€uro!

Diskutime tek 'Ekonomia & Biznesi Shqiptar' filluar nga olti, 12 Nov 2002.

  1. olti

    olti Neo

    €uro!

    Keto dite pas uljes se interesave nga Federal Reserve, zgjedhjeve te pjesshme si dhe nje lufte te mundshme me Irakun; dollari ra nen €uro-n.
    Ekonomistet amerikane qetesojne me parashkimet se ne ekonomine e USA pritet rritje, por dhe ne ekonomine e BE po ashtu parashikohen rritje.
    Duket se monedha jeshile do e humbe perfundimisht vendin e saj ne ekonomine boterore si dhe monedha e perbashket europiane cdo dite po ridimensionohet.
    BE tashme prodhon rreth 16-17 % te prodhimit industrial boteror, kundrejt 13 % te USA.
    Ndoshta i ka ardhur riardhur radha europes te behet lideri i ekonomise boterore dhe dihet se kjo ka riperkusione dhe ne politike e me gjere.
     
  2. Futbollisti

    Futbollisti Forumium maestatis

    Re: €uro!

    riperkusione???? huh?? /pf/images/graemlins/tongue.gif
    fol mer shqip /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  3. tutu

    tutu Primus registratum

    Re: €uro!

    uh Neo...ku ma gjen te qe ashtu..por, puna eshte se ekonomia amerikane e terheq ne hale me vete ate europiane e me tutje...federal reserve i uli interesat 11 here vjet, dhe europa bashke me US "ndriten"...
     
  4. albi

    albi Primus registratum

    Re: €uro!

    ...flas mor shqip un' por ket fjal nuk e perkthej dot, ndodhta as vet se di ca eshte /pf/images/graemlins/laugh.gif

    Qe thuaj ti tutu; ajo eshte pjeserisht e vertete, amerikanet vertete e terhekin pas vetes politiken europiane por kur behet fjale per ekonomi gjerat ndryshojne. Hyjne ne loje intersa me te medha dhe me te pavarura nga politikat shteterore, pastaj paraja blen dhe politiken.

    Ky eshte vetem fillimi; ngritja e gjigandit kinez dhe ringritja europiane do te risjellin polarizimet ne bote, do te perfundoje shpejt sundimi absolut i 'ju es ej'
     
  5. Ema

    Ema Goddes

    Re: €uro!

    Neo s'di si eshte gjendja nga ju,po kur kam ardhur une para 4 vitesh ne Itali cmimet s'kane qene as sa gjysma e ketyre.
    Sapo nderroi monedha cmimet ne vend ti ndryshonin ne raport 1:2 i nderrun 1:1,
    Rezultati:1 kg domate qe e paguaja 1 Euro sot e paguj 2.

    Sipas meje po marrin rrokellimen si Europa si U.S!
     
  6. Durrsaku_King

    Durrsaku_King Forumium praecox

    Re: €uro!

    1 € = 1936.27 £
     
  7. Ofelia

    Ofelia Forumium praecox

    Re: €uro!

    Problemi eshte qe rroga nuk del me, qirate jane rritur dhe mua me ka ardhur ne maje te hundes. Perpiqet robi te kurseje dhe rren veten me ca qindarka te qelbura...
    Jete e poshter
     
  8. atena

    atena Primus registratum

    Re: €uro!

    qiraja po riscaldamento pure!!!
    ofelia perche non vieni a dividere l'affitto con me!?!
    sono sicura che risparmieremo un saccho di soldi noi due

    Shqip po deshet /pf/images/graemlins/smile.gif heren tjeter
     
  9. Ofelia

    Ofelia Forumium praecox

    Re: €uro!

    Thua? Edhe vij... mendohu mire perpara se te nxjerresh nga goja nje llaf te tille, se po erdha, nuk t'iki me
     
  10. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: €uro!

    Te ishte e mundur do preferoja liretat. Cmimet ne Itali jane rritur dyfish mos treplikuar. Kjo varet edhe nga zonat ku jeton. /pf/images/graemlins/frown.gif Nga eurot s'po shihet asnje permiresim pasi rrogat jane ato qe ishin , pa bere rrumbullakim me zero.

    E ardhura eshte ne doren tone? :confused:
     
  11. assassino26

    assassino26 Primus registratum

    Re: €uro!

    Euro na shkatrroi edhe ne ne Shqiperi.
     
  12. Visitor

    Visitor Primus registratum

    Re: €uro!

    Kushdo qe mban shprese tek EU qe te jete motori kryesor i rritjes te ekonomise globale le te shkoje te mbytet me nje pike uje. Jo vetem qe s'eshte e vertete por as te dhenat qe keni sjelle s'jane tamam. Sipas Bankes Boterore per 2000-shin GDP-ja e botes ishte:
    $31.5 trilion dollare, e EMU ishte $6.0 trilion, dhe per USA ishte $9.8 trilion. Tani, per nje mesim te thjeshte matematike, $6.0/$31.5=.190476, ose 19.048%. $9.8/$31.5=.31111 ose 31.11%. Megjithese tek EMU rrezik s'eshte konsideruar UK dhe shtete te tjera prape s'ka asnje mundesi qe GDP e EU-se te barazohet me ate te USA-s, aq me teper po te krahasohet rritja anemike e GDP-se te zones Europiane krahasuar me ate te USA. Kot e keni, i ka kaluar koha Europes, tani le te jete thjesht nje vend turistik ku te shikohet e kaluara.
     
  13. Visitor

    Visitor Primus registratum

  14. Diavolessa

    Diavolessa Valoris scriptorum

    Re: €uro!

