Zygmut Bauman , Fati vetjak

Albforumi

Primus registratum
Zygmut Bauman , Fati vetjak

Nuk është e lehtë të degjosh emrin e nje mendimtari të tille e të rrish indiferent ndaj asaj që mund të thotë dhe pse paraprakisht ndjej se gjendja shqisore nuk më frymzon shumë besim se do jem i perqëndruar në atë që do të thotë. Të dish nuk do te thote të kuptosh.

Ndërkohë kam si një parandjenjë thellësisht intime se ajo që kam për të degjuar nuk do më bëje shumë të lumtur. Nuk e di se sa hyn tema e dashurise në atë të fatit por më besoni është krejt e lehtë ti bëjmë gjërat të futen dhe atje ku duket sikur është e pamundur të futen. Keto janë ligjet e errëta që qeverisin natyren e njerëzve të cilet duan të mposhtin epshin nëpermjet punes së rëndë.

Ndërkohe, fatkeqësisht, meqë jemi në temen e fatit, zbuloj prej ketij plakushi që quhet Zygmut Bauman, i cili në të vertet po citon Seneken, se fati shkon tek ata që janë gati ta mirëpresin.Thënë më saktë: fati na ndihmon të shmangim rastësinë e se përditshmes. Thënë ndryshe, unë si shumë të tjere( bashke me d.l), jemi të djegur që në nisje.

Sa është e vertet kjo? – pyet Bauman

Leksioni

Elementet që karakterizojnë fatin:

a)nuk është e mundur të parashikohet

b) është nje gjendje minimizuese( gati turperuese ndaj njeriut sepse lind nga pamundesia)

Gati dyqind-treqind vjet më pare perendesha e fatit nisi të perndiqej në mbare europen e cila tashmë kishte arritur nje fare koncentrimi të pushtetit ekonomik,kulturor dhe politik.

Në të njejtet vite ndodh e ashtuquajtura fatkeqësia e Lisbones e cila do ndryshoje rrenjesisht botëkuptimin mbi marrdheniet e njeriut si me natyren ashtu dhe me llojin e tij , mundesitë që ka njeriu në kuptimin e fenomeneve të ndryshme, parandalimin e rreziqeve natyrore, mundesinë e njohjes se realitetit.

Jemi në kulmin e iluminizmit e pergjigja ndaj nje fatkeqësie të tille detyrimisht duhet të ishte iluministe, dalje nga gjendja e minoritetit sic thoshte Kanti, ndricimi ndaj forcave të erreta. Nje mendim i tille ishte tipik i mendimit grek ndaj iluminizmi duhet të bente më teper dhe pse në të vertet nuk beri gje tjeter vecsa rriti dozen e paqartësise.

Shembull i perkryer i dhenjes se nje pergjigjeje është Volteri i cili bashkë me Heraklitin dhe Luterin perbejnë treshen e pare pesimiste që ka njohur mendimi perendimore. E imagjinoni vetë se cila është pergjigja: Kandidi, ose mbi optimizmin. Veper e cila në të vertetë është trajtimi i nje gjeniu që hedh pluhur në sytë e atyre që nuk shikojnë: të jetosh në menyren më të mire të mundshme në nje botë që është e qeverisur prej rastësise, prej iluzioneve.

Sduhet harruar se, pervec mangesive të cilat janë gati subjektive, iluminizmi perben hapin e dytë drejtë tejkalimit të konceptit të se rastësishmes. Per here të dytë njeriu mendon se mbase duhet ta njohim natyren, realitetin, në vend që të veprojmë në menyre të rastësishme, sipas qejfit. Them per here të dytë sepse të paret që e menduan ishin mendimtaret grek të cilet mendonin se cdo e keqe që ndodh është efekt i paaftësis sonë per të kuptuar, i panjohurise ndaj fenomeneve dhe shkaqeve që sjellin në fatkeqësitë e ndryshme.

Në kohen e Volterit dhe Rusoit ishin akoma iluzionet dhe shpresat që qeverisnin shpirtin e njeriut, paqartësitë mbi fatin e tij dhe shoqerise ishin epiqëndra e trajtimeve si filozofike ashtu dhe politike. Madje divergjencat mes tyre, mbi natyren e njeriut dhe menyren se si duhej të qeverisej kanë qënë nje nga debatet më të zjarrta të iluminizmti. Të dy mbahen si paraardhesit e revoliconit francez vecse Volteri nuk e perkrahu kurre demokracin ndryshe nga Rusoj që ishte babia i demokracis se drejtë per drejtë.

