Re: Zgjedhjet lokale te vjeshtes dhe fushata elektorale e partive
<span style="font-weight: bold">*Mesazhi i Kryetarit te Demokristianeve, Nikolle Lesi drejtuar Keshillit Kombetar te PDK-se, perpara zgjedhjeve lokale</span>
E Diele, 13 Korrik 2003
<ul style="list-style-type: disc">[*]KA IKUR KOHA E NANOS DHE BERISHES*[/list]
Nga Nikolle Lesi
Zgjedhjet lokale te vitit 2003 e gjejne elektoratin shqiptar me te pa vendosur se kurre. Ndryshe nga disa kohe me pare kur politika shqiptare karakterizohej nga nje polarizim ekstrem i forcave te majta dhe te djathta dhe ne te njejten kohe dhe i elektoratit perkates, situata e sotme na paraqitet ndryshe ku dominon lufta brenda llojit, çka ka sjelle nje çoroditje te elektoratit dhe abstenim te tij nga procesi i votimeve.
Ne te kundert, rezulton nje polarizim i theksuar ekonomik qe konkretizohet nga krijimi i dy shtresave shoqerore, nje pakice shume te pasur dhe shumica e popullsise e varfer, duke krijuar nje hendek te madh ndermjet dy shtresave, me mungesen thuajse totale te shtreses se mesme te shoqerise.
Ndaj dhe Lidershipi i dy forcave kryesore ne vend eshte tashme i lodhur, i vjeteruar e i konsumuar pa asnje alternative per ta nxjerre vendin nga kriza 12 vjeçare ne te cilen ndodhet vendi, dhe pa autoritetin e duhur per te sjelle tek njerezit optimizmin dhe besimin per nje jete me te mire ne vendin e tyre.
Eshte detyre e Partise Demokristiane, doktrina e se ciles i perket nje prej forcave me te medha qe drejtojne sot Europen, qe pasi te beje nje analize te situates ne te cilen ndodhet sot ekonomia dhe shoqeria shqiptare, te jape alternativen me te mire per permiresimin e menjehershem te gjendjes ne vend dhe kthimin e besimit tek njerezit; se shqiptaret nuk dine te punojne vetem neper bote, por dine te punojne dhe te menaxhojne, mbi te gjitha edhe veten e tyre. Por kjo do te ndodhe vetem atehere kur vendi te drejtohet nga njerez te afte, e te ndershem, por jo nga KETA qe na qeverisin qe prej vitit '97 apo, por as edhe nga ATA qe kane keqqeverisur ne vitet '92-_97. Siç kam pohuar ne te gjitha takimet parazgjedhore ka ardhur koha, bile ka kaluar, qe ne politiken shqiptare te vije fryma e progresit si ne pozite, ashtu dhe ne opoziten shqiptare. Ne duhet te bashkepunojme e te ndihmojme ardhjen ne krye te dy forcave politike kryesore te individeve me personalitet dhe shpirt torelance. Nuk mundet qe ata te cilet bene luften, shkaterrimin, qe sollen krizat e pervitshme dhe kane lene tash 12 vite konfliktin ne vatrat shqiptare, tani te na konvertohen ne Engjej te Demokracise!
Nisur nga sa me siper, Partia Demokristiane do te dale e vetme ne zgjedhjet lokale, e bindur se keshtu do t'i beje mire jo vetem vetes se saj, por do t'u krijoje mundesi edhe votuesve per te zgjedhur njeriun e duhur ne sherbim te tyre. Kandidatet tane do te perzgjidhen nga vete komuniteti, dhe do te perfaqesojne vlerat me te mira demokristiane.
Problemi me i madh i zgjedhjeve te vjeshtes do te jene komisionet zgjedhore, pasi siç eshte vendosur ne Kodin Zgjedhor, nga zoti Nano dhe zoti Berisha, votat do te numerohen vetem nga dy partite e medha, prandaj per te mbrojtur votat duhet qe secili drejtues i deges se partise ne rrethe t` perzgjedhe per te kandiduar jo vetem kandidate qe fitojne vota, por dhe qe kane njerez qe ua ruajne votat nga vjedhjet te dielen ne mes te dites, diten e votimeve. Pra ndeshemi me dy probleme: me perzgjedhjen e njerezve qe kane vlera kandidimi dhe se dyti, qe te kene forca njerezore per te ruajtur votat e tyre.
