Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

alinos

Forumium maestatis
Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

Sot, Partia Republikane propozoi qe ligji mbi zgjedhjet ne Shqiperi te reformohet, duke zevendesuar sistemin maxhoritar e proporcional me ate proporcional te paster.
Arsyeja, sipas kryetarit te kesaj partie, eshte se ne kete menyre do te evitohen klanizimi i pushtetit, si edhe do te pengohet ardhja ne pushtet e perfaqesuesve te Mafjes qe mund ta blejne voten.
Ju si mendoni?
 

crazy

Primus registratum
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

ne sistemin proporzional puro fitorja ndahet midis atyre qe kane marre nje kuote te mjaftueshme votash dhe ketu hyn e ashtuquajtura "clausola di sbarramento" qe ndryshon nga shteti ne shtet e normalja eshte 5%,dmth ato qe kane fituar me pak se 5% nuk mund te kene vende ne parlament.mua me vjen nje pyetje...kush ka per ta zbatuar kete klauzole e sa mund te jete?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

Idea e proporcionalit po perseritet e riperseritet duke u cmuar ne thelb si dicka pozitive. Motivacioni qe kesaj here PR jep eshte qe vota mos te blihet me parate e krimit e budallalleqe te ketij lloji. Them budallalleqe sepse vota po qe nisur per tu blere do blihet dhe kjo eshte e sigurte aq sa ceshte mafia e fuqishme... dhe motivacioni i PR bie ende pa u konsideruar per me teper kur mendon se kjo gje kerkon nje ndryshim kushtetues gje qe e vlersoj te pamundur per vete brishtesine e kesaj te fundit.
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

do ishte interesante ti shiheshin pasojat ktij ndryshimi. fakti qe partive me te vogla tu jepej mundesia te hynin ne parlament edhe me perqindje te ulta votash. ndoshta do sillte freski ne jeten politike. e keqja e madhe eshte fakti qe ne Shqiperi gjendja politike eshte shume delikate, dhe "coptezimi" i metejshem ne Parlament mund te sjelle shumfishim problemesh.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

Nuk mendoj se proporcionali i paster do te sjelle ndonje ndryshim. Elementet mafioze mund te mos zgjidhen drejtpersedrejti, mirepo do te zgjidhen nga listat.
Pra, proporcionali do te kerkoje perpilimin e listave te atyre qe do te behen perfaqesues parlamentare. Ne keto lista partite do te vendosin, kandidatet me te pushtetshem brenda partive te tyre, qe do te thote ata qe kontrollojne edhe bizneset, midis te cileve edhe ato te paligjshem.
Ne kete menyre, dashje pa dashje, njerezit duke votuar per nje parti votojne dhe per mafiozin e rradhes, i cili ne pamje te pare eshte larg nga rradha e atyre qe do te zgjidhen, por qe cuditerisht do te afrohet sapo te mbarojne zgjedhjet. Si rrjedhim, hyrja e mafies ne politike do te jete me e kamufluar dhe me e mbrojtur me proporcionalin e paster.
I vetmi argument qe do te ishte pro nje zgjidhje te tille, do te ishte fakti se duke u larguar vemendje nga individet, njerezit do te votonin per programet e partive dhe per kete partive do t'u duhet t'i kushtojne me shume vemendje programit te tyre.
Veshtiresite qe e pengojne nje praktike te tille jane:
-vota ne Shqiperi eshte e pambrojtur: ajo vidhet e manipulohet
-partite tona jane parti karizmatike, bazuar ne kultin e indivitit, pra jane pa programe te mirefillta.

Ndoshta do te ishte me mire te mendohej per nje shtim te perqindjes se proporcionalit duke bere te mundur prezencen e partive te vogla ne parlament
shrug.gif
 

crazy

Primus registratum
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

eshte e vertete qe proporcionali lejon edhe partite e vogla qe te kene nje vend ne parlament,por duke qene se edhe ketu nuk mund te futen te gjitha partite pasi ekziston "clausola di sbarramento" qe d.t.th qe mund te kene vende ne parlament partite qe marrin nje tot perqindje votash,por ne shqiperi njerezit partite e tjera nuk i perfillin hic se dine vetem PS dhe PD e ngado qe te rrotullohemi prape vetem keto dy forca politike do kene mundesine e vendeve,atehere a ja vlen nje sist.proporcional kur perseri do perfundohet tek mazhoritari?
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

qe ne fomimin e listave do te kihet prasysh qe anetaret me te mire do te ngrene vlerat e gjithe listes dhe anetaret me " te keqinj" do te ulin vlerat e gjithe listes. Ne kete menyre politikanet do te jene shume me teper selektive ne aleancat me individe te vecante e ne perzgjedhjen e kryetareve pasi rrezikojne imazhin personal pervecse zgjedhjes (asnje anetar nuk mund ti lejoje vetes te beje fushate personale dhe keshtu do te pergjedhin "shoket")

