Zbulohet lidhja e dashurise se Ingrid Gjonit
Kohët e fundit është përpjekur ta mbajë sa më të fshehtë jetën private. Por, ja që më në fund ka vendosur të dalë publikisht me të dashurin e saj. Ndoshta, sepse tanimë lidhja e tyre është konsoliduar dhe Ingrid Gjoni, këngëtarja seksi nuk ka çfarë të fshehë më.

E kemi takuar në një festë ku Ingridi ka qenë përkrah djaloshit simpatik, me të cilin ndan një lidhje mbi njëvjeçare.

Edhe pse kanë ardhur vetëm, kanë pëlqyer të zënë një cep për të mos rënë shumë në sy.

Por, kjo është thuajse e vështirë, sepse të gjithë sytë janë kthyer nga Ingridi e djaloshi brun, që në momentin që ajo ka hyrë në bar dhe deri sa janë ulur në vendin e tyre. Vëmendja nuk është shuar aspak edhe në vazhdimësi.

Çifti
Ingrid Gjoni dhe i dashuri i saj, për të cilin kemi mësuar se është pronar i një pub-i, po jetojnë lidhjen e tyre të dashurisë prej mbi një viti. Kanë qenë thuajse hermetikë për të bërë të ditur këtë dashuri.

Çdo lëvizje e kontrolluar dhe larg syve kureshtarë. Nga ana e saj, Ingridi ka qenë totalisht e rezervuar në çdo intervistë, duke mos pohuar asnjëherë se ka një të dashur. Ajo është mjaftuar vetëm me thëniet se është e lumtur, dhe kaq. Edhe në publik është parë gjithmonë në shoqërinë e mikeshave të saj, Çiljeta Xhilaga e Anjeza Branka apo me motrën e saj, Inisin.
Festa

Ardhja me gjithë të dashurin e saj, Ingridin duket se e vuri pak në siklet në fillim. Aq më tepër që sytë nuk ishin më tek ajo, por tek shoqëruesi i saj. Kanë qenë të dy të kombinuar duke veshur me ngjyrë të zezë.

Fillimisht janë shfaqur të përmbajtur, duke u sjellë pak si ftohtë me njëri-tjetrin, madje Ingridi herë pas here është ngritur në këmbë duke u kthyer me kurriz nga njerëzit, për të mbuluar si duket të dashurin. Por, më pas situata ka ndryshuar. Kanë harruar njerëzit përreth dhe kanë nisur përkëdheljet mes njëri-tjetrit. Mes bisedave dhe syve që nuk ja ndanin shoshoqit, i dashuri i Ingridit ka guxuar edhe të përkëdhelë këmbët e saj, siç dëshmohet edhe në foto.

Kënga
Nëse në këngën e saj të fundit ajo ndihet e tradhtuar, e lënë pas dore, e harruar nga i dashuri, në jetë nuk ndodh kështu. Ingridi gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes së meshkujve. Dy vjet më parë ajo i dha fund fejesës së saj të zyrtarizuar dhe të bërë më se publike me Enean.

Më pas preferoi të qëndronte larg medias për sa i përket jetës personale, periudhë që ka vazhduar gjatë në fakt, deri në momentin që u shfaq publikisht me djaloshin që e shohim në foto, me të cilin po jeton dashurinë aktualisht. /Revista Bluetooth

Ky artikull eshte marre nga: http://thashethe.me/?p=1492. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://thashethe.me/?p=1492