Duke bere nje hap shumë gjigant kalojmë në kohet bashkohore ku nje tjetër forme e perceptimit të realitetit dhe natyres se gjerave po zinte rrenje. Ajo e menyrave të reja xhestionale. Ideja është: nëse në arrijmë të kuptojmë realiteitn duke vepruar, duke sistemua në menyre racionale cdo hap të jetës sonë atëhere në jemi në gjendje të racionalizojm dhe raportin tonë me natyren, duke projektuar cdo vaprim me ndihmen e njohjes se shkaqeve.

Pra nëse arrjimë të kuptojmë realitetin, natyren, ndoshta arrijmë dhe të permiresojmë gjendjen tonë.

Në ditët e sotme, thotë Bauman, nuk është dhe aq paaftësia ndaj shkaqeve sesa paparishikueshmeria e fenomeneve që na ndodhin perreth, pra është më teper natyra aksidentale e gjerave që ndodhin, e cila është pjese perberese e rendesishme e tyre, më teper se nje pakuptueshmeri e jona. është kjo ajo që na karakterizon në krahasim me grekërit apo me iluministët: në nuk kemi iluzione dhe jemi të vetëdijshem se gjerat ndodhin sipas ligjeve të caktuara të natyres.

Në këtë atmosfere analize Bauman ben tre pyetje të cilat karakterizojnë tre epokat kryesore të botëkuptimit perendimore të cilat perbejnë dhe pergjigjet e ndryshme mbi fatin vetjak të njeriut.

Cfare të bejmë?( në greqinë e lashtë)

Cfare duhet bere?( periudha iluministë)

Kush duhet ta beje?( periudha bashkohore)

Bauman do të na thotë se në periudha të ndryshme të historise, e cila është gjithnje e me lineare, here pas here krijohen vorbulla ciklike të cilat behen epiqëndra të ndryshimit të fatit të njeriut. Në greqinë e lashtë njeriu kishte si qëllim kërkimin e lumturise e po ashut shteti duhej të krijonte mundesinë e të jetuarit të nje jetë të lumtur dhe në paqe. Ajo cfare të bejmë është në nje fare menyre ideja nënë e kërkimit të lumturise dhe mireqënjes vetjake në mangesi të njohurise se plotë të antyres se gjerave.

Në periudhen iluminste njeriu është i udhehequr nga nje fare deshire per dije, per të dale në dritë e per të shijuar lirinë e të njohurit të natyres, e cila fatkeqësisht mbeshtjell nën petkun e saj enigma të pazgjidhshme. Në këtë realitet të gjerave iluzionet e krijuara nga pamundesia i bejnë vend pasigurise e cila do sjelle shumë shpejt në atë ndjesinë e hiçit, të ndjerit të boshllekut nihilist, karakteristike e vdekjes se vlerave.

Pyetja e fundit, ajo e kush duhet ta beje? është ideja kyçe e bashkëjeteses njerezore në nje shoqëri që më teper se kurre është nje nderthurje e perkryer mes pasigurise, ndjenjes se boshllekut, alienimit të vlerave dhe trasformimit të tyre.

Gjeja e vetme e qartë është se nuk kemi më asgje të qartë dhe të sigurtë. Cdo fenomen është i qeverisur prej paparashikueshmerise. Të ishte ndryshe njeriu do jetonte në nje botë më të mire. Ekziston gjithnje rreziku dhe pse shpesh mundohemi ta mbulojmë me probabilitetin e të ndodhurit/mosndodhurit dhe mundesinë që ka nje gje të ndodhe sa më vonë ose sa më pare. Pra ekiston rreziku dhe kemi mundesinë dhe ta llogarisim por fatkëqsisht kjo sjell nje avantazh minimal, aq sa nuk është më e leverdishme per ne.

Në gjithe këtë analize filozofike të fatit vetjak janë edhe dy koncepte të tjera baze që duhen vënë në relacion me të; ai i pushtet dhe politikës.

Marrdhenia mes tyre dhe aftit të njeriut është baze e cdo formë të qeverisj
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4821

Top