France Ligue 1 2015-2016

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Round 11
25.10. 17:00 Bordeaux Troyes 1 : 0
25.10. 17:00 Lille Marseille 1 : 2
25.10. 14:00 Reims Monaco 0 : 1
24.10. 20:00 Angers Guingamp 0 : 0
24.10. 20:00 GFC Ajaccio Nice 3 : 1
24.10. 20:00 Montpellier Bastia 2 : 0
24.10. 17:00 Lorient Rennes 1 : 1
23.10. 20:30 Lyon Toulouse 3 : 0
23.10. 18:30 Caen Nantes 0 : 2
Round 10
18.10. 21:00 Rennes Nice 1 : 4
18.10. 17:00 Bordeaux Montpellier 0 : 0
18.10. 14:00 Marseille Lorient 1 : 1
17.10. 20:00 Guingamp Lille 1 : 1
17.10. 20:00 Nantes Troyes 3 : 0
17.10. 20:00 Reims Caen 0 : 1
17.10. 20:00 St Etienne GFC Ajaccio 2 : 0
17.10. 20:00 Toulouse Angers 1 : 2
17.10. 17:00 Bastia Paris SG 0 : 2
16.10. 20:30 Monaco Lyon 1 : 1
Round 9
04.10. 21:00 Paris SG Marseille 2 : 1
04.10. 17:00 Caen St Etienne 1 : 0
04.10. 17:00 Lorient Bordeaux 3 : 2
04.10. 14:00 Monaco Rennes 1 : 1
03.10. 20:00 Angers Bastia 1 : 0
03.10. 20:00 GFC Ajaccio Toulouse 2 : 2
03.10. 20:00 Troyes Guingamp 0 : 1
03.10. 17:30 Lyon Reims 1 : 0
02.10. 20:30 Lille Montpellier 2 : 0
Round 7
29.09. 18:30 Lille Nantes 0 : 1
Round 8
27.09. 21:00 St Etienne Nice 1 : 4
27.09. 17:00 Guingamp Monaco 3 : 3
27.09. 17:00 Montpellier Lorient 2 : 1
27.09. 14:00 Marseille Angers 1 : 2
26.09. 20:00 Bastia Toulouse 3 : 0
26.09. 20:00 Bordeaux Lyon 3 : 1
26.09. 20:00 Caen GFC Ajaccio 2 : 0
26.09. 20:00 Rennes Troyes 1 : 1
26.09. 17:30 Nantes Paris SG 1 : 4
25.09. 20:30 Reims Lille 1 : 0
Round 7
24.09. 18:55 Montpellier Monaco 2 : 3
23.09. 21:00 Toulouse Marseille 1 : 1
23.09. 19:00 GFC Ajaccio Rennes 1 : 1
23.09. 19:00 Lorient Caen 2 : 0
23.09. 19:00 Lyon Bastia 2 : 0
23.09. 19:00 Nice Bordeaux 6 : 1
23.09. 19:00 Troyes St Etienne 0 : 1
22.09. 21:00 Paris SG Guingamp 3 : 0
22.09. 19:00 Angers Reims 0 : 0
Round 6
20.09. 21:00 Marseille Lyon 1 : 1
20.09. 17:00 Monaco Lorient 2 : 3
20.09. 17:00 St Etienne Nantes 2 : 0
20.09. 14:00 Bordeaux Toulouse 1 : 1
19.09. 20:00 Angers Troyes 1 : 0
19.09. 20:00 Bastia Nice 1 : 3
19.09. 20:00 Caen Montpellier 2 : 1
19.09. 20:00 Guingamp GFC Ajaccio 2 : 1
19.09. 17:30 Reims Paris SG 1 : 1
18.09. 20:30 Rennes Lille 1 : 1
Round 5
13.09. 21:00 Marseille Bastia 4 : 1
13.09. 17:00 Nantes Rennes 0 : 2
13.09. 14:00 GFC Ajaccio Monaco 0 : 1
12.09. 20:00 Lorient Angers 3 : 1
12.09. 20:00 Montpellier St Etienne 1 : 2
12.09. 20:00 Nice Guingamp 0 : 1
12.09. 20:00 Toulouse Reims 2 : 2
12.09. 20:00 Troyes Caen 1 : 3
12.09. 17:00 Lyon Lille 0 : 0
11.09. 20:30 Paris SG Bordeaux 2 : 2
Round 4
30.08. 21:00 Monaco Paris SG 0 : 3
30.08. 17:00 Bordeaux Nantes 2 : 0
30.08. 14:00 St Etienne Bastia 2 : 1
29.08. 20:00 Angers Nice 1 : 1
29.08. 20:00 Lille GFC Ajaccio 1 : 0
29.08. 20:00 Reims Lorient 4 : 1
29.08. 20:00 Rennes Toulouse 3 : 1
29.08. 20:00 Troyes Montpellier 0 : 0
29.08. 17:00 Caen Lyon 0 : 4
28.08. 20:30 Guingamp Marseille 2 : 0
Round 3
23.08. 21:00 Marseille Troyes 6 : 0
23.08. 17:00 Lorient St Etienne 0 : 1
23.08. 14:00 Lille Bordeaux 0 : 0
22.08. 20:00 Bastia Guingamp 3 : 0
22.08. 20:00 GFC Ajaccio Angers 0 : 2
22.08. 20:00 Nantes Reims 1 : 0
22.08. 20:00 Nice Caen 2 : 1
22.08. 20:00 Toulouse Monaco 1 : 1
22.08. 17:00 Lyon Rennes 1 : 2
21.08. 20:30 Montpellier Paris SG 0 : 1
Round 2
16.08. 21:00 Paris SG GFC Ajaccio 2 : 0
16.08. 17:00 Lorient Bastia 1 : 1
16.08. 14:00 Reims Marseille 1 : 0
15.08. 20:00 Angers Nantes 0 : 0
15.08. 20:00 Caen Toulouse 1 : 0
15.08. 20:00 Guingamp Lyon 0 : 1
15.08. 20:00 Rennes Montpellier 1 : 0
15.08. 20:00 Troyes Nice 3 : 3
15.08. 17:00 St Etienne Bordeaux 1 : 1
14.08. 20:30 Monaco Lille 0 : 0
Round 1
09.08. 21:00 Lyon Lorient 0 : 0
09.08. 17:00 Bordeaux Reims 1 : 2
09.08. 17:00 Toulouse St Etienne 2 : 1
08.08. 21:00 Bastia Rennes 2 : 1
08.08. 21:00 Marseille Caen 0 : 1
08.08. 21:00 Montpellier Angers 0 : 2
08.08. 21:00 Nantes Guingamp 1 : 0
08.08. 21:00 Nice Monaco 1 : 2
08.08. 21:00 Troyes GFC Ajaccio 0 : 0
07.08. 20:30 Lille Paris SG 0 : 1
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Thiago Silva: Dua ta mbyll karrierën te PSG
1448796406thiaggg.jpg
Thiago Silva nuk ka ndërmend të largohet nga Franca. Mbrojtësi brazilian, në përfundim të ndeshjes mes Paris Saint Germain dhe Troyes deklaroi se dëshira e tij është që të mbyllë karrierën në kryeqytetin francez, pasi ai dhe familja e tij ndihen shumë mirë aty.

