lufte barbarike per mbijetese.


    Elohim
     

Shpërndajeni këtë faqe