Zgjedhje dhe perzgjedhje
Krahas fazes se perzgjedhjes dhe seleksionimit te emrave per listat e keshilltareve per Bashkite dhe komunat, krahas evidentimit te zonave ku mund te kandidojme direkt per postet e kryetareve te bashkive, ne jemi dhe ne fazen permbyllese per zgjedhjet e kryetareve dhe drejtuesve kryesore ne deget e rretheve. Deri tani, kane perfunduar mbi 2/3 e degeve, por mbeten pa u zhvilluar kuvendet e degeve te Vlores, Sarandes, Mirdites, Delvines, Skraparit, Devollit, Kucoves, Peqinit, Hasit, Kukesit dhe Kolonjes. Ne te gjitha kuvendet e degeve ka pasur perzgjedhje cilesore dhe cilesi organizimi, por me te miret ne organizimin e tyre mbeten Shkodra, Malesia e Madhe, Gjirokastra, Pogradeci, Puka, Korça, Gramshi, Permeti, Tirana qytet, Tirana - rreth dhe Durresi. Kurse me dobet, ku u moren masa deri ne largimin e njerezve nga te gjitha strukturat drejtuese, mbeten: Laçi, Lushnja dhe Tepelena.
Testi per te zgjedhurit e deritanishem dhe per ata ekzistues, ne menyre qe te qendrojne ne postet e kryetarit te deges, jane rezultatet e zgjedhjeve lokale te ketij viti. Per çdo dege do te kete objektiva te percaktuara qarte te nisura nga situata aktuale, bazuar ne jetegjatesine qe kane deget neper rrethe si dhe rezultatet e zgjedhjeve te fundit lokale. Per vendosjen e ketyre objektivave kerkohet dhe bashkepunimi juaj.
Pas zgjedhjeve do te mblidhemi perseri per te analizuar rezultatin e tyre dhe bazuar ne realizimin e objektiva, do te varet dhe vazhdimi juaj ose jo, ne krye te degeve.
Siç kam deklaruar dhe siç eshte vendimi unanim i kryesise se PDK-se ne do te dalim te vetem ne zgjedhjet lokale te ketij viti, pasi duhet te testojme veten tone, sa kemi arritur realisht te injektojme tek njerezit frymen demokristiane mbare europiane.
Kemi pasur oferta per bashkepunim dhe ndarje racionesh, ndonese te vogla, si nga PD, ashtu dhe nga e majta, por nuk do te pranojme te futemi ne vathen e askujt. Natyrisht qe dalja te vetem ne zgjedhje ka brenda vetes dhe riskun politik, por para se gjithash testohemi realisht ku jemi ne spektrin e politikes shqiptare. Koalicionet ne kete rast do te jene vetem paszgjedhore.
Nje pike e nxehte e ketyre zgjedhjeve do te jete Tirana, kryeqyteti. Kemi vendosur te mos kandidojme direkt per kryetar, dhe nuk do te mbeshtesim asnjerin kandidat te seciles parti qe do te kandidoje. Do te synojme qe te marrim dyfishin e sotem te keshilltareve demokristiane ne Bashkine e Tiranes me synimin qe te jemi force balancuese mes PD dhe PS ne keshillin bashkiak ose e perkthyer ndryshe, qe votat tona te anojne kandarin e njeres prej dy partive te medha. Prandaj kandidatet tane per Keshillin Bashkiak duhet te perfaqesojne vlerat me te mira te rrymes demokristiane shqiptare.
