Shkenca: Cfare, kur, pse?

Diskutime tek 'Shkenca' filluar nga gurax, 17 Feb 2006.

Thread Status:
Not open for further replies.
  1. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Shkenca: Cfare, kur, pse?

    Dija eshte e pafund dhe po ashtu edhe kurioziteti njerezor. Ky kurjozitet shprehet me ane te pyetjeve, enigmave, surprizave dhe cdo reagim tonin gjate tere jetes tone. Shkenca eshte mjeti me i drejtperdrejte qe synon tu jape nje shpjegim se panjohures qe na rrethon. Dhe per te kuptuar ne menyre te plote bukurine dhe kompleksitetin e saj, ajo duhet njohur ne thelbin e saj.
    Per kete prezantim, kam perkthyer nje interviste te nje prej studiuesve me te spikatur te diteve te sotme.




    Qe te fillim te koherave, shpjegimi i ekzistences ka qene nje perpjekle universale per njerezimin. Arti, shkenca, filozofia dhe besimi ja disa nga menyrat e kerkimit te perdorura ne kete perpjekje. Cdo here qe behet nje zbulim shkencor, apo krijohet nje veper arti, njekohesisht zbulohet nje tjeter cope e rebusit te pafund te ekzistences.

    Fizikanti, shkrimtari dhe kerkuesi shkencor Alan Lightman, autori i vepres "Endrrat e Ainshtajnit" si dhe te "Zbulime: Zbulimet thelbesore te shkences se shekullit te 20", diskuton ne nje interviste mendimete tij lidhur me te ardhmen e zbulimeve shkencore, natyren e saj kontroversiale dhe rruget e ndryshme per studimin e botes qe na rrethon.

    LiveScience(LS): Cilat mendoni qe do jene zbulimet e ardhshme ne shkence? Ne cilat fusha?

    Alan Lightman: Eshte e veshtire te thuhet. Psh, ne vitin 1900 nuk mendoj qe do te mund te parashikohej se ne 25 vjet do te zbulohej relativiteti dhe fizika kuantike. Eshte me e thjeshte te thuhet se ku jane kufijte ne cdo fushe shkencore.

    Ne fizike, eshte teoria e fijeve (string theory), e cila eshte nje teori per pjesezat me te vogla te materies, per shpjegimin se pse pjesezat kane mase. Pse protoni ka mase.

    Ne astronomi dhe fizike kufijte jane ne gjetjen e "energjise se erret"(dark energy), e cila eshte nje force anti-gravitacional e zbuluar keta 5 vitet e fundit(ajo perben shumicen e mase-energjise se universit).

    Ne biologji, mendoj qe duhet kuptuar pse qelizat "stem"(stem cells) profilizohen disa ne qeliza melcie dhe disa te tjera ne qelizat e zemres, dhe disa te tjera ne qelizat e turit. Akoma nuk dihet se pse profilizohen. Qelizat te tera fillojne te tera njesoj dhe gjate procesit te ndarjes zhvillohen ne drejtime te ndryshme. Kete ende nuk e kuptojme.

    Mendoj qe bioteknologjia eshte nje fushe shume e gjere per zhvillim dhe zbulime te reja, kombinimi i materjes pa jete me materjen me jete. Mendoj qe ne 100 vjetet e ardhshem do te mund te kemi organizma qe jane gjysem njerezore dhe gjysem makine.
    .
    .
    .
    LS: Te tera keto zbulime qendrojne ne shpatullat e studiuesve te zakonshem, apo jo?

    Alan: E vertete.
    Ka shume njerez qe punojne ne shkence puna e te cileve megjithese s'mund te quhet monumentale, jane perseri pjese e dijes shkencore. Dhe eshte e vertete qe te tera zbulimet e medha varen nga zbulime te meparshme, te medha apo te vogla qofshin.

    LS: Disa njerez thone qe shkenca po sulmohet, me "projektin inteligjent"(intelligent design), mosbesues te ngrohjes globale (global warming) mungese mbeshtetje per studimin e qelizave "stem", etj. A mendoni mund te quhet nje sulm, nese krahasohet me 100 apo 200 vjet me pare?