“E dua Parisin, ashtu sikurse dua edhe Rio de Zhaneiron. Në Paris jeton familja ime. Bëhet fjalë për një qytet të madh, ku janë të gjitha kushtet për të bërë një jetesë të mirë. Nëse edhe presidenti do të jetë dakord, do të mbyll karrierën te PSG”, tha qendërmbrojtësi brazilian.

PSG, pas suksesit me Troyes, u shpall kampione e dimrit, pasi diferenca me skuadrën e vendit të dytë shkoi në 15 pikë kur kanë mbetur edhe 4 javë nga mbyllja e fazës së parë të kampionatit. Por Tiago Silva deklaroi se sezoni nuk është mbyllur ende.

“Në këtë moment nuk ka shumë konkurrencë në kampionatin francez, por kampionati është ende i gjatë dhe pas pushimeve dimërore ne do të duhet të mendojmë sërish për Ligën e Kampioneve“, u shpreh Thiago Silva.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
PSG, trajneri Blanc rinovon deri në vitin 2018
1455192300blanc.jpg
Laurent Blanc do të vazhdojë të jetë trajner i Paris Saint Germain. Ish-mbrojtësi i përfaqësueses franceze rinovoi kontratën me klubin parizien deri në verën e vitit 2018, lajm ky që u konfirmua nga vetë klubi kampion i vendit transalpin në rrjetin social Twitter.

Blanc e mori drejtimin e PSG në vitin 2013, duke e drejtuar këtë skuadër në 152 ndeshje deri tani, për të shënuar një bilanc me 112 fitore, 27 barazime dhe vetëm 13 humbje. Me të në pankinë, PSG ka mundur të fitojë 2 tituj kampionë radhazi dhe po i drejtohet suksesit të tretë, duke parë se kjo skuadër kryeson Ligue 1 e shkëputur me 24 pikë nga skuadra e vendit të dytë.

Në të njëtjën kohë, PSG ka mundur të fitojë edhe Kupën e Francës, Kupën e Ligës dhe Superkupën e Francës.

“Dua të falenderoj klubin për besimin e shprehur tek unë. Që në fillim u ndjeva i nderuar të punoja për këtë klub kaq ambicioz dhe është një kënaqësi e madhe të stërvisësh lojtarë kaq të talentuar. Shpresoj që të vazhdoj ta bëj PSG një ambasador brilant dhe të respektuar të futbollit francez”, tha Blanc në një deklaratë në faqen zyrtare të internetit të klubit.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Verrati rinovon deri në vitin 2020 me PSG
1455533903verrati-top.jpg
Marco Verrati do të vazhdojë të jetë pjesë e Paris Saint Germain. Mesfushori i përfaqësueses italiane firmosi një kontratë të re me kampionët e Francës që skadon në vitin 2020, lajm ky që u bë zyrtar nëpërmjet një komunikate në faqen e internetit të PSG.

