Zoti e do televizorin

nga Xixëllonja

Ennio Flaiano thoshte se në të ardhmen nuk do jemi pasqyrë e asaj që kane bërë qeveritë por asaj që ka bërë televisori e media e në një të ardhme-të tashme ndoshta kjo ka ndodhur vërtet.

Përvec lajmeve në kuzhinen e asaj kutisë së vogël tani kalojnë dhe zakonet,moda, sjelljet, morali, ndjenjat bile me shpikjen e reality show tani dhe jetohet. Është një doktrinë e re pa profet e të ngjan me atë lëngun që merr formën e enës ku futet, sa më e madhe-uritur të jetë ena-shikuesi aq më mirë duket forma e arrihet rezultati. Këtë marifet duhet ta kenë kuptuar dhe ato djemtë e mirë të Papës që pas shekujsh prioritet me thashethemet e njerëzve tani i shikojnë ata te dalin në TV e të rrëfehen aty ku nuk ka as ruatje sekreti thua të jenë merakosur për këtë?!

Dje mora vesh (me vonesë) se dhe Vatikani ka kanal ne youtube. Fillova ta rendis me ato që njihja, dmth me radion (ka sinjal të fortë dhe në Shqipëri), qendrën televisive, gazetën Avvenire tirazhi i saj është në rritje megjithatë kur kryeredaktori prej 15 vjetesh deklaroi se ishte homoseksual nuk u mendua 1 sekondë për ta hequr. Dihet kisha nuk është fare kapitaliste (!)

Por dhe feja tjetër më e madhe monoteiste ajo myslimane nuk është më mbrapa në këtë drejtim. Sa prej jush që kanë satelit i ka rastisur të shëtisin me telekomandë nëpër stacionet arabe e të shikojnë predikim 24 orë në 24? Duke konsideruar numrin e madh të arabëve që janë emigrantë nëpër botë këta zyrtarë të fesë bëhen me të drejtëmerak se mos ndonjë dele humb rrugën në bordellon e madhe perëndimore. Nuk do të qëllojë kurrë të flitet për vajza të vogla analfabete, dhunën ndaj grave etj por jemi të sigurtë do ketë përherë kohë për të folur për tema të tjera myslimane. Këtë metodë përdorin dhe kolegët e tyre katolikë sidomos ata amerikanë qe shpeshherë mund dhe ti ngatërrosh me ata kandidatët e partive nëpër fushata për aq të zellshëm sa janë. Ah po më djeg ky argument, në fakt nuk janë kandidatë por fushata bëjnë. Aty nga mesi-fundi I predikimit të këshillojnë me dashamirësi që të mos harrosh të votosh e mbi të gjitha të kesh parasysh e të votosh për ata që mbrojnë familjen. Ata që mbrojnë familjen janë po ato të divorcuarit/të martuarit me nga 3-4 dashnore, të zellshmit e festave me baza të shëndetshme drogë&prostituta por që janë haptazi politikisht kunder abortit ,kundër liberalizimit të drogave, kundër përdorimit të qelizave staminale e cdo eksperimenti rreth tyre. Tani sdo jem unë ajo që do bëj moral, sinqerisht smë behet vonë fare se ca bëjnë këta individë nëpër dhomat e gjumit vetem se kur dëgjoj predikime të tilla morale më duhet ta pranoj më vjen ta thyej dhunshëm TV që i përcjell.

E nëse zoti e do televizorin, a është dakort me ato që thuhen nën emrin e tij? A i pëlqen censura e rasteve të pedofilisë,abuzimeve? Duket se në emër të atit e të birit të shpirtit të shenjtë është zëvendësuar me bëni si themi ne por mos bëni si bëjmë në vetëm se tani e gjen në forma subliminale nëpërmjet valëve. Nëse shërbëtorët e tij kanë përqafuar me dëshirë të rejat teknologjike duke respektuar kështu metodat propagandistike në të cilat një klasë elitare kontrollon e modifikon sjelljen e shumicës . A nuk e meriton kjo shumicë të informohet dhe për rastet famëkeqe që ndodhin ,e nëse dhe media jofetare bashkëpunon me ta kujt mund ti drejtohemi? Zotit?!

Në vitin 2010 të shikosh se këto media po bëhen qendra propagandiste devijmi po aq të rrezikshme sa ata që shisnin indulgjencat në mesjetë të jep të kuptosh se metoda që kanë zgjedhur fetë për të zhdukur të keqen e vërtetë është të mos flasin fare për të. Kështu në këtë botë kaq djerr ata duan të jenë kopshtarët dhe mbas kaq shekujsh duan te vazhdojnë me atë që kanë mbjellë përherë errësirën.

Filed under: Lart & Poshtë Tagged: fe, televizor, tv, Vatikani
Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://tiranacalling.wordpress.com/?p=4492