H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga MLK, 11 Feb 2005.

  1. MLK

    MLK Primus registratum

    H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Italianët e H3G, “call center” në Shqipëri



    H3G është duke parë mundësinë për të transferuar shërbimin e klientëve drejt Shqipërisë ose në Rumani, vende në të cilat gjuha italiane është mjaft e përhapur si pasojë e programeve televizive, të cilat prej shumë vitesh ndiqen me kënaqësi. Kjo është bërë e ditur nga agjencia e lajmeve zeusnews. Nëse H3G do të transferojë jashtë Italisë call center-it e vet, atëherë për herë të parë një biznes italian në fushën e telefonisë do të ishte me të vërtetë i “globalizuar”. Në këtë mënyrë, një shërbim i marrë në kompleks do të ishte rezultat i kombinimit të këtyre të dhënave: kapitale të kinezëve në Hong Kong, klientë iltalianë, rrjet telefonik i menaxhuar nga një kompani suedeze si Ericsson dhe më në fund shërbimi i klientëve do të kryhet në Shqipëri.
    Dukej se fenomeni i zhvendosjes së linjave call center t’u përkiste vetëm vendeve si SHBA-ja apo Britani e Madhe, të cilat nuk kanë problem të hapin fronte pune në vendet në zhvillim, ku, përveç lehtësirave të legjistlacionit, shpërblejnë punonjësit me rroga shumë herë më të ulëta se në SHBA apo Angli, por njëkohësisht punonjësit janë të kënaqur pasi bëhet fjalë për punonjës të përzgjedhur që flasin shumë mirë anglishten dhe rrogat janë të kënaqshme për nivelet e vendeve në zhvillim. Italia me gjuhën e saj pak të njohur në botë, dukej e distancuar nga fenomeni i zhvendosjes së call center-ve, por tendenca e H3G duket se do thyejë akullin duke punësuar shqiptarë në Shqipëri.


    H3G është një kompani italiane telefonie e fokusuar në komunikacionin e lëvizshëm (mobil) mjaft të sofistikuar, siç quhet ndryshe, të gjeneratës së tretë. Pasi ka fituar licensën për këtë lloj komunikimi në nëntor 2000 me një ofertë prej 3.2 miliardë eurosh, H3G tenton të jetë kompania e parë në tregun italian të telefonisë së lëvizshme Mobile Video Company.
     
  2. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Ketu siper solla nje artikull ku flitet per interesat e nje prej operatoreve te telefonave celulare italian per te shperngulur nje pjese te sherbimit te klienteve te tij "Hotline" ne Shqiperi.
    Per mendimin tim ne kete fushe nese qeveria shqiptare se bashku me pushtetin vendor tregohet inteligjente atehere do te kishim nje bum ne hapjen e shume vendeve te reja te punes ne vendin tone e do te ishte pozitive per ekonomine shqiptare. Mos harrojme qe ne jemi i vetmi vend ku mund te gjesh nje numer kaq te madh njerezish qe flasin gjuhen italiane dhe ne Itali egzistojne kompani te ndryshme si Operatore apo Provider te internetit te cilet kane qendra Hotline me mijera punonjes te cilet duan qe ti zhvendosin ne vende me kosto me te ulet te "krahut te punes" si dhe me legjislacion me te lehte per sa i perket kushteve te punes. Franca ben te njeten gje duke krijuar disa qindra vende pune ne Marok apo Tunizi dhe ky fenomen sapo ka fillur ta shfaqet. Atehere autoriteteve kopetente shqiptare ( e puna fillon qe nga kryeministri) do tu duhet ta bejne sa me atraktive Shqiperine ne menyre qe keto vende pune te hapen ne Shqiperi e jo ne Rumani.
     
