Zhvillimet ne opozite

komino

Valoris scriptorum
Zhvillimet ne opozite

Ne kete teme evolucioni i opozites shqipetare ne dy aspekte

evolucioni real

- leadership
- anetaresi dhe kandidate
- programe
- qendrime dhe pozicionime ne tematika te ndryshme

evolucioni elektoral

- alenaca
- propogande
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Zhvillimet ne opozite

Rama ne Strasburg per te informuar per shkeljet e Berishes
E Merkure, 17 Maj 2006
Kryetari i PSSH, Edi Rama, se bashku me Sekretaren per Marredheniet Nderkombetare, Arta Dade dhe Deputetin Marko Bello jane nisur per nje vizite te rendesishme pune ne Strasburg. Gjate qendrimit ne Strasburg, Z. Rama do te ndjeke nje axhende te ngjeshur takimesh me personalitetet me te larta te Parlamentit Europian dhe deputete te tjere.

Rama do te zhvilloje nje bashkebisedim me Grupin Parlamentar Socialist ne Parlamentin Europian gjate te cilit Z. Rama do te pasqyroje zhvillimet me te fundit politike ne Shqiperi dhe pikepamjen dhe qendrimin e PSSH ne lidhje me keto ceshtje. Rama do te informoje parlamentaret europian mbi ceshtjet me kritike te politikes, te tilla si pengesat e maxhorances ne reformen zgjedhore, perpjekjet e saj per uzurpimin e KQZ si institucioni kryesor qe administron procesin zgjedhor, sulmet e vazhdueshme per te uzurpuar institucinet e pavarura kushtetuese si dhe sulmet per te nenshtruar pushtetin vendor. Nje ceshtje problematike eshte dhe largimi i specialisteve nga administrata publike (nje pjese e mire e te cileve jane trajnuar nepermjet financimit te BE) per motive politike si dhe zevendesimi i tyre me militante te PD-se. Nder te tjera, Kryetari i PSSH, Z. Edi Rama do te zhvilloje nje audience te hapur me te Deputetet e Parlamentit Europian per te informuar mbi te gjitha problemet aktuale te politikes si dhe per te shprehur qendrimin e PS-se mbi keto ceshtje. Gjate qendrimit ne Strasburg, Rama do te zhvilloje takime me Rasmussen, ish Kryeminister i Danimarkes dhe aktualisht nje nga deputetet me te nderuar te Parlamentit Europian, Schulz, Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist prane Parlamentit Europian, Z. Swoboda, N/Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist prane Parlamentit Europian, Z. Wieresma, N/Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist prane Parlamentit Europian. Nje takim te vecante, Kryetari i PSSH, Rama do te zhvilloje me Znj. Doris Pack ne ambjentet e Parlamentit Europian.
-------------------------------

www.korrieri.com
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Zhvillimet ne opozite

Ruci: Rama, lideri me mentalitet te ri
E Merkure, 17 Maj 2006
Ish-sekretari i pergjithshem i Partise Socaliste, Gramoz Ruci, ne "TV Alsat" ka vleresuar edhe njehere liderin socialist, Edi Rama. Sipas tij, qe me ardhjen ne krye te socialisteve, Rama ka sjelle nje fryme te re. Dhe ajo qe e ben te dallueshem kryesocialistin, eshte fakti se po perterin lidhjet me anetarin e thjeshte te partise. Ne kete kendveshtrim, Ruci ka nenvizuar faktin se pikerisht shkeputja nga baza e partise, nga anetari i thjeshte dhe nga mosdegjimi i tij, PS humbi vota ne zgjedhjet e fundit. Duke evidentuar faktin se kudo liderin e ri e presin me entuziazem, Ruci ka shprehur besimin per rikthimin e se majtes ne pushtet. Perkunder deklaratave apo indiferencave te ndokujt ne PS, te cilat per te jane gje tjeter, vetem shprehje te konservatorizmit te tyre. Duke vleresuar rolin e ish-kryetarit te PS, Nano, ish-sekretari socialist eshte shprehur se ai eshte shume i rendesishem ne PS per te dhene kontributin e tij. Pervec kontributit 15 vjecar ne krye te PS dhe me aktin civilizues qe dha kur u doreheq nga posti i kryetarit te PS, pas humbjes ne zgjedhje. Doreheqje qe sipas tij, ishte nje leksion per tere politiken shqiptare.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Zhvillimet ne opozite

ore po un sikur lexova që Rama-Ruçi ishin kacafytur (me llafe sigurisht).

