Zanfina Ismaili, a do të shkojë në burg apo jo!? (Foto)

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
c4fbbb82bc4a382d791d5317364972e0.jpg



Ajo përmendet për çdo gjë. Sa për këngët e klipet që i sjell në skenë, aq edhe për dukjen e jetën e saj. Bëhet fjalë për këngëtaren seksi, Zanfina Ismaili, e cila së fundmi u ka thënë se do të shkojë në burg. E sa është kjo e vërtet ka treguar vetë këngëtarja
f3b2cc1f5fc283b9433df2e35e82c75b.jpg


Nuk është lehtë të jetë fytyrë publike, pasi që kjo të bën të përballesh me shumë fjalë të vërteta dhe jo të vërteta për veten. E së fundmi në këtë pozitë ishte këngëtarja Zanfina Ismaili e cila u përmend se do të burgoset për shkak se nuk i ka paguar dënimet. Shuma për të cilën shkruhej nëpër portalet tona kishte arritur në 6 mijë euro, ndërsa vendimi për burgosje të Zanfinës ishte i prerë.

d60fde392e5b1f18c0a2652f3f2748ee.jpg


E ky lajm del të mos jetë i vërtet pasi që vetë këngëtarja këtë e ka demantuar në nj bisedë për gazetën Tribuna, për të cilën ka thënë. “Nuk është e vërtet se do të shkoj në burg. Unë dënimet i kam paguar dhe nuk kam asnjë problem me ligjin”, ka thënë këngëtarja Ismaili e cila këtë e ka sqaruar edhe në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’ ku ka shkruar. “Relax people! I kom pagu denimet! Skom me u burgos!”.

a88b5f170857e4a8a155ee1e769accf5.jpg


Ndryshe këngëtarja njihet edhe për formën e hapur të komunikimit me fansat e saj, ku së fundmi Zani kishte komunikuar për më shumë se një orë hapur me fasnat e saj nëpër rrjete sociale. Ata bënin pyetje prej më të ndryshmeve, ndërsa Zanfina pa hezituar i është përgjigjur atyre në secilën pyetjeje, ku ndër të tjera ka treguar se po punon edhe për risi.

1111717192fe6cc04759b14cd6f48ec9.jpg
 
Top