Zhgënjimi i azilantit të kthyer nga Gjermania: Asnjë të mos mashtrohet...!

SNAP

Papirus rex
Krenar Toromani është nga fshati Kamenicë i Divjakës. Disa muaj më parë, ai mori rrugën drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Por, parajsën nuk e gjeti dhe tani është kthyer, e nga ai udhëtim i ka ngelur vetëm zhgënjimi dhe paratë borxh që mori për të ikur.
Në Lushnje mori biletën dhe me autobus kaloi nga Vlora në Itali. Më pas udhëtoi me agjencitë drejt Gjermanisë, me shpresën se do t’i jepnin shtëpi, punë dhe leje qëndrimi.Por, parajsën nuk e gjeti dhe tani është kthyer, e nga ai udhëtim i ka ngelur vetëm zhgënjimi dhe paratë borxh që mori për të ikur.“U nisa nga Shqipëria sepse më thanë dy shokë hajde këtej. Kalova nga Shqipëria në Itali, e më pas për në Gjermani, por nuk na pritën fare mirë. Na futën në disa çadra, si ato ushtaraket në një kamp, ku qëndruam për 2 javë të gjithë bashkë, familjarë, burra etj. Më pas na çuan në një hotel dhe na jepnin shumë pak parà, që nuk mjaftonin as për bukë”, thotë Krenar Toromani, banor i fshatit Kamenicë.Prej 6 muajsh, e gjithë zona është prekur nga eksodi i azilkërkuesve.Të rinjtë nisen në grupe, të nxitur nga tregimet e të tjerëve në bisedat e gjata nëpër lokalet e fshatit.“Shok pas shoku nisemi. Kush ka shkuar më parë atje, na thotë hajdeni dhe ikim të gjithë. Në fakt kur ika nuk kisha as garanci me vete, por nuk na nxorrën asnjë lloj problemi”, thotë Krenari.

lajmeonline.netzhg-euml-njimi-i-azilantit-t-euml-kthyer-asnj-euml-t-euml-mos-mashtrohet-video_hd-1.jpg
 
joetisti_

Locus omnem
Le t'i mbaje kjo Gjermania ca kohe sa te shpetojne nga fundosja e sigurt ketu ku i risjellin. Shteti shqiptar t'i siguroje pune njerit dhe le te kthehet nje, pastaj dy vende pune dhe te kthehen dy e keshtu me radhe. Mos u tallni me disa qe s'kane as gure per te care koken. Une shpresoj te Gjermania qe shqiptaret i ka me sy te mire.
 
-Zana-

e...Thjeshte
Jemi ne nje gjendje te komplikuar ne pergjithesi ... nuk kemi as shembuj pozitive ku te mbeshtetemi . Kur iki ne Albania per pushime, me cudit fakti sa lluks ka verdalle... ne krahun tjeter shikon gjendjen e mjeruar... jetojne pa asnje lloj prespektive, ne shume raste edhe ka pune por njerezit refuzojne te punojne. Tokat ne pergjithesi jane te thara, nuk prodhojne bujqesi/blegtori me, ne pergjithesi ... ama marrin lek borxh per te ikur per te punuar tek Gjermani/Greku/Anglezi etj etj ..

