Poezi per femije

Diskutime tek 'Këndi i Femijëve' filluar nga Diavolessa, 8 Nov 2002.

  1. gjesi

    gjesi Guest

    lahen pastrohen ...per bukuri ..pastaj ga ga ga ... nesen per shtepi....a e gjeta?????
     
  2. art

    art Guest

     
  3. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    E bukur si hirushë
    me ruaza në gushë,
    me fjong në kokë
    jam më e bukura në tokë.

    Familjarët në përgjithësi
    të bukurës si vejnë kufi,
    mbretreshë më thonë
    pa pasur fron.
     
  4. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Cdo fëmi në botë
    e dua, e kam mik,
    më lindi një dëshirë sot
    ta kem shkopin magjik.

    Fjalët magjike i di
    Ba-BI-di,bu-Bi-Di-Bu,
    dua cdo fëmiu
    asgjë mos me i mungu.

    Do të udhëtoja nëpër botë
    në mbrëmje, e agim,
    do të zhdukja lot
    t'ju ipja zemrave shpresë.

    Ba-Bi -Di, Bu -Bi-Di -Bu
    është magjike,
    cdo fëmi në botë du
    t'jet mirë t'më ket mike.
     
  5. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Unë jam vjeshta
    në vazhdim në disa rreshta,
    ju tregoj me emocione
    kam shumë profesione.

    Cdo herë në shtator
    unë bëhem piktor,
    luaj me nuanca
    si miu dhe maca.

    jam dirigjent
    kam erën instrument,
    jap ritëm non stop
    më mirë se hip hop.

    Kreator jam o mik
    jap shiun pikë-pikë,
    edhe shiun konop
    edhe akull copë-copë.


    Mirëpo në shtator
    e bëj punën me zorr,
    ndihem keq vërtetë
    kur thaj miliona fletë.

    Punoj me shumë zell
    askujt s'ja kam hellë,
    për më tepër premtoj
    gjithëmon kështu do të veproj.
     
  6. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Natën hapa dritaren
    qiellin yje plotë pash,
    shpirtin ma rrëmbeu
    dua një gjerdan - thash.

    Duket edhe hëna
    mendja mu kfillë pastaj,
    ajo është nëna
    e kësaj bukurie paskaj.

    Asnjë nënë nuk fal
    fëmijët e vet,
    fillova të shikoj pafjalë
    këtë bukuri të vërtetë.
     
  7. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Vesha nje fustane
    me ngjyre te kuqe,
    te dukem tamam
    si nje mollekuqe.


    Mire u rregullova
    dola te dera,
    te pres nuk pritova
    sa te vij pranvera.

    Prita sa prita
    pranveren se takova,
    ne shtepi erdha
    mamit i tregova.

    Ishim ne ballkon
    mami nisi me qesh,
    -gjelberimi na tregon
    pranvera eshte mes nesh!
     
  8. Narkomane

    Narkomane Valoris scriptorum

    Mami eshte qershi
    mami eshte kajsi,
    mami eshte embelsire
    prej embelsirave me e mire.

    Se te gjitha keto shijoj
    me mamin kur bisedoj,
    e mbush shpirtin plote
    jam me e lumtura ne bote.

    Mami kur prek mbi plage
    s'mbetet shenje as vrage,
    mami largon cdo rrezik
    me mamin nga asgje s'kam frike .
     
  9. guest17

    guest17 Forumium maestatis

    Qerozi dhe tigri

    Mendohej babai,i mërzitur
    Mbështetur,mbi sofrën bosh
    Rreth e qark,tre djem të rritur
    Më i vogli,një qeroz..

    Ngrihet më i madhi,në këmbë:
    "baba,po shkoj për gjah
    Ka dy ditë,barku më dhëmb
    Kërcasin zorrët...dua të ha!

    Por shpejt,kthehet në shtëpi
    Me duart bosh,e pikë e vrer
    Ngrihet i mesmi dhe me furi
    Përjashta sulet menjëherë.

    Por dhe i mesmi,s'vonoi shumë
    Në shtëpi kthehet,i pikëlluar
    "baba i dashur,po shkoj unë"
    Tha qerozi,duke u çuar..

    E pa i ati,me mosbesim:
    "s'bënë gjë ata,do bësh gjë ti?"
    E hapi portën,me nxitim
    U zhduk qerozi si veri..!

    Me hapa të lehtë,pa u ndjerë
    Me shtizë në dorë,u fut në pyll
    Por një tigër,rrugën i kish prerë
    U bë qerozi,i verdhë dyllë!

    Ia dha vrapit,u bë erë
    Drejt shtëpisë,u kthye shpejt
    U turr tigri menjëherë
    Pas qerozit,si shigjetë!

    Në prag të shtëpisë,u pengua
    Qerozi përtokë u shtri
    Tigri,gjithë vrull,dot s'u frenua
    Drejt portës u hodh,hyri në shpi!

    U ngit qerozi,me shpejtësi
    Nga jashtë mbylli,portën e vjetër:
    "rripeni këtë-thirri ai-
    Derisa t'iu sjell një tjetër!!"

    Vaso dushi
     
  10. Johana

    Johana Forumium praecox

    Nje macok camarrok lara lara vija vija;
    Na u zu nje dite me gjyshen;
    Edhe doli nga shtepia;
    Brodhi sa i deshi qejfi;
    Neper ferra neper gjemba;
    Por nje dite u pendua;
    Edhe gjyshes iu afrua.....
    (korrigjim)
    Dhe me gjyshen u pajtua...

    JC
     
  11. Johana

    Johana Forumium praecox

    Bie bore, fryn thellim
    Dhelpra mbeti pa ushqim
    Si t'ja bej ku te veje
    Tani pula ku te gjeje ?

    U mendua u mendua
    Pastaj hop ne kembe u cua
    Veshi nje fustan te zi
    Lidhi kokes nje shami
    Mbathi cizmet
    me ne fund
    vuri syzet permbi hunde....

    JC
     

Shpërndajeni këtë faqe