alinos
Forumium maestatis
Zhgenjimi
s'paska me keq, kur ndjenjat e tua i gjen te mbledhura shuk ne nje kosh plerash, kur mundimi yt eshte kthyer ne barcalete, kur investimi yt ka deshtuar. Besoj se te gjithe ne nje moment te caktuar kemi provuar idhtesine e zhgenjimit, sfilitjen dhe dhimbjen qe sjell ai.
Per vete, kur i dedikohem dickaje apo dikujt, gjithnje i them vetes, me te drejte, se nuk e bej per tjetrin, por per vete. Askush s'te detyron te besh asgje. Cdo gje qe ben, e ben sepse deshiron, dhe per pasoje nuk mund te kerkosh llogari per sjelljen e te tjereve, qe nuk i pergjigjen ashtu sic do, perpjekjes tende.
E megjithate, pavaresisht nga ky vetegjykim dhe kjo mbushjemendje, vika nje dite, dhe mosmirenjohja te perplaset ne fytyre me arrogancen dhe papjekurine e vet, tipare vetem te mendjengushteve, qe te tregojne se djersa ne ulluk nuk ka qene gje tjeter vec nje tallje b*** masive, dhe nje shfrytezim i situates se momentit. Oportunizmi nuk eshte gje e keqe ne vetevete, por kur ai behet duke shkelur njerez, eshte e barabarte me krimin e vrasjes.
S'ka gje, bej sikur nuk sheh, mos me fol, fol pas shpine, shpif, shaj, zemerohu, beji te gjitha keto, por vetem per nje sekonde ndalu e mendo: a do te ndjehesh me mire me pas? A do te te sherbeje per ndonje gje? dhe cka eshte me e rendesishmja: a te leverdis ta prishesh me mua?
E di keto pyetje te duken arrogante, por nje oportunisti duhet t'i flasesh me gjuhen e vet qe te te kuptoje, ndryshe fillon perseri te beje sikur nuk sheh, nuk te flet, flet pas shpine, shpif, shan e zemerohet.
Mbetet vec nje gje per te thene: nuk kam ndermend te zemerohem me ty, s'ka vlere fare. Me vjen thjesht keq, qe dhashe nje dore, ose dhe nje gisht, madje qofte edhe nje maje thoi, qe ti te beheshe, ai/ajo qe je bere. S'paska me keq se ndjenja e meshires...