PS......Po e them k'te sepse kur jemi larguar ne nga Shqiperia, ( nejse une vete personalisht kam qene shume e vogel ) .. por motra e madhe ishte me studime te mesme per Anglisht ne Shkoder .. dhe prinderit vendosen mos te ja nderpresin shkollen pasi kishte ne plan te mbaronte edhe te larten ... pra si perfundim e lane tek gjysherit ne Albania .. kur iku ne te larten, u lidh ne pune si perkthyese me SHTETIN dmth merrte para shume mire, mbaroi univesitetin hyri direkt mesuese ne pune, nderkohe qe bente edhe kurse private edhe perkthyese ne shtet... i shkonte rroga ne fund te muajtit shume e larte, e pabesueshme .. Si perfundim i ishte tiposur qe o do largohej nga Shqiperia o s'ka .. dhe kur i thonim pse don te largohesh? punen e ke sh te mire, rrogen e ke shume te larte.. rri atje se je shume mire...kjo kembengulte, dua te vij se te gjithe po largohen , shoqet/shoket e mi kane marre rruget neper bote une ngela k'tu....Nejse prinderit ja kishin bere te qarte, qe mos pretendo qe do kesh po te njenten pune/kushte/rroge k'tu - pasi diplloma e jote nuk njihet k'tu.. kjo akoma kembengulte, si perfundim erdhi arriti k'tu ... dhe si fillim perfundoi duke punuar ne nje restorant, ku c'do nate ankohej nga lodhja dhe sa pak lek paguhej... nderkohe qe ja kishin bere te qarte se qysh e tek.....Si perfundim, duke u marre pas gjerave te tjera, nuk arriti as te bej nje kurs me afat te shkurter qe te perkthyente legalisht apo dicka te tille.. me gjithe ate shkolle qe mbaroi dhe ate eksperience, akoma nuk punon ne zanatin e saj. Eshte bere shume pishman, qe nuk eshte kthyer ne Albania vite me pare, nderkohe qe tani thote eshte shume vone per mua te kthehem.. pasi gjerat kane ndryshuar, nuk arrij me te kem lidhjet e meparshme.

Pra Kurbeti nuk eshte fushe me lule, dhe si perfundim ne fund te fundit te gjithe humbasim nje pjese te mire te vetvetes ne Kurbet, e plus si perfundim te gjithe atje duam te perfundojme me kalimin e kohes...heret apo vone.

---Edhe k'tej ku jetoj une ..kohet e fundit po vijne Shqiptare ne mase, me leke borxhe... nuk regjistron me as shteti, rrijne ne te zeze pa asnje prespektive, nuk dine as gjuhe asgje.
 
Last edited:

Zana, kjo ceshtje eshte teper delikate per momentin ne Shqiperi. Per disa persona, si shembulli qe ke dhene dhe e besoj, mund edhe te jene me mire ketu, por e pergjithshja e tanishme eshte teper e veshtire. Eshte gjendje e keqe sepse edhe Europa s'eshte dhe aq mire momentalisht gjithsesi, ndihma per keta shqiptare qe s'iken per pune me te mire por per mundesi per te jetuar, nga Gjermania qe eshte nje force rezistuese ne kete krize, do te ishte shpetim i madh. STOP PROPAGANDA PER TE MJERET !!
 
hareid

Papirus rex
Gjermanet nuk bejne shume femije, nataliteti eshte ne ulje. Supozohet qe nese nuk do te kete ndryshime ne 20-30 vitet e ardhshem, numri i banoreve ne Gjermani do te zvogelohet nga 80 milione ne me pak se 60 milione. Prandaj qe tani gjermanet mundohen qe kete numer ta kompenzojne me te huaj. Mirepo kjo nuk do te thote se cdonjeri, cdo i huaj qe vjen ne Gjermani, ka edhe shanse per te e fituar te drejten e qendrimit.....Personat qe flasin deri diku gjermanisht dhe kane nje profesion qe ne Gjermani kerkohet, kane mundesi reale qe te e fitojne lejen e qendrimit. Personalisht njoh dy raste nga Shkodra. Vitin e kaluar erdhen si refugjat dhe kete vit, mbasi gjeten edhe pune si infermier ne nje spital, e fituan te drejten e qendrimit.
 
joetisti_

Locus omnem
Gjysma e se keqes qe s'po flitet me per t'i kthyer. Do Zoti rregullohen te gjitha ata qe shkuan.

Ajo propaganda e fillimit sa e shtirur...
E si mund te flitet aq "dhunshem" per disa qe s'e bene nga qejfi por nga nje hall i madh?!
 
Top