    Kushdo qe mban shprese tek EU qe te jete motori kryesor i rritjes te ekonomise globale le te shkoje te mbytet me nje pike uje. Jo vetem qe s'eshte e vertete por as te dhenat qe keni sjelle s'jane tamam. Sipas Bankes Boterore per 2000-shin GDP-ja e botes ishte:
    $31.5 trilion dollare, e EMU ishte $6.0 trilion, dhe per USA ishte $9.8 trilion. Tani, per nje mesim te thjeshte matematike, $6.0/$31.5=.190476, ose 19.048%. $9.8/$31.5=.31111 ose 31.11%. Megjithese tek EMU rrezik s'eshte konsideruar UK dhe shtete te tjera prape s'ka asnje mundesi qe GDP e EU-se te barazohet me ate te USA-s, aq me teper po te krahasohet rritja anemike e GDP-se te zones Europiane krahasuar me ate te USA. Kot e keni, i ka kaluar koha Europes, tani le te jete thjesht nje vend turistik ku te shikohet e kaluara.


    Shume dakort me parafolsin .
     
  15. olti

    olti Neo

    Re: €uro!

    Shif, shif! [​IMG]
     
  16. olti

    olti Neo

    Re: €uro!

    Euro triumfon, pas dollarit fundoset monedha japoneze
    Euro shfaqet më e fortë se kurrë në tregjet mbarëkombëtare. Pas dobësimit të dollarit amerikan monedha evropiane ka zhvlerësuar edhe jenin japonez. Dollari amerikan gjendet në nivelin më të ulët të 20 ditëve të fundit, dhe bashkë me të është duke u dobësuar ndjeshëm kundrejt euros edhe monedha japoneze. Gjatë ditës së djeshme euro ka arritur të fitojë barazimin me jenin, ndërkohë që ka thelluar forcimin e vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan. Acarimi i gjendjes me Lindjen e Mesme, shifrat jo të qëndrueshme të ekonomisë amerikane në tregjet financiare, dhe dorëheqja e papritur e Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë ditëve të kaluara, Paul O`Neill, i kanë dhënë krahë monedhës së përbashkët evropiane, e cila menjëherë është forcuar kundrejt dollarit amerikan. Këta faktorë kanë vazhduar të ndikojnë negativisht për monedhën e gjelbërt amerikane, e cila gjatë ditës së djeshme është dobësuar ndjeshëm edhe kundrejt monedhës japoneze, jen. Por nga ana tjetër, Banka Qendrore Evropiane ka përfituar nga kjo situatë, duke shkurtuar koston e parasë me 50 pikë përqindje. Këto faktorë që kanë dobësuar monedhën amerikane janë transmetuar edhe në tregun e lirë të këmbimit valutor të vendit tonë. Monedha e përbashkët evropiane ka fituar terren edhe në tregjet shqiptare, duke lënë prapa dollarin amerikan. Dje në mesditë në tregjet e këmbimit të lirë valutor dollari amerikan është blerë me 135.6 lekë dhe është shitur me 136.6 lekë, ndërsa monedha evropiane është vlerësuar më shumë duke u blerë me 136.7 lekë dhe duke u shitur me 137.5 lekë. Edhe monedhat e tjera europiane për shkak të kursit të ndërmjetën që kanë me euron kanë fituar pikë kundrejt dollarit amerikan. Franga zvicerane është blerë me 92.5 lekë dhe është shitur me 93.3 lekë, ndërsa monedhat e vjetra evropiane janë blerë përkatësisht: marka gjermane 68.0 lekë, lireta italiane me 68.7 dhe dhrahmia greke me 3.90 lekë. Ndërkohë që monedha evropiane pritet që të rritet edhe më shumë gjatë javës së ardhshme nëse po të njëjtët faktorë do të ndikojnë sërisht. Dje në bursat botërore 1 euro blihej me 1.01 dollarë amerikanë, duke bërë që monedha e përbashkët evropiane të thyhej përsëri barazinë me monedhën e gjelbërt amerikane. Por sipas bursave ndërkombëtare, pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ketë një pozicionin më të mirë të monedhës së gjelbërt amerikane në tregjet financiare.
     
  17. Guest

    Re: €uro!

    dje bursa u mbyll 1 € = 1.0276 $.
     
  18. Guest

    Re: €uro!

    shif shif /pf/images/graemlins/laugh.gif
    ene thone pastaj qe dollari kryeson .... evropa ja kalli amerikes /pf/images/graemlins/laugh.gif
     
  19. LEA

    LEA Primus registratum

    Re: €uro!

    nuk ka valut me te poshter dhe tinzar se euro.
    nga ky, perfituan gjithe tregtaret dhe i rriten cmimet ne stratosfere.
    nuk e marr vesh si te rreshket nga duart ky lek.
    perpara, me 100 marka, mbushje frigorigerin per 15 dite. tani e ke brenda javes bosh. dhe konsumi im i ushqimit ka mbetur i njejti.
    akoma nuk jam mesuar tamam me kete nderrim valute.
    vazhdoj ti bej llogarite ne marka.

    nuk e ka keq zvicra.
     
  20. Guest

    Re: €uro!

    miredita,

    te them te verteten €uron e dua fort dhe kete per disa arsye:
    1. shkova ne Itali dhe s'pata nevoj te shkembej monedhen.
    2. Ne Shqiperi kushton me shtrenjte se dollari.
    3. Rroga ime ne dollare eshte me e larte.
    4. Nepermjet €uros mund te bej krahasimin e nivelit te jeteses te vendeve europiane.
    5. Sepse e harxhoj shume me shpejt dhe kollaj /pf/images/graemlins/wink.gif
    6. etj etj

    @+
     

Shpërndajeni këtë faqe