Strategji dhe pragmatizem
Natyrisht qe si aleate strategjike kemi PD-ne, por kjo nuk do te thote se nuk dime te njohim pragmatizmin politik, ashtu siç e ka bere dhe po ben vete PD-ja, me zotin Nano. Ne te njejten menyre siç beri pazarin Berisha me Nanon per Kodin Zgjedhor, ku na perjashtuan nesi parti demokristiane nga te gjitha komisionet zgjedhore, edhe ne, duhet te mos jemi shume fanatike te siglave partiake aleate. Kur pragmatizmi i sherben forcimit te partise qe perfaqesojme, atehere nuk ka tabu. E thene edhe me shqip kryetaret e degeve te PDK-se, kur nuk do te kandidojne direkt per postet e kryetareve te bashkive apo komunave, pasi nuk e ndjejne veten te sigurte, atehere autorizohen qe per te shtuar numrin e listes se keshilltareve demokristiane, jane te lire per te perzgjedhur bashkepunimin lokal.
Ne synojme qe ne Shkoder, Malesi e Madhe, Puke, Pogradec, Durres, Gjirokaster, Korçe, Lezhe, Tirane, Bulqize, Peshkopi, Rreshen, Laç dhe Fier te marrin aq numer keshilltaresh sa te kerkojme postin e kryetarit te keshillit bashkiak. Ndersa ne disa komuna te quajtura "zona te nxehta demokristiane" si ne Malesi e Madhe, Puke, Tropoje, Lezhe, Mirdite, Pogradec, Shkoder, Ulez, Velipoje, Perrenjas do te spostojme njeren nga dy partite e medha politike.
Keto zgjedhje lokale jane sfida jo vetem e jona si parti, por edhe e nje filozifie te re qe po kerkojme te fusim ne politiken shqiptare ku ai qe humb jep doreheqjen e menjehershme dhe nuk mbetet ne politike duke u kacavarur.
Cilesi dhe emra te spikatur
Per te pasur sa me shume elektorat dhe natyrisht vota, duhet qe kryetaret e degeve, te perzgjedhin per te futur ne listat per keshilltare te demokristianeve emrat me te spikatur te partise sone, por dhe nga shoqeria civile, individe te cilet kane mbeshtetje popullore. Brenda dates 30 korrik listat e keshilltareve per bashkite do te miratohen nga kryesia qendrore ne Tirane. Kjo gje kerkohet per t'u siguruar se ne listat tona kane hyre realisht individe qe perfaqesojne dhe mbrojne filozofine dhe vlerat demokristiane qe po dominojne gjithnje e me shume ne mbare Europen. Perfaqesuesit e shoqerise civile do te gjejne tek ne mbeshtetjen dhe mundesine per te percjelle, siç e ndjejne, zerin e tyre ne keshillat bashkiake ne te gjithe vendin dhe ne do te pasurojme Partine tone me vlerat me te mira intelektuale.
Keto zgjedhje jane test jo vetem per ne si force politike qe duam kredibilitet, por do te jene tregues se ku mund te luajme me pas per zgjedhjet parlamentare. Zgjedhjet parlamentare sjellin bashkeqeverisje jo vetem lokale, por dhe qendrore. Ndaj duhet qe ne keto zgjedhje administrative lokale te pergatisim kushtet qe me vone te kemi grup parlamentar me deputete demokristiane dhe jo te marrim hua, sic kane perlare shumica e partive te sotme ne parlament. Dhe siç kemi deklaruar mbetet e palevizur motoja se cili nga ju apo dhe nga ato qe nuk jane ne salle, por qe kandidojne per ne, merr vota direkt ne baze behet deputet nga lista shumeemerore e proporcionalit. Nuk do te lejoj qe ju te merrni votat dhe kryesia e partise te behet me poste deputeti apo drejtoje ne ekzekutiv, duke shfrytezuar punen e perkushtimin tuaj. Jo. E kam thene dhe po e perseris: Deputet do te behet ai qe merr vota ne baze.
*Mesazhi i Kryetarit te Demokristianeve, Nikolle Lesi drejtuar Keshillit Kombetar te PDK-se, perpara zgjedhjeve lokale