    Alan: Mendoj qe shkenca perhere ka qene e sulmuar ne nje fare mase. Mendoj qe ka nje cikel mode gjate te cilit shkenca sulmohet per nje periudhe kohe dhe perkrahet ne nje periudhe tjeter. Zakonisht sulmi ndaj shkences eshte pjese e nje sulmi me te madh kunder intelektualizmit ne pergjithesi. Mendoj se ne kete moment jemi ne nje periudhe anti-intelektuale ne Shtetet e Bashkuara, por mendoj qe ekuilibri do te kaloje perseri ne te kundert. Jam dakort me ju qe nuk eshte dicka qe s'ka ndodhur ne shekujt e meparshem.


    LS: A mendoni qe eshte natyra njerezore per dije dhe ngaqe shkenca na con deri ne nje kufi te caktuar, por prape njerezit kane nevoje per shpjegim se si funksionojne gjerat?

    Alan: Po, njerezit perhere e kane patur nevojen per te ditur domethenien e jeteve personale dhe domethenien ne bote ne teresi. Nese shihni pikturat e njerezve te Kromanjonit dhe shpellat e Lascaux ne France, do te shihni qe keta njerez, 100 000 vjet me pare kerkonin nje domethenie.

    Ka shume menyra per te kerkuar nje domethenie. Mund te kerkohet ne besim, mund te kerkohet ne filozofi, mund te kerkosh edhe ne shkence. Dhe shkenca asnjehere s'ka per te mbushur shumicen e njerezve sepse shkenca ka kufijte e saj. Shkenca nuk do te shpjegoje ndonjehere pse universi eshte ashtu sic eshte. Shkenca nuk do te shpjegoje ndonjehere cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar, morali apo sjellja etike.


    LS: Por duhet vetem nje skeptik qe te mund te shtyje me pas kufijte e shkences.

    Shkenca ne thelb eshte nje sipermarrje skeptike dhe ne rrugen e saj te gjate perparon me me skepticizem ne njohurite e fituara, me skepticizem ndaj autoritetit. Por ka shume pyetje interesante qe nuk bejne pjese ne prizmin shkencor. Psh, a ka Zot? Apo cila eshte natyra e dashurise? Apo edhe a do te ishim me te lumtur po te jetonim 1000 vjet?

    Keto jane pyetje shume interesante, dhe jane pyetje te rendesishme. Keto jane pyetje qe na provokojne dhe na stimulojne si dhe te te shprehim humanizmin tone, por ato nuk jane pyetje shkencore. Ato nuk mund te jene te fallsifikueshme. Ato jane pyetje qe nuk mund te testohen me eksperiment. Shkenca ka kufijte e saj dhe ka shume ne jeten njerezore qe shtrihet pertej shkences. Eshte gabim te perzjehen keto pyetje me shkencen.

    Shkenca eshte e fuqishme, por ka kufij.
     
  2. gurax

    gurax Pan ignoramus

    Re: Shkenca: Cfare, kur, pse?

    Teoria Shkencore. C'kuptojme kur ne shkence perdoret fjala 'Teori'.

    Në jetën e përditshme, kur flasim për një teori, nënkuptojmë një ide apo një mendim. Në shumicën e rasteve nuk flitet për të dhena të mbledhura dhe të renditura per ta mbështetur, aq me pak per prova rigoroze per ta provuar, apo per eksperimente. Në shkencë, fjala teori perfshin një teresi shpjegimesh per një dukuri apo shumë dukuri të cilat janë të testueshme, të falsifikueshme dhe që përmbajnë një sasi të konsiderueshme me evidenca.

    "Teoritë e sukseshme nderthurin dhe lidhin informacione të mbledhura nga ekperienca të meparshme që në dukje kane qene të izoluara." Keto janë fjalet e Adolf Gruenbaum, profesor filozofie në Universitetin e Pitsburgut. Psh: gjetjet fosile, evidenca nga ADN si dhe nga biogjeografia janë të lidhura me njera tjetrën nga teoria e evolucionit.

    Teoria ndryshon nga hipoteza në shtrirjen dhe hapësiren e saj të studimit. Une mund të kem një hipotezë që nëse hedh një monedhe nga një ndërtesë e lartë, ajo do të bjere në tokë. Por ndërkohë, teoria e gravitetit është shumë me tepër sesa studimi i objekteve që leshohen dhe bien. Teoria e gravitetit shpjegon edhe lëvizjen e planeteve apo trajektoren e sateliteve. Një hipotezë mund të konsiderohet si një teori në miniature: është e testueshme dhe e falsifikueshme po ashtu si teoria, por në një shkallë me të vogël.

