Zyrtar i vockël e frikacak

Albforumi

Primus registratum
Zyrtar i vockël e frikacak

Zyrtar i vockël e frikacak

Avni Zogiani

Një fjalim i tashmë ish-presidentit të Kosovës nxori në pah shformimin e thellë logjik e etik nëpër të cilin po kalon politika kosovare. Presidenti që po linte këtë zyrë për të mos e humbur partinë, nëpërmjet të së cilës do kontrollojë dikastere të ndryshme, do të jetë në gjendje të vendosë e heq ministra e krijojë lista zgjedhore, thotë në konferencë për shtyp se ka qenë gjithmonë i prirë nga etika. Ai e bën këtë pohim tashti kur Gjykata kushtetuese konfirmoi atë që presidentit ia kishin thënë të gjithë, ai kishte shkelur kushtetutën.

Për një kohë të gjatë ai insistoi se kishte ngrirë postin e kryetarit të partisë, por të hënën ai e la presidencën për partinë. Ai po ashtu tha dhe kjo u raportua gjerësisht edhe më herët se këtë dorëheqjeje e bën pas konsultimit me miqtë ndërkombëtar. Çka do të thotë kjo? Së pari, pwrkundwr insistimit nw etikë, paskësh qenë një gënjeshtër e njeriut të parw tw shtetit, se ai paska ngrirë postin e kryetarit. Po të ishte kështu, ai thjesht vetëm formalisht do hiqte dorë nga posti i kryetarit edhe ashtu të ngrirë, por tashmë është ashiqare që ai ka mashtruar. Fakti që ai në fjalimin e tij dorëheqës edhe përkundër këtij mashtrimi gjen kapacitet të flasë për etiken, tregon për një shformim të rëndë të etikës se politikës kosovare.

Një fakt tjetër që ekspozon tërë kjo situatë është edhe kapja e shtetit nga faktorë që nuk janë në institucione. Sejdiu thotë se përkundër bindjes së tij se nuk e ka shkelur kushtetutën, vendosi të japë dorëheqje pas konsultimit me miqtë e Kosovës, që nënkupton pas konsultimit me të huajt. Kjo do të thotë se po tmos i kishin thënë të huajt të jepte dorëheqje ai do vepronte simbas bindjeve të tij se nuk e ka shkelur kushtetutën, që do të thotë se do ta injoronte vendimin e Gjykatës, të cilën ai krejt gabimisht si jurist e quan aktgjykim.

Pra, ritheksimi i bindjes nga ana e Sejdiut se nuk e ka shkelur kushtetuten por se pas bisedave me të huajt ka vendosur të japë dorëheqjen, bën të kuptohet se faktori i vërtet mbi këto institucione është diku tjetër. Ky faktor ndonjëherë, për motive tjera, edhe mund të ndikojë në respektimin e ligjshmërisë, por duke qenë se është jashtëinstitucional, ky faktor është jodemokratik dhe në shumicën e rasteve ka vepruar kundër ligjshmërisë. Me një fjalë, faktori të cilin e ka konsultuar ish-presidenti kësaj radhe e kishte për shtati respektimin e vendimit të Gjykatës, por i njejti faktor që determinon vendimet e institucioneve nuk e kishte për shtati për shembull shkarkimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore edhe pse ai ishte në burg.

Me një fjalë, nëse të tillë faktorë që është vështirë ti prekësh,  janë vendimtarë,  gjë që e tregoi edhe dorëheqja e Sejdiut, atëherë ku jemi ne si shoqëri? Po të mos ishte ky faktor në rastin e presidentit, a do vazhdonim siç po vazhdonim për katër vite me radhë, edhe katër vite tjera të kërkonim nëpër protestat tona shkarkimin e presidentit pa asnjë rezultat dhe asnjë përgjigjje të vetme? Nëse presidenti, dhe të tjerët zyrtarë të lartë, ashtu siç e tha në fjalim dhe e thonë shpesh, punojnë për të mirën e qytetarit të Kosovës, pse ata detyrohen ta respektojnë ligjshmërinë vetëm kur faktorët që nuk i përkasin qytetarit iu thonë ta bëjnë një gjë të tillë. Pse ata injorojnë tërësisht atë që thonë qytetarët, por ulen e bisedojnë dhe me një ligësi të paparë pranojnë kur miqtë e tyre jasha institucional iu thonë se duhet dhënë dorëheqjen.