Hajde opozit hajde. Tamam lebër që tani zihen e pas 2 minutash puthen.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Zhvillimet ne opozite

tek ka infektuar gje oroshi ty kontra???!!!!

nejse

interesante kjo kacafytja
na informo pak nese mundesh
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Zhvillimet ne opozite

Ishte ke lajmet e para 2 ditve. Ça kishin shkrujt gazetat po them un.

Sa për punën e lebërve mos u merakos se e kan të vetën këtë karakteristikë /pf/images/graemlins/tipsy.gif.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Zhvillimet ne opozite

Partia Socialiste ofroi dje, që nga Kukësi, idenë e shkrirjes së saj me Partinë Socialdemokrate

Rama: PS të bashkohet me PSD-në

„Asnjë arsye ngurrimi që të fillojmë menjëherë procedurat e bashkimit mes dy forcave“

Bashkim Shala

TIRANE - Partia Socialiste ofroi dje që nga Kukësi, idenë e shkrirjes së saj me Partinë Socialdemokrate. Kryetari i PS-së, Edi Rama, ndërsa u kthye nga vizita në Kosovë, ku mori pjesë në Kongresin e 4-t të AAK-së që ka rizgjedhur kryetar Ramush Haradinajn, tha se „PS-ja e ka derën hapur, është e gatshme të njohë gabimet e së shkuarës, është e gatshme t‘i pranojë të gjithë në tavolinë si të barabartë. Ne nuk do të rrimë me kokën mbrapa, por do të shohim të gjithë përpara, do të jemi të gjithë të bashkuar, duke qenë ne të parët që do të marrim përgjegjësi, do të ecim me tutje duke filluar nga PSD-ja, që do ta ftoj të fillojmë procedurat për një bashkim deri në shkrirje mes dy partive“. „Nuk ka arsye për të pasur kaq shumë parti të majta, ashtu sikundër me një aleat kaq të rëndësishëm dhe kaq strategjik sa PSD-ja, e cila i ka qëndruar koherente vijës së saj politike. Ne nuk kemi asnjë arsye që të ngurojmë që të fillojmë menjëherë procedurat e bashkimit mes dy forcave, bashkim përfundimtar, që do të jetë një hap tjetër drejt fundit të procesit të rithemelimit të së majtës, që duhet të jetë një parti e madhe e së majtës, një parti e progresistëve, një parti e të gjithë atyre që duan një Shqipëri ndryshe”, -ka argumentuar Rama. Më pas, ai ka shtuar se bashkimin e konsideron si nevojë, andaj dhe ai vjen „si një nevojë që vjen përmes shprehjes të shqetësimit të të gjithë qytetarëve që nuk u duhet një politike gërr-mërr, që nuk u duhet një politikë e parcelizuar në parti që ju duken bajate dhe ne kemi hedhur hapa përpara duke e adresuar këtë nevojë, nga njëra anë pa fyer dhe pa akuzuar askënd dhe nga ana tjetër, duke pasur hapur gjithnjë derën për të gjithë ata të cilët duan të na bashkohen“. Për Ramën, „në këtë drejtim kemi bërë hapa para dhe me aleatët tanë, në këtë drejtim kemi shënuar progres me të gjithë kampin opozitar, me të gjithë kampin e partive që konsiderojnë se nga e majta duhet të vijë shpresa, se nga e majta duhet të vijë zgjidhja për të gjitha ato probleme që janë të pazgjidhura, dhe njëkohësisht kemi nënvizuar dhe do të vazhdojmë të nënvizojmë që ky bashkim jo vetëm të realizohet, por edhe të garantohet në bazën e madhe opozitare, në bazën e madhe socialiste ku çdo anëtar i PS-së duhet të jetë shprehja shembullore e kësaj force, ku çdo anëtar i PS-së duhet të shohë përtej gardhit të partisë, ku çdo anëtar i PS-së duhet të ndjejë si përgjegjësi të vetën që t‘i adresohet më të mirëve në qytet, më të mirëve në fshat për të qenë ata njëkohësisht edhe shprehja e këtij bashkimi“. Socialistët dhe kryetari i tyre thonë edhe se duhet të gjejnë njerëzit sipas modeleve dhe shembujve që përfaqësojnë në komunitet dhe se askush më mirë se sa vetë anëtarët e një komuniteti nuk do të munden ta bëjë këtë më mirë. „Kush më mirë se sa ju që keni të drejtën që me fjalën dhe votën tuaj të thoni se cilët do të jenë kandidatët tanë për këshillat bashkiakë dhe komunale? Ta harrojnë të gjithë ata të cilët kanë përfituar nga privilegjet dhe favoret e pushtetit për të zënë vendet në listat e këshillave bashkiakë, duke pasur emrat nën krye të listës dhe duke mos dhënë asnjë kontribut në fushatë. Listat tona ne do t’i shkruajmë bashkë me ju. Duhet ta harrojnë përfaqësuesit tanë në këshillat bashkiakë dhe komunalë se mund të ulen në ato karrige me mandatin e PS-së, me mandatin e simpatizantit dhe mund t’i braktisin sa herë të duan, duke munguar nëpër mbledhje, duke i çnderuar ato karrige e duke bërë pazare nga më të papranueshmet me kundërshtarin tonë politik, në kurriz të qeverisjes së qytetit“, -tha Rama në Kukës.