    Hipotezat dhe teoritë janë pjesë të metodës shkencore të studimit - procesi i ngritjes se pyetjeve dhe pergjigjes se tyre me ane të eksperimentit. Kjo metodë ekziston per të qene të sigurtë që shkenca te jetë sa me e saktë të jetë e mundur në shpjegimet e saj per botën dhe që argumentet e saj të bazohen në evidenca që mund te vëzhgohen.
    Një nga perberesit kryesore të teorise është që eksperimentet duhet të jene të perseritshem. Në kete menyre, shkencëtare të tjere apo cdokush që do të dojë, të jetë në gjendje të konfirmoje apo të hedhe poshte perfundimet e reklamuara; të dhenat që merren duhet të jene rezultat i vëzhgimeve dhe eksperimenteve; eksperimentet duhet të jene të dokumentuar dhe të hapur ndaj cdokujt dhe për të gjithë.

    Teoritë formohen pasi të jene vertetuar me metodiken shkencore shumë hipoteza. Hipotezat provohen, mblidhen të dhena dhe rezultatet dokumentohen, shperndahen, dhe mbi kete baze ri-provohen. Më pas formohet teoria që shpjegon të dhenat e mbledhura si dhe që parashikon rezultatet e eksperimenteve të ardhshme. Zakonisht, studiues të fushave të ndryshme perdorin metoda të ndryshme - ato që cilesohen si me të pershtatshmet per studimet përkatese.

    Një element i teorive që perhere ka shkaktuar polemika si tek shkencëtaret ashtu edhe tek jo-shkencëtaret, është elementi që teoria nuk është dicka e provuar dhe është dicka që mund të rishikohet. Eksperimentet që kryen per një teori të caktuar, ose mund ta konfirmojne ose mund ta hedhin poshtë (falsifikojne). Në ketë menyre u rishikuan ligjet e gravitetit të Njutonit, pas 200 vjetësh, atehere kur Albert Ainshtajn gjeti gabime në të dhe ndertoi teorinë e relativitetit.


    Karakteristika kryesore e një teorie është që ben parashikime të cilat duhet të jene të falsifikueshme ose të provueshme. Një teori-kandidat që nuk ben parashikime të cilat mund të vëzhgohen, është një teori e kotë. Gjithashtu, edhe parashikimet që janë të pasaktë apo të paplotë per t'u testuar, janë parashikime të pavlera. Në të dy keto raste, fjala "teori" është jashte kontekstit.

    Qe një tërësi njohurish të mund të quhet teori, duhet të kete një baze minimale empirike. Këto mund të permblidhen shkurt:

    1. Eshtë konsistente me teorine paraardhese deri në piken që teoria paraardhese ka qene e verifikuar eksperimentalisht, ndonëse do të tregoje që teoria paraardhese ka qene e gabuar apo e paplote duke rritur saktesine dhe duke demonstruar në detaj pse-të.

    2. Duhet të mbështetet nga drejtime të ndryshme evidencash dhe jo vetem në një drejtim të caktuar, duke siguruar sa me shumë që kemi të bejme me një pergjithesim sa me të drejtë, per të mos thene komplet të saktë.


    Në pergjithesi, një ligj pranohet të jetë i tille pa perjashtime, sic është rasti i ligjit të dyte të termodinamikes, që thote se sisteme të izoluara që nuk janë në ekuiliber energjitik, kalojne nga një gjendje e rregullt energjitike në një gjendje me pak të rregullt (ose e thene ndryshe, ulet sasia e energjise që mund të kryeje pune). Shumë pak teori mund të shnderrohen në ligje. Majkell Uaisberg, bashkeprofesor filozofie në Universitetin e Pensilvanisë, ka thënë që në të ardhmen do të kemi edhe me pak teori që do të shnderrohen në ligje, pikerisht prej faktit që teoritë dhe ligjet janë subjekt shumë i shpështë rishikimi.

    Gjithashtu, në qarqet shkencore, nuk shihen me sy të mire ata që pretendojne se teoritë janë të pavlefshme sepse janë vetem teori, sic ndodh shumë shpesh në rastin e teorise së evolucionit. Një pretendim i tillë tregon vetëm që është e paqartë pikërisht cfarë kuptojmë kur themi fjalën teori.

    "Të thuash per dicka në shkencë që është një teori, është një nder". Me keto fjale Uaisberg shpreh vleren dhe respektin e fituar nga një teori pas testeve të shumta që i është dashur të përballet dhe kalojë per të arritur deri atje sa të quhet një teori shkencore.
     
Thread Status:
Not open for further replies.

Shpërndajeni këtë faqe