  3. eusebio

    eusebio Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    H3G nuk ka ken kurr 1 Kompani Telefonike Italjane, por ka 1 pronar Kinez rezident ne Hong-Kong... /pf/images/graemlins/wink.gif
     
  4. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Po dhe AMC et Vodafone nuk jane shqiptare por ushtrojne aktivitetin e tyre ne Shqiperi e quhen operatore te telefonise shqiptare e jo greke apo angleze! Artikullin nuk e kam bere une por e mora nga Biznesi.com e qellimi i temes nuk eshte se cili eshte pronari apo aksioneri kryesor i kesaj kompanie por mundesia per krijimin e vendeve te punes ne Shqiperi ne kete fushe. Shpresoj te jem me i qarte tani.
     
  5. nikson

    nikson Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Kush di gjo sa kushton nje Albakarta AMC?
     
  6. Guest

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    E para H3G nuk eshte kompani italiane per Japoneze ne mos gaboj...sherbimi i ri i tyre jane sherbimet UMTS dhe ne itali ishte komapania e pare qe solli video telefonatat.
    Ka kosto te ulet ne telefonata...ama kane disa kushte. Si perdorimi i telefonave te ofruar nga kompanite e tyre!
    Do kishte sukses ne shqiperi???!!!
    Si cdo gje e ardhur nga jashte muajin e pare do kishte buuum pastaj asnje lloj perfitimi tjeter.
    Persa i perket vendeve te punes... pergjigja e qeveritarve tone do ishte...." shume mire shume mire...ne jemi vend qe kemi nevoje per zhvillim.Sapo kemi dale nga komunizmi. Sali berisha na shkaterroi ekonomine se na bashkoi me islamiket...po tashi duam te integrohemi ne europe dhe meqe ra llafi per europone...Me jep mua nja 3 milion euro e bo ca te duash ne shqiperi ti o vlla"

    Ja dhe arsye qe nuk investohet ne shqiperi...por shkohet ne rumani, bullgari e ku ta di une se ku tjeter. Se keshtu u sollen me komapine e madhe farmaceutike boterore si Bayer... dhe me cdo bisnes i madh apo i vogel ne qofte ai.
    Sa per pagat e uleta qe paguajne investuesit e huaj ne shqiperi...ka edhe baza ekonomike besoj... sepo te paguash nje punojes shqiptar aq sa paguan nje amerikan... me nje inflacion sa i joni, me nje borxh shteteror qe te le pa mend... do sillte nje lufte te re civile en shqiperi.
    Pa llogaritur qe fitimi i nje investuesi qendron pikerisht tek paga e punonjesit.
     
  7. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Ke artikullu me siper nuk flitet qe H3G te shese sherbim telefonik ne Shqiperi por vetem te shpernguli nje pjese te sherbimit te klienteve te saj ose e quajtur ndryshe "Hot line".
    Pra kur nje abonent italian i operatorit H3G, do te mare ne telefon sherbimin e klienteve per nje problem X atehere thirrja transerohet ne qendren telefonike te H3G ne Shqiperi dhe trajtohet po ne kete qender. Duke patur parasysh qe nje operator mobil ne vende si Italia, Gjermania...ka rreth 4 deri ne 5 mije punonjes vetem per sherbimin Hot line ky do te ishte nje oportunitet per te krijuar vende te reja pune ne Shqiperi e ne te njeten kohe te formohej nje pjese e popullsise me teknollogjite e reja.
    Kjo ska lidhje me qeverine pasi per te bere kete nuk jep aprovim qeveria pasi ketu flitet per krijimin e nje kompanie ne menyren me klasike te cilen çdo lloj individi ka te drejte ta hapi vetem me nje vendim gjykate pasi te kete formuluar statusin e saj.
     
  8. Oltion Rrumbullaku

    Oltion Rrumbullaku Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    MLK, si ka mundesi nuk jane hapur kompani te tilla...
    Kam degjuar para ca kohesh qe Hermes C, kompania e Arben Ahmetaj, tentoi te provonte te ishte ndermjetes ne nje biznes te tille, pastaj sic duket, ia rikthye shkepjes se Albtelekomit sic ka vite qe ben.
    Eshte nje biznes krejt normal qe mund te kryhet pa probleme. Mijera vajza qe jane rrobaqepese mund te integrohen ne nje sherbim te tille
     
  9. epremte

    epremte Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    imagjino nje njoftim gazete:
    kerkohen rrobaqepse per hotline.

