Zogjte e Korbit

alinos

Forumium maestatis
Zogjte e Korbit

shprendare neper bote,
kruspull ne fole te vogla ku drita e diellit hyn kalimthi duke sjelle aromen e kujtimeve te largeta,
lodhur nga nje gjuhe qe s'eshte e nenes se tyre,
irrituar nga te qeshura pa kuptim e nje humor banal,
vrenjtur si rete e trasha te atij vendi modern,
perlotur nga dhimbja e nje vetmie te detyruar,

Zogjte e Korbit!
 

bobo

marksist-enverist
Re: Zogjte e Korbit

e "zogjte e korbit", nje hall i beri, qe te mbyllen ne ato fole te vogla; nje shprese qe mbase nje dit foleja do te rritet; ose hutimi ne ate kaosin e rremujshem, te asaj jete moderne, mes shkelqimit te rrejshem dhe vet`mahnitjes...
sido qe ta kapesh, buzeqesh "zogu i korbit", lumturohet; i bertet fatit te shurdher!, e sa keq, si spata dhe kesaj rradhe fat. i ngjan atij lexikonit pa renditje alfabetike!!?
e tha me vete, qeka mallku mduket "zogu i korbit"!,
kot si ka mbet, se dhe i zi eshte(zogu i K.-së), ska ku shko me zi...!
shnet,zogjve te korbit, lumturi paqe sex-pa drog-me rokenrro..
nga homerS.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Zogjte e Korbit

Cfare do ta bente te vecante mbremjen e 21 gushtit 2004, pervec mbledhjes ne cerdhen e vjeter ku jane shtuar mballomat dhe arnat kane zene arnat?
U poqen zogjte e korbit ne kete date, ashtu trullosur e me nje qind mundime te kohes se paket dhe mosperputhjes se orareve. Sirena mirepriti te bukuren e klases, me te miren e klases, ate me nje dashuri tronditese dhe tragjedi familjare dhe indiferenten zemermire. Fale telekomunikacionit cope-cope shqiptar dhe monopolit te vodafone ne Evrope munden dhe t'i degjojne zerin burimit te humorit te mire.
Eh, kush e dinte pse u mblodhem?! Ndoshta per te kujtuar se dikur ishim femije, femije te mire qe u rriten me njeri-tjetrin ndersa jeta i shqyente vecan per te mos i lene asnje mundesi bashkejetese.
C'u bene vajzat e klases me vajza sybukura? C'u bene gezimet e clirta? C'u bene trillimet per nje pleqeri te paqte nen hijen e pemeve? C'u bene vajzat?

Disa gjenden robina ne kafazin e arte. Disa prej tyre jane kthyer ne gra te lodhura, qe fshehin mundimet nen shtresat e tualetit. Disa marrin e japin shprese nga syte e femijeve te tyre. Disa ndjekin si te cmendura endrra te vjetra e te reja.
E secila ka nga nje histori per te treguar. Secila ka shume vuajtje e gezime te reja, por koha s'premton dhe duhet te perzgjedhin ato me te fortat per te ndare ne trapezin e mallit me ato qe i mbajne mend si ne te kaluaren, kur problemet te benin me shume te qeshje sesa te qaje.

Edhe ty te permendem zemer. Ju tregova me mall e me shihnin ne sy duke perpire cdo fjale. Uronin te kishin qene ne vendin tim duke me rikujtuar dhe njehere se sa e rendesishme ke qene dhe mbetesh per ne. Nuk e dija c'kisha mbreme dhe pse nuk me zinte gjumi. Nuk e kuptoja se dicka me pengonte te isha e qete. Nje eko vinte nga larg e dukej sikur me lagte fytyren me lot te vjeter. Nuk e kuptova mungesen e qetesise se shpirtit pavaresisht nga lodhja deri me sot!
U kujtova se dje ishte 21 gusht 2004, plot 5 vjet qe nga dita kur duke u ndare te thash:
"Ti shkon drejt njohjeve te reja dhe interesante qe do te te hapin plot dyer te reja, ku do te deshirosh te hysh, kurse une, une do te mbetem prapa duke u perpjekur te pershtatem me ata qe dikur nuk i zgjodha si pjese e jetes time!"
Deri diku pata te drejte, edhe pse ne kete humbetire gjeta bashke-eces qe me jane bere shume te shtrenjte, disa prej te cileve edhe i kam humbur rruges, fati do te tregoje se persa kohe. Po keshtu edhe une e hodha canten shpines e hapa krahet ne fluturim drejt horizonteve te reja qe shpalosen gjithnje e me te pamata para meje.
Je e pazevendesueshme, sidoqofte.
Zogjte e korbit vertet bridhkan rrugeve te pafund te botes, por nderkohe jetojne me idene se cerdhja eshte ende ne kembe duke u lidhur keshtu, fort me pafajesine e dikurshme...

p.s. paskam humbur... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Zogjte e Korbit

<font color="brown"> Runaway Train


Call you up in the middle of the night
Like a firefly without a light
You were there like a blowtorch burning
I was a key that could use a little turning

So tired that I couldn't even sleep
So many secrets I couldn't keep
I promised myself I wouldn't weep
One more promise I couldn't keep

It seems no one can help me now,
I'm in too deep; there's no way out
This time I have really led myself astray

Runaway train, never going back
Wrong way on a one-way track
Seems like I should be getting somewhere
Somehow I'm neither here nor there

Can you help me remember how to smile?
Make it somehow all seem worthwhile
How on earth did I get so jaded?
Life's mystery seems so faded

I can go where no one else can go
I know what no one else knows
Here I am just a-drownin' in the rain
With a ticket for a runaway train

And everything seems cut and dried,
Day and night, earth and sky,
Somehow I just don't believe it

Runaway train, never going back
Wrong way on a one-way track
Seems like I should be getting somewhere
Somehow I'm neither here nor there

Bought a ticket for a runaway train
Like a madman laughing at the rain
A little out of touch, a little insane
It's just easier than dealing with the pain

Runaway train, never going back
Wrong way on a one-way track
Seems like I should be getting somewhere
Somehow I'm neither here nor there

Runaway train, never coming back
Runaway train, tearing up the track
Runaway train, burning in my veins
I run away but it always seems the same


</font>
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Zogjte e Korbit

a i merr malli per njeri-tjetrin zogjte e korbit, apo duhen sepse duhet te duhen???

kur jemi vetja e zbrazur nga tjetri dhe syte e tij???
 

tola77

Primus registratum
Re: Zogjte e Korbit

sot nje nga zogjte e korbit, ka ditelindjen, eshte me fat se nuk e ka lene ende folene e vjeter, nga zemra te uroj shoqja ime e banges gezuar ditelindjen, nga larg te uroj me mall gjithe te mirat e kesaj bote per 30 vjetorin tend.
 
Top