Zogjte e Korbit

alinos

Forumium maestatis
Zogjte e Korbit

alinos
Spicy
Anëtar/e # 406

Shkruajtur më 17 Maj, 2003 14:12
--------------------------------------------------------------------------------
shprendare neper bote,
kruspull ne fole te vogla ku drita e diellit hyn kalimthi duke sjelle aromen e kujtimeve te largeta,
lodhur nga nje gjuhe qe s'eshte e nenes se tyre,
irrituar nga te qeshura pa kuptim e nje humor banal,
vrenjtur si rete e trasha te atij vendi modern,
perlotur nga dhimbja e nje vetmie te detyruar,

Zogjte e Korbit!

--------------------
The best thing about being a woman is the prerogative to have a little fun and...

Lord, Won't You Buy Me a Mercedes-Benz...

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7920 | Nga: vendi i paradokseve | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

homerS
mark e mbrojtur
Anëtar/e # 6

Shkruajtur më 17 Maj, 2003 16:06
--------------------------------------------------------------------------------
e "zogjte e korbit", nje hall i beri, qe te mbyllen ne ato fole te vogla; nje shprese qe mbase nje dit foleja do te rritet; ose hutimi ne ate kaosin e rremujshem, te asaj jete moderne, mes shkelqimit te rrejshem dhe vet`mahnitjes...
sido qe ta kapesh, buzeqesh "zogu i korbit", lumturohet; i bertet fatit te shurdher!, e sa keq, si spata dhe kesaj rradhe fat. i ngjan atij lexikonit pa renditje alfabetike!!?
e tha me vete, qeka mallku mduket "zogu i korbit"!,
kot si ka mbet, se dhe i zi eshte(zogu i K.-së), ska ku shko me zi...!
shnet,zogjve te korbit, lumturi paqe sex-pa drog-me rokenrro..
nga homerS.
--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 1576 | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

sPaced out
3!3©tr0n!©- wh0r3r
Anëtar/e # 160

Shkruajtur më 17 Maj, 2003 18:01
--------------------------------------------------------------------------------
pumpin

--------------------
Themeluesi dhe antari i pare i Partise Civile te Diaspores. Shqiperia ka per te ndryshuar vetem athere kur njerzit te kene besim tek ata qe i udheheqin. (Se shpejti do dalim dhe ne web)

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 4164 | Nga: WUSTAAA | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

abs
sepse
Anëtar/e # 111

Shkruajtur më 17 Maj, 2003 21:24
--------------------------------------------------------------------------------
---> e njeh vedin per zog shtegtar...



--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 2325 | Nga: nje program ekstra... | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

alinos
Spicy
Anëtar/e # 406

Shkruajtur më 23 Gusht, 2004 00:04
--------------------------------------------------------------------------------
Cfare do ta bente te vecante mbremjen e 21 gushtit 2004, pervec mbledhjes ne cerdhen e vjeter ku jane shtuar mballomat dhe arnat kane zene arnat?
U poqen zogjte e korbit ne kete date, ashtu trullosur e me nje qind mundime te kohes se paket dhe mosperputhjes se orareve. Sirena mirepriti te bukuren e klases, me te miren e klases, ate me nje dashuri tronditese dhe tragjedi familjare dhe indiferenten zemermire. Fale telekomunikacionit cope-cope shqiptar dhe monopolit te vodafone ne Evrope munden dhe t'i degjojne zerin burimit te humorit te mire.
Eh, kush e dinte pse u mblodhem?! Ndoshta per te kujtuar se dikur ishim femije, femije te mire qe u rriten me njeri-tjetrin ndersa jeta i shqyente vecan per te mos i lene asnje mundesi bashkejetese.
C'u bene vajzat e klases me vajza sybukura? C'u bene gezimet e clirta? C'u bene trillimet per nje pleqeri te paqte nen hijen e pemeve? C'u bene vajzat?

Disa gjenden robina ne kafazin e arte. Disa prej tyre jane kthyer ne gra te lodhura, qe fshehin mundimet nen shtresat e tualetit. Disa marrin e japin shprese nga syte e femijeve te tyre. Disa ndjekin si te cmendura endrra te vjetra e te reja.
E secila ka nga nje histori per te treguar. Secila ka shume vuajtje e gezime te reja, por koha s'premton dhe duhet te perzgjedhin ato me te fortat per te ndare ne trapezin e mallit me ato qe i mbajne mend si ne te kaluaren, kur problemet te benin me shume te qeshje sesa te qaje.

Edhe ty te permendem zemer. Ju tregova me mall e me shihnin ne sy duke perpire cdo fjale. Uronin te kishin qene ne vendin tim duke me rikujtuar dhe njehere se sa e rendesishme ke qene dhe mbetesh per ne. Nuk e dija c'kisha mbreme dhe pse nuk me zinte gjumi. Nuk e kuptoja se dicka me pengonte te isha e qete. Nje eko vinte nga larg e dukej sikur me lagte fytyren me lot te vjeter. Nuk e kuptova mungesen e qetesise se shpirtit pavaresisht nga lodhja deri me sot!
U kujtova se dje ishte 21 gusht 2004, plot 5 vjet qe nga dita kur duke u ndare te thash:
"Ti shkon drejt njohjeve te reja dhe interesante qe do te te hapin plot dyer te reja, ku do te deshirosh te hysh, kurse une, une do te mbetem prapa duke u perpjekur te pershtatem me ata qe dikur nuk i zgjodha si pjese e jetes time!"
Deri diku pata te drejte, edhe pse ne kete humbetire gjeta bashke-eces qe me jane bere shume te shtrenjte, disa prej te cileve edhe i kam humbur rruges, fati do te tregoje se persa kohe. Po keshtu edhe une e hodha canten shpines e hapa krahet ne fluturim drejt horizonteve te reja qe shpalosen gjithnje e me te pamata para meje.
Je e pazevendesueshme, sidoqofte.
Zogjte e korbit vertet bridhkan rrugeve te pafund te botes, por nderkohe jetojne me idene se cerdhja eshte ende ne kembe duke u lidhur keshtu, fort me pafajesine e dikurshme...

p.s. paskam humbur...

--------------------
The best thing about being a woman is the prerogative to have a little fun and...

Lord, Won't You Buy Me a Mercedes-Benz...

--------------------------------------------------------------------------------
Postime: 7920 | Nga: vendi i paradokseve | Regjistruar: Nën 2002 | IP: e Regjistruar |

anadoktoresha
PROVENCE
Anëtar/e # 540

Shkruajtur më 23 Gusht, 2004 17:13
--------------------------------------------------------------------------------
linos...e mrekullueshme

--------------------
per te gjithe ka nje qenie te paarritshme....*
 
Top