Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

sonora

Primus registratum
Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

Cilat jane demet qe sjelle teknologjia ne jeten e njeriut.
 
AlbStudent

Primus registratum
Re: Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

hmm... demet qe sjell zhvillimi teknologjik?

Kam lexuar shume libra fantastiko-shkencore qe flasin per demet qe sjell zhvillimi teknologjik... jo per gje por e kishim teme bisedimi per 1 semester ne shkolle. Duke filluar nga Vellezerit Çapek (Rossum, Universal Robots), Philip K. Dick (Do Androids dream...), B. Wallace, Emilio Segre, dhe ca te tjere... flasin pak a shume per efektin qe teknologjia "mund" te kete ne te ardhmen e botes.
Shume mendojne qe robotet/kompjuterat qe ne krijojme ne te ardhmen mund te kthehen kunder nesh... disa te tjere mendojne qe me teknologjine qe kemi krijuar po shkaterrojme natyren, disa te tjere mendojne qe me kete teknologji po vrasim qenie te tjera humane, etj etj...
Te gjitha keto jane pak a shume te verteta (pervec te pares qe eshte akoma teori). Une per vete jam ne shkolle per Inxhinieri kompjuterash, dhe kur krijuam robotin e pare ne shkolle te gjithe ishim shume te lumtur dhe te gezuar per kete! Semestrin tjeter une mora kete klase literature e cila vinte ne pah demet qe sjell zhvillimi i teknologjise. Gje qe nuk vura re ne kete klase ishte se cfare te mirash sjell teknologjia!?
Per mendimin tim, te mirat qe ka sjellur teknologjia i TEJKALOJNE pa mase te keqijat qe mund te vijne prej saj... Nuk ka nevoje t'i permend te mirat sepse te gjithe e dime se cfare jane, te gjithe perdorim kompjuterin, te gjithe flasim ne telefon, te gjithe i hipim makines, trenit apo edhe bicikletes, te gjithe e perdorim teknologjine ne nje menyre apo tjeter!

Teknologjia, e mire apo e keqe... :confused: ???
 
Iliri

Primus registratum
Re: Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

Jam plotsisht dakort me ate qe thote Albstudent.
Te mirat e teknologjise i tejkalojne te keqiat shume. Dhe se kur degjon keto grupet qe flasin per demin qe ka bere teknologjia, asnjehere nuk permenden te mirat. Megjithese edhe flasin nepermjet mikrofonit, kompjuterit, televizionit, telefonit etj. Ne nje menyre, teknologjia eshte pjese e pandare e evolucionit te jetes ne kete planet. Rritet dhe zhvillohet me rritjen dhe zhvillimin e mendjes se njeriut.
 
shine*

Primus registratum
Re: Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

Ne fakt tema me ç'shoh une eshte "Demet qe sjell zhvillimi teknologjik". Postimet e Albstudent-it dhe Ilirit te lejne te kuptosh se demet qe ka sjell technologjia dhe ato qe do te sjelle nuk jane aq terendesishme. Mendoj se jane teper te rendesishme... nuk e hedh kurr poshte zhvillimin e technologjise. Teknologjia zhvillohet nga njeriu dhe per njeriun. Mendoj se teknologjia duhet te marr nje form tjeter ne ditet tona.... jo vetem te zhvillohet me hapa vigane dhe duke sjell sa vjen e me shume deme anesore... por njeriu duhet te pepiqet te zhvilloj teknologjin pa sjell deme.
Derisa tema thote per demet po permend disa nga demet qe ka sjell..... Hapja e vrimes se ozonit, ajo e ashtuquajtura e-waste, smogu etj. ( le te hapet nje teme tjeter per te mirat e teknologjise, ne fakt vet teknologjia eshte e krijuar per ti ardhur ne ndihme njeriut).
 
sonora

Primus registratum
Re: Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

Ne fakt kur e hapa kete teme ,kisha ndrmend te diskutonim vetm per demet qe sjelle teknollgjia.
Padiskutim kemi ecur perpara ne saje te saj,por eshte e llogjikshme pasoja.
Teknologjia eshte nje "medalje ari" qe i rrin sot varur ne qafe njerzimit,po si medalje,ajo ka dy ane;ajo qe shohim ne cdo dite(pozitivet)dhe ana qe rrin e mbeshtetur ne gjoks ajo qe nuk shihet nga ne(negativja).
 