Që nga momenti i transferimit të tij në kryeqytetin francez, Verrati ka luajtur 155 ndeshje me fanelën e PSG, 28 nga të cilat në Ligën e Kampioneve.

“Jam vërtet i lumtur që rinovova kontratën. Falenderoj klubin për besimin që tregon ndaj meje vit pas viti. E adhuroj Parisin dhe skuadrën. Do të vazhdoj të jap maksimumin tim së bashku me shokët e skuadrës për t'u dhënë kënaqësi tifozëve tanë dhe për ta bërë PSG skuadrën më të mirë në Evropë”, tha mesfushori.

Sfida e radhës së PSG është ajo me Chelsea për 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve, aktiviteti që duket se do të ketë edhe vëmendjen më të madhë për parizienët, duke qenë se në kampionat ata janë më të qetë, pasi kanë një distancë të konsiderueshme me ndjekësin më të afërt të tyre, Monaco.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Komentet e Aurier, Blanc: Është për keqardhje
1455552621aurier.jpg
Trajneri i PSG-së, Laurent Blanc i është kundërpërgjigjur lojtarit të tij, Sergio Aurier, i cili të shtunën mbrëma në një sesion me pyetje-përgjigje me fansat e tij në rrjete sociale ofenfoi rëndë trajnerin, Ibrën, portierin Sirigu dhe mbrojtësin Van der Wiel.

“Reagova shumë keq. Ne jemi të gjithë të lirë të kemi mendimet tona, por për atë djalosh, para dy vitesh, u angazhova personalisht që të transferohej tek Parisi prandaj ajo çfarë ka thënë është për të ardhur keq”, u shpreh Blanc.

Ai nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjet tjera që lidhen me incidentin e së shtunës mbrëma, por ka deklaruar se Aurier duhej të ishte duke u përgatitur për Chelsean në vend se të qëndronte në shtëpi.

“Ai penalizoi veten. Ai duhej të ishte duke u përgatitur për Chelsean, për një ndeshje ne një kompeticion ku të gjithë duan të luajnë në vend se të qëndronte në shtëpi duke mos ditur çfarë të bëjë. Ai është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij”, vijoi Blanc.

PSG e ka pezulluar mbrojtësin Aurier ndërsa mediat franceze flasin për një gjobë prej 75 mijë paundësh, por gjithsesi e ardhmja e tij në klubin parizies është vënë në pikëpyetje.

Aurier e përshkroi trajnerin Blanc si një homoseksual që kishte marrëdhënie intime me sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Ndërsa për portierin Sirigu ai tha se ishte i padobishëm dhe i mbaruar. Mbrojtësi 23-vjeçar ka kërkuar publikisht falje për fjalët e tij.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
PSG, fyeu trajnerin Blanc; Aurier kalon te rezervat
1455707030aurier.jpg
Fyerjet ndaj trajnerit Laurent Blanc i kanë kushtuar shtrenjtë mbrojtësit Serge Aurier. Sipas asaj që publikohet nga mediat franceze, drejtuesit e Paris Saint Germain vendosën që ta “transferojnë“ futbollistin tek skuadra e rezervave deri në përfundim të sezonit.

Aurier përpara disa ditësh përdori një fjalor shumë vulgar dhe fyes në drejtim të Laurent Blanc, me këtë të fundit që e cilësoi mosmirënjohës.

Lojtari shumë shpejt doli përpara mediave për të kërkuar ndjesë për fjalet fyese në drejtim të trajnerit të kampionëve të Francës, por dëmi ishte bërë dhe drejtuesit e klubit nuk e falën aspak, duke marrë edhe vendimin për ta çuar atë të stërvitet me ekipin e rezervave të PSG.
 

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
Ibra drejt Manchester United?
1455793277ibra.jpg

Shtohen mundësitë që Zlatan Ibrahimovic të kalojë në kampionatin anglez të futbollit.

Sulmuesi suedez, pas ndeshjes mes Paris Saint Germain dhe Chelsea deklaroi se do të vendosë për të ardhmen e tij pas 3 muajsh, duke vënë në lëvizje disa skuadra evropiane. Sipas tabloidit “Mirror”, një prej klubeve që do të tentojë blerjen e Ibrahimovic është pikërisht Manchester United, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Jose Mourinho.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe e përditshmja tjetër britanike “The Guardian’. Madje kjo e fundit shkon më tej dhe deklaron se pasi të përjetojë aventurën me Manchester United nën urdhrat e trajnerit portugez, Zlatan Ibrahimovic do të mbyllë karrierën në Major League Soccer, në Majemi, ku ai ka blerë tashmë edhe një apartament luksoz.
 
Top