Zbulohet skema e mashtrimit me TVSH-në, dëmi 1 milion dollarë

vasil1501

Forumium praecox
  • tatimet-300x225.jpg
    Disa administratorë kompanish private kanë përfunduar në pranga, pasi dyshohen të jenë përfshirë në një skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së. Prokuroria e Tiranës dhe drejtoria e hetimit tatimor kanë zbuluar një tjetër skemë mashtrimi me TVSH. Dëmi që i është shkaktuar shtetit kap shifrën e të paktën 1 milion dollarëve.

    Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bëri të ditur se “mbi bazën e një hetimi dymujor dolën për ekzekutim disa urdhër-arresti për disa administratorë subjektesh tregtare. Nga hetimet e deritanishme rezulton se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet mashtrimit me TVSH-në deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se kanë shkaktuar një dëm me vlerë rreth 1 milion dollarë. Shmangia e TVSH-së është kryer në fushën e kromit, ndërtimit dhe të kartave rimbushëse telefonike.

    Të pandehurit janë nën akuzë për veprat penale të cilat i kanë kryer në bashkëpunim: “Krijimit të skemave mashtruese me TVSH” , “Fshehjes së të ardhurave” kryer ne bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve”, “Pastrimit të Produkteve të veprës penale” në bashkëpunim.

    Nga Policia e Shtetit deri më tani është bërë i mundur arrestimi i shtetasve Bujar Male dhe Urim Canaj dhe është shpallur kërkimi për 5 administratorë të tjerë.

    “Hetimet për këtë çështje vazhdojnë. Administrata Tatimore iu bën thirrje subjekteve tatimpagues që të krijojnë marrëdhënie tregtare me subjekte të besueshme dhe të mos përfshihen në skema mashtrimi të cilat shkatërrojnë imazhin e subjekteve serioze dhe i shkaktojnë dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit dhe shoqërisë. Gjithashtu ftojmë publikun të denoncojë pranë Organeve tatimore çdo individ apo subjekt i cili kryen aktivitet të dyshimtë dhe përfshihet në skema mashtrimi me tatimet.”- bëri të ditur Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

    Pak ditë më parë pesë administratorë kompanish private që kryejnë aktivitet në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, përfunduan në pranga, nën akuzën e përfshirjes në një skemë mashtruese rimbursimi me TVSH.

    Sokol Shatko, Besnik Daci, Roland Simolla, Xhelil ....
Per te lexuar te plote lajmin klikoni KETU
 

vasil1501

Forumium praecox
Mashtrim-me-TVSH-300x199.jpg
Mashtrim me TVSH, dy në pranga për 1 milion USD

Zbulohet një tjetër skemë mashtrimi me rimbursimin e TVSH-së në vlerën 1 milion dollarë. Në vijim të operacionit të nisur në mesin e muajit dhjetor, dje Prokuroria e Tiranës dhe drejtoria e hetimit tatimor kanë zbuluar një tjetër skemë mashtrimi me TVSH në fushën e kromit, ndërtimit dhe kartave rimbushëse telefonike. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, mësohet se “mbi bazën e një hetimi dymujor dolën për ekzekutim disa urdhër-arreste për disa administratorë subjektesh tregtare. Nga hetimet e deritanishme rezulton se të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpërmjet mashtrimit me TVSH-në deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se kanë shkaktuar një dëm me vlerë rreth 1 milion dollarë. Shmangia e TVSH-së është kryer në fushën e kromit, ndërtimit dhe të kartave rimbushëse telefonike”. Nga Policia e Shtetit, deri më tani, është bërë arrestimi i shtetasve Bujar Male dhe Urim Canaj dhe është shpallur kërkimi për pesë administratorë të tjerë. “Hetimet për këtë çështje vazhdojnë. Administrata tatimore iu bën thirrje subjekteve tatimpagues që të krijojnë marrëdhënie tregtare me subjekte të besueshme dhe të mos përfshihen në skema mashtrimi të cilat shkatërrojnë imazhin e subjekteve serioze dhe i shkaktojnë dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit dhe shoqërisë. Gjithashtu ftojmë publikun të denoncojë pranë organeve tatimore çdo individ apo subjekt, i cili kryen aktivitet të dyshimtë dhe përfshihet në skema mashtrimi me tatimet”,- bëri të ditur Drejtoria e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Të pandehurit janë nën akuzë për veprat penale të cilat i kanë kryer në bashkëpunim: “Krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “Fshehjes së të ardhurave” kryer në bashkëpunim, “Falsifikimit të vulave, stampave apo formularëve”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” në bashkëpunim. Pak ditë më parë, pesë administratorë kompanish private që kryejnë aktivitet në mbledhjen dhe përpunimin e skrapit, përfunduan në pranga, nën akuzën e përfshirjes në një skemë mashtruese rimbursimi me TVSH. Nga hetimet rezulton se subjektet tregtare kanë regjistruar në QKR dhe në Administratën Tatimore, në mënyrë fiktive, persona të ndryshëm pa asnjë lloj aktiviteti tregtar, me qëllim tërheqjen e blloqeve të faturave të TVSH-së, duke kryer më pas blerje fiktive të skrapit dhe duke shmangur më pas pagimin e TVSH-së. Dëmi që i është shkaktuar shtetit kap shifrën e të paktën 26 milionë dollarëve.

Vazhdimi i lajmit vetem me nje KLIKIM
 

Nova_Design

Primus registratum
Ku eshte pjesa ime ketu? lol
Duket qe ndonje zyrtari korruptuar ne shtet nuk ka marre
'the piece of action"lol nga ky aktivitet dhe meqenese eshte lene pa paguar ka derguar njerez te bejne hetime dhe arrestojne.
 
Top