AlbStudent

Primus registratum
Re: Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

Arizona,

une prandaj e hapa nje teme te re "Zhvillimi i Teknologjise, Pozitiv/Negativ", por Paperina e mbylli dhe i kaloi te gjitha ketu... keshtu qe le t'i bejme nje kerkese me shkrim Paperines t'a hape perseri ate teme /pf/images/graemlins/smile.gif
 
sonora

Primus registratum
Re: Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

Albstudent!
Kjo teme nuk eshte hapur tani.Po te shikosh kreun.eshte data 17 dhjetor
Me nderime
 
Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

Fillimisht postuar nga AlbStudent:
[qb] Arizona,

une prandaj e hapa nje teme te re "Zhvillimi i Teknologjise, Pozitiv/Negativ", por Paperina e mbylli dhe i kaloi te gjitha ketu... keshtu qe le t'i bejme nje kerkese me shkrim Paperines t'a hape perseri ate teme /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Kjo teme ishte hapur me perpara se ti te hapje ate tjeren /pf/images/graemlins/smile.gif Nuk mbahen dy tema me te njejtin argument se behet palidhje.

Ps: Shkrimet e tua me pelqejne shume, ndaj diskutoji ketu pls. Flmnd /pf/images/graemlins/smile.gif
 
AlbStudent

Primus registratum
Re: Demet qe sjelle zhvillimi teknologjik

Fillimisht postuar nga arizona:
[qb] Cilat jane demet qe sjelle teknologjia ne jeten e njeriut. [/qb]
ok Arizona dhe *shine, po kthehem edhe nje here tek pyetja origjinale: "Cilat jane demet qe sjell teknologjia ne jeten e njeriut?"
A mund te m'i thoni se cilat jane demet qe ka sjell teknologjia ne jeten tuaj?
A mund t'i thoni nje topalli qe tani ecen me karrige elektrike ose me sensore ne kembe fale teknologjise, a mund t'i thoni nje te verbri qe tani sheh (te pakten 2 ngjyra) ne saje te teknologjise, e mund t'i thoni nenave qe sjellin femijet ne jete shendoshe e mire ne saje te teknologjise, a mund te me thoni mua qe kam jeten fale teknologjise, se cilat jane demet qe teknologjia ka sjelle ne jeten time/tone?

Mund te vazhdoj per ore te tera duke folur per kete subjekt por nuk kam kohe te jap shpjegime, por fakti qe mesatarja e jeteses me te gjate eshte ne vendet me te zhvilluara teknologjikisht eshte nje fakt qe teknologjia ka sjelle shume me teper te mira sesa te keqija! (Japonia ka mesataren e jeteses ne popullsi me te gjate, 80 vjec) CIA Fact Book, Infant Mortality Rate
Medalja ka anen tjeter... sigurisht!!! Une shkoj ne shkolle: E mira e kesaj eshte qe neser pasneser do gjej nje pune te mire dhe mund te siguroj te ardhmen time... e keqja eshte qe po harxhoj mijra dollare ne vit dhe po harxhoj kohen ne shkolle, ne vend qe te isha duke punuar dhe duke kursyer para! Si mendon? T'a le shkollen une sepse ka nje ane "te keqe" te medaljes?
Sigurisht, nese anet e keqija mund te eliminohen kjo do ishte zgjedhja ideale... por persosmeria eshte e pamundur, keshtu qe le te jetojme jeten reale dhe jo ideale!
 
R

riardi

Guest

gangsterja

Primus registratum
Nje ane negative e zhvillimit teknologjik eshte se fuqia punetore zevendesohet nga ajo kompjuterike(fillon kriza ne vend).
 
Top