Figurat tona politike kanë një retorikë të fortë pro-qytetare, por veprimet e tyre nuk bëjnë gjë veçse mbrojnë interesin e tyre të ngushtë dhe dëshmojnë dëgjueshmërinë për të huajt. Fakti që presidenti zgjodhi partinë para institucionit të presidentit, tregon se ai dëshiron pushtet e jo përfaqësimin e unitetit të qytetarëve e faktorëve kosovar. Ai mbase dëshiron të vendosi kush do jetë ministër apo zyrtar që do udhëheq me një zyre që edhe mund të lidhet me bisneset e djemëve tashmë të pasur të tij.

Mirëpo, Sejdiu nuk është i vetmi që trupëzon një hipokrizi të tillë. Kryeministri Thaçi dhe tërë koalicioni e kanë ndihmuar atë ta bëjë këtë shkelje të kushtetutës për katër vjet me radhë duke injoruar çkado që ka ardhur nga shoqëria kosovare. Sot kur flitet për një gatishmëri të të huajve për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që nëpërmjet zgjedhjeve të trajtohet inkriminimi thelbësor i politikës meqë me organet gjyqësore nuk po bëhet dot, Thaçi pajtohet të shndërrohet në një vegël. As ai nuk e bën këtë për qëllime të përgjithshme, por për mbajtjen dhe forcimin e pushtetit.

Këta liderë janë të veckël dhe frikacak. Kushtetuta është shkelur edhe herë tjera. Për shembull, kushtetuta është shkelur edhe kur qeverija, pa ekzekutivi, ka marrë përsipër të hapë tenderin për privatizimin e PTK-së edhe pse Parlamenti nuk e aprovoi Strategjinë për kët privatizim. Pra, kështu qeverija ka marrë kompetencat e Parlamentit, duke shkelur kështu integritetin institucional të përcaktuar me kushtetutë. Në lidhje me këtë heshten të gjithë sepse faktorët jashta institucional kërkojnë me çdo kusht dhe e kërkojnë shpejt shitjen e kompanive publike, sepse duhen para për ta paguar disi autostradën. Mirëpo, kjo shkelje e kushtetutës nuk i pengon askujt përveç se dëmton interesin e qytetarit kosovar, prandaj nuk problematizohet nga askush.

Presidenti i Kosovës kishte bërë edhe shkelje të tjera serioze, të cilat i injoruan dhe vazhdojnë ti injorojnë të gjithë. Ai duke përdorur pushtetin kishte punësuar familjen e tij dhe miqtë e tij në kompaninë me të ardhurat më të mëdha, PTK. Sot kur qeverija shkel parlamentin, të gjithë kanë interesa të lidhura me këtë shkelje, edhe zyrtrët e veckël e frikacak vendor, edhe ata ndërkombëtar. Mirëpo, askush nuk flet për shkelje kushtetuese. Pra, shkelje në Kosovë është ajo që të tillë e quajnë të huajt, jo ajo që përcaktohet me ligj. Mënyra e arsyetimit të dorëheqjes së presidentit, që në bazë kishte konsultimet me miqtë tanë, e jo vendimin e Gjykatës, tregon se kush është bosi i vërtet i Kosovës dhe kush e bën ligjin këtu. Kësaj radhe këtij faktori iu deshen zgjedhjet e parakohshme, dhe u rreshtuan në krah të ligjit, por kjo pajtushmëri mes interesave të miqëve të Sejdiut e Thaçit dhe mbisundimit të ligjit ndodhin rrallë, për të mos thënë asnjëherë. Kështu ne sot ngelemi me një spektër institucional që varet tërësisht nga një faktor që as e masim as e mbajm në llogaridhënje. Kjo bën që ne praktikisht të jetojmë në një regjim të faktorëve fuqia e të cilëve nuk buron nga demokracia, por nga interesa që shkojnë kundër demokracisë.

Shpërndaje.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=1459

Top