    Pse paragjyko ti Sinte??
    po per ...cunat rrobaqepsa s ka pune kshu e??
     
  10. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Shqiperia ka shancin qe eshte nje vend ku popullsia flet mire gjuhen italiane dhe kompanite qe operojne ne tregun e telefonise mobile apo ADSL (internet) jane te interesuara jashte mase te shperngulin Hot line ne vende ku "krahu i punes" eshte me i lire, ku punonjesit punojne pa problem dhe week end-it dhe nuk kane akoma probleme me kodin e punes si ne vendet perendimore.
    Kostoja per nje person qe punon ne Hot line eshte rreth 2500 euro ne muaj ne perendim ne nje kohe qe ne Shqiperi vertitet te 400 euro maksimumi.
    Ne kete llogari nuk perfshiva taksat e as avantazhet e tjera sociale qe kane punonjesit ne perendim ne krahasim me ato ne Shqiperi.
    Pra nje qender Hot Line me 200 punonjes kushton rreth 400 mije euro / muaj me pak ne Shqiperi se sa ne perendim, e 200 punonjes eshte teper interesante per tregun shqiptar.
    Shifrat e mesiperme nuk jane te bazuara ne studime te hollesishme por japin nje ide te qarte te leverdise se ketij biznesi.
     
  11. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    :lol: :lol: ishte me qesh kjo Nemo apo e the seriozisht :eek: Hot line mos e ngaterron me linjat roze ti se ketu flitet per sherbimin e klienteve te telekomit ne rast problemesh, ashtu si ka sot Vodafone apo Amc ne shqiperi kur ke probleme me abonimin psh apo me linjen.
    Per sa i perket taksave, ne Shqiperi ato jane me te ulta se sa ne perendim keshtu qe dhe ti paguajne te gjitha, perveç faktit qe rrogat jane shume me te ulta, dhe taksat jane me interesante se sa ne perendim.
     
  12. Hera

    Hera Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Po dhe ti nuk i quan dot linja te sherbimit per klientin (Customer Service, Call Center, Qendra Telefonike etj etj) po Hot Line gjete ti thuash! /pf/images/graemlins/smile.gif

    Nejse e pare nga pikpamja e punesimit them se ja vlen, ekziston mundesia e veshtiresise ne implementim e sidomos ne mirembajtje ne rast mbingarkese (kur qendrat mund te dalin jashte kontrollit per shkak te congestion) pra duhet te kete nje suport te forte 24 ore.
    Ishalla jane ndryshe italianet e nuk marrin ne pike te sabahut te te bejne rreshtore duke thene:
    "Aty jeni ju? Kot morra une ..." /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  13. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Ke te drejte Hera po ketu ku jetoj ashtu quhen keshtu qe e bera kete gabim une :tipsy:
    Persa i perket faktit te mbingarkeses se linjave kjo rregullohet duke vene ne dispozicion nje linje te dedikuar qe perballon flux te madh thirrjesh e normalisht centrali qendror qe transferon thirrjet ndodhet ne Itali keshtu qe do transferoje aq thirrje sa mban linja e ne kete rast kjo behet ne menyre automatike (pra automatet telecom)
    Kurse per italianet qe marrin per kot sma do mendja pasi telefonatat jane me pagese e sma do mendja qe klienti ka ndermend te harxhoj pare me u tall ne telefon, e nese marrin jane minuta te kosumuara per kompanine qe posedon Call Center.
     
  14. capuni

    capuni Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Mendoj qe eshte nje mundesi e shkelqyer per Shqiperine, ashtu sic the edhe ti MLK po u bo kjo me H3G-n atehere i hap dyert edhe kompanive te tjera Italiane te bejne te njejten gje ne Shqiperi.

