Zbritja ngrit shitjet e PS3

Albforumi

Primus registratum
Zbritja ngrit shitjet e PS3

106.jpg

Duket se njerëzit ishin duke pritur vetëm momentin e duhur për një PS3 më të lirë.

Gjersa ende jemi nëpër mjegullën e recesionit ekonomik, shitjet ishin ende në rënie në krahasim me të njëjtin muaj (gusht) gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, Sony ka diçka me të cilën mund të buzëqeshet, pasi ishte në gjendje të shtyjë para tek konsumatorët edhe më shumë platforma PlayStation 3 në krahasim me muajin korrik, dhe në përgjithësi falë zbritjes së çmimit në mes të muajit për 100 dollarë. Në korrik, ishin shitur 121.800 PS3.  Në gusht, Sony shiti 210.000 njësi dhe keni parasysh që zbritja e çmimit ka ndodhur në gjysmë të muajit.

Me modelin e ri, ndoshta edhe më tërheqës PS3 që ende kushton 299$, sipas të gjitha gjasave Sony do të vazhdojë të lundrojë në valët e shitjeve më të mira.

Në anën tjetër nuk mund të anashkalohet as Xbox 360 Elite që gjithashtu ka një zbritje në vete prej 100 dollarë, i cili tani u sjellë gejmerëve më shumë për 299 dollarë sesa modeli i mëhershëm Pro 60GB (që është rënë në 249$ gjersa të shpenzohen të gjitha modele në stok).

Natyrisht, sikurse në secilin muaj, Nintendo DS dhe Wii kanë arritur rezultate të shkëlqyera në shitje pa lëvizje në çmime.

Numrat e plotë të shitjeve nga NPD, që kalkulojnë statistikat nga pikat e shitjes, janë si vijon:

DS 552.900
Wii 277.400
Xbox 360 215.400
Playstation 3 210.000
PSP 140.300
Playstation 2 105.900

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=317. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=317

Top