Cfare eshte Google Adsense ?

Diskutime tek 'Webmastera - Faqe - Domaining - Hosting' filluar nga Enea Xhani, 12 Aug 2013.

  1. Enea Xhani

    Enea Xhani Forumium maestatis

    Google AdSense është një produkt i lancuar nga kompania gjigande e internetit Google në vitin 2003. Është mënyra më e thjeshtë për të gjithë ato persona që kanë një faqe interneti dhe që duan të fitojnë para prej saj. Fitimi i parave bëhet nepërmjet shfaqjes së reklamave nga Google në faqen tuaj. Paratë shtohen kur vizitori që është në faqen tuaj klikon reklamën që shfaq Google. Matësi është pagesë për klikim, pra ti paguhesh me një shumë për 1 klikim që vizitori bën në reklamë. AdSense gjithashtu ju lejon të ofroni Google Search për përdoruesit e faqes tuaj, duke fituar të holla nga shfaqja reklamave në faqet e rezultateve të kërkimit.

    Në videon e mëposhtme do të njiheni më gjërësisht me Google Adsense :


    SI FUNKSIONON ?
    • Zgjidhni llojin dhe vendin ku deshironi qe te shfaqen reklamat tuaja.
      • Specifikoni ku doni që të shfaqen reklamat tuaja.
      • Zgjidhni cfarë lloj reklamash mund të kenë lidhje me slotin tuaj.

    • Shfaqja e reklames qe paguhet me shume.
      • Reklamat që shfaqen shpiken në kohe reale.
      • Gjithmon shfaq reklamën që paguhet më shumë.

    CFARË DUHET TË KENI ?
    • Nje website ne gjuhën angleze ose në gjuhët e tjera që i mbështet Google Adsense (shiko me poshtë).
    • Një Gmail Account.
    • Pak njohuri rreth faqeve të internetit.

    SI FITOHEN TË HOLLAT ?
    • Të hollat fitohen duke vendosur reklamat ne faqen tuaj, dhe kur dikush klikon në ato reklama që ke vendosur ti në faqen tuaj atëherë të shtohen të hollat.

    SA PAGUHET PËR KLIKIM ?
    • Kjo nuk qendron konstante, por nëse të shfaqen reklama të reklamuesve që paguajnë më tepër atëherë për 1 klikim mund të paguahesh mbi 1€, por nëse shfaqet ndonje reklamë "e dobët" ateherë klikimi mund të jetë edhe 1 cent.

    GJUHËT QË NJEH GOOGLE ADSENSE :
    • Arabishten
    • Gjermanen
    • Portugezeb
    • Bullgarishten
    • Greqishten
    • Rumanishten
    • Kinezce
    • Hebrej
    • Hungareze
    • Kroate
    • Indoneziane
    • Ceken
    • Italianen
    • Sllovenen
    • Daneze
    • Japoneze
    • Spanjolle
    • Hollandeze
    • Koreane
    • Suedeze
    • Angleze
    • Letoneze
    • Estoneze
    • Lituaneze
    • Turke
    • Finlandeze
    • Polake
    • Ukraine
    • Franceze
    • Norvegjeze

    CFARË DUHET TË PËRMBAJË FAQJA INTERNETIT ?
    • Faqja e internetit që krijoni ju duhet të permbajë më shumë tekst sesa video apo foto etj.

    APLIKIMI PËR GOOGLE ADSENSE :
    • Klikoni në këtë link : Google Adsense.
    • Pastaj zgjedh opsionin "Yes, proceed to Google Acount sign in".
    • Pasi te klikoni Sign up do te ju shfaqet faqja si me poshte ku ju duhet ta plotesoni sipas fotos:
    [​IMG]

    SA DUHET TË PRES PËR PRANIMIN ?
    • Kjo nuk varet nga askush, por kjo procedurë shkon 1-2 ditë.

    U PRANOVA, CFARË DUHET TË BËJ ?
    • Hapi i dytë për tu pranuar plotësisht është që të vendosësh reklamat në websiten tënd dhe më pas të presësh për mesazhin tjetër qe duhet te vijë [Full Approved].
    NUK U PRANOVA, CFARË DUHET TË BËJ ?
    • Nese nuk je pranuar në Google Adsense, të kanë dërguar një email me arsyet e mospranimit.

    SI T'I TËRHEQ TË HOLLAT E FITUARA ?
    • Ne fillim pasi të arrini shumën 10€ do të niset një PIN nga Google për në shtëpinë tuaj.
    CFARË ËSHTË PIN ?
    • Pini eshte nje kod të cilin e keni vetëm ju, pasi të arrijë në shtepinë tënde ju duhet ta shkruani atë në Google Adsense dhe ta vertetoni se adresa e vendbanimit është e saktë.
    PININ E MORA, LLOGARIA U VERIFIKUA, CFARË DUHET TË BËJ TANI ?
    • Pasi që adresa juaj është e saktë ateherë ju jeni të gatshëm ta nisni pagesën tuaj të parë, pasi të ju vijë një çek në shtepinë tendë, merre atë dhe dergoje në bankë, pastaj aty ceku do të thyhet dhe do të kthehet në të holla.
    • Shuma që të niset ceku është 70€.
    A MUND TI TËRHEQ TE HOLLAT NEPËRMJET KARTËS SE KREDITI APO DEBITIT ?
    • Per fat të keq në Kosovë dhe Shqipëri nuk mund ti marrësh të hollat nepërmjet kartës së debitit apo kreditit.


    [​IMG]

    • Është e rëndësishme që t'i përmbaheni rregullave të Google Adsense, përndryshe përjashtohesh menjëherë.


    Marrë nga : http://www.euralb.com
    Artikulli Origjinal : http://www.euralb.com/teknologji/web/faqe-interneti/cfare-eshte-google-adsense





     
  2. Blerim R.

    Blerim R. Primus registratum

    Pershendetje i nderuar, pse nuk e cek se Burimi i ketij artikulli nuk eshte i sakte? Ceke burimin e sakt te artikullit qe te tjeret ta mesojn tutorialin me mire e jo keshtu pa foto!
    Burimi origjinal: TutoShqip.com/GoogleAdsense
     

Shpërndajeni këtë faqe