    Problemi eshte qe Rumania eshte pak me stabel se Shqiperia, por edhe pak me shtrenjte sidomos nga fakti qe ata jane me afer pranimit ne BE sesa Shqiperia.
     
  15. MLK

    MLK Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    Problemi Capuni eshte se ne nuk kemi nje lobby te mirefillte te promovoje biznesin e vertete dhe mundesite qe ofron tregu shqiptar. Pjesa me e madhe e te huajve apo kompanive te huaja qe vijne i çajne gjithe problemet vet e fatkeqesisht u krijohen probleme nga me te ndryshmet vetem e vetem qe tu merren pare per gjera absurde. Keshtu qe po nuk ofrove avantazhe per investitore te tille te cilet jo vetem nuk jane konkurente per tregun e brendheshem shqiptar po sjellin teknnollogji e profesione te reja zor se behet gje pasi si e the dhe ti vende si Rumania ofrojne te njetat kushte me ne e stabilitet me te madh.
     
  16. durrsaku

    durrsaku Forumium maestatis

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    H3G nuk ka lidhje fare me Hotline, eshte operatori i katert i telefonise celulare ne Itali. Call center eshte sherbimi i klientit dhe jo hotline i leshit. Vetem per te keqe ju shko menja :smash:
     
  17. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    e habitshme kjo

    duket sikur po vini ne diskutim nese do te ishte mire te lejohej apo jo te zhvillohej ne shqiperi nje aktivitet i tille!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    disa angleze e amerikane i kane keto qendra ne indi
    lufthansa mban kontabilitetin ne indi
    disa firma sigurimesh amerikane plotesojne praktikat ne irlande

    ceshtja ketu eshte CFARE TE BEJME QE TE GJITHE FIRMAT ITALIANE TE SJELLIN CALL CENTER NE SHQIPERI?
    nje "qytet" vetem per ta?
    kurse formini profesional?
    numer i hapur tek gjuhet e huaja?
    lehtesi fiskale?
    shtrirje e linjave telefonike nga shteti dhe dhenia me koncesion (apo tarifa "politike")? (sa keq qe albtelekomi u shit)
    ...
     
  18. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    jo per gje por:

    h3g i pergjigjet nje artikulli ne www.zeusnews.it


    A proposito dell'articolo di Pier Luigi Tolardo circa la possibilità di trasferire il servizio clienti di 3 in Albania o in Romania, abbiamo ricevuto dal gestore telefonico alcune precisazioni, che pubblichiamo.

    "Non esistono ragioni industriali perché venga attuata un'operazione di questo tipo sui call center, per i quali riteniamo sia fondamentale la prossimità con il mercato di riferimento".
     
  19. MALINA

    MALINA Primus registratum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqipe

    SI THUA TI QE TE FILLOJNE NJEREZIT TE FLASIN NE HOT LINE .
    PUNESIM ESHTE, POR DO JETE SHKATERRIM SE DO IU IKIN LEKET E MOBIL-VE SI MOS ME KEQ , KU DIHET QE MESATARJA E TE ARDHURAVE DITORE PER NJE INDIVID NE SHQIPERI ESHTE SHUME E ULET.

    PASTAJ NUK DO TE PUNESOHEN KUSHEDI SESA NJEREZ NE HOTLINE

    UROJ QE TE MOS VIJE NE SHQIPERI
     
  20. komino

    komino Valoris scriptorum

    Re: H3G Telefon Mobil italian me Hotline ne Shqiperi

    </font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
    H3G nuk ka lidhje fare me Hotline, eshte operatori i katert i telefonise celulare ne Itali. Call center eshte sherbimi i klientit dhe jo hotline i leshit. Vetem per te keqe ju shko menja /pf/images/graemlins/smash.gif

    [/ QUOTE ]
     

Shpërndajeni këtë faqe