PErvec kesaj
Te gjithe kandidatet do te kene nje vizion global kombetar te politikes dhe jo vetem nje vizion te pjesshem te zones elektorale (kete vizion duhet t'a kete pushteti lokal)
Ky mendom merr me teper vlera nese vertet decentralizohet pushteti ne menyre qe parlamenti te jete vendi ku diskutohen vizione politike te pergjithshme dhe i lejohet institucioneve lokale te kene vizione te pjeseshme dhe me te perpikta.


vazhdojme here tjeter
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

PD: Ok me referendumin për sistemin zgjedhor


Shekulli

TIRANE - Partia Demokratike është dakord me kërkesën e Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve për zhvillimin e një referendumi me qëllim ndryshimin e sistemit zgjedhor, nga mazhoritar i korrektuar, në proporcional i pastër. “Ky është një problem kushtetues dhe shqetësimi i ngritur nga ZMQ-ja është normal. Ata kanë dhënë argumentet e duhura. Ne si Parti Demokratike jemi të hapur duke marrë në konsideratë që brenda atyre argumenteve, ka mjaft gjëra, që i interesojnë popullit dhe politikës shqiptare. Kështu që nga kjo pikëpamje ne jemi të hapur për të trajtuar një problem të tillë”, - tha dje Topi. Dy ditë më parë, Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve i bëri thirrje klasës politike dhe në veçanti partive kryesore politike që të ndryshohet sistemi elektoral në Shqipëri si rruga më e përshtatshme për të penguar penetrimin në politikë të elementëve të kriminuar dhe, për të minimizuar manipulimet në zgjedhje. Përmes një njoftimi për shtyp, Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve deklaroi se ndryshimi i sistemit është mjeti kryesor për të minimizuar lidhjet e politikës me krimin dhe sponsorizimin. Për këtë arsye, ata kërkuan mbledhjen e firmave për zhvillimin e një referendumi.
------------------------------------
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

Me proporcionalin e pastër parlamenti bëhet kosh plehrash! Edhe ndonjë i hajrit që mund të jetë eleminohet nga "shokët"!
Mirë PD e PS janë pengje të mirëfilltë të Salës e Tosit po tani duan të bëjnë edhe parlamentin të tillë (bëhet fjalë në masën 100%).
 

rosen

Primus registratum
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

problemi ne shqiperi nuk eshte sistemi elektoral si i tille.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

perkundrazi

proporcionali mund te pastroje parlamentin

psh:
besoj se asnje nga ne nuk do te pranonte te ishte ne nte njejten liste shumeemerore (ashtu funksionon proporcionali) me nje figure "te ndyre" sepse do te rrezikonte edhe votat e mia pervecse te vetat (do te terhiqte te gjithe ne gremine nese kundershtaret do i nxirrnin lakrat)
Ne kete menyre u pastrohen listat.

ne ratsin e maxhoriatarit, sejcili kandidat perballet vetem me kundershtarin e zones dhe nuk i plas shume nese nje kriminel qe financon partine do te hyje ne parlament nepermjet partise se tij
shrug.gif
(kundershtari ne zonen e shkodres nuk do te me sulmoje me figuren e kolegut tim ne zonen e sarandes - ndersa me proporcional centralizohet analiza dhe sulmet e njeres liste ndaj tjetres)

Ne proporcional votohen vizione politike dhe aftesite e GRUPIT per te punuar mbi realizimin e atyre vizioneve (A dhe B jane te dy shume te mire por kjo nuk mjafton - duhet te kene nje vizion te perbashket dhe aftesi te bashkepunoje per ta realizuar)

Ndani zgjedhjet lokale nga politiket
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

<span style="font-weight: bold">besoj se asnje nga ne nuk do te pranonte te ishte ne nte njejten liste shumeemerore (ashtu funksionon proporcionali) me nje figure te ndyre sepse do te rrezikonte edhe votat e mia pervecse te vetat</span>

Sa nga politikanët (ata që i hyjnë politikës) e mendojnë në këtë mënyrë dhe sa i venë nga prapa bariut?
shrug.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Zbatimi i proporcionalit te paster ne Shqiperi

rendesi ka qe elektorati ta mendoje ne kete menyre dhe edukimi elektoratit eshte edhe detyra jone.

Pastaj le ti shkojne nga prapa kujt te duan politikanet se bariu eshte vota.


Parimi eshte shume i thjeshte dhe i natyrshem
Mors tua Vita mea
 
Top