Austri-Shqipëri,Nis Shitja E Biletave

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
14557047141454583682alban.jpg

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka nisur shitjen e biletave për sfidën miqësore që kombëtarja shqiptare do të luajë muajin e arsdhshëm me Austrinë.

Qeveria e futbollit në vend ka bërë njoftimin e saj në lidhje me këtë çështje nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e saj të internetit. Në këtë komunikatë, Federata bëri të ditur se çmimi i biletave të kësaj ndeshjeje është 24 euro dhe se rezervimi i tyre bëhet në adresën e e-mail-it marketing@fshf.org.al

Ndeshja mes Austrisë dhe Shqipwrisw do të luhet në “Ernst Happel” të Vjenës, në 26 mars, në orën 17:30. Austria është një prej skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2016, ashtu sikurse edhe skuadra jonë përfaqësuese.

Ajo është në Grupin F së bashku me Hungarinë, Islandën dhe Portugalinë, ndërsa kombëtarja jonë është në Grupin A të Evropianit me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.
 
Top