Qeveria
Asfare nuk mund të ketë dallim për të mirë dhe assesi nuk duhet të shfaqen iluzione se Sali Berisha vetë ka ndryshuar apo se qeverisja e tij është e aftë. Edi Rama ka përkujtuar se „ne kemi për të gjitha ato zona rurale që sot janë vatra e pakujdesjes dhe e varfërisë, një varfëri që këtu në rrethin e Kukësit po kthehet në një hije“. „Një hije që me kthimin e Sali Berishës në pushtet duket më e frikshme, sepse te gjitha premtimet e kryetarit të PD-së i ka marrë era, sepse të gjitha gafat që burojnë prej paaftësisë dhe hipokrizisë së tij dhe qeverisë së tij i paguani ju në radhë të parë, i paguajnë qytetarët e veriut të vendit, ku sfida me varfërinë është sfida madhore dhe ku varfëria po zë përditë ato hapësira që duhet të ishin hapësirat e zhvillimit dhe të begatisë së vendit“, -tha Rama. Ai ka kujtuar gjithashtu se është i vetëdijshëm se beson se të majtët e kanë mposhtur Berishën në sfidën madhore, ndërsa ka shtuar se „do ta mundim sa herë të jetë e nevojshme… Të jeni të bindur se kjo është një agoni, e cila është dhe njëkohësisht agonia e një politike që tashmë ka dalë boje, është agonia e një politike, e cila përfaqësohet në shëmbëlltyrën e Sali Berishës, por të cilës shqiptarët nuk do t‘i japim më kurrfarë besimi, është agonia e një politike që do t‘i lerë vendin një politike të re të qytetarëve, të zgjedhësve për një Shqipëri ndryshe dhe që për këtë ne po investojmë për një PS ndryshe“. „Sali Berisha është i mundur që në momentin që ne mundim brenda PS-së të gjitha zakonet e këqija, që në momentin që ne mundim brenda PS-së inercinë e të gjitha atyre veprimeve që e çuan PS-në në opozitë. Është momenti që ne të mundim brenda PS-së, ata të cilët PS-ja e të gjitha degët e saj e kanë konsideruar si një lopë për ta mjelë. Ne e kemi mundur Sali Berishën në momentin që Partinë Socialiste ia kemi dhënë anëtarit të saj, në momentin që në PS është anëtari i saj që do të vendosë për të gjithë ata që do të përfaqësojnë PS-në. Kjo është sfida jonë. Në parti jemi të gjithë në shërbim të një vizioni dhe të një programi që është shprehje e ambicies sonë të përbashkët për një Shqipëri ndryshe, ku shqiptarët të ndjehen më mirë se kudo tjetër, flas dhe për shqiptarët që duan të ikin një orë e më parë për shkak të qeverisjeve, për shkak të kësaj qeverie që jo vetëm nuk ju njeh atyre të drejtën për të qenë më dinjitozë se kudo tjetër, por i privon nga kushtet më minimale, kushte për të cilat shqiptarët marrin rrugën, kushte për të cilat edhe shumë prej jush kanë qenë të detyruar të braktisin vendlindjen për të kërkuar lumturinë diku tjetër, begatinë diku tjetër“, -ka vijuar Rama.
Bashkim Shala

„Më e lodhshme të shkosh në Kukës se në Pekin“

“Është më e lodhshme dhe më e gjatë të vish në Kukës se sa të shkosh në New York, në Uashington apo në Pekin, nga pikëpamja e orëve dhe nga pikëpamja e lëkundjeve. Ajo që buron drejtpërdrejt nga ky realitet, është fakti se sot me Sali Berishën me paaftësinë e tij, me ministrat e tij të paaftë, me skandalin e përditshëm të pamundësisë të administrimit të atij buxheti që ka kjo qeveri për të bërë punë publike, Kukësi është nga Tirana më larg se New Yorku, ja pra ky është realiteti i rrugëve nacionale të Kukësit që e lidhin atë me Tiranën dhe Kosovën. Ne do ta afrojmë Kukësin me Tiranën“.

www.shekulli.com
 
Top